BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160606T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20160705T120000
DTSTAMP:20260608T191545
CREATED:20160605T082200Z
LAST-MODIFIED:20160605T082200Z
UID:3084-1465164000-1467712800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Rekomandime Dietike për Muajin e Ramazanit
DESCRIPTION:REKOMANDIME DIETIKE PËR MUAJIN E RAMAZANIT \n  \nJeta shoqërore gjatë muajit të Ramazanit është veçanërisht aktive: besimtarët presin miq ose priten nga  të afërm\, miq e të njohur. Ndërkohë\, këto vizita janë të përqendruara kryesisht përgjatë kohës së vaktit që ndërpret agjërimin\, i cili është një vakt mjaft i bollshëm dhe festiv\, ku shërbehen ushqimet më të mira. \nBesimtarët agjërojnë gjatë ditës\, dhe qëndrojnë zgjuar dhe ushqehen gjatë orëve të mbrëmjes\, por pa ushtruar aktivitet fizik. Si pasojë\, shumë prej tyre shtojnë në peshë gjatë muajit të Ramazanit\, ndërkohë që kontrolli i njerëzve me diabet bëhet më i vështirë për arsye të adoptimit të zakoneve të pashëndetshme të ushqyerjes. \nRekomandime për mënyrën e ushqyerjes dhe kujdesin për shendetin gjatë këtj muaji: \n\nKëtë vit\, agjërimi për Ramazanin përkon me një periudhë stinore me ditë të gjata dhe të nxehta. Besimtarët agjërojnë mesatarisht 15-16 orë në ditë. Gjatë orëve të mesditës\, pikërisht atëherë kur edhe temperaturat janë më të larta\, është e rëndësishme që të qëndroni në një vend të freskët dhe me hije\, të mbrojtur nga dielli. Është e rëndësishme që të plotësohen lëngjet që trupi ka humbur gjatë ditës së agjërimit\, duke pirë lëngje përpara\, gjatë\, dhe në fund të vaktit. Uji është pija që rekomandohet në këto raste. Gjithashtu\, duhet të shërbehen ushqime të pasura me ujë\, të tilla si supat ose sallatat me perime të freskëta.\n\n\nRekomandohet ngrënia e Syfyrit – një vakt i lehtë përpara fillimit të ditës së agjërimit – çdo ditë; kjo vlen sidomos për grupe të veçanta besimtarësh\, të tillë si\, të moshuarit\, të rinjtë dhe adoleshentët\, gratë shtatzëna dhe nënat në periudhën e ushqyerjes me gji\, si dhe fëmijët që kanë zgjedhur të agjërojnë. Ky vakt\, i cili përbën një mëngjes të lehtë\, duhet të përmbajë perime\, ushqime të pasura me karbohidrate\, të tilla si buka\, apo produktet e brumit të grurit\, dhe të pasura me proteina\, siç janë produktet e qumështit (djathë që nuk është i kripur/gjizë/qumësht dhe/ose vezë\, shoqëruar me garniturë frutash ose perimesh të gjelbërta).\n\n\nGjithashtu\, rekomandohet që të mos konsumohen së tepërmi ëmbëlsirat e ofruara pas vaktit të Iftarit. Ëmbëlsirat që përdoren zakonisht gjatë Ramazanit përmbajnë sasi të mëdha të shurupit të sheqerit. Ëmbëlsirat e rekomanduara për konsum janë frutat me përmbajte të lartë uji të tilla si shalqini ose pjepri\, apo edhe ndonjë frut tjetër i stinës\, si p.sh. pjeshkët apo nektarinat.\n\n\nBesimtarët duhet të përpiqen për të pakësuar konsumin e ushqimeve të bollshme me yndyrë\, veçanërisht mishrat e pasura me përbërje dhjamore\, ushqimet që përmbajnë brumë pudre ëmbëlsirash\, apo me yndyrë/margarinë ose gjalpë të shtuar. Në vend të skuqjes apo fërgimit\, është e këshillueshme që të përdoren metoda të tjera gatimi\, të tilla si\, vlimi në avull\, gatimi në salcë\, fërgimi me përzierje vaji në një sasi të vogël dhe pjekja.\n\n\nËshtë veçanërisht i këshillueshëm kufizimi i ushqimeve që përmbajnë sasi të mëdha kripe\, si p.sh.\, salçiçet\, mishi i përpunuar e i kripur dhe produktet e peshkut\, ullinjtë dhe turshitë\, ushqimet e shpejta dhe të lehta\, djathrat e kripur\, llojet e ndryshme të biskotave të thata të gatshme\, sallatat dhe salcat (si majonezë\, mustardë\, ketchup). Gjatë përgatitjes së vaktit\, rekomandohet ulja sa më shumë që të jetë e mundur e përdorimit të kripës\, dhe sigurisht\, rekomandohet\, madje\, edhe largimi i kripores nga tryeza e ngrënies.\n\n\nPër të përmirësuar shijen e ushqimeve të vaktit\, mund të përdoren erëza të ndryshme bimore\, të cilat e pasurojnë me aromë dhe shije ushqimin që gatuhet.\n\n\nRekomandohet ngrënia ngadalë\, dhe në sasira të përshtatshme me nevojat e gjithësecilit. Vaktet e rënduara me ushqim të tepërt shkaktojë urth dhe siklet.\n\n\nËshtë gjithashtu e këshillueshme që të mos teprohet duke humbur shumë kohë dhe energji me përgatitjen e shumë gjellëve për Iftarin– vaktin që ndërpret agjërimin; pothuajse gjysma e ushqimeve të përgatitura\, shpesh\, shkon dëm.\n\n\nRekomandohen përpjekjet për të lëvizur sa më shumë që të jetë e mundur dhe për të qenë energjikë gjatë mbrëmjeve\, për shembull\, duke dale rregullisht për një shëtitje të përditshme.\n\n  \nShembull i një vakt – Iftar  \nSupë perimesh e gatuar në shtëpi (jo nga përgatesat që tregtohen me supë-pluhur) \nSallatë lakër ose ndonjë lloj sallate me perime të tjera sipas pëlqimit \nPerime të mbushura (kungull/patëllxhan/gjethe rrushi) \nGjoks pule i pjekur \nSasi të mjaftueshme uji të pijshëm; ndërkohë që mund të shtohen për të përmirësuar shijen\, edhe feta limoni apo gjethe nenexhiku \n  \nShembull i një vakti – Syfyr  \nDy feta buke \nOmeletë me perime ose vezë të ziera fort \nFeta të përgatitura nga dy perime të ndryshme \nGjizë ose djathë me erëza dhe vaj ulliri \nÇaj bimor \nSasi të mjaftueshme uji të pijshëm \n  \nKëshilla të shpejta  \n  \n\nMos e shmangni mëngjesin (Syfyrin)! Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe gjatë Ramazanit – është vakti që do t’ju mbajë përgjatë orëve të ardhshme\,\nGjatë Syfyrit dhe Iftarit  hani ushqime me porcione dhe kalori normale\,\nShmangni ushqime e pasura në yndyrë\, kripë dhe sheqer.\nZgjidhni një dietë të pasur me fruta\, perime\, fasule\, thjerrëza oriz dhe drithera\nPini shumë lëngje dhe shmangni pijet e pasura me caffeine si kafe\, çaj\, pije energjike ose cola.\nPrisheni agjërimin me një ushqim të lehtë të shëndetshme si hurma arabie – një hov kalorish sheqeri natyror.\nBisedoni me një profesionist të shëndetit para se të ndryshoni regjimin e ilaçeve për Ramazan.\nShmangni aktivitetin e tepërt fizik gjatë kohës se agjërimit – në qoftë se ju doni të shkoni në palestër\, bëjeni atë pas iftarit.\nTe semuret diabetike para se te fillojne agjerimin duhet te bejne nje kontroll mjekesor (2 muaj me pare) dhe te keshillohen nga mjeku si te mund te perballojne periudhen e agjerimit dhe si te vetekujdesen ne rast hipo/hiperglicemie.\n\n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/rekomandime-dietike-per-muajin-e-ramazanit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/06/ramazan.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160623T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20160831T170000
DTSTAMP:20260608T191545
CREATED:20160601T102559Z
LAST-MODIFIED:20160623T103148Z
UID:3094-1466661600-1472655600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Të moshuarit dhe goditjet e të nxehtit - Këshilla për të shmangur ato
DESCRIPTION:Të moshuarit dhe goditjet e të nxehtit – Këshilla për të shmangur ato \nSë bashku me verën vjen edhe rreziku i goditjes nga të nxehtit. Për të përgatitur popullatën për këtë gjë\, Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare për Promocionin dhe Edukimin Shëndetësor\, kanë filluar një fushatë sensibilizimi me këshilla për kategori të ndryshme sociale. \nNë këtë kuadër\, për të moshuarit këshillohet që: \n\nMjediset e brendshme të banesës të mbahen në një temperaturë konstante rreth 26° C.\nTë moshuarit të mos dalin nga ora 11 – 18 nga shtëpia.\nGjatë gjithë kohës të konsumojnë lëngje jo shumë të ftohta.\nTë vishen me veshje me ngjyra të hapura prej lini ose pambuku.\n\nPërveç të moshuarve\, grupe të rrezikuara janë fëmijët\, foshnjat\, të sëmurët kronikë\, personat të cilët duhet të jenë të shoqëruar me kujdestarë\, dhe ata që kryejnë aktivitete fizike në mjedise të jashtme. \nNë rast se dikush ndihet keq nga i nxehti dhe është në pritje të ndihmës së kualifikuar është mirë që: \n\nPersoni të vendoset në një vend të freskët.\nT’i ftohet trupi duke e mbështjellë me një çarçaf të lagur ose duke e spërkatur me ujë.\nT’i jepet të pijë lëngje dhe të mos i jepet asnjë ilaç për uljen e temperaturës.\n\n  \nRregulla të arta për të nxehtin: \n\nMos dilni në orët e nxehta.\nVishni rroba të lehta.\nPini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta.\n\n  \nMjekët e familjes duhet të kenë parasysh se simptomat e të nxehtit të tepërt janë ngërçet\, edema\, skuqja e lëkurës\, goditja nga i nxehti dhe dehidratimi. I nxehti mund ta komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni\, nga problemet e zemrës dhe insuficenca renale\, ose që përdorin ilaçe që përkeqësojnë efektet e goditjes së të nxehtit. \nRekomandime për punonjësit e strukturave që kanë të shtruar të moshuar që kanë nevojë për ndihmë \nShenjat paralajmëruese që duhet të mbahen parasysh janë: \n\nZbehja\nMarramendja\nTë vjellët\nPulsi i dobët\nTemperatura e ngritur\n\nSi masë paraprake është mirë të errësohen dhomat dhe hapësirat e përbashkëta\, të mbahet një temperaturë me ajër të kondicionuar jo më poshtë se 25° C\, të kontrollohet hidratimi\, tensioni dhe temperatura e të shtruarve të moshuar. \nKëshilla për pediatrin në lidhje me goditjen nga të nxehtit \nMe ardhjen e verës\, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nisur një fushatë për të luftuar rreziqet e motit të nxehtë\, sidomos për sa i përket kategorive të njerëzve në nevojë\, si të moshuarit dhe fëmijët. Këto institucione kërkojnë që të mbështeten rregullat e fushatës me këshilla parandaluese\, dhe veçanërisht të përshtatshme për fëmijët\, adoleshentët dhe të moshuarit për t’u përballur gjatë verës\, në pushime dhe në qytet. \nDisa rregulla të cilat me siguri do të ndihmojnë për të mbrojtur shëndetin e të rinjve: \n\nMos u largoni nga shtëpia gjatë orëve të nxehta dhe mbroni dritaret nga dielli.\nPini një deri në dy litra ujë në ditë\, lëngje frutash etj.\nKonsumoni ushqime të lehta dhe të ndara në porcione.\nKonsumoni fruta të bollshme dhe perime të freskëta.\nFreskoni dhomat me ventilatorë apo kondicionerë\, me temperaturë jo poshtë 25° C.\nAjrosni makinën që është për një kohë të gjatë në diell\, duke hapur dyert dhe vënë kondicioner para se të lëvizni me të.\nPërdorni pajisjet e ruajtjes nga dielli dhe mos i liri fëmijët vetëm në makina.\nBëni banja dhe dushe\, por jo nën temperaturat 25° C.\nRuani ilaçet nga burimet e nxehtësisë dhe rrezet e drejtëpërdrejta të diellit.\nRuani në frigorifer të gjitha ilaçet që kërkojnë temperaturat jo më të larta se 25-30° C\, dhe të gjitha shishet e shurupeve apo ilaçet me pika\, të cilat sapo janë hapur.\n\nFëmijëve\, ashtu si të rriturve\, dielli u sjell përfitime të rëndësishme për humorin\, sistemin imunitar\, kockat dhe lëkurën. Ekspozimi i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm\, mund të ketë pasoja negative të tilla si djegie nga dielli\, dhe në një afat kohor më të gjatë\, fillimin e tumoreve\, përfshirë melanomat. \nKini kujdes:  \nMos ekspozoni fëmijët në diell deri në moshën gjashtë muaj; për të gjitha moshat përdorni kapele me strehë të gjerë dhe u lagni flokët shpesh\, u vini syze dielli me filtra të veçantë mbrojtjeje\, të çertifikuar me markën CE; përshtatni produkte për fëmijët\, kurrë mos përdorni produkte me faktorë mbrojtës më pak se 20\, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte rezistente ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50; u vishni rroba të gjera prej pambuku ose liri. \n \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/te-moshuarit-dhe-goditjet-e-te-nxehtit-keshilla-per-te-shmangur-ato/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/06/Koha-e-nxehte-temperaturat-e-larta.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR