BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160929T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20161001T120000
DTSTAMP:20260606T235512
CREATED:20160928T132043Z
LAST-MODIFIED:20160929T095257Z
UID:3261-1475100000-1475316000@www.ishp.gov.al
SUMMARY:29 Shtator 2016\, Dita Botërore e Zemrës
DESCRIPTION:29 shtator \nDita Botërore e Zemrës \nÇdo vit në muajin shtator organizohet në nivel global Dita Botërore e Zemrës. Ky është një event i cili organizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të Zemrës me qëllim informimin e popullatës në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare\, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në gjithë botën. Kjo ditë synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. \nNë këtë ditë ne dëshirojmë që çdo njeri të kuptojë se çfarë duhet të bëjë për të fuqizuar zemrën dhe jetën e vet. Zemra juaj është në qendër të shëndetit dhe është e lehtë të kujdesemi për të. \nFuqizo jetën tënde! \nZemra jote fuqizon gjithë trupin\, \ntë lejon të duash\, të qeshësh dhe të jetosh jetën plotësisht \nSëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundjeje kryesore. Ka shumë lloje sëmundjesh që mund të japin goditje në zemër ose në tru prandaj\, për lehtësi\, këto sëmundje i ndajmë në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër\, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.  \nFakte nga bota \nSëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë  \n\nVdekjet nga SKV-të në botë\, sot arrijnë në 17 milionë.\nVdekshmëria globale nga SKV-të është 31%.\nVendet me të ardhura të pakta dhe të mesme janë më të prekura nga vdekshmëria prej SKV-ve.\nParashikohet që për vitin 2030 numri i vdekjeve nga SKV-të të arrijë 23 milionë.\nOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur si objektiv për vitin 2025 reduktimin me 25% të vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga sëmundjet kronike\, në të cilat SKV-të zënë vendin më të madh.\nShumë SKV janë të parandalueshme duke adresuar faktorët e rrezikshëm të sjelljes.\nSKV-të dhe goditja në tru (stroke) shkaktojnë 1/3 e të gjitha vdekjeve të grave në mbarë botën.\n\nRritja e prevalencës së faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare \n\nNga viti 1980 – 2008\, numri i njerëzve me hipertension të pakontrolluar është rritur nga 600 milionë në 1 miliard.\nMbipesha te fëmijët në mbarë botën: 1 në 10 fëmijë të moshës shkollore dhe 42 milionë fëmijë të moshës nën 5 vjeç janë mbipeshë.\nDuhanpirja është një faktor rreziku për SKV-të që mund të shmangen totalisht. Aktualisht ka 1 miliard duhanpirës në mbarë botën\nDiabeti është rritur në shumë vende të Evropës me një rritje më shumë se 50% në 10 vitet e fundit.\nNë rang botëror\, në vitin 2010 kishim 23% të të rriturve të cilët nuk ishin aktiv.\n\nPse është e domosdoshme të ndërmarrim që tani ndërhyrje për sëmundjet kardiovaskulare? \n\nVdekjet e parakohshme po vazhdojnë të rriten\nPlakja e popullatës+ rritja e urbanizimit + parandalimi i papërshtatshëm = epidemi të sëmundjeve kardiovaskulare.\nRritja e pabarazisë\nVendet me të ardhura të pakta dhe të mesme janë aktualisht më të prekurat\, me rreth 80% të vdekjeve nga SKV-të.\nEkonomia\n\nNë botë kostoja e SKV-ve është 863 miliardë $. \nEdhe në vendin tonë\, në vitet e fundit ka një rritje të përvitshme të SKV-ve. Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve duke zënë vendin e parë të të gjitha vdekjeve\, ndaj mund të konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. \nNë Shqipëri\, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve\, ku 55% kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare (Raporti Shëndetësor Kombëtar\, RSHK 2014). Nëse do të shikonim rastet e vdekjeve\, shohim se dy janë sëmundjet që shkaktojnë më shumë vdekje\, sëmundjet e arterieve koronare apo sëmundjet ishemike të zemrës dhe goditja në tru (sëmundjet cerebrovaskulare). \nMaterialin e plotë mund ta shkarkoni në formatin pdf : këtu \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/29-shtator-2016-dita-boterore-e-zemres/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/09/poster-91.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR