BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20161001T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20161031T170000
DTSTAMP:20260606T104844
CREATED:20161026T201540Z
LAST-MODIFIED:20161026T201632Z
UID:3303-1475301600-1477929600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
DESCRIPTION:  \nMuaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit  \nTETOR  2016 \n  \nTetori\, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit \nQëllimi i këtij organizimi është të shpërndajë informacionin për shëndetin e gjirit\, dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën. \nDisa pyetje dhe përgjigje mbi kancerin e gjirit \nÇfarë është kanceri i gjirit? \nKanceri i gjirit është një sëmundje në të cilën qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Ai mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë gjirit nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike\, pra duke dhënë metastaza në pjesë të tjera të trupit.  \nTë dy sekset\, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit\, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë. Disa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore\, personale\, familjare\, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike. \nSa është i përhapur kanceri i gjirit? \nKanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit më të shpeshta që prekin gratë kudo në botë. Në disa vende vdekshmëria nga kanceri i gjirit është e lartë mbasi shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme\, kryesisht për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit në zbulimin e hershëm të tij si dhe barrierave ndaj shërbimeve shëndetësore. \nAshtu si në nivel global edhe në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh te femrat-në krye të listës së incidencës dhe vdekshmërisë nga kanceri\, krahasuar me llojet e tjera të kancerit te gratë. Mosha më e prekur është ajo mbi 50 vjeç\, por vihet re një tendencë e prekjes nga kanceri i gjirit edhe i moshave më të reja. Të dhënat tregojnë për një rritje të numrit të rasteve gjatë viteve të fundit\, fenomen ky që vërehet edhe në shumicën e vendeve në zhvillim. \nÇdo vit\, në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë\, hasen mesatarisht rreth 350 raste të reja me kancer gjiri\, me një prirje të lehtë rritjeje dhe me një kulm prej 443 rastesh në vitin 2013. Për vitin 2015 vlerësohen të jenë mbi 4600 raste gjithësej (të reja dhe të vjetra) me kancer gjiri. Numri i përgjithshëm i ndërhyrjeve kirurgjikale\, një tjetër tregues i shpeshtësisë së sëmundjes së kancerit të gjirit\, arriti për herë të parë në vitin 2014 vlerën 502 operacione. \nDiametri i kancerit të gjirit në momentin e diagnozës është një tregues tjetër i rëndësishëm i lidhur me kapjen herët të këtij kanceri. Kombinimi i faktorëve epidemiologjik\, rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës dhe përmirësimi i kapacitetit të shërbimeve\, duket të kenë pasur një efekt relativisht pozitiv në uljen e numrit të kancereve të diagnostikuarë shumë vonë. Përmirësimi në kapjen e tij në kohën e duhur ka pakësuar rastet e kancerit të gjirit të lëna shumë pas dore dhe të identifikuara në madhësinë mbi 5 cm. Megjithatë\, shumë raste me kancer gjiri paraqiten në faza të avancuara kur trajtimi bëhet shumë i vështirë dhe në disa raste i pamundur. \nShërbimi i depistimit/kontrollit nëpërmjet mamografisë stacionare ofrohet në shumicën e spitaleve rajonale të vendit. Gjithashtu\, dy njësi të mamografisë së lëvizëshme kanë filluar të ofrojnë shërbimet e tyre falas gjatë vitit 2015 dhe 2016\, për zonat ku nuk ka mamografi stacionare\, duke përmirësuar aksesin në shërbimin e kapjes së hershme të kancerit të gjirit\, për gratë e qyteteve të vogla dhe fshatrave. \nCilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit? \nDisa nga faktorët që e bëjnë një grua më të rrezikuar për tu prekur nga kanceri i gjirit janë: \nMosha – rreziku për kancerin e gjirit rritet me rritjen e moshës; shumica e kancereve të gjirit diagnostikohen pas moshës 50 vjeç\, por nga kanceri i gjirit mund të preken edhe moshat e reja. \nNdryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. \nFillimi i hershëm i menstruacioneve/periodave-femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç\, janë më të rrezikuara për kancer gjiri. \nShtatzënitë në moshë të madhe ose moslindja e fëmijëve-femrat që kanë patur shtatzëninë e parë pas moshës 30 vjeç apo ato që nuk kanë pasur asnjë shtatzëni\, kanë rrezik më të lartë për kancerin e gjirit. \nFillimi i menopauzës pas moshës 55 vjeç-menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur kështu rrezikun për kancer gjiri. \nMungesa e aktivitetit fizik-Gjithmonë e më tepër janë duke u shtuar faktet që dëshmojnë se aktiviteti fizik sistematik dhe i moderuar ul rrezikun për kancer gjiri. \nTë qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës-gratë mbas menopauzës të cilat janë mbipeshë apo obeze\, kanë një rrezik më të lartë për kancer gjiri sesa ato me peshë normale. \nIndi i gjirit i ngjeshur/i dendur – Gjinjtë e dendur kanë më shumë ind lidhës se ind dhjamor\, që ndonjëherë bën të vështirë kapjen herët të tumoreve në mamografi.  \nHistoritë personale me kancer gjiri-gratë që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit. Një grua me kancer në njërin gji ka rrezik 3-4 herë më të lartë për kancer në gjirin tjetër apo në një pjesë tjetër të të njëjtit gji. \nHistoritë personale me disa sëmundje gjiri jokanceroze-disa sëmundje të gjirit jokanceroze janë të lidhura me një rrezik më të lartë për kancer gjiri. \nHistoritë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën\, motrën\, vajzën (të afërm të shkallës së parë) ose anëtarë të tjerë të familjes nga nëna ose babai\, të cilët kanë pasur kancer gjiri.  \nTrajtimet e mëparshme me rrezatim-gratë që kanë patur terapi rrezatimi në kraharor ose gji (si trajtimi Hodgkin) para moshës 30 vjeç\, kanë rrezik më të lartë për kancer gjiri. \nAlkoolpirja-studimet tregojnë se rreziku i një gruaje për kancerin e gjirit rritet në proporcion me sasinë e alkoolit që ajo pi. \nPirja e duhanit\, ekspozimi ndaj kimikateve që shkaktojnë kancer\, puna natën\, të cilët janë faktorë që gjithashtu mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit.   \n  \nNëse një grua ka faktorë rreziku për kancer gjiri\, duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun\, si dhe kontrollet që duhen bërë. \nCilat janë shenjat e kancerit në gji? \nDisa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë: \n\nNjë gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin\, por jo çdo gjëndër në gji është kancer. Shumë gjëndra në gji shkaktohen nga gjendje të tjera mjekësore si p.sh. kistet e gjirit. \nTrashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.\n\n\nNdryshime të lëkurës së gjirit-skuqje\, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit\n\n\nSkuqje\, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit\, gropëzim i thithit të gjirit\nRrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit\, duke përfshirë edhe gjakun.\nÇdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit. \nDhimbje në gji.\nFryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë. Disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij.\nÇdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.\n\n  \nNdryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë\, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet. \nSi zbulohet kanceri i gjirit \nEkzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si; vetëkontrolli mujor i gjirit\, ekzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor dhe mamografia. \n\n Vetëkontrolli mujor i gjirit-Vetëkontrolli mujor i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë; me lëvizje rrotulluese me dorë kontrollohen me rradhë gjinjtë. Me dorën e majtë kontrollohet gjiri i djathtë\, dhe anasjelltas\, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat. Duke kontrolluar gjinjtë rregullisht\, një femër mëson sesi është pamja normale e tyre dhe kështu ajo mund të vërejë menjëherë ndonjë gjë të pazakontë në gji dhe të shkojë te mjeku. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë. Vetëkontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj që nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatshme është disa ditë mbas menstruacioneve.\n\nNjë femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit. \n\n Ekzaminimi klinik i gjirit-Ekzaminim klinik i gjirit është një vizitë e gjirit e kryer nga një personel mjekësor i trajnuar dhe rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet.\n\n\n Mamografia-Mamografia është një lloj radiografie e gjirit e cila kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme\, përpara shfaqjes së shenjave. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë\, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm si p.sh. 3-4 ditë mbas menstruacioneve. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Kur gratë shkojnë për mamografi\, është mirë të veshin bluza me fund ose pantallon\, në mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit. Rezultati i mamografisë zakonisht merret mbas disa javësh.\n\nPër gratë që kanë kryer mamografi më parë\, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin. Nëse mamografia është normale\, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Nëse mamografia është e parregullt nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhet mamografi apo teste shtesë\, si dhe kontrolli nga një specialist i gjirit.  \nBisedoni me mjekun për të mësuar se cila metodë kontrolli është më e drejtë për ju\, dhe kur duhet ta bëni atë. \nRekomandime mbi moshën\, rrezikun dhe shpeshtësinë e depistimit për kancerin e gjirit\n\nGratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku\, kanë një rrezik mesatar për të zhvilluar kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\nNëse janë 20-40 vjeç \n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo tre vjet\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n                        Nëse janë 40-50 vjeç \n\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n                        Nëse janë 50-70 vjeç. \n\nMamografi çdo 2 vjet\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n\nGratë që kanë disa faktorë rreziku (si histori familjare apo personale\, probleme beninje të gjirit\, fillim të hershëm e mbarim të vonshëm të menstruacioneve\, moslindje ose lindje mbi moshën 30 vjeç\, obezitet\, ind gjiri të ngjeshur e ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik) kanë një rrezik më të lartë se mesatarja për kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo vit\nKonsultë me specialistin e gjirit\nMamografi (dhe EKO nëse është e nevojshme) çdo vit nga mosha 40 vjeç\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n\nGrave që kanë faktorë gjenetikë (janë bartëse të difektit BRCA1 apo BRCA 2)\, kancer gjiri te një familjar mashkull\, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në të njëjtin person\, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj\nMamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga mosha 25 vjeç\nKonsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik\n\nSi trajtohet kanceri i gjirit \nKanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra: ndërhyrje kirurgjike\, kimioterapia\, terapia hormonale\, terapia me rrezatim. Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi.  \nPothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/muaji-i-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit-tetor-2016/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/10/poster2.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20161018T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20161031T170000
DTSTAMP:20260606T104844
CREATED:20161017T062453Z
LAST-MODIFIED:20161020T062535Z
UID:3298-1476770400-1477929600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:18 Tetor 2016\, Dita Botërore Menopauzës
DESCRIPTION:18 Tetor 2016 \nDita Botërore Menopauzës \n  \nMesazhi i këtij viti për Ditën Botërore të Menopauzës është: \nKujdesuni për zemrën!\n \nKëtë vit\, fushata botërore e ndërgjegjësimit për menopauzën thekson rëndësinë e vlerësimit të faktorëve të rrezikut specifik te femrat\, dhe parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut gjatë periudhës së menopauzës. \nEdhe pse sëmundjet e zemrës dhe ato të qarkullimit të gjakut janë sëmundje që lidhen me moshimin\, ato fillojnë shumë më herët në jetë. Prandaj\, është e nevojshme që femrat të ndërgjegjësohen për rëndësinë e parandalimit të tyre qysh në moshë të re\, dhe të vazhdohet me këtë kujdes gjatë gjithë jetës. \nSëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet e zakonshme të vdekjes për gratë mbi moshën 50 vjet. Mosha\, gjinia\, tensioni i gjakut dhe diabeti\, si dhe faktorë të jetesës të tillë si pirja e duhanit apo kontrolli i peshës\, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e rrezikut\, dhe janë parashikues të rëndësishëm për sëmundjet e zemrës në të ardhmen. \nTensioni i lartë i gjakut është i vetmi faktor rreziku më i rëndësishëm dhe i trajtueshëm për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Me menaxhimin dhe reduktimin e presionit të gjakut\, rreziku i goditjes në tru reduktohet me 30-40%\, rreziku i infarktit të miokardit reduktohet me 20-25%\, dhe dëmtimet e tjera të zemrës reduktohen me 50%. \n  \nKontrolli i rregullt për sëmundjet e zemrës pas menopauzës është shumë i rëndësishëm.  Periudha e menopauzës paraqet një mundësi ideale për të vlerësuar rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe ato të qarkullimit të gjakut\, si dhe për të planifikuar veprime në përputhje me këto rreziqe. Në këtë periudhë\, gratë duhet të shihen nga profesionistët e kujdesit shëndetësor parësor për t’u njohur me faktorët specifik të rrezikut te femrat\, të cilët mund të kontribuojnë në zhvillimin e mundshëm të sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut. \n  \nËshtë e rëndësishme për të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor që kanë të bëjnë me gratë në moshën e mesme dhe më tej\, të jenë në dijeni të këtyre faktorëve të rrezikut\, për të filluar masat specifike parandaluese femërore apo për t’i referuar te një specialist i sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut. \n  \nPeriudha e menopauzës në jetën e një gruaje është një fazë e rëndësishme ku masat parandaluese mund të jenë më efektive në uljen e rrezikut dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut me ndërhyrjet e duhura. \n  \n10 këshilla kryesore për parandalimin e sëmundjeve të zemrës në menopauzë \n1.     Ndaloni pirjen e duhanit dhe shmangni duhanpirjen pasive. \n2.     Ulni konsumin e alkoolit dhe ndiqni limitet/normat e rekomanduara ditore. Konsumi i 1-2 pijeve standarde alkoolike në ditë mund të zvogëlojë rrezikun me 30%. Megjithatë\, marrja e tepruar e alkoolit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. \n3.     Kryeni aktivitet të rregullt fizik\, deri në 30 minuta në ditë\, së paku pesë herë në javë. \n4.     Përdorni një dietë të shëndetshme me yndyrna të ulura dhe të pasur me fibra përfshirë drithërat\, frutat e perimet\, si dhe reduktoni konsumin e sheqerit. Pesë racione të tilla në ditë zvogëlojnë rrezikun me rreth 25%. \n5.     Kontrolloni peshën trupore\, ulni mbipeshën apo obezitetin. \n6.     Konsideroni terapinë hormonale para menopauzës\, para moshës 60 vjeç\, jo vetëm për të ndihmuar në menaxhimin e shenjave të menopauzës por edhe për të ndihmuar në parandalimin e     sëmundjeve të zemrës. \n7.     Mbani në shifra normale tensionin e gjakut. Mbani të ulët presionin e gjakut në qoftë se është i lartë. \n8.     Ulni nivelin e kolesterolit. \n9.     Ulni stresin. \n10.    Kërkoni këshilla nga specialistët mjekësor.  Nëse do të donit më tepër informacion apo të diskutonit më tepër\, caktoni një vizitë me mjekun. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/18-tetor-2016-dita-boterore-menopauzes/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/10/Fig-5.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20161020T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20161027T170000
DTSTAMP:20260606T104844
CREATED:20161018T082439Z
LAST-MODIFIED:20161018T083342Z
UID:3294-1476914400-1477580400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:20 Tetor 2016\, Dita Botërore e Osteoporozës
DESCRIPTION:  \n20 Tetor 2016 \nDita Botërore e Osteoporozës \n  \nMesazhi kryesor i Ditës Botërore të Osteoporozës këtë vit është \nKujdesu për kockat e tua! Mbro veten tënde nga osteoporoza dhe thyerja e kockave! \nBëj ushtrime rregullisht! \nPërdor dietë për kocka të shëndetshme! \nKonsultohu me mjekun lidhur me rrezikun tënd për osteoporozë! \n  \nÇfarë është OSTEOPOROZA? \nOsteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës humbet gradualisht dhe në mënyrë të heshtur duke e bërë atë më të thyeshme. Osteoporoza është quajtur si “epidemi e heshtur”. \nDisa fakte botërore mbi osteoporozën \n\nAktualisht vlerësohet se mbi 200 milionë njerëz në mbarë botën janë prekur nga osteoporoza.\nOsteoporoza është përgjegjëse për shumicën e frakturave në njerëzit mbi 50 vjeç. Afërsisht 1 në 3 gra dhe 1 në 5 meshkuj mbi moshën 50 vjeç do të pësojnë një thyerje kocke për shkak të osteoporozës.\nTe femrat mbi 45 vjeç\, llogariten më shumë ditë-qëndrimi në spital nga osteoporoza sesa nga sëmundje të tjera si infarkti\, diabeti\, kanceri i gjirit etj. Te meshkujt rreziku i thyerjeve nga osteoporoza është 27% më i lartë se rreziku nga kanceri i prostatës.\nOsteoporoza shkakton më tepër se 8.9 milionë fraktura në vit. Çdo tri sekonda ndodh një frakturë nga osteoporoza.\n50% e njerëzve që kanë patur një thyerje kocke të mëparshme nga osteoporoza do të kenë një thyerje tjetër të kockave.\nThyerjet e kockave të legenit shkaktojnë sëmundshmëri të madhe me një nivel vdekshmërie deri në 20-24% në vitin e parë pas frakturës.\nThyerja e kockave të legenit mund të shkaktojë humbjen e funksionit dhe aftësisë për të vepruar vetë: 40% janë të paaftë të ecin në mënyrë të pavarur; 60% kërkojnë ndihmë një vit më vonë mbas frakturës; 33% bëhen totalisht të varur nga të tjerët pas një viti.\nVetëm në Bashkimin Evropian kostoja e frakturave të tilla është mbi 37 bilionë euro çdo vit dhe do të rritet me 25% në vitin 2025.\nShumica e pacientëve me thyerje për shkak të osteoporozës nuk vlerësohen dhe as trajtohen nga sistemi i kujdesit shëndetësor. 80% e njerëzve që kanë patur së paku një thyerje nga osteoporoza kanë qenë të padiagnostikuar apo të patrajtuar për osteoporozë. Vetëm 40% e personave që trajtohen për një kohë të gjatë me kortizonikë dhe që janë në rrezik të lartë për thyerje nga osteoporoza\, janë testuar apo janë trajtuar për osteoporozën.\nUrbanizimi dhe plakja e popullsisë po çojnë në rritje të shpejtë të barrës së sëmundshmërisë prej osteoporozës.\nDeri në vitin 2050\, është parashikuar që incidenca e thyerjeve të kockave të legenit nga osteoporoza në të gjithë botën të rritet me 310% te meshkuj dhe 240% te femrat.\n\nKush preket nga osteoporoza? \nOsteoporoza prek femrat dhe meshkujt. Shpesh osteoporoza mendohet si sëmundje e femrave\, por ajo prek miliona meshkuj anembanë botës. Rreziku i frakturave te meshkujt është më i madh se rreziku i zhvillimit të kancerit të prostatës. Frakturat janë më të pakta te meshkujt\, por kur ato ndodhin kanë një nivel më të lartë paaftësie e vdekshmërie sesa te femrat. \nDisa faktorë duket se shtojnë rrezikun për osteoporozë. \nFaktorë rreziku të pandryshueshëm \nMosha – humbja e indit kockor në përgjithësi fillon pas moshës 40-50 vjeç\, atëherë kur organizmi ynë nuk është në gjendje të zëvendësojë indin kockor me të njëjtin ritëm me të cilin e humbet atë. Kështu me rritjen e moshës rreziku për osteoporozë rritet. \n\nGjinia – gratë\, në mënyrë të veçantë ato mbas menopauzës\, janë më të rrezikuara për osteoporozë. Ndryshimet hormonale të cilat ndodhin në menopauzë janë një nga arsyet pse femrat janë në rrezik më të lartë për osteoporozë sesa meshkujt.\nHistoritë familjare (familjarë të afërt sidomos prindërit) me osteoporozë ose thyerje që rezultojnë pas një goditjeje apo rënieje fare të vogla tregojnë rrezik për osteoporozë.\nNjë frakturë e mëparshme fare pa shkak rrit rrezikun për një frakturë tjetër gati 2 herë.\nMenopauza – gratë në menopauzë duhet të jenë më vigjilente për shëndetin e kockave të tyre.\nHypogonadizmi te meshkujt – ashtu si deficiti i hormoneve estrogen te femrat në menopauzë\, deficienca e androgeneve te meshkujt rrit rrezikun për osteoporozë.\nPërdorimi për një kohë të gjatë i disa medikamenteve si: kortizonikë\, hormone të tiroides\, atiepileptikë\, citostatikë\, etj.\nArtriti reumatoid dhe disa sëmundje kronike si keqpërthithja\, sëmundjet kronike të mëlçisë\, hyperthyroidismi\, etj.\n\nMegjithëse faktorët e mësipërm nuk mund të ndryshohen\, njerëzit duhet të jenë në dijeni të tyre në mënyrë që të marrin masa për të reduktuar humbjen e masës kockore sa më shpejt të jetë e mundur. Për parandalimin dhe menaxhimin e osteoporozës është e rëndësishme që njerëzit të njohin faktorët e rrezikut individual. \nFaktorë rreziku të modifikueshëm \nDisa prej faktorëve rrezikues për osteoporozën mund të mbahen nën kontroll\, pra janë të modifikueshëm. Këta faktorë përfshijnë: \n\nKonsumin e lartë të alkoolit – njerëzit që pinë më shumë se 2 njësi në ditë alkool rrisin deri 40% rrezikun për frakturë nga osteoporoza.\nPirjen e duhanit – studimet tregojnë se ata që pinë duhan janë më në rrezik se ata që nuk pinë.\nIndeksin e ulët trupor (IMB< 19-20kg/m2) është i lidhur me humbjen e masës kockore dhe rritjen e rrezikut për fraktura.\nUshqyerjen e varfër me kalcium dhe proteina të cilat rrisin rrezikun për osteoporozë.\nMarrjen e paktë/deficiti në vitaminë D\, e cila është esenciale pasi ndihmon në përthithjen e kalciumit në gjak.\nAktivitetin e ulët fizik – njerëzit që bëjnë jetë sedentare kanë më tepër mundësi për fraktura se të tjerë. P.sh. femrat të cilat rrinë ulur për më tepër se 9 orë në ditë\, kanë 50% më tepër mundësi për fraktura të legenit se ato që rrinë ulur më pak se 6 orë.\n\nCilat janë shenjat e osteoporozës? \nDuke qenë se humbja e masës kockore gjatë osteoporozës ndodh gradualisht dhe është e padhimbshme\, nuk ka simptoma të dukshme që të tregojnë se një person është duke zhvilluar osteoporozën. Për këtë arsye\, osteoporoza quhet “epidemi apo sëmundje e heshtur”. Megjithatë disa shenja si dhimbja e lehtë\, reduktimi i gjatësisë trupore me disa cm apo fraktura\, mund të jenë të lidhura me osteoporozën. Shpesh shenja e parë e osteoporozës është fraktura/thyerja e kockës. \nSi mund ta kuptojë një person që është në rrezik për osteoporozë? \nÇdo njeri mund të vlerësojë rrezikun për osteoporozë duke plotësuar testin e mëposhtëm: \nTest për përcaktimin e rrezikut për osteoporozë \n\nA jeni mbi 40 vjeç ?                                                                                     Po  Jo\nA ka ndonjë prej prindërve tuaj gungë në kurriz (kurriz të dalë)?             Po  Jo\nA është diagnostikuar ndonjë prej prindërve tuaj me osteoporozë ose ka patur thyerje të ndonjë kocke pas rënies nga një lartësi fare e vogël?                                  Po  Jo\nA keni pësuar ndonjë thyerje kocke (në moshë të rritur) nga një rënie fare e vogël?Po Jo\nA rrëzoheni shpesh (mbi 1 herë në vit)\, apo keni frikë se rrëzoheni? Po  Jo\nPas moshës 40 vjeç\, keni humbur më shumë se 3 cm në gjatësi?             Po  Jo\nJeni nën peshë/është Indeksi i Masës tuaj Trupore/IMT më pak se 19 kg/m²?     Po  Jo (Shih në fund të testit si llogaritet IMT-ja)\nKeni marrë ndonjëherë mjekim me kortizonikë për më tepër se 3muaj rrjesht?     Po  Jo\nJeni diagnostikuar ndonjëherë me artrit reumatoid/reumatizëm?            Po  Jo\nJeni diagnostikuar ndonjëherë me sëmundje të tiroides\, paratiroides\, diabet tip 1\, apo nga ndonjë çrregullim i të ushqyerit?                                                                   Po  Jo\n\nPyetje vetëm për femrat: \n\nA ju është shfaqur menopauza përpara moshës 45 vjeç?               Po  Jo\nKeni patur ndalim të periodave për më shumë se 12 muaj (përveç shtatzënisë)? Po  Jo\nKeni hequr vezoret para moshës 50 dhe nuk keni marrë zëvendësues hormonal?    Po Jo\n\nPyetje vetëm për meshkujt: \n\nKeni vuajtur ndonjëherë nga impotenca seksuale\, mungesa e dëshirës seksuale apo\n\nshenja të tjera të lidhura me nivele të ulëta të hormonit testosteron?                               Po  Jo \nPër të dy gjinitë: \n\n\nPini rregullisht alkool më shumë se kufijtë e sigurt të pijes (>2 njësi në ditë)?  Po  Jo\nA pini aktualisht/keni pirë ndonjëherë cigare?             Po  Jo\nA kryeni aktivitetit fizik më pak se 30 minuta në ditë (përfshirë ecje\, vrapim\, etj)? Po  Jo\nKeni shmangur pirjen e qumështit apo jeni alergjik ndaj qumështit e produkteve të tij\, dhe nuk keni marrë kalcium shtesë?                                                                  Po  Jo\nA shpenzoni më pak se 10 minuta në ditë në mjedise të jashtme (me pjesët e trupit të ekspozuara ndaj diellit)\, pa marrë shtesë me vitaminë D?                            Po  Jo\n\n\n[Llogaritja e IMT-së: Pesha në kilogram/gjatësia në metër2(IMT=p/gj²).  \nKategoritë e IMT-së: Nën peshë <18.5; peshë normale = 18.5-24.9; mbi peshë = 25-29.9; obez = 30 ose më tepër]. \nNëse dikush i përgjigjet “po” ndonjë prej pyetjeve të testit\,  kjo nuk do të thotë që ka osteoporozë. Megjithatë\, sa më shumë faktorë rreziku që të jenë aq më e madhe është mundësia për t’u shfaqur osteoporoza. Jini vigjilent ndaj faktorëve të rrezikut dhe kushtojini vetëm disa minuta plotësimit të testit për rrezikun ndaj osteoporozës. \nSi diagnostikohet osteoporoza? \nPër vendosjen e diagnozës rekomandohet kryerja e testit të matjes së dendësitetit kockor (BMD test). Një numër testesh të ndryshme për matjen e densitetit kockor janë në dispozicion\, ndër të cilat DXA-ja\, një rrezatim me doza të ulëta me rreze X. Të gjithë individët mbi 50 vjeç\, veçanërisht gratë në menopauzë\, të cilët kanë një faktor rreziku duhet të bëjnë matjen e densitetit kockor. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar vlerat referencë që rrjedhin nga matjet e densitetit kockor: \nKur BMD-ja e një personi është – 2.5 ose më e ulët vendoset diagnoza osteoporozë. \nMë poshtë jepet sesi vlerësohen rezultatet e testit BMD. \nNormal:                      -1 ose më tepërOsteopeni:                midis -1 dhe -2.5Osteoporozë:            -2.5 ose më i ulëtOsteoporozë e rëndë: -2.5 ose më i ulët \, dhe prania e të paktën një frakture \n5 . Si mund të parandalohet osteoporoza? \nPas moshës 20 vjeç hollimi i kockave është një proces natyral i cili nuk mund të ndalet plotësisht\, prandaj ndërgjegjësimi për osteoporozën duhet të fillojë që në moshë të re. Mënyra më e mirë për të parandaluar dobësimin e kockave është të fillohet aktiviteti fizik dhe zakone të shëndetshme të ushqyerjes qysh në fëmijëri\, dhe të ruhen  këto zakone edhe në moshë të rritur. \nBërja e ushtrimeve të rregullta fizike luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe mbajtjen e masës kockore. Ushtrimet janë individuale\, por përgjithësisht shumica e njerëzve ka nevojë për 30-40 minuta 3 deri 4 herë në javë. \nMarrja e kalciumit në sasi të mjaftueshme – sasia e kalciumit që duhet të konsumojmë ndryshon në stade të ndryshme të jetës. Ushqimet e pasura me kalcium janë:qumështi e produktet e tij\, peshku i konservuar dhe sardelet\, drithërat\, perimet jeshile si brokoli dhe lakra jeshile\, disa fruta si portokalli\, kajsia\, fiqtë e thatë\, arrat\, bajamet\, lëngjet e frutave\, etj. \nVitamina D është gjithashtu esencilale për përthithjen e kalciumit. Ekspozimi për 15 minuta në ditë në diell i duarve\, krahëve dhe fytyrës\, është zakonisht i mjaftueshëm për prodhimin e vitaminës D për shumicën e njerëzve. Vitamina D mund të sigurohet edhe nga ushqimet dhe suplementët. Ushqime të pasura me vitaminë  D janë vaji i peshkut\, veza\, mëlçitë\, drithërat\, etj. \n  \nNdjekja e një stili të shëndetshëm jetese është pjesë e kujdesit për kocka të shëndetshme.  Evitimi i duhanpirjes\, pirja e moderuar e alkoolit\, si dhe mbajtja brenda kufijve të normës e peshës trupore janë disa faktorë të rëndësishëm. Kafeina dhe kripa mund të rrisin humbjen e kalciumit nga trupi dhe nuk duhet të merren në sasi të tepërt. Alkooli duhet gjithashtu të merret në sasi të moderuar. Megjithëse nuk ka të dhëna bindëse që tregojnë se pijet e gazuara joalkoolike (p.sh. pijet cola) dobësojnë kockat\, nuk duhet tepruar me to. \n  \nVetëdijësimi për faktorët e rrezikut – çdo njeri duhet të jetë i vetëdijshëm për çdo faktor rreziku personal që mund të ndikojë në shëndetin e kockave dhe duhet të konsultohet me mjekun nëse është në rrezik. \n  \nCilat janë trajtimet për osteoporozën? \n  \nNë varësi nga rezultatet e testit të densitetit kockor\, mjeku mund të japë medikamente dhe suplementë për të parandaluar humbjen e masës kockore. Një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetesës mund të shmangë shumë nga frakturat. \nTrajtimi i osteoporozës është efektiv vetëm nëse merret i rekomanduar nga mjeku. \n  \nTrajtimi i osteoporozës zgjat për periudha të gjata kohore\, prandaj për shumë njerëz nuk është e këndshme. Por kjo nuk duhet të jetë arsye për ta ndërprerë mjekimin. \nTrajtimet më të zakonshme që janë aktualisht në dispozicion ofrohen edhe në Shqipëri. \n  \nKrahas mjekimit\, marrja e mjaftueshme e kalciumit dhe vitaminës D është e domosdoshme mbasi ndihmon për të siguruar efektivitetin maksimal të mjekimit me medikamente. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/20-tetor-2016-dita-boterore-e-osteoporozes/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/10/Fig-3.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20161020T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20161030T170000
DTSTAMP:20260606T104844
CREATED:20161027T091631Z
LAST-MODIFIED:20161027T091836Z
UID:3319-1476943200-1477843200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Java Ndërkombëtare për Parandalimin e Helmimit nga Plumbi (20-26 Tetor)
DESCRIPTION: \n  \n \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/java-nderkombetare-per-parandalimin-e-helmimit-nga-plumbi-20-26-tetor/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
END:VEVENT
END:VCALENDAR