BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160623T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20160831T170000
DTSTAMP:20260607T170916
CREATED:20160601T102559Z
LAST-MODIFIED:20160623T103148Z
UID:3094-1466661600-1472655600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Të moshuarit dhe goditjet e të nxehtit - Këshilla për të shmangur ato
DESCRIPTION:Të moshuarit dhe goditjet e të nxehtit – Këshilla për të shmangur ato \nSë bashku me verën vjen edhe rreziku i goditjes nga të nxehtit. Për të përgatitur popullatën për këtë gjë\, Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare për Promocionin dhe Edukimin Shëndetësor\, kanë filluar një fushatë sensibilizimi me këshilla për kategori të ndryshme sociale. \nNë këtë kuadër\, për të moshuarit këshillohet që: \n\nMjediset e brendshme të banesës të mbahen në një temperaturë konstante rreth 26° C.\nTë moshuarit të mos dalin nga ora 11 – 18 nga shtëpia.\nGjatë gjithë kohës të konsumojnë lëngje jo shumë të ftohta.\nTë vishen me veshje me ngjyra të hapura prej lini ose pambuku.\n\nPërveç të moshuarve\, grupe të rrezikuara janë fëmijët\, foshnjat\, të sëmurët kronikë\, personat të cilët duhet të jenë të shoqëruar me kujdestarë\, dhe ata që kryejnë aktivitete fizike në mjedise të jashtme. \nNë rast se dikush ndihet keq nga i nxehti dhe është në pritje të ndihmës së kualifikuar është mirë që: \n\nPersoni të vendoset në një vend të freskët.\nT’i ftohet trupi duke e mbështjellë me një çarçaf të lagur ose duke e spërkatur me ujë.\nT’i jepet të pijë lëngje dhe të mos i jepet asnjë ilaç për uljen e temperaturës.\n\n  \nRregulla të arta për të nxehtin: \n\nMos dilni në orët e nxehta.\nVishni rroba të lehta.\nPini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta.\n\n  \nMjekët e familjes duhet të kenë parasysh se simptomat e të nxehtit të tepërt janë ngërçet\, edema\, skuqja e lëkurës\, goditja nga i nxehti dhe dehidratimi. I nxehti mund ta komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni\, nga problemet e zemrës dhe insuficenca renale\, ose që përdorin ilaçe që përkeqësojnë efektet e goditjes së të nxehtit. \nRekomandime për punonjësit e strukturave që kanë të shtruar të moshuar që kanë nevojë për ndihmë \nShenjat paralajmëruese që duhet të mbahen parasysh janë: \n\nZbehja\nMarramendja\nTë vjellët\nPulsi i dobët\nTemperatura e ngritur\n\nSi masë paraprake është mirë të errësohen dhomat dhe hapësirat e përbashkëta\, të mbahet një temperaturë me ajër të kondicionuar jo më poshtë se 25° C\, të kontrollohet hidratimi\, tensioni dhe temperatura e të shtruarve të moshuar. \nKëshilla për pediatrin në lidhje me goditjen nga të nxehtit \nMe ardhjen e verës\, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nisur një fushatë për të luftuar rreziqet e motit të nxehtë\, sidomos për sa i përket kategorive të njerëzve në nevojë\, si të moshuarit dhe fëmijët. Këto institucione kërkojnë që të mbështeten rregullat e fushatës me këshilla parandaluese\, dhe veçanërisht të përshtatshme për fëmijët\, adoleshentët dhe të moshuarit për t’u përballur gjatë verës\, në pushime dhe në qytet. \nDisa rregulla të cilat me siguri do të ndihmojnë për të mbrojtur shëndetin e të rinjve: \n\nMos u largoni nga shtëpia gjatë orëve të nxehta dhe mbroni dritaret nga dielli.\nPini një deri në dy litra ujë në ditë\, lëngje frutash etj.\nKonsumoni ushqime të lehta dhe të ndara në porcione.\nKonsumoni fruta të bollshme dhe perime të freskëta.\nFreskoni dhomat me ventilatorë apo kondicionerë\, me temperaturë jo poshtë 25° C.\nAjrosni makinën që është për një kohë të gjatë në diell\, duke hapur dyert dhe vënë kondicioner para se të lëvizni me të.\nPërdorni pajisjet e ruajtjes nga dielli dhe mos i liri fëmijët vetëm në makina.\nBëni banja dhe dushe\, por jo nën temperaturat 25° C.\nRuani ilaçet nga burimet e nxehtësisë dhe rrezet e drejtëpërdrejta të diellit.\nRuani në frigorifer të gjitha ilaçet që kërkojnë temperaturat jo më të larta se 25-30° C\, dhe të gjitha shishet e shurupeve apo ilaçet me pika\, të cilat sapo janë hapur.\n\nFëmijëve\, ashtu si të rriturve\, dielli u sjell përfitime të rëndësishme për humorin\, sistemin imunitar\, kockat dhe lëkurën. Ekspozimi i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm\, mund të ketë pasoja negative të tilla si djegie nga dielli\, dhe në një afat kohor më të gjatë\, fillimin e tumoreve\, përfshirë melanomat. \nKini kujdes:  \nMos ekspozoni fëmijët në diell deri në moshën gjashtë muaj; për të gjitha moshat përdorni kapele me strehë të gjerë dhe u lagni flokët shpesh\, u vini syze dielli me filtra të veçantë mbrojtjeje\, të çertifikuar me markën CE; përshtatni produkte për fëmijët\, kurrë mos përdorni produkte me faktorë mbrojtës më pak se 20\, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte rezistente ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50; u vishni rroba të gjera prej pambuku ose liri. \n \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/te-moshuarit-dhe-goditjet-e-te-nxehtit-keshilla-per-te-shmangur-ato/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/06/Koha-e-nxehte-temperaturat-e-larta.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR