BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20161201T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20161231T120000
DTSTAMP:20260605T134619
CREATED:20161126T142235Z
LAST-MODIFIED:20161126T143248Z
UID:3402-1480546800-1483182000@www.ishp.gov.al
SUMMARY:1 DHJETOR 2016\,  DITA BOTËRORE KUNDËR HIV dhe AIDS
DESCRIPTION:1 DHJETOR 2016  \nDITA BOTËRORE KUNDËR HIV dhe AIDS \n  \nDita Botërore e Sensibilizimit kundër HIV dhe AIDS organizohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV dhe AIDS\, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie. Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin\, trajtimin dhe kujdesin për HIV dhe AIDS në të gjithë botën\, veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë. \n  \nTë dhëna të përditësuara për HIV dhe AIDS\, 2016 \nFakte kryesore \n\nHIV vazhdon të mbetet një problem i madh i shëndetit publik në nivel global. Më shumë se 35 milionë njerëz kanë vdekur deri tani nga shkaqe të lidhura me HIV\, 1.1 milionë vetëm në vitin 2015.\nNë nivel global\, deri në fund të vitit 2015 kishte afërsisht 36.7 milionë njerëz që jetonin me HIV\, me 2.1 milionë njerëz të infektuar rishtaz në vitin 2015.\nAfrika Sub-Sahariane është rajoni më i prekur me 25.6 milionë raste në vitin 2015\, që përbën dy të tretat e totalit global të infeksioneve të reja me HIV.\nHIV diagnostikohet shpesh përmes testeve të shpejta diagnostike\, të cilat zbulojnë praninë ose mungesën e antitrupave HIV. Shpesh këto teste japin rezultate brenda ditës; esenciale për diagnozën\, trajtimin dhe kujdesin e hershëm në të njëjtën ditë.\nPër infeksionin HIV nuk ka shërim. Megjithatë\, medikamentet efektive antiretrovirale (ARV) ndihmojnë për të kontrolluar virusin dhe për të parandaluar transmetimin\, në mënyrë që njerëzit me HIV si dhe ata në rrezik të konsiderueshëm\, të mund të gëzojnë jetë të shëndetshme dhe produktive.\nËshtë vlerësuar se aktualisht vetëm 54% e njerëzve me HIV e dinë statusin e tyre.\nDeri në fund të vitit 2015\, globalisht 17 milionë njerëz që jetojnë me HIV kanë marrë terapi antiretrovirale.\nNdërmjet viteve 2000-2015\, infeksionet e reja me HIV kanë rënë me 35%\, numri i vdekjeve që lidhen me AIDS ka rënë me 28%\, dhe rreth 7.8 milionë jetë janë shpëtuar si rezultat i përpjekjeve ndërkombëtare.\nZgjerimi i mjekimit antiretroviral për të gjithë njerëzit që jetojnë me HIV dhe zgjerimi i masave parandaluese mund të ndihmojë që të shmangen 21 milionë vdekje që lidhen me AIDS dhe 28 milionë infeksione të reja të vlerësuara nëvitin 2030.\n\n___________________________________________________________________________ \n  \nÇfarë është HIV \n  \nHIV është virusi i cili prek dhe dobëson sistemin imunitar të organizmit të njeriut duke e lënë atë të pambrojtur nga infeksionet dhe nga disa lloje kanceri. Shkatërrimi dhe dëmtimi gradual i funksionit të qelizave të imunitetit i bën individët e infektuar gradualisht pacientë imunodeficient\, të ndjeshmëm për një gamë të gjerë të infeksionesh dhe sëmundjesh. Funksioni imun i organizmit matet nëpërmjet numërimin të qelizave të quajtura CD4. \nFaza më e avancuar e infeksionit HIV është AIDS\, që mund të marrë nga 2 deri në 15 vjet për t’u zhvilluar në varësi të individit. AIDS (apo SIDA siç e njohin disa) është përcaktuar si zhvillimi i kancereve të ndryshëm\, infeksioneve apo manifestimeve të tjera të rënda klinike. HIV nuk është sinonim i AIDS. Një person i infektuar me virusin HIV\, jo domosdoshmërisht është i sëmurë me AIDS; ai mund të jetë i infektuar me virusin HIV por mund të mos jetë i sëmurë me AIDS. \nShenjat e AIDS  \nSimptomat ndryshojnë në varësi të fazës së infeksionit. Megjithëse njerëzit që jetojnë me HIV priren të jenë më infektiv në muajt e parë\, shumë prej tyre nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre HIV pozitiv deri në fazat e mëvonshme. Javët e para pas infeksionit fillestar\, këta persona mund të mos kenë asnjë shenjë ose mund të shfaqin shenja të ngjashme me gripin si ethe\, dhimbje koke\, skuqje apo dhimbje të fytit. Me dobësimin progresiv të sistemit imunitar\, infeksioni përparon dhe një person mund të zhvillojë edhe shenja të tjera të cilat ndryshojnë në varësi të fazës së infeksionit si: fryrje e nyjeve limfatike\, humbje e madhe në peshë\, ethe/temperaturë\, diarre e vazhdueshme\, kollë dhe shenja të tjera sipas llojit të infeksioneve të ndryshme oportuniste të cilat nuk dominohen nga mjekimi. \nTransmetimi i HIV \nTransmetimi i HIV mund të ndodhë nëpërmjet shkëmbimit të një shumëllojshmërie lëngjesh të infektuara të trupit si gjaku\, qumështi i gjirit\, sperma dhe sekrecionet vaginale. \nDisa nga faktorët e rrezikut për t’u infektuar me HIV janë: \n\nMarrëdhëniet seksuale të pambrojtura\, vaginale ose anale.\nInfeksionet seksualisht të transmetueshme si sifilizi\, herpesi\, klamidia\, gonorrea dhe vaginosa bakterore.\nShkëmbimi i mjeteve të kontaminuara si gjilpëra\, shiringa e pajisje të tjera gjatë injektimit të drogës.\nMarrja e injeksioneve apo transfuzioneve të gjakut të pasigurta\, si dhe procedurat mjekësore me instrumente të mprehta të kontaminuara.\nShpimet aksidentale me gjilpërë\, përfshirë dëmtimet e stafit shëndetësor.\n\nIndividët nuk mund të infektohen nëpërmjet kontaktit të zakonshëm të përditshëm si puthjet\, përqafimet\, takimi i duarve\, ose ndarja e objekteve personale\, ushqimit apo ujit\, etj. \nDiagnoza e HIV dhe AIDS  \nSot janë në dispozicion teste të ndryshme që zbulojnë praninë ose mungesën e antitrupave të HIV. Shumica e individëve i zhvillojnë këto antitrupa brenda 28 ditësh\, dhe për këtë arsye antitrupat mund të mos kapen menjëherë pas infeksionit. Kjo periudhë e hershme përfaqëson kohën e rrezikut më të madh për transmetimin e infeksionit\, megjithëse transmetimi i HIV mund të ndodhë gjatë gjithë fazave të infeksionit. Ritestimi i individëve që diagnostikohen me HIV është praktikë e mirë për të përjashtuar çdo gabim të mundshëm testimi apo raportimi  \nTestimi për HIV \nTestimi për HIV duhet të jetë vullnetar dhe e drejta për testimin duhet të njihet. Testimi i detyrueshëm nuk është i pranueshëm sepse dëmton praktikat e mira të shëndetit publik dhe shkel të drejtat e njeriut. Disa vende kanë futur ose janë duke konsideruar vetëtestimin si një mundësi. Vetëtestimi për HIV është procesi ku një person i cili dëshiron të dijë statusin e tij/të saj HIV merr një mostër\, kryen një test dhe interpreton rezultatet e testimit në mënyrë private. Vetëtestimi për HIV nuk jep një diagnozë definitive; vetëtestimi është një test i parë i cili kërkon analiza të mëtejshme nga stafi shëndetësor nëpërmjet testeve të tjera kombëtare të vërtetuara. \n  \nParandalimi i HIV \n  \nRreziku i infektimit me HIV mund të zvogëlohet duke kufizuar ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut. Mënyrat kryesore për parandalimin e HIV-it përfshijnë: \n\n Përdorimin e prezervativit\n\nPërdorimi korrekt i prezervativit gjatë marrëdhënieve seksuale vaginale ose anale mbron nga përhapja e infeksioneve seksualisht të transmetueshme\, përfshirë HIV. Studimet tregojnë se prezervativi mashkullor ka efekt të madh mbrojtës kundër HIV-it dhe IST-ve të tjera. \n\n Testimin dhe këshillimin për HIV dhe IST të tjera\n\nTestimi për HIV dhe IST të tjera këshillohet për të gjithë personat e ekspozuar ndaj faktorëve të rrezikut. Në këtë mënyrë ata mësojnë shpejt dhe pa u vonuar statusin e tyre të infeksionit\, mënyrat parandaluese të nevojshme dhe shërbimet e trajtimit. Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon ofrimin e testimit edhe për bashkëshortët apo partnerët e personave të ekspozuar. \nTuberkulozi është sëmundja më e zakonshme që ndeshet te njerëzit me HIV. Tuberkulozi është shkaku kryesor i vdekjes në mesin e njerëzve me HIV\, përgjegjës për 1 në çdo 3 vdekje të lidhura me HIV-in. Zbulimi i hershëm i tuberkulozit\, trajtimi i shpejtë i tij dhe përdorimi i mjekimit antiretroviral mund të parandalojnë këto vdekje. Prandaj këshillohet me forcë që shërbimet e testimit për HIV të integrojnë edhe testimin për tuberkuloz. \n\n Rrethprerjen mashkullore mjekësore vullnetare\n\nRrethprerja mashkullore mjekësore (syneti)\, kur bëhet në mënyrë të sigurt nga profesionistë shëndetësor të trajnuar mirë\, zvogëlon rrezikun e infektimit te meshkuj me rreth 60%. Kjo është një ndërhyrje kyç në vendet me prevalencë të lartë të HIV-it. \n\n Përdorimin e terapisë antiretrovirale (ARV) për parandalim\n\n4.1 Terapia antiretrovirale si parandalim. Studimet kanë konfirmuar se nëse një person HIV pozitiv i përmbahet një trajtimi efektiv antiretroviral\, rreziku i transmetimit të HIV-it te partneri i tij seksual i painfektuar mund të reduktohet me 96%. Rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetit për të filluar mjekimin antiretroviral te të gjithë njerëzit që jetojnë me HIV\, do të kontribuojë ndjeshëm në reduktimin e transmetimit të HIV-it. \n4.2 Profilaksia para ekspozimit për partnerët HIV negativ. Profilaksia para ekspozimit është përdorimi i përditshëm i barnave nga persona të painfektuar për të penguar marrjen e HIV-it. Në shtator 2015\, Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar udhëzuesin për fillimin e terapisë antiretrovirale dhe profilaksisë para ekspozimit të HIV-it\, i cili rekomandon përdorimin e terapisë për njerëzit në rrezik të konsiderueshëm infektimi\, si pjesë e metodave të parandalimit. \n4.3 Profilaksia pas ekspozimit për HIV është përdorimi i barnave antiretrovirale brenda 72 orëve të ekspozimit ndaj HIV-it për të parandaluar infeksionin. Profilaksia pas ekspozimit përfshin këshillimin\, testimin për HIV dhe marrjen për 28 ditë të barnave antiretrovirale me një ndjekje të kujdesshme. \n\n Reduktimin e dëmit për përdoruesit intravenoz të drogës\n\nPersonat të cilët injektojnë droga mund të marrin masa paraprake kundër infektimit me HIV duke përdorur pajisjet sterile injektuese\, përfshirë age dhe shiringa për çdo injeksion. \n\n Eliminimin e transmetimit të HIV nga nëna tek fëmija\n\nTransmetimi i HIV nga një nënë HIV pozitiv tek fëmija i saj gjatë shtatzënisë\, lindjes apo ushqyerjes me gji quhet transmetim vertikal\, apo nga nëna tek fëmija. Transmetimi i HIV nga një nënë HIV pozitiv tek fëmija mund të parandalohet gati plotësisht në qoftë se nëna dhe fëmija marrin barna antiretrovirale. Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon mundësitë për parandalimin e transmetimit nga nëna tek fëmija\, të cilat përfshijnë sigurimin e mjekimit antiretroviral për nënat dhe foshnjat gjatë shtatzënisë\, lindjes dhe periudhës pas lindjes\, si dhe trajtimin gjatë gjithë jetës për gratë HIV pozitiv\, pavarësisht nga niveli i CD4. \n  \nTrajtimi i AIDS \nSot infeksioni HIV mund të kontrollohet nëpërmjet përdorimit të terapisë antiretrovirale të kombinuar\, e cila përbëhet nga 3 ose më shumë barna antiretrovirale. Barnat antiretrovirale nuk kurojnë infeksionin HIV\, por kontrollojnë shumimin e virusit brenda trupit të një personi dhe i mundësojnë sistemit imunitar të individit të fuqizojë kapacitetin për të luftuar infeksionet. \nMjekimi me ARV zgjat jetën e të sëmurëve dhe rrit cilësinë e saj\, duke e shndërruar AIDS-in në një sëmundje kronike. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/1-dhjetor-2016-dita-boterore-kunder-hiv-dhe-aids/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/11/posteri1.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20161201T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20170131T170000
DTSTAMP:20260605T134619
CREATED:20170111T123529Z
LAST-MODIFIED:20180105T121740Z
UID:3471-1480546800-1485878400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Si të mbrojmë veten dhe të tjerët nga gripi
DESCRIPTION:Gripi \nAktualisht Shqipëria gjendet në periudhën e epidemisë së Gripit. Viruset që qarkullojnë këtë vit janë (AH3N2)  të cilët janë të përfshirë në vaksinën e Gripit. Të gjitha të dhënat e mëposhtme vlejnë për të mbrojtur popullatën nga virusi i Gripit dhe sidomos format e rënda të tij të cilat shkaktojnë insuficienca të rënda respiratore. \nGripi nuk duhet të neglizhohet dhe që në shenjat e para të tij konsultohuni me mjekun e familjes. Mjeku i familjes duhet të vlerësojë me seriozitet të gjitha shenjat me të cilat çdo i sëmurë dyshohet i infektuar me virusin e Gripit. Perdorimi i medikamenteve kundër Gripit si Tamiflu është i përshtatshëm vetëm me rekomandimin e mjekut dhe kur ai e shikon të nevojshme. Ndiqni masat e mëposhtme sidomos ato të higjenës respiratore dhe të përgjithshme. \nVaksinimi me vaksinën e Gripit ndonëse jo me një efikasitet të lartë ka vlerë edhe tani. \n  \nÇfarë është Gripi dhe si mbrohemi prej tij. \n  \nGripi sezonal është një infeksion viral akut shkaktuar nga virusi i gripit\, i cili përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu. Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grupmoshë. \nGripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjate teshtimave\, kollitjes apo gjatë bisedimit. Më rrallë një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të ndotura me këtë virus dhe pastaj individi të prekë gojën apo hundën e tij me duart e infektuara. \nNjë individ i infektuar mund të infektojë të tjerët 1 ditë para se simptomat të shfaqen deri në 5-7 ditë pasi është sëmurë. Simptomat shfaqen 1-4 ditë pasi virusi është futur në trup. Pra ju mund ta transmetoni virusin dikujt tjetër përpara se ta kuptoni që jeni sëmurë\, gjithashtu e transmetoni virusin edhe kur jeni të sëmurë. \nShenjat e gripit \nShenjat më të zakonshme të gripit janë: \nTemperaturë e lartë\, kollë\, dhimbje fyti. Shenja të tjera të mundshme janë: lodhje\, dhimbje koke\, të përziera\, diarre\, të vjella\, dhimbje barku\, rrjedhje të hundëve si dhe dhimbje muskujsh. \nÇfarë mund të bëjmë për tu mbrojtur nga virusi i gripit \nTre hapat që duhen të ndiqen për të luftuar gripin janë: vaksinimi me vaksinën kundër gripit\, marrja e masave të nevojshme cdo ditë për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit si dhe përdorimi i medikamenteve antivirale nën përshkrimin e mjekut. \nMënyra më e mirë e parandalimit të virusit të gripit është vaksinimi me vaksinën kundër gripit. \nVaksinimi mbron vete personin si dhe ndihmon në mos përhapjen e gripit. \n\nVaksinimi cdo vit është e rëndësishme pasi virusi i gripit është i paparashikueshëm\, pasi viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti nga vaksina e bërë bie me kalimin e kohës.\nISHP  rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit\, si mënyra e parë dhe më e mirë për tu mbrojtur nga gripi.\nVaksina e gripit mund të reduktojë sëmundjet prej gripit\, vizitat tek doktori\, mungesat në punë dhe në shkollë prej gripit si dhe parandalon shtrimet në spital si rrjedhojë e gripit.\nVaksinën kundër gripit duhet ta bëjnë të gjithë individët në risk të lartë për të zhvilluar komplikacione të rënda ndaj gripit si:\n\n\nFëmijët mbi 6 muaj\nGratë shtatzëna\nIndividë me sëmundje kronike si astma\, diabeti\, sëmundje kardiovaskulare\, sëmundje pulmonare si dhe individët e moshës mbi 65 vjeç.\n\n\n\nVaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur vetveten dhe sidomos pacientët të cilët janë në grupet në risk.\n\nNuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripit: persona qe kanë alergji nga veza\, persona në gjendje akute me temperaturë\, persona që kanë pasur reaksione të mëparshme si dhe fëmijët nën 6 muajsh. \nVeprimet e përditshme të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.  \n\nMundohuni të evitoni kontaktet e afërta me individë të sëmurë.\nNëse jeni të sëmure qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë.\nNëse jeni të sëmurë evitoni kontaktet me të tjerët pasi virusi i kripit është shumë ngjitës.\nMbuloni hundën dhe gojen me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni pasi ta keni përdorur.\nLani duart shpesh dhe me sapun dhe ujë ose përdorni solucione duarsh me alkool.\nMos prekni sytë\, hundën dhe gojën me duar pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.\nPastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar me virus.\n\n  \nKonsultohuni me mjekun per mjekimin me ilaçe kundër gripit. \n\nIlaçet kundër gripit mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip\, dhe të rekomanduara nga mjeku.\nIlaçet kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes.\nIlaçet ndaj gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën që ju jeni të sëmurë. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripit. \n\nKujdes ilaçet kundër gripit jepen vetëm me rekomandim të mjekut. \nDisa masa të vlefshme për parandalimin\, kufizimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive nga përhapja e virusit të gripit të përgatitura sipas udhëzimeve kombëtare nga Instituti i Shëndetit Publik \n \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/si-te-mbrojme-veten-dhe-te-tjeret-nga-gripi/
LOCATION:Tirane
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/01/Gripi.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR