BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160623T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20160831T170000
DTSTAMP:20260608T041000
CREATED:20160601T102559Z
LAST-MODIFIED:20160623T103148Z
UID:3094-1466661600-1472655600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Të moshuarit dhe goditjet e të nxehtit - Këshilla për të shmangur ato
DESCRIPTION:Të moshuarit dhe goditjet e të nxehtit – Këshilla për të shmangur ato \nSë bashku me verën vjen edhe rreziku i goditjes nga të nxehtit. Për të përgatitur popullatën për këtë gjë\, Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare për Promocionin dhe Edukimin Shëndetësor\, kanë filluar një fushatë sensibilizimi me këshilla për kategori të ndryshme sociale. \nNë këtë kuadër\, për të moshuarit këshillohet që: \n\nMjediset e brendshme të banesës të mbahen në një temperaturë konstante rreth 26° C.\nTë moshuarit të mos dalin nga ora 11 – 18 nga shtëpia.\nGjatë gjithë kohës të konsumojnë lëngje jo shumë të ftohta.\nTë vishen me veshje me ngjyra të hapura prej lini ose pambuku.\n\nPërveç të moshuarve\, grupe të rrezikuara janë fëmijët\, foshnjat\, të sëmurët kronikë\, personat të cilët duhet të jenë të shoqëruar me kujdestarë\, dhe ata që kryejnë aktivitete fizike në mjedise të jashtme. \nNë rast se dikush ndihet keq nga i nxehti dhe është në pritje të ndihmës së kualifikuar është mirë që: \n\nPersoni të vendoset në një vend të freskët.\nT’i ftohet trupi duke e mbështjellë me një çarçaf të lagur ose duke e spërkatur me ujë.\nT’i jepet të pijë lëngje dhe të mos i jepet asnjë ilaç për uljen e temperaturës.\n\n  \nRregulla të arta për të nxehtin: \n\nMos dilni në orët e nxehta.\nVishni rroba të lehta.\nPini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta.\n\n  \nMjekët e familjes duhet të kenë parasysh se simptomat e të nxehtit të tepërt janë ngërçet\, edema\, skuqja e lëkurës\, goditja nga i nxehti dhe dehidratimi. I nxehti mund ta komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni\, nga problemet e zemrës dhe insuficenca renale\, ose që përdorin ilaçe që përkeqësojnë efektet e goditjes së të nxehtit. \nRekomandime për punonjësit e strukturave që kanë të shtruar të moshuar që kanë nevojë për ndihmë \nShenjat paralajmëruese që duhet të mbahen parasysh janë: \n\nZbehja\nMarramendja\nTë vjellët\nPulsi i dobët\nTemperatura e ngritur\n\nSi masë paraprake është mirë të errësohen dhomat dhe hapësirat e përbashkëta\, të mbahet një temperaturë me ajër të kondicionuar jo më poshtë se 25° C\, të kontrollohet hidratimi\, tensioni dhe temperatura e të shtruarve të moshuar. \nKëshilla për pediatrin në lidhje me goditjen nga të nxehtit \nMe ardhjen e verës\, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nisur një fushatë për të luftuar rreziqet e motit të nxehtë\, sidomos për sa i përket kategorive të njerëzve në nevojë\, si të moshuarit dhe fëmijët. Këto institucione kërkojnë që të mbështeten rregullat e fushatës me këshilla parandaluese\, dhe veçanërisht të përshtatshme për fëmijët\, adoleshentët dhe të moshuarit për t’u përballur gjatë verës\, në pushime dhe në qytet. \nDisa rregulla të cilat me siguri do të ndihmojnë për të mbrojtur shëndetin e të rinjve: \n\nMos u largoni nga shtëpia gjatë orëve të nxehta dhe mbroni dritaret nga dielli.\nPini një deri në dy litra ujë në ditë\, lëngje frutash etj.\nKonsumoni ushqime të lehta dhe të ndara në porcione.\nKonsumoni fruta të bollshme dhe perime të freskëta.\nFreskoni dhomat me ventilatorë apo kondicionerë\, me temperaturë jo poshtë 25° C.\nAjrosni makinën që është për një kohë të gjatë në diell\, duke hapur dyert dhe vënë kondicioner para se të lëvizni me të.\nPërdorni pajisjet e ruajtjes nga dielli dhe mos i liri fëmijët vetëm në makina.\nBëni banja dhe dushe\, por jo nën temperaturat 25° C.\nRuani ilaçet nga burimet e nxehtësisë dhe rrezet e drejtëpërdrejta të diellit.\nRuani në frigorifer të gjitha ilaçet që kërkojnë temperaturat jo më të larta se 25-30° C\, dhe të gjitha shishet e shurupeve apo ilaçet me pika\, të cilat sapo janë hapur.\n\nFëmijëve\, ashtu si të rriturve\, dielli u sjell përfitime të rëndësishme për humorin\, sistemin imunitar\, kockat dhe lëkurën. Ekspozimi i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm\, mund të ketë pasoja negative të tilla si djegie nga dielli\, dhe në një afat kohor më të gjatë\, fillimin e tumoreve\, përfshirë melanomat. \nKini kujdes:  \nMos ekspozoni fëmijët në diell deri në moshën gjashtë muaj; për të gjitha moshat përdorni kapele me strehë të gjerë dhe u lagni flokët shpesh\, u vini syze dielli me filtra të veçantë mbrojtjeje\, të çertifikuar me markën CE; përshtatni produkte për fëmijët\, kurrë mos përdorni produkte me faktorë mbrojtës më pak se 20\, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte rezistente ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50; u vishni rroba të gjera prej pambuku ose liri. \n \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/te-moshuarit-dhe-goditjet-e-te-nxehtit-keshilla-per-te-shmangur-ato/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/06/Koha-e-nxehte-temperaturat-e-larta.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160728T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20160803T170000
DTSTAMP:20260608T041000
CREATED:20160729T155626Z
LAST-MODIFIED:20160729T155914Z
UID:3111-1469685600-1470236400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:28 Korrik 2016\, Dita Botërore e Hepatitit
DESCRIPTION:Njih hepatitin – Vepro tani \nDita Botërore e Hepatitit\, 28 korrik 2016\, është një mundësi për të rritur përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me parandalimin e hepatitit dhe për t’u bërë thirrje partnerëve dhe shteteve anëtare për të mbështetur dhe çuar përpara Strategjinë e Parë Botërore të Shëndetit për Hepatitet Virale për 2016-2021\, e cila është miratuar gjatë Asamblesë 69 Botërore të Shëndetit\, maj 2016. \nStrategjia e re prezanton për herë të parë objektiva globale për hepatitin viral. Këto përfshijnë një reduktim 30% të rasteve të reja me hepatit B dhe C\, dhe një reduktim prej 10% të vdekshmërisë prej tij në vitin 2020. \nQasjet kryesore do të jenë: zgjerimi i programeve të vaksinimit për hepatitin B; fokusimi/ përqendrimi në parandalimin nga nëna tek fëmija të hepatitit B; përmirësimi i sigurisë së injeksioneve\, të gjakut dhe manipulimeve kirurgjike; shërbimet e “reduktimit të dëmit” për njerëzit të cilët injektojnë droga; rritja e qasjes në diagnostikimin dhe trajtimin e hepatitit B e C. \n  \nNjih hepatitin – Vepro tani \nNë Ditën Botërore të Hepatitit 2016\, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje politikëbërësve\, stafit shëndetësor dhe publikut “të njohin hepatitin\, të veprojnë tani”. \nOBSH-ja i bën thirrje atyre që të informohen në lidhje me infeksionin\, të marrin veprime pozitive për të njohur statusin e tyre duke u testuar\, dhe më në fund të kërkojnë trajtim për të reduktuar vdekjet e panevojshme nga ky infeksion i parandalueshëm dhe i trajtueshëm. \nAktivitetet do të zhvillohen në mbarë botën për të përmirësuar njohuritë e publikut për rrezikun e hepatitit\, dhe për të përmirësuar qasjen ndaj shërbimeve të testimit dhe trajtimit të hepatitit. \nHepatiti viral – një grup i sëmundjeve infektive të njohura si hepatiti A\, B\, C\, D dhe E – ndikon jetën e qindra miliona njerëzve në mbarë botën\, duke shkaktuar sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë dhe vrasjen e afër 1.4 milionë njerëzve çdo vit\, kryesisht nga hepatiti B dhe C. Është vlerësuar se vetëm 5% e njerëzve me hepatit kronik e dinë që janë të infektuar\, dhe më pak se 1% e tyre kanë qasje në trajtim. \nMesazhet kryesore të Ditës Botërore të Hepatitit 2016 \nNjih hepatin – A JE NË RREZIK? \nHepatiti viral B dhe C prek 400 milionë njerëz në gjithë botën. 130-150 milionë njerëz kanë hepatit kronik C. Hepatiti shkakton 80% të vdekjeve prej kancerit të mëlçisë. Duke pasur parasysh madhësinë e epidemisë\, çdokush dhe të gjithë mund të jetë në rrezik.  \nNjih hepatin – TESTOHU \nRreth 95% e njerëzve me hepatit nuk janë në dijeni të infeksionit të tyre. Në shumë vende\, testet e hepatitit janë komplekse dhe mund të jenë të kushtueshme\, por udhëzuesi i OBSH-së mbi testimin për hepatitin do t’u japë vendeve këshilla për strategji të thjeshta testimi që do t’i ndihmojnë ata për të mundësuar shërbime testimi për hepatitin. \nNjih hepatin – KËRKO TRAJTIM \nGlobalisht\, mungesa e ndërgjegjësimit dhe qasja e dobët ndaj shërbimeve të trajtimit të hepatiteve do të thotë se\, shumica e njerëzve që kanë nevojë për trajtim nuk e marrin atë. \nMbi 90% e njerëzve me hepatit C mund të shërohen plotësisht nga virusi brenda 3-6 muajve. \nTrajtimi i duhur i hepatitit B dhe C mund të parandalojë zhvillimin e shumicës së komplikacioneve të rrezikshme për jetën prej sëmundjeve kronike të mëlçisë shkaktuar nga hepatiti; cirozë dhe kancer i mëlçisë. \nOBSH-ja këshillon që me rritjen e shkallës së trajtimit\, 7 milionë jetë mund të shpëtohen mes viteve 2015 dhe 2030\, me mjaft përfitime ekonomike. \nHEPATITI B \nFakte kryesore \n\nHepatiti B është një infeksion viral i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B\, që mund të shkaktojë infeksion akut dhe kronik të saj.\nVirusi i hepatitit B transmetohet nëpërmjet kontaktit me gjakun ose lëngje të tjera trupore (p.sh. sperma apo sekrecionet vaginale) të një personi të infektuar.\nVlerësohet se rreth 240 milionë njerëz janë me infeksion kronik të hepatitit B.\nMë tepër se 686.000 persona vdesin çdo vit nga hepatiti B; duke përfshirë cirrozën dhe kancerin e mëlçisë.\nHepatiti B është një rrezik i rëndësishëm në punë për punonjësit e shëndetësisë.\nMegjithatë\, hepatiti B mund të parandalohet me vaksinën e sigurt dhe efektive që aktualisht është në dispozicion.\n\n______________________________________________________________________________ \n  \nHepatiti B është një infeksion i mëlçisë i rrezikshëm për jetën\, që shkaktohet nga virusi i hepatitit B. Hepatiti B është problem madhor global shëndetësor. Ai mund të shkaktojë sëmundje kronike të mëlçisë\, dhe i vë njerëzit në rrezik të lartë vdekjeje nga cirroza dhe kanceri i mëlçisë. Kanceri i mëlçisë është pothuajse gjithmonë fatal\, dhe shpesh zhvillohet te persona në moshën më produktive. \nTransmetimi \nVirusi i hepatitit B mund të mbijetojë jashtë trupit së paku për 7 ditë. Gjatë kësaj kohe\, virusi mund të shkaktojë infeksion nëse hyn në trupin e një personi i cili nuk është i mbrojtur nga vaksina. Në zonat me përhapje të gjerë të hepatitit B\, zakonisht ai përhapet nga nëna tek fëmija gjatë lindjes\, ose gjatë ekspozimit ndaj gjakut të infektuar\, nga një fëmijë i infektuar tek një fëmijë i painfektuar gjatë 5 viteve të para të jetës. Gjithashtu virusi i hepatitit B transmetohet nëpërmjet kontaktit me gjakun e infektuar apo me lëngje të tjera të trupit (si lëngjet vaginale\, menstruale\, sperma) të një personi të infektuar. \nTransmetimi seksual i hepatitit B mund të ndodhë veçanërisht në meshkujt e pavaksinuar që  kryejnë seks me meshkuj\, te personat heteroseksualë që kanë shumë partnerë seksualë\, si dhe nga kontaktet me punonjësit e seksit. Transmetimi i virusit mund të ndodhë edhe nëpërmjet ripërdorimit të ageve e shiringave në mjediset e kujdesit shëndetësor\, ose në persona që injektojnë drogë. Përveç kësaj\, infeksioni mund ndodhë gjatë procedurave mjekësore\, kirurgjike dhe dentare\, bërjes së tatuazheve\, ose nëpërmjet përdorimit të makinave të  rrojes dhe objekteve të ngjashme që janë të ndotura me gjak të infektuar. \nShenjat \nShumica e njerëzve nuk përjetojnë asnjë shenjë gjatë fazës akute të infeksionit. Megjithatë\, disa njerëz shfaqin shenja që zgjasin disa javë duke përfshirë zverdhje të lëkurës dhe syve\, urinë të errët\, lodhje ekstreme\, të përziera\, të vjella dhe dhimbje barku. Një pjesë e personave me hepatit mund të zhvillojnë dëmtim akut të mëlçisë që mund të çojë në vdekje. Te disa njerëz\, virusi i hepatitit B mund të shkaktojë infeksion kronik të mëlçisë\, që më vonë mund të kalojë në cirrozë dhe kancer të mëlçisë. Mbi 90% e të rriturve të cilët janë të infektuar me virusin e hepatitit B por që nuk kanë komplikacione\, do të shërohen natyrshëm nga virusi brenda vitit të parë.                                \nKush është në rrezik për infeksion kronik të mëlçisë \nGjasat që infeksioni me virusin e hepatitit B të bëhet kronik\, varet nga mosha në të cilën një person infektohet. Fëmijët më të vegjël se 6 vjeç të cilët infektohen me virusin e hepatitit B kanë më shumë gjasa për të zhvilluar infeksione kronike: 80-90% e foshnjave të infektuara gjatë vitit të parë të jetës\, dhe 30-50% e fëmijëve të infektuar para moshës 6 vjeç zhvillojnë infeksion kronik. Ndërsa më pak se 5% e të rriturve që janë të infektuar do të zhvillojnë infeksion kronik; rreth 20-30% e të rriturve me infeksion kronik do të zhvillojnë cirrozë dhe/ose kancer të mëlçisë. \nDiagnoza \nNga shenjat klinike nuk mund të diferencohet hepatiti B nga hepatiti i shkaktuar nga agjentë të tjerë viral; kështu konfirmimi laboratorik i diagnozës është thelbësor. Një numër testesh gjaku janë në dispozicion për të diagnostikuar njerëzit me hepatit B. Ato mund të përdoren edhe për të dalluar infeksionet akute dhe kronike. \nDiagnoza laboratorike e infeksionit të hepatitit B fokusohet në zbulimin e antigjenit të virusit të hepatitit B-HBsAg. OBSH-ja rekomandon që të gjitha dhurimet e gjakut të testohen për hepatit B për sigurinë e gjakut\, për të shmangur transmetimin aksidental për njerëzit që marrin produktet e gjakut. Prania e HBsAg për të paktën 6 muaj është shënues kryesor i rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë-cirrozës dhe kancerit të mëlçisë.  \nTrajtimi \nNuk ka trajtim specifik për hepatitin akut B. Hepatiti kronik B mund të trajtohet me medikamente\, duke përfshirë preparate antivirale nga goja. Trajtimi mund të ngadalësojë progresin e cirrozës së mëlçisë\, redukton incidencën e kancerit të mëlçisë dhe përmirëson mbijetesën afatgjatë. Në shumicën e njerëzve trajtimi nuk shëron infeksionin e hepatitit B\, por vetëm pengon shtimin e virusit. Prandaj shumica e njerëzve që fillojnë trajtimin e hepatitit B duhet ta vazhdojnë atë gjithë jetën. \nParandalimi \nNjë vaksinë kundër hepatitit B është në dispozicion që nga viti 1982\, duke parandaluar infeksionin dhe pasojat kronike të tij. Vaksina është 95% e efektshme në parandalimin e infeksionit dhe pasojave kronike të tij\, hepatitit kronik\, cirrozës dhe kancerit të mëlçisë. \nVaksina e hepatitit B është shtylla e parandalimit të hepatitit B. OBSH-ja rekomandon që gjithë fëmijët të marrin vaksinën e hepatitit B sa më shpejt të jetë e mundur pas lindjes\, mundësisht brenda 24 orëve. Kjo dozë pasohet nga 2-3 doza të tjera për të përfunduar gjithë skemën e vaksinimit. \nGjithashtu\, duhet të vaksinohen grupet me rrezik të lartë si: \n·         Njerëzit të cilët shpesh kanë nevojë për gjak apo produkte të tij\, pacientët që bëjnë dializë\, si dhe marrësit e transplatimit të organeve (OBSH-ja rekomandon që gjaku i dhuruar të testohet për hepatit B\, për të shmangur transmetimin te njerëzit që marrin produkte gjaku). \n·         Të burgosurit. \n·         Personat që injektojnë drogë. \n·         Familjarët dhe partnerët seksualë të personave me infeksion kronik të hepatitit B. \n·         Personat me shumë partnerë seksualë. \n·         Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata të cilët mund të jenë të ekspozuar ndaj gjakut dhe produkteve të tij gjatë punës së tyre. \n·         Udhëtarët që nuk kanë përfunduar skemën e tyre të vaksinimit të hepatitit B\, të cilëve duhet t’u ofrohet vaksina para se të nisen në zonat endemike. Vaksina ka një siguri dhe efektivitet të lartë. Përveç kësaj\, zbatimi i strategjive të tjera të sigurisë të gjakut\, duke përfshirë sigurimin e testimit të të gjithë gjakut të dhuruar dhe komponentëve të tij të përdorur për transfuzion\, mund të parandalojë transmetimin e virusit të hepatitit B. Praktikat e injeksioneve të sigurta\, duke eliminuar injeksionet e panevojshme dhe të pasigurta\, mund të jetë strategji efektive për t’u mbrojtur kundër transmetimit të virusit të hepatitit B. Gjithashtu\, praktikat më të sigurta seksuale\, duke përfshirë minimizimin e numrit të partnerëve e përdorimin e masave mbrojtëse (prezervativë) mbrojnë kundër transmetimit të virusit të hepatitit B.  \nHEPATITI C \nFakte kryesore \n\nHepatiti C është një sëmundje e mëlçisë e shkaktuar nga virusi i hepatitit C.\nVirusi mund të shkaktojë si hepatit akut ashtu edhe hepatit kronik. Hepatiti C mund të shkojë nga një sëmundje e lehtë që zgjat disa javë\, deri në një gjendje të rëndë apo të përjetshme që mund të çojë në cirrozë apo kancer të mëlçisë.\nVirusi i hepatitit C transmetohet nëpërmjet kontaktit me gjakun e infektuar. Mënyrat më të zakonshme të infeksionit janë nëpërmjet praktikave të pasigurta të injektimit\, sterilizimit të papërshtatshëm të pajisjeve mjekësore në disa mjedise të kujdesit shëndetësor\, si dhe gjakut dhe produkteve të tij të pakontrolluara.\n130-150 milionë njerëz në nivel global kanë hepatit kronik C. Një numër i konsiderueshëm i personave me infeksion kronik do të zhvillojnë cirrozë ose kancer të mëlçisë. Në 25% të pacientëve me kancer të mëlçisë\, shkaku kryesor është hepatiti C.\nÇdo vit\, 700.000 njerëz vdesin nga sëmundje të mëlçisë të lidhura me hepatitin C.\nMedikamentet antivirale mund të kurojnë gati 90% të personave me hepatit C\, dhe të reduktojnë rrezikun e zhvillimit të cirrozës dhe kancerit të mëlçisë\, por mundësia për diagnostikim dhe trajtim është e ulët.\nAktualisht nuk ka vaksinë për hepatitin C\, megjithatë studimet në këtë fushë vazhdojnë.\n\n______________________________________________________________________________ \n  \nInfeksioni nga virusi i hepatitit C shkakton hepatit akut dhe kronik. Infeksioni akut nga virusi i hepatitit C zakonisht është pa shenja. Rreth 15-45% e personave të infektuar pastrohen në mënyrë spontane nga virusi\, brenda 6 muajve të infektimit pa asnjë lloj trajtimi. Pjesa e mbetur prej 55-85% e këtyre personave zhvillojnë hepatitin C kronik\, ku rreziku i cirrozës së mëlçisë është 15-30% brenda 20 viteve. \nHepatiti C është i përhapur në mbarë botën. Ka variacione të shumta të virusit të hepatitit C dhe shpërndarja e tyre ndryshon sipas rajonit/vendeve. Në varësi të vendit\, hepatiti C mund të përthapet në popullata të veçanta (p.sh. ata që injektojnë drogë) dhe/ose  te popullata e përgjithshme. \nSi transmetohet \nVirusi i hepatitit C është një virus që zakonisht transmetohet: \n\nDuke injektuar drogë nëpërmjet shkëmbimit të pajisjeve të injektimit.\nNë institucionet shëndetësore për shkak të ripërdorimit apo sterilizimin jo adekuat të pajisjeve mjekësore.\nNëpërmjet transfuzionit të gjakut dhe produkteve të tij të pakontrolluara.\n\nHepatiti C mund të përhapet edhe nëpërmjet rrugës seksuale dhe të kalojë nga një nënë e infektuar tek bebi i saj; megjithatë këto mënyra transmetimi janë shumë më pak të zakonshme. \nHepatiti C nuk përhapet nëpërmjet qumështit të gjirit\, ushqimit ose ujit\, apo nga kontaktet e përditshme të tilla si puthja\, përqafimi\, ngrënia e ushqimit ose pirja nga një person i infektuar. \nCilat janë shenjat e hepatitit C   \nPeriudha e inkubacionit për hepatitin C është 2 javë deri 6 muaj. Pas infektimit fillestar\, përafërsisht 80% e njerëzve nuk shfaqin asnjë simptomë. Ata njerëz që shfaqin shenja mund të kenë ethe\, lodhje\, rënie të oreksit\, të përziera\, të vjella\, dhimbje barku\, urinë të errët\, fece të çngjyrosura në gri\, dhimbje të kyçeve\, si dhe zverdhje të lëkurës dhe të bardhës së syve. \nSi vendoset diagnoza \nPër shkak të faktit se infeksioni akut me virusin e hepatitit C është zakonisht asimptomatik\, diagnoza e hershme e infeksionit është e rrallë. Tek ata njerëz që zhvillojnë infeksionin kronik\, infeksioni mund të mbetet i padiagnostikuar deri kur shfaqen dëmtime serioze të mëlçisë. \nInfeksioni me virusin e hepatitit C diagnostikohet në 2 hapa: \n  \n\nKontrolli për antitrupat antivirus C\, me një test serologjik i cili identifikon personat që kanë qenë të infektuar me virusin e hepatitit C.\nNëse testi është pozitiv për antitrupat C\, një test tjetër (RNA) është i nevojshëm për të konfirmuar infeksionin kronik. Kjo sepse rreth 15-45% e njerëzve të infektuar me virusin e hepatitit C pastrohen spontanisht prej infeksionit nga një përgjigje e fortë imunitare e organizmit\, pa patur nevojë për trajtim. Edhe pse nuk janë më të infektuar\, ata ende do të rezultojnë pozitivë për antitrupat antivirus C.\n\n  \nPërveç kësaj\, këta persona duhet të bëjnë një test laboratorik për të identifikuar gjenotipin/llojin e virusit të hepatitit C. Kjo për arsye se a) ka disa (6) gjenotipe të virusit të hepatitit C\, b) personat e infektuar reagojnë në mënyra të ndryshme nga trajtimi c) është e mundur që një person të infektohet me më shumë se një gjenotip. Të dyja së bashku\, shkalla e dëmtimit të mëlçisë dhe gjenotipi i virusit përdoren për të marrë vendimet e trajtimit dhe menaxhimit të sëmundjes. \nPasi personi është diagnostikuar me infeksion kronik të hepatitit C\, ai duhet të bëjë një vlerësim të shkallës së dëmtimit të mëlçisë (nëse ka fibrozë apo cirrozë). Kjo arrihet nëpërmjet bërjes së biopsisë së mëlçisë ose shumë testeve të tjera. \n  \nDiagnoza e hershme mund të parandalojë problemet shëndetësore që mund të rezultojnë nga infeksioni\, si dhe të parandalojë transmetimin e virusit te të tjerët. \n  \nOBSH-ja rekomandon testimin për njerëzit që mund të jenë në rrezik për infeksion si : \n\nPersonat që injektojnë droga dhe ata që marrin drogë intranazale.\nPersonat që marrin gjak/produkte të gjakut të infektuara\, ose që i janë nënshtruar procedurave invazive në shërbime shëndetësore me praktika të papërshtatshme të kontrollit të infeksionit.\nFëmijët e lindur nga nënat e infektuara me virusin e hepatitit C.\nPersonat me partnerë seksualë të cilët janë të infektuar me virusin e hepatitit C.\nPersonat me infeksionin HIV.\nTë burgosurit apo ata që kanë qenë më parë të burgosur.\nPersonat të cilët kanë bërë tatuazhe apo piercings.\n\n  \nSi trajtohet \n  \nHepatiti C jo gjithmonë kërkon trajtim\, mbasi te disa njerëz një përgjigje e fortë imunitare  pastron infeksionin dhe te disa të tjerë me infeksion kronik nuk zhvillon dëmtime të mëlçisë. Kur trajtimi është i nevojshëm duhet përzgjedhur me kujdes\, me qëllim përcaktimin e metodës më të përshtatshme për pacientin. Kjo mbasi mjekimi varet nga disa faktorë\, midis të cilëve nënlloji i virusit të hepatitit C dhe tipi i mjekimit të dhënë. \nTrajtimi aktual standard për hepatitin C është duke ndryshuar me shpejtësi. Deri kohët e fundit\, trajtimi i hepatitit C është bazuar në terapinë me interferon e ribavirinë\, e cila kërkonte injeksione javore. Kohët e fundit janë zhvilluar preparate të reja antivirale që janë shumë më efektive\, më të sigurta dhe të toleruara më mirë nga organizmi se terapitë e vjetra. Kjo terapi mund të shërojë shumicën e personave me hepatit C\, trajtimi është më i shkurtër dhe më i sigurt. \n  \nParandalimi \n\nParandalimi parësor\n\n  \nAkoma nuk ka vaksinë për hepatitin C\, megjithatë rreziku i infeksionit mund të reduktohet duke shmangur rrezikun e ekspozimit ndaj infektimit si: injeksionet e panevojshme dhe të pasigurta\, produktet e pasigurta të gjakut\, grumbullimin e pasigurt të shiringave e mbetjeve\, përdorimin e drogave të paligjshme dhe shkëmbimin ë mjeteve të injektimit\, seksin e pambrojtur me njerëz të infektuar me hepatit C\, ndarjen e sendeve personale të mprehta që mund të jenë ndotur me gjak të infektuar\, bërjen e tatuazheve\, piercings dhe akupunkturën me pajisje të infektuara. \nOBSH-ja rekomandon një listë të ndërhyrjeve parandaluese parësore: \n\nHigjiena e duarve: duke përfshirë larjen e duarve dhe përdorimin e dorezave;\ntrajtimi i sigurt dhe asgjësimi i mjeteve të mprehta dhe i mbeturinave;\nofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse-reduktimi i dëmit te njerëzit që injektojnë droga\, duke përfshirë pajisjet sterile injektuese;\ntestimi i gjakut të dhuruar për hepatitin C dhe B (si HIV dhe sifilis);\ntrajnimi i personelit shëndetësor;\npromovimi i përdorimit të saktë dhe konsistent të kondomëve.\n\n  \n\nParandalimi dytësor dhe tretësor\n\n  \nPër njerëzit e infektuar me virusin e hepatitit C\, OBSh-ja rekomandon: \n\nEdukimin dhe këshillimin mbi mundësitë që ekzistojnë për parandalim\, kujdesin dhe trajtimin.\nVaksinimin kundër hepatitit A e B për të parandaluar bashkëinfeksionin nga këto lloj virusesh për të mbrojtur mëlçinë.\nMenaxhimin e hershëm dhe të përshtatshëm mjekësor\, duke përfshirë terapinë antivirale nëse është e përshtatshme.\nMonitorimin e rregullt për diagnostikimin e hershëm të hepatitit kronik.\n\n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/28-korrik-2016-dita-boterore-e-hepatitit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/07/Posteri-i-Hepatiti.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160801T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20160810T170000
DTSTAMP:20260608T041000
CREATED:20160801T060324Z
LAST-MODIFIED:20160802T060523Z
UID:3144-1470031200-1470841200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Java Botërore e Ushqyerjes me Gji
DESCRIPTION:Java Botërore e Ushqyerjes me Gji \n  \nJava Botërore e Ushqyerjes me Gji është një aksion madhor i cili zhvillohet çdo vit në rang botëror gjatë muajit Gusht. Kjo javë organizohet nga WABA (Aleanca Botërore për Veprim për Ushqyerjen me Gji) me mbështetjen e fuqishme të UNICEF dhe OBSH-së. Çdo vit përzgjidhet një temë e veçantë mbi të cilën organizohet Java Botërore e Ushqyerjes me Gji\, dhe jepen rekomandimet për aktivitete të ndryshme në të gjitha vendet e botës që e promovojnё këtë javë. \n  \nQeveritë dhe Kombet e Bashkuara (KB) në vitin 1990 vendosën Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZhM) për të luftuar varfërinë dhe për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm në mënyrë të plotë deri në vitin 2015. Ky vit është viti i fundit për të vlerësuar progresin në arritjen e objektivave të mijëvjeçarit\, ndaj dhe tema e këtij viti për Javën Botërore të Ushqyerjes me Gji është në përgjigje të këtyre objektivave të mijëvjeçarit. \n  \nQëllimi i Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji është nxitja dhe inkurajimi për ushqyerjen me gji të foshnjave për të përmirësuar shëndetin e tyre. Mbrojtja\, promovimi dhe mbështetja e ushqyerjes me gji është një qëllim i vlefshëm\, qё synon rritjen e fёmijёve tё shёndetёshёm. \nJava botërore e ushqyerjes me gji thekson rëndësinë e rritjes\, ruajtjes\, mbrojtjes\, promovimit dhe mbështetjes sё ushqyerjes me gji\, si dhe angazhimin sa më shumë që të jetë e mundur të grupeve dhe njerëzve të moshave të ndryshme. \n  \nMesazhi për javën e ushqyerjes me gji këtë vit është: \n“ Ushqyerja me gji – një çelёs pёr zhvillimin e qёndrueshёm”. \n  \nUshqyerja me gji është mënyrë e pazëvendësueshme e sigurimit të një ushqimi ideal për  mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës\, dhe  duhet të jetë domosdoshmërisht ushqimi i zgjedhur për fëmijën në muajt e parë të jetës. \n  \nQumështi i gjirit  \n  \nQumështi i gjirit i pari\, 3-4 ditët e para pas lindjes\, është si lëng i trashë\, i verdhë dhe quhet kulloshtër. Fëmija nuk duhet ta humbasë kulloshtrën pasi ajo është e pasur me proteina\, kripëra minerale dhe mbi të gjitha me disa faktorë mbrojtës si imunoglobulina A ose IgA\, që mbron aparatin tretës dhe respirator të fëmijës nga viruse\, baktere apo substanca “ të huaja” që mund të provokojnë reaksione alergjike. \nQumështi “i dytë” ose i tranzicionit vjen rreth ditës së 3-4. Ai merr pamje më të qartë\, më kremoze dhe të yndyrshme. Në këtë fazë qumështi përmban më shumë sheqerna të domosdoshme për rritjen e indeve cerebrale\, dhe yndyrna që shërbejnë si burim energjie. \nQumështi përfundimtar vjen brenda 10 ditësh. Ai është tashmë më i lëngshëm dhe me shije më të ëmbël\, sepse uji është elementi kryesor i tij. Kjo pamje më e hollë e qumështit nuk duhet t’i bëjë nënat të mendojnë se qumështi i tyre nuk është më i ushqyeshëm. \nQumështi i gjirit përmban të gjitha elementet e nevojshme në sasi dhe cilësi\, dhe është i tretshëm. \nAi përmban: 88% ujë\, proteina\, yndyrna\, sheqerna\, vitamina e kripëra minerale. \nVetëm Qumështi i gjirit përmban lëndët apo trupëzat mbrojtëse. \n  \nUshqyerja me gji  \n  \n\nPër rritjen\, shëndetin dhe zhvillimin më të mirë të foshnjës\, si dhe shëndet më të mirë të nënës\, foshnjat duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri 6 muajt e parë të jetës.\nFoshnja duhet të vendoset në gji brenda orës së parë pas lindjes sepse nxit lidhjen shpirtërore mes nënës dhe fëmijës\, dhe nxit refleksin e thithjes. Asgjë tjetër nuk i duhet dhënë foshnjës përpara se të nisë të pijë gji.\nFoshnja duhet të ushqehet në bazë të kërkesës që ka\, pra sa herë të dojë dhe aq gjatë sa të dojë foshnja. Sa më shumë të thithë fëmija\, aq më shumë qumësht prodhohet. Në ditët e para bebi mund ta kërkojë gjirin edhe 10 herë në ditë\, por më pas do të stabilizohet në 6-7 herë në ditë\, me interval 4 orë gjatë ditës dhe 8 orë gjatë natës.\nTë ushqyerit vetëm me qumësht gjiri nënkupton që foshnja të pijë vetëm qumështin e nënës dhe të mos pijë asgjë tjetër\, as ujë.\nQumështi i gjirit siguron të gjithë ushqimin dhe ujin për të cilin foshnja ka nevojë gjatë 6 muajve të parë.\nFoshnja nuk ka nevojë për ujë\, madje as në një ditë të nxehtë\, pasi ujin e nevojshëm e merr nëpërmjet qumështit të gjirit.\nNëse një foshnjë pi ujë\, do të pijë më pak gji dhe do të jetë më pak i mirëushqyer.\nFoshnja duhet të ushqehet në njërin gji deri sa ta ketë zbrazur atë\, në mënyrë që foshnja të marrë edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit\, ai është i pasur në ujë dhe sheqer\, për të qetësuar urinë dhe etjen e bebit\, më pas pasurohet me proteinat që sherbejnë për t’u rritur\, dhe vetëm në fund me yndyrnat që janë burim energjie. Pra fëmija nuk duhet të humbasë asnjë nga këto përbërës të gjirit.\nUshqyerja me gji është zakonisht energjike në 5 minutat e para dhe më pas\, bebi bën një pushim që nuk zgjat më shumë se 20 minuta. Nëse fëmijën e zë gjumi për një kohë më të gjatë se 4-5 orë\, nuk duhet zgjuar për ta ushqyer.\nKur nëna është sëmurë\, fëmija nuk duhet të largohet prej saj pasi qumështi i gjiri mbron foshnjën nga infeksioni.\nNëse është e mundur foshnja nuk duhet të ushqehet artificialisht. Të ushqyerit artificial çon në një inteligjencë më të ulët\, shëndet më të dobët për foshnjën dhe rreziqe shëndetësore për nënën.\nTë ushqyerit me gji duhet të vazhdojë deri në dy vjeç e sipër\, pasi qumështi i gjirit ndihmon foshnjën të luftojë sëmundjet. Ai është burimi i vetëm për marrjen e trupëzave mbrojtëse.\nFëmijët duhet të ushqehen me gji dhe me ushqime shtesë pas 6 muajve.\nQumështi i gjirit mund të sigurojë gjysmën ose pjesën më të madhe të nevojave ushqyese të foshnjës nga 6 deri në 12 muajsh\, dhe 1/3 ose më shumë të foshnjës nga 12 – 14 muajsh.\n\n  \n  \nPërfitimet prej ushqyerjes me gji  \n  \nPërfitimet shëndetësore për foshnjat \nQumështi i gjirit është ushqimi ideal për të porsalindurit dhe për foshnjat. Ai i jep foshnjave të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për të cilat ata kanë nevojë për një zhvillim të shëndetshëm. Qumështi i gjirit është i sigurt\, përmban antitrupa dhe mbron foshnjat nga sëmundjet e zakonshme të fëmijërisë siç janë diarreja dhe pneumonia\, të cilat janë dy shkaktarët kryesore të vdekshmërisë foshnjore në mbarë botën. Qumështi i gjirit është i arritshëm dhe i përballueshëm\, ç’ka ndihmon për të siguruar që foshnja të marrë ushqim të mjaftueshëm. \nPërfitimet shëndetësore për nënat \nNga ushqyerja me gji e fëmijës përfitime shëndetësore kanë edhe nënat. Ushqyerja ekskluzivisht me gji e fëmijës shkakton tek nëna mungesë të ciklit menstrual\, duke e bërë atë një metodë natyrore të kontrollit të shtatzanive (lindjeve). Ajo redukton gjithashtu rrezikun e kancerit të gjirit dhe të vezoreve më vonë në jetë\, ndihmon femrat të kthehen në peshën e tyre të parashtatzënisë më shpejt\, dhe ul obezitetin. \nPërfitimet afatgjata në shëndetin e fëmijëve \nUshqyerja me gji tek fëmijët përveç përfitimeve shëndetësore të menjëhershme jep edhe përfitime shëndetësore përgjatë jetës. Të rriturit të cilët janë ushqyer me gji shpesh kanë presionin e gjakut të ulët dhe kolesterol më të ulët\, gjithashtu kanë dhe nivele të ulëta të mbipeshës\, obezitetit dhe diabetit të tipit 2\, krahasuar me ata të cilët nuk janë ushqyer me qumësht gjiri. Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit të cilët janë ushqyer me gji ka dhënë rezultate më të mira në testet e inteligjencës. \nPse jo ushqyerja me formulë për foshnjat? \nUshqyerja me formulë për foshnjat nuk përmban antitrupat të cilët janë në qumështin e gjirit\, dhe është e lidhur me disa rreziqe si sëmundjet me origjinë nga uji\, si rrjedhojë e përzierjes së pluhurit të qumështit me ujë jo të sigurtë. Kequshqyerja mund të shkaktohet edhe nga mbihollimi i qumështit me formulë. Nëse kemi përdorur qumësht me formulë\, por në mungesë të tij i japim qumësht gjiri\, ky nuk është një opsion pasi sasia e qumështit të gjirit është zvogëluar. \nFaza e futjes së ushqimeve plotësuese\nPër të plotësuar nevojat në rritje të foshnjave kur ato bëhen gjashtë muajsh duhet të fillohen ushqimet plotësuese\, por ushqyerja me gji duhet të vazhdojë. Ushqimet për fëmijën mund të përgatiten posaçërisht për të\, ose të modifikohen nga ushqimet e familjes. OBSH vë në dukje se: \n  \n\nUshqyerja me gji nuk duhet të pakësohet në momentin që fëmijës i fillohet edhe ushqyerja plotësuese.\nUshqimet plotësuese duhet të jepen me lugë ose gotë dhe jo me shishe.\nUshqimet duhet të jenë të pastra\, të sigurta dhe në dispozicion.\nFëmijëve të vegjël u duhet një kohë e mjaftueshme për t’u mësuar për të ngrënë ushqime të ngurta.\n\n  \n  \n  \nKëshilla për ju nëna që ushqeni fёmijёt me gji \n  \n\nPërdorni sa më shumë ujë dhe ushqime të lëngshme\, pasi 87 % e qumështit të gjirit përbëhet nga uji.\nPër të prodhuar 700-800 ml qumësht në ditë duhet të shtoni 500 kkal.\nDieta juaj duhet të jetë e shumëllojshme dhe e ekuilibruar.\nJu duhet të ushqeheni shpesh dhe pak\, sa herë ushqeni fëmijën tuaj\, 6-7 herë.\nKujdes higjienën e duarve\, të cilat duhet të lahen me ujë dhe sapun\, dhe atë të gjinjve që duhet të lahen vetëm me ujë.\nShmangni pirjen e duhanit\, nikotina e irriton dhe e lë pa gjumë fëmijën.\nPakësoni konsumin e alkoolit\, kafesë dhe pijeve të tjera eksituese; ato kalojnë në qumështin e gjirit dhe japin efekte negative te fëmija.\nKujdes me përdorimin e medikamenteve; edhe në sasi minimale ato kalojnë në qumështin e gjirit.\n\n  \n  \n  \nFakte nga vendi ynë për ushqyerjen me gji \n  \nSipas studimit të fundit kombëtar demografik dhe shëndetësor shqiptar ( ADHS viti 2008-09): \n  \n\nVetëm 43 % e fëmijëve të lindur në 5 vitet e fundit para studimit\, dhe që kishin marrë ushqim gjiri\, kishin filluar ushqyerjen me gji brenda një ore nga lindja.\n88% e fëmijëve nën moshën pesë vjeç kishin filluar ushqimin me gji brenda një dite nga\n19 % e fëmijëve të ushqyer me gji kishin marrë një ushqim para qumështit të gjirit.\nFëmijët ushqehen me gji për një periudhë mesatare prej 14\,6 muaj.\n39% e fëmijëve nën moshën 6 muaj janë ushqyer ekskluzivisht me gji.\nRreth 30 % e vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç në Shqipëri lidhet me kequshqyerjen\, dhe 18 % prej tyre mund t’i atribuohen ushqyerjes nënoptimale me gji.\n\n  \nEdhe njëherë rekomandimet që jepen janë: \n  \nQumështi i gjirit të nënës është i shëndetshëm\, i sigurt dhe praktik\, është në dispozicion në çdo moment dhe në çdo vend\, është në temperaturën dhe me përmbajtjen e duhur\, dhe është falas! \n  \nÇdokush në shoqëri duhet ta konsiderojë ushqyerjen me gji si një nga çështjet më të rëndësishme të shëndetit dhe të ushqyerjes\, dhe duhet nxitur\, promovuar dhe mbështetur! \n  \n  \n  \nPër më shumë informacion lexoni në faqen e internetit: \nwww.worldbreastfeedingweek.org \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/java-boterore-e-ushqyerjes-me-gji/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/08/poster-ushq-me-gji.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR