BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20161201T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20170131T170000
DTSTAMP:20260604T171953
CREATED:20170111T123529Z
LAST-MODIFIED:20180105T121740Z
UID:3471-1480546800-1485878400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Si të mbrojmë veten dhe të tjerët nga gripi
DESCRIPTION:Gripi \nAktualisht Shqipëria gjendet në periudhën e epidemisë së Gripit. Viruset që qarkullojnë këtë vit janë (AH3N2)  të cilët janë të përfshirë në vaksinën e Gripit. Të gjitha të dhënat e mëposhtme vlejnë për të mbrojtur popullatën nga virusi i Gripit dhe sidomos format e rënda të tij të cilat shkaktojnë insuficienca të rënda respiratore. \nGripi nuk duhet të neglizhohet dhe që në shenjat e para të tij konsultohuni me mjekun e familjes. Mjeku i familjes duhet të vlerësojë me seriozitet të gjitha shenjat me të cilat çdo i sëmurë dyshohet i infektuar me virusin e Gripit. Perdorimi i medikamenteve kundër Gripit si Tamiflu është i përshtatshëm vetëm me rekomandimin e mjekut dhe kur ai e shikon të nevojshme. Ndiqni masat e mëposhtme sidomos ato të higjenës respiratore dhe të përgjithshme. \nVaksinimi me vaksinën e Gripit ndonëse jo me një efikasitet të lartë ka vlerë edhe tani. \n  \nÇfarë është Gripi dhe si mbrohemi prej tij. \n  \nGripi sezonal është një infeksion viral akut shkaktuar nga virusi i gripit\, i cili përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu. Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grupmoshë. \nGripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjate teshtimave\, kollitjes apo gjatë bisedimit. Më rrallë një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të ndotura me këtë virus dhe pastaj individi të prekë gojën apo hundën e tij me duart e infektuara. \nNjë individ i infektuar mund të infektojë të tjerët 1 ditë para se simptomat të shfaqen deri në 5-7 ditë pasi është sëmurë. Simptomat shfaqen 1-4 ditë pasi virusi është futur në trup. Pra ju mund ta transmetoni virusin dikujt tjetër përpara se ta kuptoni që jeni sëmurë\, gjithashtu e transmetoni virusin edhe kur jeni të sëmurë. \nShenjat e gripit \nShenjat më të zakonshme të gripit janë: \nTemperaturë e lartë\, kollë\, dhimbje fyti. Shenja të tjera të mundshme janë: lodhje\, dhimbje koke\, të përziera\, diarre\, të vjella\, dhimbje barku\, rrjedhje të hundëve si dhe dhimbje muskujsh. \nÇfarë mund të bëjmë për tu mbrojtur nga virusi i gripit \nTre hapat që duhen të ndiqen për të luftuar gripin janë: vaksinimi me vaksinën kundër gripit\, marrja e masave të nevojshme cdo ditë për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit si dhe përdorimi i medikamenteve antivirale nën përshkrimin e mjekut. \nMënyra më e mirë e parandalimit të virusit të gripit është vaksinimi me vaksinën kundër gripit. \nVaksinimi mbron vete personin si dhe ndihmon në mos përhapjen e gripit. \n\nVaksinimi cdo vit është e rëndësishme pasi virusi i gripit është i paparashikueshëm\, pasi viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti nga vaksina e bërë bie me kalimin e kohës.\nISHP  rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit\, si mënyra e parë dhe më e mirë për tu mbrojtur nga gripi.\nVaksina e gripit mund të reduktojë sëmundjet prej gripit\, vizitat tek doktori\, mungesat në punë dhe në shkollë prej gripit si dhe parandalon shtrimet në spital si rrjedhojë e gripit.\nVaksinën kundër gripit duhet ta bëjnë të gjithë individët në risk të lartë për të zhvilluar komplikacione të rënda ndaj gripit si:\n\n\nFëmijët mbi 6 muaj\nGratë shtatzëna\nIndividë me sëmundje kronike si astma\, diabeti\, sëmundje kardiovaskulare\, sëmundje pulmonare si dhe individët e moshës mbi 65 vjeç.\n\n\n\nVaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur vetveten dhe sidomos pacientët të cilët janë në grupet në risk.\n\nNuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripit: persona qe kanë alergji nga veza\, persona në gjendje akute me temperaturë\, persona që kanë pasur reaksione të mëparshme si dhe fëmijët nën 6 muajsh. \nVeprimet e përditshme të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.  \n\nMundohuni të evitoni kontaktet e afërta me individë të sëmurë.\nNëse jeni të sëmure qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë.\nNëse jeni të sëmurë evitoni kontaktet me të tjerët pasi virusi i kripit është shumë ngjitës.\nMbuloni hundën dhe gojen me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni pasi ta keni përdorur.\nLani duart shpesh dhe me sapun dhe ujë ose përdorni solucione duarsh me alkool.\nMos prekni sytë\, hundën dhe gojën me duar pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.\nPastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar me virus.\n\n  \nKonsultohuni me mjekun per mjekimin me ilaçe kundër gripit. \n\nIlaçet kundër gripit mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip\, dhe të rekomanduara nga mjeku.\nIlaçet kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes.\nIlaçet ndaj gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën që ju jeni të sëmurë. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripit. \n\nKujdes ilaçet kundër gripit jepen vetëm me rekomandim të mjekut. \nDisa masa të vlefshme për parandalimin\, kufizimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive nga përhapja e virusit të gripit të përgatitura sipas udhëzimeve kombëtare nga Instituti i Shëndetit Publik \n \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/si-te-mbrojme-veten-dhe-te-tjeret-nga-gripi/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/01/Gripi.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20170123T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20170129T170000
DTSTAMP:20260604T171953
CREATED:20170127T121138Z
LAST-MODIFIED:20170130T134618Z
UID:3494-1485154800-1485705600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Kanceri i qafës së mitrës
DESCRIPTION:23-29 Janar 2017 \n JAVA EVROPIANE E PARANDALIMIT TË KANCERIT TË QAFËS SË MITRËS \n\nJava Evropiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës është një fushatë sensibilizuese evropiane\, e cila ka si qëllim të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin dhe kapjen e hershme të kancerit të qafës së mitrës te femrat. Prej viti 2007\, Java Evropiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës organizohet çdo vit\, javën e fundit të janarit. \n\nInformacion i përgjithshëm mbi kancerin e qafës së mitrës \nKanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i zakonshëm te gratë\, veçanërisht në vendet në zhvillim. Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e parandalueshme e megjithatë\, ai mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në mbarë botën. Në Shqipëri raportohen rreth 100 raste të reja çdo vit nga Shërbimi i Onkologjisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”. Më tepër se gjysma e rasteve diagnostikohen në stade të avancuara\, kur trajtimi është shumë më pak efektiv dhe shumë i shtrenjtë. Tashmë është e njohur se kanceri i qafës së mitrës së bashku me kancerin e gjirit janë bërë kërcënim kryesor i shëndetit të grave në Shqipëri. Depistimi për kancerin e qafës së mitrës konsiderohet prioritet\, por ende një pjesë e grave paraqiten në faza shumë të vonshme kur është vështirë të trajtohen. Prandaj\, në paketën e rishikuar të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor janë përfshirë edhe shërbimet për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të traktit riprodhues\, përfshi ato për kancerin e qafës së mitrës. Ndërkohë ka përfunduar hartimi i udhërrëfyesit dhe i protokolleve për mënyrën si duhet punuar për kancerin e qafës së mitrës në shërbimet e kujdesit parësor. \nNga se shkaktohet kanceri i qafës së mitrës? \nShkaktari kryesor i gjendjes parakanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm ose kronik me një ose më shumë lloje të virusit të papilomës humane HPV (Human Papiloma Virus). HPV-ja është infeksioni më i zakonshëm viral i traktit riprodhues që transmetohet seksualisht\, por seksi penetrues nuk është gjithmonë i nevojshëm për transmetim. Kontakti gjenital lëkurë me lëkurë është një mënyrë e mirë-njohur transmetimi. Shumica e grave dhe burrave seksualisht aktiv do të jenë të infektuar në një pikë gjatë jetës së tyre me HPV\, disa edhe në mënyrë të përsëritur. Koha për marrjen e infeksionit HPV për gratë e burrat është pak pasi ata janë bërë seksualisht aktiv. HPV-ja mund edhe të mbetet e fshehur me vite pa dhënë asnjë shenjë sëmundjeje\, por personat që e mbartin mbeten infektues për partnerët e tyre seksual. Ka shumë lloje të HPV-së\, por jo të gjitha shkaktojnë probleme. Te shumica e grave dhe burrave që infektohen me HPV\, këto infeksione zhduken vetvetiu pa asnjë ndërhyrje brenda pak muajve mbas infektimit\, dhe rreth 90% e tyre brenda 2 vjetëve. Por edhe pse shumica e infeksioneve HPV kalojnë vetë\, një pakicë e tyre\, kryesisht llojet 16 e 18 të HPV-së\, të njohura edhe si lloje me rrezik të lartë\, vazhdojnë të qëndrojnë dhe të përparojnë në dëmtime parakanceroze dhe më vonë në kancer të qafës së mitrës te gratë.\nKa gjithashtu evidenca që lidhin HPV-në me kancerin e anusit\, vulvës\, vaginës dhe penisit\, edhe pse këto lloje kanceri janë më pak të shpeshta se kanceri i qafës së mitrës. Disa lloje të HPV-së (sidomos llojet 6 dhe 11) që nuk shkaktojnë kancer\, mund të shkaktojnë lythat gjenitale që janë shumë të përhapura dhe shumë infektive. \nTë gjitha gratë mund të preken nga kanceri i qafës së mitrës? \nÇdo grua mund të jetë në rrezik për kancer të qafës së mitrës\, por një femër është më e rrezikuar për t’u prekur nëse: \n• Ka filluar herët marrëdhënien e parë seksuale\n• Ka partnerë seksual të shumtë\n• Ka partnerë të cilët kanë apo kanë patur shumë partnere seksuale\n• Ka apo ka patur një infeksion seksualisht të transmetueshëm\n• Përdor në mënyrë abuzive duhanin\n• Ka imunitet të ulët (p.sh. individë të infektuar me HIV janë në rrezik më të lartë për t’u infektuar me HPV\, dhe mund të infektohen nga lloje të ndryshme të HPV-së) \nÇfarë shenjash ka kanceri i qafës së mitrës? \nShumica e infeksioneve nga HPV-ja nuk shkaktojnë shenja dhe kalojnë në mënyrë spontane. Infeksionet me llojet 16 dhe 18 që zgjatin\, mund të çojnë në lezione parakanceroze\, dhe nëse nuk trajtohen përparojnë në kancerin e qafës së mitrës. Ky përparim zakonisht merr shumë vite\, dhe simptomat e kancerit të qafës së mitrës kanë tendencë të shfaqen vetëm atëherë kur kanceri ka arritur një stad të avancuar. \nShenjat mund të përfshijnë: \n• Gjakderdhje jo të rregullt midis cikleve menstruale\, ose gjakderdhje jonormale vaginale pas marrëdhënieve seksuale\n• Dhimbje mesi apo në fund të barkut\n• Lodhje\, humbje peshe dhe oreksi\n• Parehati vaginale ose sekrecione vaginale jonormale\n• Dhimbje gjatë kontaktit seksual \nNë faza të avancuara shfaqen edhe simptoma të tjera më të rënda. \nSi parandalohet kanceri i qafës së mitrës? \nOrganizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sërë veprimesh për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Veprimet e rekomanduara përfshijnë që nga komponentët e edukimit të komunitetit\, mobilizimit social\, vaksinimin\, depistimin\, trajtimin dhe deri tek kujdesi paliativ. Pothuajse çdo rast me kancer të qafës së mitrës mund të parandalohet nëpërmjet depistimit dhe vaksinimit. Tashmë është e provuar se programet e depistimit të kancerit të qafës së mitrës mund të parandalojnë deri në 80% të rasteve\, dhe së bashku me vaksinën mund të reduktojnë ndjeshëm nivelet e këtij kanceri.\nNdërhyrje të tjera parandaluese të rekomanduara si për djemtë e për vajzat janë: edukimi lidhur me praktikat e sigurta seksuale dhe fillimi me vonesë i aktivitetit seksual; promovimi dhe sigurimi i prezervativëve për ata që kryejnë aktivitet seksual; paralajmërimet për përdorimin e duhanit (që është faktor rreziku për kancerin e qafës së mitrës) dhe rrethprerja mashkullore (syneti). Edukimi shëndetësor siguron që gratë\, familjet e tyre dhe komuniteti në përgjithësi të kuptojnë se kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm. \nÇfarë është vaksina kundër HPV-së? \nAktualisht në dispozicion janë 2 lloje vaksinash që sigurojnë një mbrojtje të lartë kryesisht kundër dy llojeve të HPV-së\, 16 dhe 18\, të njohura për shkaktimin e të paktën 70-80% të kancerit të qafës së mitrës. Vaksinat mund të ofrojnë mbrojtje edhe kundër llojeve të tjera të HPV-së që janë më pak të shpeshta në shkaktimin e kancerit të qafës së mitrës. Një prej vaksinave mbron gjithashtu edhe nga llojet 6 dhe 11 të HPV-së të cilat shkaktojnë lythat anogjenitale. Studimet tregojnë se të dyja vaksinat janë të sigurta dhe shumë efektive në parandalimin e infeksionit me HPV 16 dhe 18\, nëse aplikohen para ekspozimit të HPV-së. Prandaj preferohet që ato të aplikohen para aktivitetit të parë seksual. OBSH-ja rekomandon vaksinimin për vajzat e moshës 9-13 vjeç\, mbasi kjo është masa më kosto-efektive e shëndetit publik kundër kancerit të qafës së mitrës.\nDisa vende kanë filluar të vaksinojnë djemtë si masë parandaluese e kancerit gjenital\,\nduke qenë se një nga dy vaksinat parandalon edhe lythat gjenitale në meshkuj dhe femra.\nVaksinimi kundër HPV-së redukton në masë të konsiderueshme rrezikun për kancer të qafës së mitrës. Por\, nëse infeksioni me HPV ka ndodhur\, vaksina nuk mund të trajtojë infeksionin apo të luftojë kancerin. Vaksinimi kundër HPV-së nuk zëvendëson depistimin për kancerin e qafës së mitrës. Prandaj\, edhe gratë të cilat janë vaksinuar\, duhet të vazhdojnë të kryejnë rregullisht kontrolle për kancerin e qafës së mitrës. \nÇfarë është depistimi për kancerin e qafës së mitrës? \nDepistimi/kontrolli për kancerin e qafës së mitrës është testimi për të kapur fazat parakanceroze dhe kancerin te gratë\, të cilat akoma nuk kanë simptoma dhe mund të ndihen të shëndetshme. Kur depistimi zbulon fazat parakanceroze\, këto mund të trajtohen lehtë dhe zhvillimi i kancerit shmanget. Gjithashtu\, depistimi mund të zbulojë kancerin në fazën e hershme kur trajtimi ka një mundësi të lartë për shërim.\nAktualisht janë në dispozicion disa lloje testesh depistuese: Pap testi\, kontrolli viziv me acid acetik/VIA\, testimi për HPV me rrezik të lartë\, si dhe kolposkopia. \nÇfarë është Pap testi? \nPap testi (Papanicolaou test) është një test tradicional depistues. Është e rëndësishme që\, të gjitha gratë ta bëjnë Pap testin rregullisht si pjesë e kujdesit rutinë për shëndetin e tyre. Pap testi është një test i cili përdoret për të gjetur qelizat jonormale në qafën e mitrës që në fazat e hershme parakanceroze. Pap testi është një test i shpejtë\, i thjeshtë\, jo i dhimbshëm\, zgjat vetëm pak minuta\, por mund të shpëtojë jetën e një femre. Fatmirësisht\, koha e gjatë nga momenti i shfaqjes së qelizave jonormale në qafën e mitrës deri në shfaqjen e plotë të kancerit\, i jep mundësinë një femre ta kapi në kohë atë nëse kontrollohet rregullisht.\nPap testi kryhet ambulatorisht në një klinikë apo spital. Rreth 2 ditë para kryerjes së Pap testit duhen shmangur dushet vaginale\, përdorimi i suposteve vaginale\, kremrave spermicid\, sprajtit deodorant vaginal\, si dhe shmangia e marrëdhënieve seksuale\, mbasi të gjitha këto ndikojnë në rezultatin e Pap testit. Gjithashtu\, kryerja e Pap testit duhet bërë jo në periudhën menstruale\, por disa ditë larg menstruacioneve. Ndërkohë që gruaja shtrihet në shtratin e vizitës\, mjeku merr një sasi qelizash prej qafës së mitrës me një furçë të vogël që është posaçërisht për këtë. Materiali më pas dërgohet në laborator për t’u parë nga mjeku specialist dhe përgjigjja jepet mbas rreth 2 javësh.\nNëse një femër bën Pap teste të rregullta\, ajo mund ta kapë në kohë kancerin e qafës së mitrës. Është e rëndësishme për një grua të diskutojë rezultatet e Pap testit me mjekun. Nëse rezultati i Pap testit është normal\, rreziku për kancer të qafës së mitrës është i ulët. Por edhe kur rezultati i Pap testit është normal\, gruaja duhet të vazhdojë rregullisht bërjen e tij. Për gratë që rezultojnë negativ gjatë Pap testit\, intervali për ridepistim duhet të jetë pas 3-5 vitesh. Pas një depistimi të dytë me rezultate negative\, dhe për gratë në moshë më të madhe\, intervali i depistimit mund të jetë më i gjatë se 5 vjet. Nëse rezultati i Pap testit del jonormal\, do të thotë që disa qeliza jonormale janë gjetur në qafën e mitrës\, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë kanceroze. Nëse Pap testi tregon një dyshim apo gjendje jonormale\, mjeku kërkon të përsëritet testi mbas 6 muajsh apo kërkon të kryhen ekzaminime të tjera shtesë. \nPo testimi për HPV çfarë është? \nTestimi për HPV është metodë testimi që bazohet në zbulimin e ADN-së së llojeve të HPV-së me rrezik të lartë në mostrat vaginale ose të qafës së mitrës. Testimi për HPV rekomandohet për çdo grua duke filluar nga mosha 30 vjeç. Por\, edhe pse kanceri i qafës së mitrës është i rrallë para moshës 30 vjeç\, depistimi mund të bëhet dhe te gratë më të reja se 30 vjeç nëse vihet re rrezik i lartë. Nga ana tjetër\, nëse HPV-ja me rrezik të lartë zbulohet te një grua në moshë\, ka shumë gjasa që infeksioni me HPV të jetë persistent.\nNë testimin për HPV\, merret një mostër qelizash duke futur në vaginë një furçë të vogël dhe pastaj vendoset në një enë me solucion ruajtës. Mostra mund të mblidhet dhe nga vetë gruaja duke e udhëzuar paraprakisht.\nMegjithëse testimi për HPV është shumë i ndjeshëm në zbulimin e HPV-së\, një test pozitiv HPV nuk konfirmon se gruaja ka parakancer; ai vetëm konfirmon se ka një infeksion me HPV. \nOrganizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon depistimin për çdo grua seksualisht aktive nga mosha 30 deri në 49 vjeç\, të paktën një herë në jetë dhe në mënyrë ideale më shpesh\,i cili do të reduktojë vdekjet nga kanceri i qafës së mitrës. \nSi trajtohet kanceri i qafës së mitrës? \nDepistimi në vetvete nuk ka asnjë vlerë parandaluese nëse nuk lidhet me trajtimin e rasteve parakanceroze të qafës së mitrës. Nëse kanceri i qafës së mitrës kapet herët\, është më i lehtë për t’u trajtuar\, mbijetesa rritet dhe cilësia e jetës së gruas është më e mirë.\nNë disa raste\, pjesët jonormale duhen hequr që të mos përparojnë në kancer të qafës së mitrës. Kjo gjë kërkon një trajtim të thjeshtë dhe jo gjithmonë kërkon shtrim në spital. Ky trajtim nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të patur fëmijë në të ardhmen.\nGratë që janë trajtuar për parakancer të qafës së mitrës duhet të ndiqen dhe trajtohen pas 12 muajsh. Nëse më pas shenjat e kancerit të qafës së mitrës janë të pranishme\, mundësitë e trajtimit përfshijnë kirurgjinë\, radioterapinë dhe kimioterapinë. \nNëse kanceri i qafës së mitrës kapet herët\, është më i lehtë për t’u trajtuar\, mbijetesa rritet dhe cilësia e jetës së gruas është më e mirë. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/kanceri-i-qafes-se-mitres/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/01/foto-3.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR