BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20161001T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20161031T170000
DTSTAMP:20260606T150942
CREATED:20161026T201540Z
LAST-MODIFIED:20161026T201632Z
UID:3303-1475301600-1477929600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
DESCRIPTION:  \nMuaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit  \nTETOR  2016 \n  \nTetori\, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit \nQëllimi i këtij organizimi është të shpërndajë informacionin për shëndetin e gjirit\, dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën. \nDisa pyetje dhe përgjigje mbi kancerin e gjirit \nÇfarë është kanceri i gjirit? \nKanceri i gjirit është një sëmundje në të cilën qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Ai mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë gjirit nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike\, pra duke dhënë metastaza në pjesë të tjera të trupit.  \nTë dy sekset\, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit\, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë. Disa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore\, personale\, familjare\, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike. \nSa është i përhapur kanceri i gjirit? \nKanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit më të shpeshta që prekin gratë kudo në botë. Në disa vende vdekshmëria nga kanceri i gjirit është e lartë mbasi shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme\, kryesisht për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit në zbulimin e hershëm të tij si dhe barrierave ndaj shërbimeve shëndetësore. \nAshtu si në nivel global edhe në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh te femrat-në krye të listës së incidencës dhe vdekshmërisë nga kanceri\, krahasuar me llojet e tjera të kancerit te gratë. Mosha më e prekur është ajo mbi 50 vjeç\, por vihet re një tendencë e prekjes nga kanceri i gjirit edhe i moshave më të reja. Të dhënat tregojnë për një rritje të numrit të rasteve gjatë viteve të fundit\, fenomen ky që vërehet edhe në shumicën e vendeve në zhvillim. \nÇdo vit\, në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë\, hasen mesatarisht rreth 350 raste të reja me kancer gjiri\, me një prirje të lehtë rritjeje dhe me një kulm prej 443 rastesh në vitin 2013. Për vitin 2015 vlerësohen të jenë mbi 4600 raste gjithësej (të reja dhe të vjetra) me kancer gjiri. Numri i përgjithshëm i ndërhyrjeve kirurgjikale\, një tjetër tregues i shpeshtësisë së sëmundjes së kancerit të gjirit\, arriti për herë të parë në vitin 2014 vlerën 502 operacione. \nDiametri i kancerit të gjirit në momentin e diagnozës është një tregues tjetër i rëndësishëm i lidhur me kapjen herët të këtij kanceri. Kombinimi i faktorëve epidemiologjik\, rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës dhe përmirësimi i kapacitetit të shërbimeve\, duket të kenë pasur një efekt relativisht pozitiv në uljen e numrit të kancereve të diagnostikuarë shumë vonë. Përmirësimi në kapjen e tij në kohën e duhur ka pakësuar rastet e kancerit të gjirit të lëna shumë pas dore dhe të identifikuara në madhësinë mbi 5 cm. Megjithatë\, shumë raste me kancer gjiri paraqiten në faza të avancuara kur trajtimi bëhet shumë i vështirë dhe në disa raste i pamundur. \nShërbimi i depistimit/kontrollit nëpërmjet mamografisë stacionare ofrohet në shumicën e spitaleve rajonale të vendit. Gjithashtu\, dy njësi të mamografisë së lëvizëshme kanë filluar të ofrojnë shërbimet e tyre falas gjatë vitit 2015 dhe 2016\, për zonat ku nuk ka mamografi stacionare\, duke përmirësuar aksesin në shërbimin e kapjes së hershme të kancerit të gjirit\, për gratë e qyteteve të vogla dhe fshatrave. \nCilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit? \nDisa nga faktorët që e bëjnë një grua më të rrezikuar për tu prekur nga kanceri i gjirit janë: \nMosha – rreziku për kancerin e gjirit rritet me rritjen e moshës; shumica e kancereve të gjirit diagnostikohen pas moshës 50 vjeç\, por nga kanceri i gjirit mund të preken edhe moshat e reja. \nNdryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. \nFillimi i hershëm i menstruacioneve/periodave-femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç\, janë më të rrezikuara për kancer gjiri. \nShtatzënitë në moshë të madhe ose moslindja e fëmijëve-femrat që kanë patur shtatzëninë e parë pas moshës 30 vjeç apo ato që nuk kanë pasur asnjë shtatzëni\, kanë rrezik më të lartë për kancerin e gjirit. \nFillimi i menopauzës pas moshës 55 vjeç-menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur kështu rrezikun për kancer gjiri. \nMungesa e aktivitetit fizik-Gjithmonë e më tepër janë duke u shtuar faktet që dëshmojnë se aktiviteti fizik sistematik dhe i moderuar ul rrezikun për kancer gjiri. \nTë qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës-gratë mbas menopauzës të cilat janë mbipeshë apo obeze\, kanë një rrezik më të lartë për kancer gjiri sesa ato me peshë normale. \nIndi i gjirit i ngjeshur/i dendur – Gjinjtë e dendur kanë më shumë ind lidhës se ind dhjamor\, që ndonjëherë bën të vështirë kapjen herët të tumoreve në mamografi.  \nHistoritë personale me kancer gjiri-gratë që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit. Një grua me kancer në njërin gji ka rrezik 3-4 herë më të lartë për kancer në gjirin tjetër apo në një pjesë tjetër të të njëjtit gji. \nHistoritë personale me disa sëmundje gjiri jokanceroze-disa sëmundje të gjirit jokanceroze janë të lidhura me një rrezik më të lartë për kancer gjiri. \nHistoritë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën\, motrën\, vajzën (të afërm të shkallës së parë) ose anëtarë të tjerë të familjes nga nëna ose babai\, të cilët kanë pasur kancer gjiri.  \nTrajtimet e mëparshme me rrezatim-gratë që kanë patur terapi rrezatimi në kraharor ose gji (si trajtimi Hodgkin) para moshës 30 vjeç\, kanë rrezik më të lartë për kancer gjiri. \nAlkoolpirja-studimet tregojnë se rreziku i një gruaje për kancerin e gjirit rritet në proporcion me sasinë e alkoolit që ajo pi. \nPirja e duhanit\, ekspozimi ndaj kimikateve që shkaktojnë kancer\, puna natën\, të cilët janë faktorë që gjithashtu mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit.   \n  \nNëse një grua ka faktorë rreziku për kancer gjiri\, duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun\, si dhe kontrollet që duhen bërë. \nCilat janë shenjat e kancerit në gji? \nDisa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë: \n\nNjë gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin\, por jo çdo gjëndër në gji është kancer. Shumë gjëndra në gji shkaktohen nga gjendje të tjera mjekësore si p.sh. kistet e gjirit. \nTrashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.\n\n\nNdryshime të lëkurës së gjirit-skuqje\, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit\n\n\nSkuqje\, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit\, gropëzim i thithit të gjirit\nRrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit\, duke përfshirë edhe gjakun.\nÇdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit. \nDhimbje në gji.\nFryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë. Disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij.\nÇdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.\n\n  \nNdryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë\, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet. \nSi zbulohet kanceri i gjirit \nEkzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si; vetëkontrolli mujor i gjirit\, ekzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor dhe mamografia. \n\n Vetëkontrolli mujor i gjirit-Vetëkontrolli mujor i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë; me lëvizje rrotulluese me dorë kontrollohen me rradhë gjinjtë. Me dorën e majtë kontrollohet gjiri i djathtë\, dhe anasjelltas\, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat. Duke kontrolluar gjinjtë rregullisht\, një femër mëson sesi është pamja normale e tyre dhe kështu ajo mund të vërejë menjëherë ndonjë gjë të pazakontë në gji dhe të shkojë te mjeku. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë. Vetëkontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj që nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatshme është disa ditë mbas menstruacioneve.\n\nNjë femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit. \n\n Ekzaminimi klinik i gjirit-Ekzaminim klinik i gjirit është një vizitë e gjirit e kryer nga një personel mjekësor i trajnuar dhe rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet.\n\n\n Mamografia-Mamografia është një lloj radiografie e gjirit e cila kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme\, përpara shfaqjes së shenjave. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë\, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm si p.sh. 3-4 ditë mbas menstruacioneve. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Kur gratë shkojnë për mamografi\, është mirë të veshin bluza me fund ose pantallon\, në mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit. Rezultati i mamografisë zakonisht merret mbas disa javësh.\n\nPër gratë që kanë kryer mamografi më parë\, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin. Nëse mamografia është normale\, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Nëse mamografia është e parregullt nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhet mamografi apo teste shtesë\, si dhe kontrolli nga një specialist i gjirit.  \nBisedoni me mjekun për të mësuar se cila metodë kontrolli është më e drejtë për ju\, dhe kur duhet ta bëni atë. \nRekomandime mbi moshën\, rrezikun dhe shpeshtësinë e depistimit për kancerin e gjirit\n\nGratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku\, kanë një rrezik mesatar për të zhvilluar kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\nNëse janë 20-40 vjeç \n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo tre vjet\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n                        Nëse janë 40-50 vjeç \n\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n                        Nëse janë 50-70 vjeç. \n\nMamografi çdo 2 vjet\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n\nGratë që kanë disa faktorë rreziku (si histori familjare apo personale\, probleme beninje të gjirit\, fillim të hershëm e mbarim të vonshëm të menstruacioneve\, moslindje ose lindje mbi moshën 30 vjeç\, obezitet\, ind gjiri të ngjeshur e ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik) kanë një rrezik më të lartë se mesatarja për kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo vit\nKonsultë me specialistin e gjirit\nMamografi (dhe EKO nëse është e nevojshme) çdo vit nga mosha 40 vjeç\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n\nGrave që kanë faktorë gjenetikë (janë bartëse të difektit BRCA1 apo BRCA 2)\, kancer gjiri te një familjar mashkull\, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në të njëjtin person\, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj\nMamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga mosha 25 vjeç\nKonsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik\n\nSi trajtohet kanceri i gjirit \nKanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra: ndërhyrje kirurgjike\, kimioterapia\, terapia hormonale\, terapia me rrezatim. Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi.  \nPothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/muaji-i-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit-tetor-2016/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/10/poster2.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20161015T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20161016T120000
DTSTAMP:20260606T150942
CREATED:20161010T064933Z
LAST-MODIFIED:20161010T064933Z
UID:3283-1476482400-1476612000@www.ishp.gov.al
SUMMARY:15 Tetor 2016\, Dita Botërore e Larjes së Duarve
DESCRIPTION:15 Tetor 2016 \nDita Botërore e Larjes së Duarve \n  \nDita Botërore e Larjes së Duarve u organizua për herë të parë në 15 tetor të vitit 2008 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF). Në këtë ditë\, në më shumë se 70 vende të botës\, mbi 120 milionë fëmijë lajnë duart me ujë dhe sapun. \n\n\n\nMesazhi i këtij viti është: Bëjeni larjen e duarve një zakon! \n  \nKjo temë mund të përdoret për kontekste të caktuara. Për shembull\, një organizatë mund të thotë “Bëjeni zakon larjen e duarve sepse ajo parandalon diarrenë!” ose “Bëjeni zakon larjen e duarve\, sepse ajo ndikon në ushqyerje!” \n  \nËshtë me rëndësi të thuhet  se\, të bërit zakon i larjes së duarve është mjaft domethënës për nxënësit e shkollave. Shkollat janë një mjedis shumë efektiv për të mësuar dhe më pas praktikuar këtë zakon. Por që të  ndodhë një gjë e tillë\, nxënësve duhet t’u krijohen kushte\, të tilla si vende për larjen e duarve dhe wc të mira\, përfshirë këtu sapunin dhe ujin e bollshëm . Kjo qasje siguron që zakone të shëndetshme të mësohen\, praktikohen dhe të integrohen në rutinat e përditshme shkollore. \nSynimi i kësaj dite është: \n–          Krijimi dhe fuqizimi i një kulture globale dhe lokale lidhur me rolin dhe rëndësinë e larjes së duarve me sapun. \n–          Ngritja e vetëdijes për përfitimet që sjell në shëndet larja e duarve me sapun. \n–          Rritja e ndërgjegjësimit qytetar për rëndësinë e larjes së duarve me sapun në parandalimin e sëmundjeve vdekjeprurëse. \n  \nGjithashtu\, kjo ditë  është një mundësi e mirë për t’i kërkuar qeverive të marrin masa të cilat do të sjellin rritjen e informacionit dhe ndërgjegjësimit lidhur me rëndësine e larjes së duarve. Sipas UNICEF-it\, diarreja vret një fëmijë çdo 30 sekonda. \nLarja e duarve është mënyra e vetme\, më e thjeshtë\, më e mirë\, më e dobishme\, më efektive dhe më ekonomike për parandalimin e përhapjes së baktereve dhe viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje dhe vdekje që vijnë prej duarve të palara. \nLarja e duarve me sapun mund të parandalojë rreth 50% të vdekjeve nga diarreja dhe rreth 25 % të vdekjeve nga infeksionet respiratore akute. \n \n\n\n\nFakte  \n-Më shumë se 5.000 fëmijë vdesin në ditë\, ose 1.7 milionë fëmijë vdesin çdo vit nga çrregullimet diarreike nën moshën 5 vjeç. \n– Diarreja është shkaku i dytë i vdekjes së fëmijëve nën 1 vjeç. \n-Larja e duarve\, sidomos në momentet më kritike\, si përpara ngrënies apo përgatitjes së ushqimit dhe mbas përdorimit të banjës\, mund të reduktojë deri në 50% diarretë te fëmijët nën 5 vjeç. \n-Larja e duarve me sapun mund të reduktojë incidencën apo rastet e reja me infeksion akut respirator në rreth 23%. \n-Pneumonia\, si pjesë e infeksioneve akute respiratore\, është shkaku numër një i vdekjeve te fëmijët nën 5 vjeç\, dhe çdo vit prej saj preken 1.8 milionë fëmijë. \n-Diarreja dhe pneumonia së bashku llogarisin çdo vit të paktën 3.5 milionë vdekje të fëmijëve. \n-Larja e duarve\, nga vëzhgimet që janë bërë në mbarë botën\, është në shifra të ulëta (34 %)\, sidomos në momentet më kritike. Këto sëmundje janë përgjegjëse për rreth 3.5 milionë të vdekjeve foshnjore çdo vit. \n-Çdo ditë\, më shumë se 5 mijë fëmijë nën 5 vjeç vdesin për shkak të nivelit të ulët të higjienës në vendet ku banojnë. \nPërse duhen larë duart? \nMikrobet janë kudo\, ato mund të përhapen lehtë nga një vend në një tjetër nëpërmjet ujit\, objekteve\, gjallesave dhe grimcave të pluhurit. Gjatë ditës\, duart tona janë në kontakt me shumë objekte\, të tilla si aparatet telefonike\, kartëmonedhat\, mjetet e transportit\, dorezat e dyerve etj.\, mbi të cilat janë të fshehura miliona mikroorganizma\, disa prej të cilave kanë aftësi patogjene. Gjithashtu\, këto mikrobe mund të hyjnë në trup kur duart i çojmë në hundë\, gojë\, sy\, edhe pse janë të padallueshme me sy të lirë për njeriun. Për më tepër\, disa baktere kanë shfaqur një rezistencë të fortë ndaj antibiotikëve\, prandaj është i rëndësishëm parandalimi i infeksionit duke i larë duart tuaja tërësisht\, veçanërisht për personat me një sistem të dobësuar imunitar (një ftohje banale mund të komplikohet në një bronkit kronik). Është mjaft e rëndësishme që gjithkush ta kthejë në zakon larjen e duarve\, në dukje një veprim shumë i thjeshtë\, por që shpesh nuk i kushtohet vëmendja e duhur. Shumë shpërthime sëmundjesh me origjinë nga ushqimet shkaktohen nga duart e palara. Prania e baktereve dhe viruseve që ndodhen në duart tona mund të shkaktojë grip\, sëmundje pulmonare\, hepatitin e formës A dhe shumë forma të diarreve. \n  \nKur duhen larë duart? \n-Mbas kryerjes së çdo pune apo aktiviteti. \n-Para dhe pas ngrënies. \n-Mbas përdorimit të banjës. \n-Kur kolliteni\, teshtini ose shfryni hundën. \n-Kur duhet të kujdeseni për një person të sëmurë. \n-Kur hidhni plehrat\, mbas prekjes së flokëve apo lëkurës suaj. \n-Mbas prekjes së kafshëve\, kur përdorni transport publik etj. \n  \nCila është mënyra korrekte e larjes së duarve?  \n\nLagni duart me ujë të ngrohtë.\nMerrni sapunin dhe sapunisini duart.\nFërkoni duart me njëra-tjetrën\, (pëllëmbët\, kurrizin e duarve dhe midis gishtave) të paktën për 20 sekonda.\nShpëlani duart mirë.\nThani duart tuaja me letër të posaçme njëpërdorimshe\, me peshqir të pastër ose me ajër të ngrohtë.\nMbyllni çezmën me pecetë dhe hidheni atë në kosh.\n\nSapuni i zakonshëm ose i lëngshëm është i mjaftueshëm për të hequr mikrobet nga duart tuaja\, ose ju mund të përdorni solucionet e duarve me bazë alkooli për të dezinfektuar duart tuaja në të thatë. \nKujdes! \nVetëm uji nuk mjafton. Për një larje efikase është shumë i rëndësishëm përdorimi i sapunit dhe i solucioneve të tjera të rekomanduara për larjen e duarve. \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/15-tetor-2016-dita-boterore-e-larjes-se-duarve/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/10/Fig-2.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR