BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20161114T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20161130T120000
DTSTAMP:20260605T213548
CREATED:20161107T112815Z
LAST-MODIFIED:20161107T112846Z
UID:3341-1479078000-1480503600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:14 Nëntor 2016\, Dita Botërore e Diabetit
DESCRIPTION:Dita Botërore e Diabetit \n  \nÇdo vit në 14 nëntor\, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Federata Botërore e Diabetit (IDF) organizojnë Ditën Botërore të Diabetit. \nTema kryesore për vitin 2016 është: \n  \n“Vëmendja te diabeti” \n  \nNë këtë ditë\, aktivitetet dhe materialet ndërgjegjësuese fokusohen në promovimin e dy mesazheve: \n\nDepistimi për diabetin tip 2 është i rëndësishëm për të modifikuar ecurinë e sëmundjes dhe për të reduktuar rrezikun e komplikacioneve.\nDepistimi për komplikacionet e diabetit është një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të të gjithë tipeve të diabetit.\n\nShumë komplikacione të sëmundjes së diabetit mund të kapen apo diagnostikohen në stadet e hershme të tyre nëpërmjet programeve të depistimit\, të cilat bëjnë që këto komplikacione të trajtohen dhe të parandalohet rëndimi i tyre. Sipas Federatës Botërore të Diabetit afërsisht 193 milionë njerëz\, apo gjysma e atyre që vuanin nga diabeti në vitin 2015\, ishin të pavetëdijshëm për sëmundjen e tyre. Sa më herët që personi të diagnostikohet aq më shpejt fillon edhe trajtimin\, duke reduktuar rrezikun për komplikacione të rrezikshme dhe të kushtueshme. Një njeri me diabet tip 2 mund të jetojë për disa vite pa dhënë asnjë shenjë apo simptomë të sëmundjes\, por gjatë kësaj periudhe niveli i lartë i sheqerit në gjak në mënyrë të heshtur e dëmton trupin e tij. Ndaj është një nevojë urgjente depistimi\, diagnostikimi dhe dhënia e trajtimit të duhur njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti. Në këtë ditë do të nxirren në pah zgjidhjet e realizueshme dhe sa më kosto-efektive të mundshme\, të cilat do të ndihmojnë në identifikimin e njerëzve me diabet tip 2 të padiagnostikuar dhe të atyre të cilët janë në rrezik për ta shfaqur diabetin më vonë. \nDiabeti është shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare\, verbërimit\, (humbjes së shikimit) insuficiencës renale dhe amputieve të gjymtyrëve të poshtme. Më shumë se 1/3 e të gjithë njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti tip 1 dhe tip 2\, zhvillojnë disa forma dëmtimi në sy të cilat çojnë në humbje të shikimit. Këto komplikacione mund të parandalohen apo të vonohet shfaqja e tyre duke mbajtur nivelin e glukozës në gjak\, presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit në gjak  sa më afër normës. Disa komplikacione mund të kapen në fazat e tyre të hershme nëpërmjet depistimit\, duke mundësuar dhënien e trajtimit për parandalimin e  rëndimit të mëtejshëm të tyre. Në këtë ditë i vihet theksi nevojës apo rëndësisë së përfshirjes së depistimit për komplikacionet nga diabeti në kujdesin shëndetësor për njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti. \n\nDepistimi për diabetin tip 2 është i rëndësishëm për të modifikuar ecurinë e sëmundjes dhe për të reduktuar rrezikun e komplikacioneve.\n\n  \n\nDiabeti është një sëmundje ku numri i të sëmurëve me diabet po rritet gjithnjë e më shumë: në vitin 2015 ishin 415 milionë njerëz të diagnostikuar me diabet dhe ky numër pritet të rritet në 642 milionë\, ose 1 në 10 të rritur do të jenë me diabet në vitin 2040.\n1 në 2 adultë me diabet është i padiagnostikuar.\nPërafërsisht 70% e rasteve me diabet tip 2 mund të parandalohen apo të shtyhet shfaqja e tij nëpërmjet një stili jete të shëndetshëm.\nDiabeti tip 2 gjatë fëmijërisë po bëhet një problem botëror në shëndetin publik pasi në shumë vende të botës kemi një rritje të inaktivitetit fizik dhe të ushqyerjes jo të shëndetshme te fëmijët.\n12% e shpenzimeve botërore që bëhen në shëndetësi aktualisht shpenzohen në të sëmurët me diabet.\nNumri i njerëzve me diabet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të vazhdojë të rritet duke kërcënuar në këtë mënyrë zhvillimin e qëndrueshëm. P.sh. në vitin 2040 pritet që në Afrikë numri i njerëzve me diabet të dyfishohet.\nShumë njerëz jetojnë për një kohë të gjatë me diabetin tip 2 pa qenë të ndërgjegjshëm për praninë e kësaj sëmundjeje. Dhe në kohën kur ata diagnostikohen komplikacionet e diabetit tashmë janë të pranishme.\n\n  \n\nDepistimi për komplikacionet e diabetit është një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të të gjithë tipeve të diabetit.\n\n  \n\n1 në 2 njerëz me diabet mbeten të padiagnostikuar\, gjë e cila i bën ata më të ndjeshëm ndaj komplikacioneve të diabetit\, duke i çuar në paaftësi të qëndrueshme dhe vdekje të parakohshme.\nMë shumë se 640 milionë prej nesh do të jetojnë me sëmundjen e diabetit në vitin 2040. Vonesat në diagnostikimin e kësaj sëmundjeje nënkuptojnë që shumë njerëz me diabetin tip 2 do të kenë të paktën një komplikacion në momentin kur diagnostikohen për sëmundjen e diabetit.\nNë shumë vende të botës diabeti është shkaktari kryesor i verbimit\, sëmundjeve kardiovaskulare\, insuficiencës renale dhe amputacionit të pjesës së poshtme të gjymtyrëve.\nShumë prej nesh mund të zhvillojnë dhe të jetojnë me diabetin tip 1. Depistimi për komplikacionet e diabetit është pjesë e rëndësishme e menaxhimit të sëmundjes për të siguruar një shëndet optimal.\nNë vitin 2015 kishte përafërsisht 415 milionë njerëz që ishin të diagnostikuar me diabet\, dhe më shumë se 1/3 do të zhvillojnë disa forma të retinopatisë diabetike e cila është një komplikacion i diabetit që çon në çrregullime të shikimit deri në verbim.\nMë shumë se 93 milionë adultë\, ose 1 në 3 të cilët vuajnë nga diabeti\, aktualisht kanë retinopati diabetike.\nMenaxhimi i sëmundjes së diabetit dhe i komplikacioneve të tij fillon në kujdesin shëndetësor parësor ku duhet të përfshihet depistimi për retinopatinë diabetike.\nZbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë i retinopatisë diabetike mund të parandalojë humbjen e shikimit dhe të reduktojë impaktin e diabetit tek individi\, kujdestarët e tyre dhe në shoqëri.\nMenaxhimi i kujdesshëm i diabetit dhe depistimi për sëmundje të syrit mund të ndihmojnë në parandalimin e çrregullimeve të shikimit dhe verbimit.\nShpenzimi botëror për trajtimin e diabetit dhe menaxhimin e komplikacioneve të tij është vlerësuar 673 miliardë dollarë në vitin 2015.\n\nFakte \n\nNë vitin 2015 më shumë se 400 milionë njerëz vuanin nga diabeti.\nNë vitin 2040 numri i njerëzve që do të vuajnë nga diabeti mendohet të shkojë 640 milionë\, pra 1 në 10 njerëz do të vuajnë nga diabeti.\n75% apo 3/4 e njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti janë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.\nPjesa më e madhe e njerëzve me diabet janë të moshës 40-59 vjeç.\n1 në 11 adultë vuajnë nga diabeti.\n1 në 2 (46%) e njerëzve me diabet janë të padiagnostikuar\, dhe pjesa më e madhe e tyre kanë diabet tip 2.\nSëmundja e diabetit shkaktoi 5 milionë vdekje në vitin 2015\, me një vdekje çdo 6 sekonda.\nMë shumë se 542.000 fëmijë kishin diabet tip 1 në vitin 2015.\nMë shumë se 20.9 milionë lindje ishin të prekura nga diabeti gjatë shtatzënisë në vitin 2015 – 1 në 7 lindje.\nNë vitin 2015 për diabetin janë shpenzuar 673 miliardë dollarë (12%) në shpenzimet shëndetësore.\n\n  \n“Vëmendja te diabeti” \nVepro sot për të ndryshuar të ardhmen! \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/14-nentor-2016-dita-boterore-e-diabetit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/11/Fig-1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR