BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160623T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20160831T170000
DTSTAMP:20260608T003103
CREATED:20160601T102559Z
LAST-MODIFIED:20160623T103148Z
UID:3094-1466661600-1472655600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Të moshuarit dhe goditjet e të nxehtit - Këshilla për të shmangur ato
DESCRIPTION:Të moshuarit dhe goditjet e të nxehtit – Këshilla për të shmangur ato \nSë bashku me verën vjen edhe rreziku i goditjes nga të nxehtit. Për të përgatitur popullatën për këtë gjë\, Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare për Promocionin dhe Edukimin Shëndetësor\, kanë filluar një fushatë sensibilizimi me këshilla për kategori të ndryshme sociale. \nNë këtë kuadër\, për të moshuarit këshillohet që: \n\nMjediset e brendshme të banesës të mbahen në një temperaturë konstante rreth 26° C.\nTë moshuarit të mos dalin nga ora 11 – 18 nga shtëpia.\nGjatë gjithë kohës të konsumojnë lëngje jo shumë të ftohta.\nTë vishen me veshje me ngjyra të hapura prej lini ose pambuku.\n\nPërveç të moshuarve\, grupe të rrezikuara janë fëmijët\, foshnjat\, të sëmurët kronikë\, personat të cilët duhet të jenë të shoqëruar me kujdestarë\, dhe ata që kryejnë aktivitete fizike në mjedise të jashtme. \nNë rast se dikush ndihet keq nga i nxehti dhe është në pritje të ndihmës së kualifikuar është mirë që: \n\nPersoni të vendoset në një vend të freskët.\nT’i ftohet trupi duke e mbështjellë me një çarçaf të lagur ose duke e spërkatur me ujë.\nT’i jepet të pijë lëngje dhe të mos i jepet asnjë ilaç për uljen e temperaturës.\n\n  \nRregulla të arta për të nxehtin: \n\nMos dilni në orët e nxehta.\nVishni rroba të lehta.\nPini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta.\n\n  \nMjekët e familjes duhet të kenë parasysh se simptomat e të nxehtit të tepërt janë ngërçet\, edema\, skuqja e lëkurës\, goditja nga i nxehti dhe dehidratimi. I nxehti mund ta komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni\, nga problemet e zemrës dhe insuficenca renale\, ose që përdorin ilaçe që përkeqësojnë efektet e goditjes së të nxehtit. \nRekomandime për punonjësit e strukturave që kanë të shtruar të moshuar që kanë nevojë për ndihmë \nShenjat paralajmëruese që duhet të mbahen parasysh janë: \n\nZbehja\nMarramendja\nTë vjellët\nPulsi i dobët\nTemperatura e ngritur\n\nSi masë paraprake është mirë të errësohen dhomat dhe hapësirat e përbashkëta\, të mbahet një temperaturë me ajër të kondicionuar jo më poshtë se 25° C\, të kontrollohet hidratimi\, tensioni dhe temperatura e të shtruarve të moshuar. \nKëshilla për pediatrin në lidhje me goditjen nga të nxehtit \nMe ardhjen e verës\, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nisur një fushatë për të luftuar rreziqet e motit të nxehtë\, sidomos për sa i përket kategorive të njerëzve në nevojë\, si të moshuarit dhe fëmijët. Këto institucione kërkojnë që të mbështeten rregullat e fushatës me këshilla parandaluese\, dhe veçanërisht të përshtatshme për fëmijët\, adoleshentët dhe të moshuarit për t’u përballur gjatë verës\, në pushime dhe në qytet. \nDisa rregulla të cilat me siguri do të ndihmojnë për të mbrojtur shëndetin e të rinjve: \n\nMos u largoni nga shtëpia gjatë orëve të nxehta dhe mbroni dritaret nga dielli.\nPini një deri në dy litra ujë në ditë\, lëngje frutash etj.\nKonsumoni ushqime të lehta dhe të ndara në porcione.\nKonsumoni fruta të bollshme dhe perime të freskëta.\nFreskoni dhomat me ventilatorë apo kondicionerë\, me temperaturë jo poshtë 25° C.\nAjrosni makinën që është për një kohë të gjatë në diell\, duke hapur dyert dhe vënë kondicioner para se të lëvizni me të.\nPërdorni pajisjet e ruajtjes nga dielli dhe mos i liri fëmijët vetëm në makina.\nBëni banja dhe dushe\, por jo nën temperaturat 25° C.\nRuani ilaçet nga burimet e nxehtësisë dhe rrezet e drejtëpërdrejta të diellit.\nRuani në frigorifer të gjitha ilaçet që kërkojnë temperaturat jo më të larta se 25-30° C\, dhe të gjitha shishet e shurupeve apo ilaçet me pika\, të cilat sapo janë hapur.\n\nFëmijëve\, ashtu si të rriturve\, dielli u sjell përfitime të rëndësishme për humorin\, sistemin imunitar\, kockat dhe lëkurën. Ekspozimi i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm\, mund të ketë pasoja negative të tilla si djegie nga dielli\, dhe në një afat kohor më të gjatë\, fillimin e tumoreve\, përfshirë melanomat. \nKini kujdes:  \nMos ekspozoni fëmijët në diell deri në moshën gjashtë muaj; për të gjitha moshat përdorni kapele me strehë të gjerë dhe u lagni flokët shpesh\, u vini syze dielli me filtra të veçantë mbrojtjeje\, të çertifikuar me markën CE; përshtatni produkte për fëmijët\, kurrë mos përdorni produkte me faktorë mbrojtës më pak se 20\, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte rezistente ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50; u vishni rroba të gjera prej pambuku ose liri. \n \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/te-moshuarit-dhe-goditjet-e-te-nxehtit-keshilla-per-te-shmangur-ato/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/06/Koha-e-nxehte-temperaturat-e-larta.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160801T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20160810T170000
DTSTAMP:20260608T003103
CREATED:20160801T060324Z
LAST-MODIFIED:20160802T060523Z
UID:3144-1470031200-1470841200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Java Botërore e Ushqyerjes me Gji
DESCRIPTION:Java Botërore e Ushqyerjes me Gji \n  \nJava Botërore e Ushqyerjes me Gji është një aksion madhor i cili zhvillohet çdo vit në rang botëror gjatë muajit Gusht. Kjo javë organizohet nga WABA (Aleanca Botërore për Veprim për Ushqyerjen me Gji) me mbështetjen e fuqishme të UNICEF dhe OBSH-së. Çdo vit përzgjidhet një temë e veçantë mbi të cilën organizohet Java Botërore e Ushqyerjes me Gji\, dhe jepen rekomandimet për aktivitete të ndryshme në të gjitha vendet e botës që e promovojnё këtë javë. \n  \nQeveritë dhe Kombet e Bashkuara (KB) në vitin 1990 vendosën Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZhM) për të luftuar varfërinë dhe për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm në mënyrë të plotë deri në vitin 2015. Ky vit është viti i fundit për të vlerësuar progresin në arritjen e objektivave të mijëvjeçarit\, ndaj dhe tema e këtij viti për Javën Botërore të Ushqyerjes me Gji është në përgjigje të këtyre objektivave të mijëvjeçarit. \n  \nQëllimi i Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji është nxitja dhe inkurajimi për ushqyerjen me gji të foshnjave për të përmirësuar shëndetin e tyre. Mbrojtja\, promovimi dhe mbështetja e ushqyerjes me gji është një qëllim i vlefshëm\, qё synon rritjen e fёmijёve tё shёndetёshёm. \nJava botërore e ushqyerjes me gji thekson rëndësinë e rritjes\, ruajtjes\, mbrojtjes\, promovimit dhe mbështetjes sё ushqyerjes me gji\, si dhe angazhimin sa më shumë që të jetë e mundur të grupeve dhe njerëzve të moshave të ndryshme. \n  \nMesazhi për javën e ushqyerjes me gji këtë vit është: \n“ Ushqyerja me gji – një çelёs pёr zhvillimin e qёndrueshёm”. \n  \nUshqyerja me gji është mënyrë e pazëvendësueshme e sigurimit të një ushqimi ideal për  mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës\, dhe  duhet të jetë domosdoshmërisht ushqimi i zgjedhur për fëmijën në muajt e parë të jetës. \n  \nQumështi i gjirit  \n  \nQumështi i gjirit i pari\, 3-4 ditët e para pas lindjes\, është si lëng i trashë\, i verdhë dhe quhet kulloshtër. Fëmija nuk duhet ta humbasë kulloshtrën pasi ajo është e pasur me proteina\, kripëra minerale dhe mbi të gjitha me disa faktorë mbrojtës si imunoglobulina A ose IgA\, që mbron aparatin tretës dhe respirator të fëmijës nga viruse\, baktere apo substanca “ të huaja” që mund të provokojnë reaksione alergjike. \nQumështi “i dytë” ose i tranzicionit vjen rreth ditës së 3-4. Ai merr pamje më të qartë\, më kremoze dhe të yndyrshme. Në këtë fazë qumështi përmban më shumë sheqerna të domosdoshme për rritjen e indeve cerebrale\, dhe yndyrna që shërbejnë si burim energjie. \nQumështi përfundimtar vjen brenda 10 ditësh. Ai është tashmë më i lëngshëm dhe me shije më të ëmbël\, sepse uji është elementi kryesor i tij. Kjo pamje më e hollë e qumështit nuk duhet t’i bëjë nënat të mendojnë se qumështi i tyre nuk është më i ushqyeshëm. \nQumështi i gjirit përmban të gjitha elementet e nevojshme në sasi dhe cilësi\, dhe është i tretshëm. \nAi përmban: 88% ujë\, proteina\, yndyrna\, sheqerna\, vitamina e kripëra minerale. \nVetëm Qumështi i gjirit përmban lëndët apo trupëzat mbrojtëse. \n  \nUshqyerja me gji  \n  \n\nPër rritjen\, shëndetin dhe zhvillimin më të mirë të foshnjës\, si dhe shëndet më të mirë të nënës\, foshnjat duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri 6 muajt e parë të jetës.\nFoshnja duhet të vendoset në gji brenda orës së parë pas lindjes sepse nxit lidhjen shpirtërore mes nënës dhe fëmijës\, dhe nxit refleksin e thithjes. Asgjë tjetër nuk i duhet dhënë foshnjës përpara se të nisë të pijë gji.\nFoshnja duhet të ushqehet në bazë të kërkesës që ka\, pra sa herë të dojë dhe aq gjatë sa të dojë foshnja. Sa më shumë të thithë fëmija\, aq më shumë qumësht prodhohet. Në ditët e para bebi mund ta kërkojë gjirin edhe 10 herë në ditë\, por më pas do të stabilizohet në 6-7 herë në ditë\, me interval 4 orë gjatë ditës dhe 8 orë gjatë natës.\nTë ushqyerit vetëm me qumësht gjiri nënkupton që foshnja të pijë vetëm qumështin e nënës dhe të mos pijë asgjë tjetër\, as ujë.\nQumështi i gjirit siguron të gjithë ushqimin dhe ujin për të cilin foshnja ka nevojë gjatë 6 muajve të parë.\nFoshnja nuk ka nevojë për ujë\, madje as në një ditë të nxehtë\, pasi ujin e nevojshëm e merr nëpërmjet qumështit të gjirit.\nNëse një foshnjë pi ujë\, do të pijë më pak gji dhe do të jetë më pak i mirëushqyer.\nFoshnja duhet të ushqehet në njërin gji deri sa ta ketë zbrazur atë\, në mënyrë që foshnja të marrë edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit\, ai është i pasur në ujë dhe sheqer\, për të qetësuar urinë dhe etjen e bebit\, më pas pasurohet me proteinat që sherbejnë për t’u rritur\, dhe vetëm në fund me yndyrnat që janë burim energjie. Pra fëmija nuk duhet të humbasë asnjë nga këto përbërës të gjirit.\nUshqyerja me gji është zakonisht energjike në 5 minutat e para dhe më pas\, bebi bën një pushim që nuk zgjat më shumë se 20 minuta. Nëse fëmijën e zë gjumi për një kohë më të gjatë se 4-5 orë\, nuk duhet zgjuar për ta ushqyer.\nKur nëna është sëmurë\, fëmija nuk duhet të largohet prej saj pasi qumështi i gjiri mbron foshnjën nga infeksioni.\nNëse është e mundur foshnja nuk duhet të ushqehet artificialisht. Të ushqyerit artificial çon në një inteligjencë më të ulët\, shëndet më të dobët për foshnjën dhe rreziqe shëndetësore për nënën.\nTë ushqyerit me gji duhet të vazhdojë deri në dy vjeç e sipër\, pasi qumështi i gjirit ndihmon foshnjën të luftojë sëmundjet. Ai është burimi i vetëm për marrjen e trupëzave mbrojtëse.\nFëmijët duhet të ushqehen me gji dhe me ushqime shtesë pas 6 muajve.\nQumështi i gjirit mund të sigurojë gjysmën ose pjesën më të madhe të nevojave ushqyese të foshnjës nga 6 deri në 12 muajsh\, dhe 1/3 ose më shumë të foshnjës nga 12 – 14 muajsh.\n\n  \n  \nPërfitimet prej ushqyerjes me gji  \n  \nPërfitimet shëndetësore për foshnjat \nQumështi i gjirit është ushqimi ideal për të porsalindurit dhe për foshnjat. Ai i jep foshnjave të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për të cilat ata kanë nevojë për një zhvillim të shëndetshëm. Qumështi i gjirit është i sigurt\, përmban antitrupa dhe mbron foshnjat nga sëmundjet e zakonshme të fëmijërisë siç janë diarreja dhe pneumonia\, të cilat janë dy shkaktarët kryesore të vdekshmërisë foshnjore në mbarë botën. Qumështi i gjirit është i arritshëm dhe i përballueshëm\, ç’ka ndihmon për të siguruar që foshnja të marrë ushqim të mjaftueshëm. \nPërfitimet shëndetësore për nënat \nNga ushqyerja me gji e fëmijës përfitime shëndetësore kanë edhe nënat. Ushqyerja ekskluzivisht me gji e fëmijës shkakton tek nëna mungesë të ciklit menstrual\, duke e bërë atë një metodë natyrore të kontrollit të shtatzanive (lindjeve). Ajo redukton gjithashtu rrezikun e kancerit të gjirit dhe të vezoreve më vonë në jetë\, ndihmon femrat të kthehen në peshën e tyre të parashtatzënisë më shpejt\, dhe ul obezitetin. \nPërfitimet afatgjata në shëndetin e fëmijëve \nUshqyerja me gji tek fëmijët përveç përfitimeve shëndetësore të menjëhershme jep edhe përfitime shëndetësore përgjatë jetës. Të rriturit të cilët janë ushqyer me gji shpesh kanë presionin e gjakut të ulët dhe kolesterol më të ulët\, gjithashtu kanë dhe nivele të ulëta të mbipeshës\, obezitetit dhe diabetit të tipit 2\, krahasuar me ata të cilët nuk janë ushqyer me qumësht gjiri. Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit të cilët janë ushqyer me gji ka dhënë rezultate më të mira në testet e inteligjencës. \nPse jo ushqyerja me formulë për foshnjat? \nUshqyerja me formulë për foshnjat nuk përmban antitrupat të cilët janë në qumështin e gjirit\, dhe është e lidhur me disa rreziqe si sëmundjet me origjinë nga uji\, si rrjedhojë e përzierjes së pluhurit të qumështit me ujë jo të sigurtë. Kequshqyerja mund të shkaktohet edhe nga mbihollimi i qumështit me formulë. Nëse kemi përdorur qumësht me formulë\, por në mungesë të tij i japim qumësht gjiri\, ky nuk është një opsion pasi sasia e qumështit të gjirit është zvogëluar. \nFaza e futjes së ushqimeve plotësuese\nPër të plotësuar nevojat në rritje të foshnjave kur ato bëhen gjashtë muajsh duhet të fillohen ushqimet plotësuese\, por ushqyerja me gji duhet të vazhdojë. Ushqimet për fëmijën mund të përgatiten posaçërisht për të\, ose të modifikohen nga ushqimet e familjes. OBSH vë në dukje se: \n  \n\nUshqyerja me gji nuk duhet të pakësohet në momentin që fëmijës i fillohet edhe ushqyerja plotësuese.\nUshqimet plotësuese duhet të jepen me lugë ose gotë dhe jo me shishe.\nUshqimet duhet të jenë të pastra\, të sigurta dhe në dispozicion.\nFëmijëve të vegjël u duhet një kohë e mjaftueshme për t’u mësuar për të ngrënë ushqime të ngurta.\n\n  \n  \n  \nKëshilla për ju nëna që ushqeni fёmijёt me gji \n  \n\nPërdorni sa më shumë ujë dhe ushqime të lëngshme\, pasi 87 % e qumështit të gjirit përbëhet nga uji.\nPër të prodhuar 700-800 ml qumësht në ditë duhet të shtoni 500 kkal.\nDieta juaj duhet të jetë e shumëllojshme dhe e ekuilibruar.\nJu duhet të ushqeheni shpesh dhe pak\, sa herë ushqeni fëmijën tuaj\, 6-7 herë.\nKujdes higjienën e duarve\, të cilat duhet të lahen me ujë dhe sapun\, dhe atë të gjinjve që duhet të lahen vetëm me ujë.\nShmangni pirjen e duhanit\, nikotina e irriton dhe e lë pa gjumë fëmijën.\nPakësoni konsumin e alkoolit\, kafesë dhe pijeve të tjera eksituese; ato kalojnë në qumështin e gjirit dhe japin efekte negative te fëmija.\nKujdes me përdorimin e medikamenteve; edhe në sasi minimale ato kalojnë në qumështin e gjirit.\n\n  \n  \n  \nFakte nga vendi ynë për ushqyerjen me gji \n  \nSipas studimit të fundit kombëtar demografik dhe shëndetësor shqiptar ( ADHS viti 2008-09): \n  \n\nVetëm 43 % e fëmijëve të lindur në 5 vitet e fundit para studimit\, dhe që kishin marrë ushqim gjiri\, kishin filluar ushqyerjen me gji brenda një ore nga lindja.\n88% e fëmijëve nën moshën pesë vjeç kishin filluar ushqimin me gji brenda një dite nga\n19 % e fëmijëve të ushqyer me gji kishin marrë një ushqim para qumështit të gjirit.\nFëmijët ushqehen me gji për një periudhë mesatare prej 14\,6 muaj.\n39% e fëmijëve nën moshën 6 muaj janë ushqyer ekskluzivisht me gji.\nRreth 30 % e vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç në Shqipëri lidhet me kequshqyerjen\, dhe 18 % prej tyre mund t’i atribuohen ushqyerjes nënoptimale me gji.\n\n  \nEdhe njëherë rekomandimet që jepen janë: \n  \nQumështi i gjirit të nënës është i shëndetshëm\, i sigurt dhe praktik\, është në dispozicion në çdo moment dhe në çdo vend\, është në temperaturën dhe me përmbajtjen e duhur\, dhe është falas! \n  \nÇdokush në shoqëri duhet ta konsiderojë ushqyerjen me gji si një nga çështjet më të rëndësishme të shëndetit dhe të ushqyerjes\, dhe duhet nxitur\, promovuar dhe mbështetur! \n  \n  \n  \nPër më shumë informacion lexoni në faqen e internetit: \nwww.worldbreastfeedingweek.org \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/java-boterore-e-ushqyerjes-me-gji/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/08/poster-ushq-me-gji.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR