BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20170402T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20170409T170000
DTSTAMP:20260603T084353
CREATED:20170330T102218Z
LAST-MODIFIED:20170330T102218Z
UID:3762-1491112800-1491750000@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita Botërore e Autizmit
DESCRIPTION:  \n2 Prill 2017 \nDita Botërore e Autizmit \nDita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara\, me rezolutën “62/139” në vitin 2007\, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë është vendosur në 2 prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara\, e cila premton që askush të mos mbetet pas dore. Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike. \nRezoluta për Ditën Botërore të Autizmit përmban: (1) vendosjen e 2 prillit si Dita Botërore e Autizmit\, (2) pjesëmarrjen e shteteve anëtare të OKB-së\, (3) rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin në të gjitha nivelet e shoqërisë\, (4) shpërndarjen e këtij mesazhi në të gjitha organet e tjera të OKB. \nAutizmi është një çrregullim mendor i zhvillimit\, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit\, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç. Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur\, shumë prejt tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt. Tashmë është zhvilluar një kulturë\, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim. \n\nFakte për autizmin \n\nAutizmi aktualisht është vlerësuar se prek 1 në 68 fëmijë dhe 1 në 42 djem. Djemtë kanë 5 herë më shumë të ngjarë të kenë autizëm krahasuar me vajzat.\nNë botë vlerësohet se 35% e të rriturve (19-23 vjeç) me autizëm\, nuk kanë marrë arsim universitar dhe nuk kanë një punë.\nNgjyra blu është e njohur ndërkombëtarisht si një simbol në mbështetje të Ditës Botërore të Autizmit.\n\n\n\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-boterore-e-autizmit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/Untitled.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20170407T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20170416T170000
DTSTAMP:20260603T084353
CREATED:20170403T132647Z
LAST-MODIFIED:20170403T132858Z
UID:3846-1491544800-1492354800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:7 Prill\, Dita Botërore e Shëndetit
DESCRIPTION:Dita Botërore e Shëndetit\, e cila përkujtohet çdo vit më 7 prill\, për të kujtuar themelimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë\, na ofron një mundësi unike për të mobilizuar veprime konkrete rreth një çështjeje specifike shëndetësore\, e cila përbën interes për individët në mbarë globin.\nTema e fushatës së Ditës Botërore të Shëndetit për vitin 2017 është depresioni.\nDepresioni prek këdo\, çdo moshë\, çdo klasë social-ekonomike dhe të gjitha vendet. Shkakton shqetësim mendor dhe ndikon në aftësitë e individit për të kryer edhe detyrat më të thjeshta të përditshme\, nganjëherë me pasoja të rënda për marrëdhëniet me familjarët dhe miqtë\, si dhe në aftësitë për të punuar. Në shkallën më të rëndë\, depresioni mund të çojë në vetëvrasje\, që në ditët e sotme është shkaktari i dytë kryesor i vdekjeve në botë midis grup-moshës 15-29 vjeç.\nMegjithatë\, depresioni mund të parandalohet dhe trajtohet. Të kuptuarit më shumë për depresionin dhe sesi mund të parandalohet dhe trajtohet\, do të ndihmonte në reduktimin e stigmës që ka të bëjë me gjendjen\, dhe do të nxiste shumë individë që të kërkonin ndihmë. \nÇfarë është depresioni? \nDepresioni është një sëmundje që karakterizohet nga një gjendje e vazhdueshme trishtimi dhe mungesë e interesit ndaj aktivitete që zakonisht japin kënaqësi\, e shoqëruar me paaftësi për të kryer aktivite të përditshme për të paktën dy javë. Gjithashtu\, njerëzit me depresion zakonisht kanë dhe këto simptoma: mungesë energjie; ndryshim oreksi; çrregullim gjumi (më shumë ose më pak); ankth; humbje përqendrimi; pavendosmëri; shqetësim; ndihen të pavlerë\, në faj ose të pashpresë; kanë mendime për të lënduar veten dhe/ose vetëvrasje.\n\nMesazhe sensibilizuese\n•Depresioni është një çrregullim mendor i zakonshëm që prek individë të të gjitha moshave\, nga të gjitha nivelet social-ekonomike dhe të gjitha shtetet.\n•Rreziqet për depresion ndikohen nga varfëria\, papunësia\, ndodhi jetësore të tilla si vdekja e personave të dashur ose ndërpreja e një marrëdhënieje romantike\, sëmundje fizike\, si dhe probleme që shkaktohen nga përdorimi i alkoolit dhe drogave.\n•Depresioni shkakton shqetësime të konsiderueshme mendore dhe ndikon në aftësinë e individit për të kryer funksionet me të thjeshta ditore\, nganjëherë të ndjekura me pasoja shkatërruese në marrëdhëniet familjare dhe shoqërore.\n•Depresioni i patrajtuar mund të pengojë individët që të punojnë dhe që të përfshihen në jetën familjare dhe komunitare.\n•Në gjendjen më të keqe të tij\, depresioni mund të çojë në vetëvrasje.\n•Depresioni mund të parandalohet dhe të trajtohet në mënyrë efektive. Trajtimi zakonisht përfshin psikoterapitë ose mjekimin nëpërmjet medikamenteve\, ose kombinimin e tyre.\n•Të kapërcyerit e stigmës që zakonisht lidhet me depresionin do të çonte shumë njerëz që të merrnin ndihmë.\n•Komunikimi me njerëzit që ju i besoni\, mund të jetë hapi i parë drejt shërimit nga depresioni. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/7-prill-dita-boterore-e-shendetit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/04/postei-3.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR