BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20161114T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20161130T120000
DTSTAMP:20260605T175152
CREATED:20161107T112815Z
LAST-MODIFIED:20161107T112846Z
UID:3341-1479078000-1480503600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:14 Nëntor 2016\, Dita Botërore e Diabetit
DESCRIPTION:Dita Botërore e Diabetit \n  \nÇdo vit në 14 nëntor\, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Federata Botërore e Diabetit (IDF) organizojnë Ditën Botërore të Diabetit. \nTema kryesore për vitin 2016 është: \n  \n“Vëmendja te diabeti” \n  \nNë këtë ditë\, aktivitetet dhe materialet ndërgjegjësuese fokusohen në promovimin e dy mesazheve: \n\nDepistimi për diabetin tip 2 është i rëndësishëm për të modifikuar ecurinë e sëmundjes dhe për të reduktuar rrezikun e komplikacioneve.\nDepistimi për komplikacionet e diabetit është një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të të gjithë tipeve të diabetit.\n\nShumë komplikacione të sëmundjes së diabetit mund të kapen apo diagnostikohen në stadet e hershme të tyre nëpërmjet programeve të depistimit\, të cilat bëjnë që këto komplikacione të trajtohen dhe të parandalohet rëndimi i tyre. Sipas Federatës Botërore të Diabetit afërsisht 193 milionë njerëz\, apo gjysma e atyre që vuanin nga diabeti në vitin 2015\, ishin të pavetëdijshëm për sëmundjen e tyre. Sa më herët që personi të diagnostikohet aq më shpejt fillon edhe trajtimin\, duke reduktuar rrezikun për komplikacione të rrezikshme dhe të kushtueshme. Një njeri me diabet tip 2 mund të jetojë për disa vite pa dhënë asnjë shenjë apo simptomë të sëmundjes\, por gjatë kësaj periudhe niveli i lartë i sheqerit në gjak në mënyrë të heshtur e dëmton trupin e tij. Ndaj është një nevojë urgjente depistimi\, diagnostikimi dhe dhënia e trajtimit të duhur njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti. Në këtë ditë do të nxirren në pah zgjidhjet e realizueshme dhe sa më kosto-efektive të mundshme\, të cilat do të ndihmojnë në identifikimin e njerëzve me diabet tip 2 të padiagnostikuar dhe të atyre të cilët janë në rrezik për ta shfaqur diabetin më vonë. \nDiabeti është shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare\, verbërimit\, (humbjes së shikimit) insuficiencës renale dhe amputieve të gjymtyrëve të poshtme. Më shumë se 1/3 e të gjithë njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti tip 1 dhe tip 2\, zhvillojnë disa forma dëmtimi në sy të cilat çojnë në humbje të shikimit. Këto komplikacione mund të parandalohen apo të vonohet shfaqja e tyre duke mbajtur nivelin e glukozës në gjak\, presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit në gjak  sa më afër normës. Disa komplikacione mund të kapen në fazat e tyre të hershme nëpërmjet depistimit\, duke mundësuar dhënien e trajtimit për parandalimin e  rëndimit të mëtejshëm të tyre. Në këtë ditë i vihet theksi nevojës apo rëndësisë së përfshirjes së depistimit për komplikacionet nga diabeti në kujdesin shëndetësor për njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti. \n\nDepistimi për diabetin tip 2 është i rëndësishëm për të modifikuar ecurinë e sëmundjes dhe për të reduktuar rrezikun e komplikacioneve.\n\n  \n\nDiabeti është një sëmundje ku numri i të sëmurëve me diabet po rritet gjithnjë e më shumë: në vitin 2015 ishin 415 milionë njerëz të diagnostikuar me diabet dhe ky numër pritet të rritet në 642 milionë\, ose 1 në 10 të rritur do të jenë me diabet në vitin 2040.\n1 në 2 adultë me diabet është i padiagnostikuar.\nPërafërsisht 70% e rasteve me diabet tip 2 mund të parandalohen apo të shtyhet shfaqja e tij nëpërmjet një stili jete të shëndetshëm.\nDiabeti tip 2 gjatë fëmijërisë po bëhet një problem botëror në shëndetin publik pasi në shumë vende të botës kemi një rritje të inaktivitetit fizik dhe të ushqyerjes jo të shëndetshme te fëmijët.\n12% e shpenzimeve botërore që bëhen në shëndetësi aktualisht shpenzohen në të sëmurët me diabet.\nNumri i njerëzve me diabet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të vazhdojë të rritet duke kërcënuar në këtë mënyrë zhvillimin e qëndrueshëm. P.sh. në vitin 2040 pritet që në Afrikë numri i njerëzve me diabet të dyfishohet.\nShumë njerëz jetojnë për një kohë të gjatë me diabetin tip 2 pa qenë të ndërgjegjshëm për praninë e kësaj sëmundjeje. Dhe në kohën kur ata diagnostikohen komplikacionet e diabetit tashmë janë të pranishme.\n\n  \n\nDepistimi për komplikacionet e diabetit është një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të të gjithë tipeve të diabetit.\n\n  \n\n1 në 2 njerëz me diabet mbeten të padiagnostikuar\, gjë e cila i bën ata më të ndjeshëm ndaj komplikacioneve të diabetit\, duke i çuar në paaftësi të qëndrueshme dhe vdekje të parakohshme.\nMë shumë se 640 milionë prej nesh do të jetojnë me sëmundjen e diabetit në vitin 2040. Vonesat në diagnostikimin e kësaj sëmundjeje nënkuptojnë që shumë njerëz me diabetin tip 2 do të kenë të paktën një komplikacion në momentin kur diagnostikohen për sëmundjen e diabetit.\nNë shumë vende të botës diabeti është shkaktari kryesor i verbimit\, sëmundjeve kardiovaskulare\, insuficiencës renale dhe amputacionit të pjesës së poshtme të gjymtyrëve.\nShumë prej nesh mund të zhvillojnë dhe të jetojnë me diabetin tip 1. Depistimi për komplikacionet e diabetit është pjesë e rëndësishme e menaxhimit të sëmundjes për të siguruar një shëndet optimal.\nNë vitin 2015 kishte përafërsisht 415 milionë njerëz që ishin të diagnostikuar me diabet\, dhe më shumë se 1/3 do të zhvillojnë disa forma të retinopatisë diabetike e cila është një komplikacion i diabetit që çon në çrregullime të shikimit deri në verbim.\nMë shumë se 93 milionë adultë\, ose 1 në 3 të cilët vuajnë nga diabeti\, aktualisht kanë retinopati diabetike.\nMenaxhimi i sëmundjes së diabetit dhe i komplikacioneve të tij fillon në kujdesin shëndetësor parësor ku duhet të përfshihet depistimi për retinopatinë diabetike.\nZbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë i retinopatisë diabetike mund të parandalojë humbjen e shikimit dhe të reduktojë impaktin e diabetit tek individi\, kujdestarët e tyre dhe në shoqëri.\nMenaxhimi i kujdesshëm i diabetit dhe depistimi për sëmundje të syrit mund të ndihmojnë në parandalimin e çrregullimeve të shikimit dhe verbimit.\nShpenzimi botëror për trajtimin e diabetit dhe menaxhimin e komplikacioneve të tij është vlerësuar 673 miliardë dollarë në vitin 2015.\n\nFakte \n\nNë vitin 2015 më shumë se 400 milionë njerëz vuanin nga diabeti.\nNë vitin 2040 numri i njerëzve që do të vuajnë nga diabeti mendohet të shkojë 640 milionë\, pra 1 në 10 njerëz do të vuajnë nga diabeti.\n75% apo 3/4 e njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti janë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.\nPjesa më e madhe e njerëzve me diabet janë të moshës 40-59 vjeç.\n1 në 11 adultë vuajnë nga diabeti.\n1 në 2 (46%) e njerëzve me diabet janë të padiagnostikuar\, dhe pjesa më e madhe e tyre kanë diabet tip 2.\nSëmundja e diabetit shkaktoi 5 milionë vdekje në vitin 2015\, me një vdekje çdo 6 sekonda.\nMë shumë se 542.000 fëmijë kishin diabet tip 1 në vitin 2015.\nMë shumë se 20.9 milionë lindje ishin të prekura nga diabeti gjatë shtatzënisë në vitin 2015 – 1 në 7 lindje.\nNë vitin 2015 për diabetin janë shpenzuar 673 miliardë dollarë (12%) në shpenzimet shëndetësore.\n\n  \n“Vëmendja te diabeti” \nVepro sot për të ndryshuar të ardhmen! \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/14-nentor-2016-dita-boterore-e-diabetit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/11/Fig-1.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20161130T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20161201T170000
DTSTAMP:20260605T175152
CREATED:20161202T094529Z
LAST-MODIFIED:20161202T094529Z
UID:3426-1480489200-1480608000@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Mbro veten dhe pacientët e tu nga gripi sezonal\, VAKSINOHU!
DESCRIPTION:Nëse jeni punonjës shëndetësor\, ju keni një rrezik më të lartë për t’u ekspozuar ndaj gripit sezonal krahasuar me popullatën e përgjithshme. \nPunonjësit shëndetësor kanë një rrezik më të lartë për t’u sëmurë me gripin sezonal krahasuar me popullatën e përgjithshme\, si pasojë e natyrës së punës që ata kanë. Nëse jeni një punonjës shëndetësor\, ju mund të infektoheni me virusin e gripit si nga kolegët ashtu edhe nga pacientët tuaj. \nStudimet kanë treguar se gjatë shpërthimeve të gripit\, në mjediset e shërbimit të kujdesit shëndetësor\, më shumë se gjysma e punonjësve shëndetësor të cilët kujdesen për pacientët me grip mund të infektohen me virusin e gripit. Vaksinimi çdo vit kundër gripit është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga gripi. \nKur jeni me grip\, ju mund të infektoni pacientët tuaj. Studimet kanë treguar se punonjësit shëndetësor mund të infektojnë me virusin e gripit pacientë të cilët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj komplikacioneve. Gripi është i rrezikshëm sidomos për foshnjat\, për të moshuarit dhe individët që janë të sëmurë kronik dhe imunodeficientë. Disa pacientë mund të zhvillojnë edhe komplikacione që janë vdekjeprurëse. Gjithashtu\, janë dokumetuar raste të vdekjes nga gripi në njësitë e kujdesit neonatal intensiv dhe në repartet e pediatrisë onkologjike\, ku virusi i gripit është marrë nga punonjësit shëndetësor. \nPërveç kësaj\, infeksioni i gripit është shpesh pa shenja klinike\, prandaj ju mund të infektoni të tjerët edhe kur nuk ndiheni të sëmurë. Në një studim\, gjysma e punonjësve shëndetësor të cilët ishin të sëmurë me grip nuk e dinin që e kishin virusin. Vaksinimi siguron që ju të keni më pak mundësi të infektoni pacientët e pambrojtur. \nKur punonjësit e shëndetësisë janë në shtëpi të sëmurë\, atëherë edhe kujdesi apo shërbimi ndaj pacientëve do të ketë mangësi. \nShkurtimi i stafit gjatë periudhës së gripit sezonal\, mund të ketë një ndikim negativ në kujdesin ndaj pacientëve dhe mund të rrisë shpenzimet e kujdesit shëndetësor. Nëse një numër i madh i punonjësve të shëndetësisë do të rrinë në shtëpi për shkak se janë të sëmurë me grip\, atëherë kjo gjë mund të dëmtojë shërbimin shëndetësor. \nOBSH-ja rekomandon që punonjësit e shërbimit të kujdesit shëndetësor të vaksinohen çdo vjeshtë kundër gripit sezonal. \nVAKSINIMI është i SIGURTË \n \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/mbro-veten-dhe-pacientet-e-tu-nga-gripi-sezonal-vaksinohu/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/12/per-mjeket1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR