BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160929T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20161001T120000
DTSTAMP:20260606T224203
CREATED:20160928T132043Z
LAST-MODIFIED:20160929T095257Z
UID:3261-1475100000-1475316000@www.ishp.gov.al
SUMMARY:29 Shtator 2016\, Dita Botërore e Zemrës
DESCRIPTION:29 shtator \nDita Botërore e Zemrës \nÇdo vit në muajin shtator organizohet në nivel global Dita Botërore e Zemrës. Ky është një event i cili organizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të Zemrës me qëllim informimin e popullatës në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare\, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në gjithë botën. Kjo ditë synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. \nNë këtë ditë ne dëshirojmë që çdo njeri të kuptojë se çfarë duhet të bëjë për të fuqizuar zemrën dhe jetën e vet. Zemra juaj është në qendër të shëndetit dhe është e lehtë të kujdesemi për të. \nFuqizo jetën tënde! \nZemra jote fuqizon gjithë trupin\, \ntë lejon të duash\, të qeshësh dhe të jetosh jetën plotësisht \nSëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundjeje kryesore. Ka shumë lloje sëmundjesh që mund të japin goditje në zemër ose në tru prandaj\, për lehtësi\, këto sëmundje i ndajmë në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër\, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.  \nFakte nga bota \nSëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë  \n\nVdekjet nga SKV-të në botë\, sot arrijnë në 17 milionë.\nVdekshmëria globale nga SKV-të është 31%.\nVendet me të ardhura të pakta dhe të mesme janë më të prekura nga vdekshmëria prej SKV-ve.\nParashikohet që për vitin 2030 numri i vdekjeve nga SKV-të të arrijë 23 milionë.\nOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur si objektiv për vitin 2025 reduktimin me 25% të vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga sëmundjet kronike\, në të cilat SKV-të zënë vendin më të madh.\nShumë SKV janë të parandalueshme duke adresuar faktorët e rrezikshëm të sjelljes.\nSKV-të dhe goditja në tru (stroke) shkaktojnë 1/3 e të gjitha vdekjeve të grave në mbarë botën.\n\nRritja e prevalencës së faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare \n\nNga viti 1980 – 2008\, numri i njerëzve me hipertension të pakontrolluar është rritur nga 600 milionë në 1 miliard.\nMbipesha te fëmijët në mbarë botën: 1 në 10 fëmijë të moshës shkollore dhe 42 milionë fëmijë të moshës nën 5 vjeç janë mbipeshë.\nDuhanpirja është një faktor rreziku për SKV-të që mund të shmangen totalisht. Aktualisht ka 1 miliard duhanpirës në mbarë botën\nDiabeti është rritur në shumë vende të Evropës me një rritje më shumë se 50% në 10 vitet e fundit.\nNë rang botëror\, në vitin 2010 kishim 23% të të rriturve të cilët nuk ishin aktiv.\n\nPse është e domosdoshme të ndërmarrim që tani ndërhyrje për sëmundjet kardiovaskulare? \n\nVdekjet e parakohshme po vazhdojnë të rriten\nPlakja e popullatës+ rritja e urbanizimit + parandalimi i papërshtatshëm = epidemi të sëmundjeve kardiovaskulare.\nRritja e pabarazisë\nVendet me të ardhura të pakta dhe të mesme janë aktualisht më të prekurat\, me rreth 80% të vdekjeve nga SKV-të.\nEkonomia\n\nNë botë kostoja e SKV-ve është 863 miliardë $. \nEdhe në vendin tonë\, në vitet e fundit ka një rritje të përvitshme të SKV-ve. Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve duke zënë vendin e parë të të gjitha vdekjeve\, ndaj mund të konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. \nNë Shqipëri\, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve\, ku 55% kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare (Raporti Shëndetësor Kombëtar\, RSHK 2014). Nëse do të shikonim rastet e vdekjeve\, shohim se dy janë sëmundjet që shkaktojnë më shumë vdekje\, sëmundjet e arterieve koronare apo sëmundjet ishemike të zemrës dhe goditja në tru (sëmundjet cerebrovaskulare). \nMaterialin e plotë mund ta shkarkoni në formatin pdf : këtu \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/29-shtator-2016-dita-boterore-e-zemres/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/09/poster-91.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20161001T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20161008T170000
DTSTAMP:20260606T224203
CREATED:20160929T095707Z
LAST-MODIFIED:20161027T092256Z
UID:3265-1475272800-1475938800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:1 Tetor\, Dita Botërore e të Moshuarve
DESCRIPTION:1 Tetor \nDita Botërore e të Moshuarve \n  \nDita Botërore e të Moshuarve është 1 tetori. Moshimi ose plakja është një proces fiziologjik dhe natyror gjatë të cilit ndodhin një seri ndryshimesh. Shumë të moshuar mbesin aktivë dhe plotësisht të pavarur deri në fund të jetës së tyre. \nMoshim nuk do të thotë paaftësi\, sëmundje apo dënim. \nÇdo vit\, tematika e ditës botërore të të moshuarve është e ndryshme. Këtë vit në fokus  është mesazhi:                            \n  \nMoshimi është një proces jetësor. \nLufto kundër diskriminimit lidhur me moshën . \n  \nPër të moshuarit \,diskriminimi lidhur me moshën është një sfidë më vehte. Nëse janë duke kërkuar punë \, kufizimet nga shrëbimet sociale apo etiketimet në media  paragjykojnë dhe përjashtojnë të moshuarit në komunitetet e tyre\, në atë moment të jetës  kur vlerësimi duhej të ishte maksimal. \nDita Botërore e të Moshuarve kërkon të demostrojë se një përfshirje e të gjitha moshave është vendimtare për të pasur qëndrueshmëri \, barazi\, mirëqënie dhe zhvillim për të gjithë. \n  \n  \nFakte nga Organizata Botërore e Shëndetësisë \n  \n\n Moshimi është një fenomen global. Popullsia e moshuar në botë\, 60 vjeç e lart\, është duke u rritur me shpejtësi. Në vitin 2050 rreth 80 % e njerëzve të moshuar do të jetojnë në vendet më pak të zhvilluara. Moshimi i popullsisë po ndodh paralelisht me urbanizimin e shpejtë; nga viti 2007 më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete dhe\, në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në më shumë se 60%.\n\n\n Plakja e popullsisë është një triumf i shoqërisë moderne. Ajo pasqyron përmirësimin e shëndetit global\, por edhe ngre sfida të veçanta për shekullin e 21-të në të gjitha vendet së bashku\,    si ato në zhvillim dhe ato të zhvilluara. Jetëgjatësia është duke u rritur edhe në vendet në zhvillim.\n\n\n Ka dallime të mëdha në jetëgjatësinë ndërmjet vendeve.\nPër shembull\, ndërsa Japonia ka jetëgjatësinë më të lartë të jetës në botë me 82.2 vjet\, në disa vende si Afrika kjo shifër është 40 vjet më e ulët.                                         \n\n\n Brenda vendeve\, pabarazitë në shëndet janë gjithashtu të rëndësishme. Pra njerëzit e grupeve më të larta social-ekonomike mund të jetojnë deri në 20 vjet më gjatë se njerëzit e grupeve të ulëta social-ekonomike.\n\n\n Deri në vitin 2050\, afër 80% e të gjitha vdekjeve pritet të ndodhin në njerëzit mbi 60 vjeç. Shpenzimet shëndetësore rriten me moshën dhe janë të përqendruara në dy vitet e fundit të jetës\, pavarësisht se sa i vjetër është dikush. Ndërsa njerëzit jetojnë më gjatë\, është e rëndësishme t’u sigurohet këtyre viteve shtesë shëndet\, në mënyrë që shpenzimet e kujdesit shëndetësor të mund të menaxhohen.\n\n\n Shumica e të moshuarve vdesin nga sëmundjet kronike jo të transmetueshme. Edhe në vendet e varfëra tashmë shumica e të moshuarve vdesin nga sëmundje kronike jo të transmetueshme si sëmundja e zemrës\, kanceri e diabeti.\n\n\n Investimi në shëndet gjatë gjithë jetës prodhon vlera për shoqërinë. Njerëzit e moshuar të shëndetshëm janë mbështetje për familjet e tyre\, komunitetet dhe ekonominë. Asnjëherë nuk është shumë vonë për të ndryshuar sjelljet e rrezikshme dhe për të promovuar shëndetin: për shembull\, rreziku i vdekjes së parakohshme ulet me 50 % nëse dikush heq dorë nga pirja e duhanit mes moshës 60 dhe 75 vjeç.\n\n\n Nevoja e një kujdesi afatgjatë po shtohet. Në vendet e zhvilluara\, numri i të moshuarve të cilët nuk janë më në gjendje të kujdesen për veten pritet të katërfishohet në vitin 2050. Një numër i madh personash shumë të moshuar humbasin aftësinë për të jetuar të pavarur për shkak të paaftësisë për të lëvizur\, dobësisë apo problemeve të tjera fizike apo mendore lidhur me moshën. Shumë prej tyre kërkojnë kujdes afatgjatë\, ku mund të përfshijmë nevojën e një infermiereje në shtëpi\, ndihmën nga të afërmit apo shtrime të gjata në spitale.\n\n\n Kujdesi shëndetësor parësor efektiv\, në nivel komuniteti\, për të moshuarit është shumë i rëndësishëm për promovimin e shëndetit\, parandalimin e sëmundjeve dhe menaxhimin e sëmundjet kronike.\n\n\n Fatkeqësitë dhe emergjencat ndikojnë rëndë te njerëzit e moshuar. Për shembull\, përqindja më e lartë e vdekjeve të shkaktuara nga cunami në Indonezi në vitin 2004 ishte te njerëzit mbi 60 vjeç\, apo shumica e viktimave të valëve të nxehta në Evropë në vitin 2003 ishin njerëzit mbi 70 vjeç.\n\n\n Në të moshuarit rritet rreziku i rrëzimeve\, dhe lëndimet janë shumë më serioze. Kjo çon në ritje të kostoveshëndetësore\,njerëzoredheekonomike.\n\n\n Abuzimi me të moshuarit rritet me plakjen e popullsisë dhe dinamikën e ndryshimeve sociale. OBSH-ja vlerëson se 4-6 % e personave të moshuar në mbarë botën vuajnë nga një formë e abuzimi si fizik\, psikologjik\, emocional\, financiar\, ose për shkak të lënies pas dore (neglizhimit).\n\n  \nMaterialin e plotë mund ta shkarkoni në formatin pdf : këtu \n    \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/1-tetor-dita-boterore-e-te-moshuarve/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/09/poster-mosha-e-trete1.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20161001T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20161031T170000
DTSTAMP:20260606T224203
CREATED:20161026T201540Z
LAST-MODIFIED:20161026T201632Z
UID:3303-1475301600-1477929600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
DESCRIPTION:  \nMuaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit  \nTETOR  2016 \n  \nTetori\, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit \nQëllimi i këtij organizimi është të shpërndajë informacionin për shëndetin e gjirit\, dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën. \nDisa pyetje dhe përgjigje mbi kancerin e gjirit \nÇfarë është kanceri i gjirit? \nKanceri i gjirit është një sëmundje në të cilën qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Ai mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë gjirit nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike\, pra duke dhënë metastaza në pjesë të tjera të trupit.  \nTë dy sekset\, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit\, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë. Disa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore\, personale\, familjare\, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike. \nSa është i përhapur kanceri i gjirit? \nKanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit më të shpeshta që prekin gratë kudo në botë. Në disa vende vdekshmëria nga kanceri i gjirit është e lartë mbasi shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme\, kryesisht për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit në zbulimin e hershëm të tij si dhe barrierave ndaj shërbimeve shëndetësore. \nAshtu si në nivel global edhe në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh te femrat-në krye të listës së incidencës dhe vdekshmërisë nga kanceri\, krahasuar me llojet e tjera të kancerit te gratë. Mosha më e prekur është ajo mbi 50 vjeç\, por vihet re një tendencë e prekjes nga kanceri i gjirit edhe i moshave më të reja. Të dhënat tregojnë për një rritje të numrit të rasteve gjatë viteve të fundit\, fenomen ky që vërehet edhe në shumicën e vendeve në zhvillim. \nÇdo vit\, në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë\, hasen mesatarisht rreth 350 raste të reja me kancer gjiri\, me një prirje të lehtë rritjeje dhe me një kulm prej 443 rastesh në vitin 2013. Për vitin 2015 vlerësohen të jenë mbi 4600 raste gjithësej (të reja dhe të vjetra) me kancer gjiri. Numri i përgjithshëm i ndërhyrjeve kirurgjikale\, një tjetër tregues i shpeshtësisë së sëmundjes së kancerit të gjirit\, arriti për herë të parë në vitin 2014 vlerën 502 operacione. \nDiametri i kancerit të gjirit në momentin e diagnozës është një tregues tjetër i rëndësishëm i lidhur me kapjen herët të këtij kanceri. Kombinimi i faktorëve epidemiologjik\, rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës dhe përmirësimi i kapacitetit të shërbimeve\, duket të kenë pasur një efekt relativisht pozitiv në uljen e numrit të kancereve të diagnostikuarë shumë vonë. Përmirësimi në kapjen e tij në kohën e duhur ka pakësuar rastet e kancerit të gjirit të lëna shumë pas dore dhe të identifikuara në madhësinë mbi 5 cm. Megjithatë\, shumë raste me kancer gjiri paraqiten në faza të avancuara kur trajtimi bëhet shumë i vështirë dhe në disa raste i pamundur. \nShërbimi i depistimit/kontrollit nëpërmjet mamografisë stacionare ofrohet në shumicën e spitaleve rajonale të vendit. Gjithashtu\, dy njësi të mamografisë së lëvizëshme kanë filluar të ofrojnë shërbimet e tyre falas gjatë vitit 2015 dhe 2016\, për zonat ku nuk ka mamografi stacionare\, duke përmirësuar aksesin në shërbimin e kapjes së hershme të kancerit të gjirit\, për gratë e qyteteve të vogla dhe fshatrave. \nCilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit? \nDisa nga faktorët që e bëjnë një grua më të rrezikuar për tu prekur nga kanceri i gjirit janë: \nMosha – rreziku për kancerin e gjirit rritet me rritjen e moshës; shumica e kancereve të gjirit diagnostikohen pas moshës 50 vjeç\, por nga kanceri i gjirit mund të preken edhe moshat e reja. \nNdryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. \nFillimi i hershëm i menstruacioneve/periodave-femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç\, janë më të rrezikuara për kancer gjiri. \nShtatzënitë në moshë të madhe ose moslindja e fëmijëve-femrat që kanë patur shtatzëninë e parë pas moshës 30 vjeç apo ato që nuk kanë pasur asnjë shtatzëni\, kanë rrezik më të lartë për kancerin e gjirit. \nFillimi i menopauzës pas moshës 55 vjeç-menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur kështu rrezikun për kancer gjiri. \nMungesa e aktivitetit fizik-Gjithmonë e më tepër janë duke u shtuar faktet që dëshmojnë se aktiviteti fizik sistematik dhe i moderuar ul rrezikun për kancer gjiri. \nTë qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës-gratë mbas menopauzës të cilat janë mbipeshë apo obeze\, kanë një rrezik më të lartë për kancer gjiri sesa ato me peshë normale. \nIndi i gjirit i ngjeshur/i dendur – Gjinjtë e dendur kanë më shumë ind lidhës se ind dhjamor\, që ndonjëherë bën të vështirë kapjen herët të tumoreve në mamografi.  \nHistoritë personale me kancer gjiri-gratë që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit. Një grua me kancer në njërin gji ka rrezik 3-4 herë më të lartë për kancer në gjirin tjetër apo në një pjesë tjetër të të njëjtit gji. \nHistoritë personale me disa sëmundje gjiri jokanceroze-disa sëmundje të gjirit jokanceroze janë të lidhura me një rrezik më të lartë për kancer gjiri. \nHistoritë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën\, motrën\, vajzën (të afërm të shkallës së parë) ose anëtarë të tjerë të familjes nga nëna ose babai\, të cilët kanë pasur kancer gjiri.  \nTrajtimet e mëparshme me rrezatim-gratë që kanë patur terapi rrezatimi në kraharor ose gji (si trajtimi Hodgkin) para moshës 30 vjeç\, kanë rrezik më të lartë për kancer gjiri. \nAlkoolpirja-studimet tregojnë se rreziku i një gruaje për kancerin e gjirit rritet në proporcion me sasinë e alkoolit që ajo pi. \nPirja e duhanit\, ekspozimi ndaj kimikateve që shkaktojnë kancer\, puna natën\, të cilët janë faktorë që gjithashtu mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit.   \n  \nNëse një grua ka faktorë rreziku për kancer gjiri\, duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun\, si dhe kontrollet që duhen bërë. \nCilat janë shenjat e kancerit në gji? \nDisa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë: \n\nNjë gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin\, por jo çdo gjëndër në gji është kancer. Shumë gjëndra në gji shkaktohen nga gjendje të tjera mjekësore si p.sh. kistet e gjirit. \nTrashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.\n\n\nNdryshime të lëkurës së gjirit-skuqje\, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit\n\n\nSkuqje\, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit\, gropëzim i thithit të gjirit\nRrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit\, duke përfshirë edhe gjakun.\nÇdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit. \nDhimbje në gji.\nFryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë. Disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij.\nÇdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.\n\n  \nNdryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë\, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet. \nSi zbulohet kanceri i gjirit \nEkzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si; vetëkontrolli mujor i gjirit\, ekzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor dhe mamografia. \n\n Vetëkontrolli mujor i gjirit-Vetëkontrolli mujor i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë; me lëvizje rrotulluese me dorë kontrollohen me rradhë gjinjtë. Me dorën e majtë kontrollohet gjiri i djathtë\, dhe anasjelltas\, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat. Duke kontrolluar gjinjtë rregullisht\, një femër mëson sesi është pamja normale e tyre dhe kështu ajo mund të vërejë menjëherë ndonjë gjë të pazakontë në gji dhe të shkojë te mjeku. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë. Vetëkontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj që nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatshme është disa ditë mbas menstruacioneve.\n\nNjë femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit. \n\n Ekzaminimi klinik i gjirit-Ekzaminim klinik i gjirit është një vizitë e gjirit e kryer nga një personel mjekësor i trajnuar dhe rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet.\n\n\n Mamografia-Mamografia është një lloj radiografie e gjirit e cila kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme\, përpara shfaqjes së shenjave. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë\, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm si p.sh. 3-4 ditë mbas menstruacioneve. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Kur gratë shkojnë për mamografi\, është mirë të veshin bluza me fund ose pantallon\, në mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit. Rezultati i mamografisë zakonisht merret mbas disa javësh.\n\nPër gratë që kanë kryer mamografi më parë\, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin. Nëse mamografia është normale\, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Nëse mamografia është e parregullt nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhet mamografi apo teste shtesë\, si dhe kontrolli nga një specialist i gjirit.  \nBisedoni me mjekun për të mësuar se cila metodë kontrolli është më e drejtë për ju\, dhe kur duhet ta bëni atë. \nRekomandime mbi moshën\, rrezikun dhe shpeshtësinë e depistimit për kancerin e gjirit\n\nGratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku\, kanë një rrezik mesatar për të zhvilluar kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\nNëse janë 20-40 vjeç \n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo tre vjet\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n                        Nëse janë 40-50 vjeç \n\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n                        Nëse janë 50-70 vjeç. \n\nMamografi çdo 2 vjet\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n\nGratë që kanë disa faktorë rreziku (si histori familjare apo personale\, probleme beninje të gjirit\, fillim të hershëm e mbarim të vonshëm të menstruacioneve\, moslindje ose lindje mbi moshën 30 vjeç\, obezitet\, ind gjiri të ngjeshur e ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik) kanë një rrezik më të lartë se mesatarja për kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo vit\nKonsultë me specialistin e gjirit\nMamografi (dhe EKO nëse është e nevojshme) çdo vit nga mosha 40 vjeç\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n\nGrave që kanë faktorë gjenetikë (janë bartëse të difektit BRCA1 apo BRCA 2)\, kancer gjiri te një familjar mashkull\, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në të njëjtin person\, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj\nMamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga mosha 25 vjeç\nKonsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik\n\nSi trajtohet kanceri i gjirit \nKanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra: ndërhyrje kirurgjike\, kimioterapia\, terapia hormonale\, terapia me rrezatim. Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi.  \nPothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/muaji-i-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit-tetor-2016/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/10/poster2.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR