BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160531T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20160610T170000
DTSTAMP:20260609T083000
CREATED:20160528T132404Z
LAST-MODIFIED:20160528T133344Z
UID:3033-1464645600-1465570800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:31 Maj 2016\, Dita Botërore Pa Duhan
DESCRIPTION:  \nMesazhi i Organizatës Botërore te Shëndetit \nDITA BOTERORE PA DUHAN\n31 Maj 2016 \nGati për “paketim gjenerik”  të produkteve të duhanit. \n (paketim standard) \nNë këtë rast\, ka të beje me atë  që quhet “paketim gjenerik”\, që nënkupton që të gjitha paketat e duhanit të duken njësoj sepse  edhe germat “font-i”\, do të jene të detyrueshme të jene të njëjtat për çdo lloj pakete\, por i vetmi ndryshim është emri i markës tregtare\, pra ose Marlboro ose Kent ose Camel. \nÇdo vit\, më 31 Maj\, OBSH dhe partnerët me rastin e Ditës Botërore Pa-Duhan\, duke theksuar rreziqet shëndetësore lidhur me përdorimin e duhanit bëjnë thirje  për politika efektive për të reduktuar konsumin e duhanit. \n31 Maj 2016\, Dita Botërore Pa Duhan \, OBSH dhe Sekretariati i Konventës Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit janë duke bërë thirrje që\, çdo palë të  miratojë dhe zbatojë masa efektive për një paketim të thjeshtë (standard) të produkteve të duhanit. \nPaketimi i thjeshtë zvogëlon atraktivitetin e produkteve të duhanit dhe është një masë e rëndësishme për uljen e kërkesës dhe kufizon përdorimin e paketimit të duhanit si një formë e reklamimit të duhanit dhe promovimit\, me mjete fallco\, mashtruese\, zhgënjyese ose që ka të ngjarë të krijojnë përshtypje të gabuara për karakteristikat e tij. \nPaketimi i thjeshte i produkteve të duhanit rrit efektivitetin e paralajmërimeve shëndetësore. \nPaketimi i thjeshtë nuk promovon një produkt duhani me mjete fallco\, mashtruese\, zhgënjyese ose që ka të ngjarë të krijojnë përshtypje të gabuara për karakteristikat e tij\, efektet shëndetësore\, rreziqet dhe/ose dëmtimet\, duke përfshirë çdo term\, përshkrim\, shenjë dalluese\, shenjë figurative ose ndonjë shenjë tjetër që në mënyrë direkte ose indirekte krijon një përshtypje fallco që një produkt i veçantë duhani është më pak i dëmshëm se prodhimet e tjera të duhanit \nKonventa Kornizë për kontrollin e  Duhanit në udhëzimet për nenet 11 dhe 13\, rekomandon që palët të  miratojnë dhe zbatojnë\, paketimin  e  thjeshtë si pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse multisektoriale për kontrollin e duhanit. \nHartuesit e politikave\, individët dhe organizatat e shoqërisë civile të inkurajojnë qeveritë e tyre që të marrin  masa për miratimin e paketimit të thjeshtë. \nFakte rreth paketimit të thjeshtë (standard).\nInteresi për paketim të thjeshtë po ecën në të gjithë botën :\n• Në dhjetor 2012\, Australia u bë vendi i parë për zbatimin e plotë të paketimit të thjeshtë.\n• Në vitin 2015\, Irlanda\, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe      Francë kanë kaluar të gjitha ligjet për zbatimin e paketimit të thjeshtë duke hyrë  në fuqi për zbatim në muajin Maj 2016.\n• Një numër tjetër vendesh janë në fazat e avancuara të miratimit te neneve për paketimin e thjeshtë.\nQëllimet e fushatës se Ditës Botërore Pa-Duhan 2016 \n• Të theksoje se paketimi i thjeshtë është pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse\, multisektoriale për kontrollin e duhanit.\n• Lehtësimi i zhvillimit të politikave nga shtetet anëtare për paketim të thjeshtë po ecën në të gjithë botën\, duke siguruar informacione informative dhe bindëse.\n• Inkurajimi i shteteve anëtare që punojnë në drejtim të paketimit të thjeshtë si një qasje mendje hapur\, për të forcuar masat kufizuese për të përdorur paketimin e duhanit si një formë e reklamimit të duhanit\, promovimit dhe sponsorizimit.\n• Mbështetje për shtetet anëtare dhe të shoqërisë civile kundër ndërhyrjeve të industrisë duhanit në proceset politike që pengojnë miratimin e ligjeve  për paketimin e thjeshtë. \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/31-maj-2016-dita-boterore-pa-duhan/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/05/DUHANI-31-MAJ.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160605T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20160610T170000
DTSTAMP:20260609T083000
CREATED:20160603T050734Z
LAST-MODIFIED:20161126T145252Z
UID:3081-1465077600-1465570800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:5 Qeshor 2016\, Dita Botërore e Mjedisit
DESCRIPTION:                                           5 Qeshor 2016 \n                                  Dita Botërore e Mjedisit \n“Mbroni kafshët e egra – mbroni jetën”\n   ZERO TOLERANCË për tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra  \nDita Botërore e Mjedisit është caktuar mbi 30 vjet më parë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së\, me qëllim rritjen e vetëdijes rreth çështjeve të mjedisit\, tërheqjen e vëmendjes politike ndaj këtyre çështjeve\, si dhe nxitjen e veprimit individual në këtë drejtim. \nDita Botërore e Mjedisit u caktua 5 qershori\, në vitin 1972. Kjo datë përkon me ditën e hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin\, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm\, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar. Në të kaluarën tema të kësaj ngjarjeje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin\, mbrojtja e shtresës së ozonit\, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm\, duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit të njeriut. \n  \nDita Botërore e Mjedisit festohet çdo vit më 5 qershor për të rritur ndërgjegjësimin global në ndërmarrjen e veprimeve pozitive në mjedis\, për të mbrojtur natyrën dhe planetin Tokë. \nTema e Ditës Botërore të Mjedisit për vitin 2016 është:  \n“Mbroni kafshët e egra – mbroni jetën”\nZERO TOLERACE për tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra \nNdalimi i trafikimit të kafshëve të egra për qëllim fitimi  \nLulëzimi i tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra po gërryen biodiversitetin e çmuar të tokës\, duke çuar në plaçkitjen e trashëgimisë sonë natyrore\, dhe për pasojë në prag të zhdukjes së specieve të tëra. Gjuetia dhe kontrabanda po dëmtojnë ekosistemet dhe ekonomitë\, dhe po nxisin krimin e organizuar duke ushqyer korrupsionin dhe pasigurinë në gjithë globin. Përpjekjet e mëdha për t’iu kundërvënë tregtisë së paligjshme – përfshirë politika të forta\, fushata ndërgjegjësimi dhe investime në ruajtjen e komunitetit dhe zbatimin e ligjit – kanë shënuar disa suksese të mëdha. Megjithatë\, shumë specie janë ende në rrezik dhe kjo do të mbetet një përpjekje e përkushtuar dhe e qëndrueshme\, deri kur secili prej nesh të ketë sensibilitetin e duhur.   Si mund ta bëjmë këtë? Njerëzit duhet ta kuptojnë se sa dëm i ka sjellë mjedisit\, jetesës dhe sigurisë sonë tregtia e paligjshme e produkteve të kafshëve të egra.Ne duhet të ndryshojmë zakonet dhe sjelljet tona në mënyrë që kërkesat për produkte të paligjshme të kafshëve të egra të bien. \n  \nQeveritë dhe organizmat ndërkombëtare duhet të ndërgjegjësohen dhe veprojnë për të prezantuar dhe zbatuar ligje më ta ashpra në këtë fushë. \nTema e këtij viti “Mbroni kafshët e egra – mbroni jetën”\, na fton të marrim në mbrojtje të gjitha ato specie të kërcënuara përmes masave që do të ndihmojnë në ruajtjen e tyre edhe për brezat e ardhshëm. Kjo mund të ketë lidhje me kafshët ose bimët që janë të kërcënuara në zonën tuaj në nivel lokal\, kombëtar apo global. Atje ku jetoni e banoni tregoni ZERO TOLERANCË për tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra\, përmes një veprimi apo ndryshimi në sjelljen tuaj. Ne jemi dëshmitarë të rreziqeve që u kanosen shumë specieve në territorin e Shqipërisë\, si pelikani\, ariu\, shqiponja\, kaprolli etj.\, të cilët kanë pësuar ulje drastike në numër si rezultat i gjuetisë së paligjshme\, duke çuar në pragun e zhdukjes së tyre.Ndalimi i gjuetisë për një afat të pacaktuar është njëra nga masat që ka marrë së fundi qeveria shqiptare për të mbrojtur këto pasuri të natyrës sonë. Së bashku me Moratoriumin e ndalimit  të prerjeve të drurëve në pyje\, këto ndërmarrje do të japin me siguri ndikimin e tyre në rregullimin e ekuilibrave të dëmtuar në ekosistemin tonë. Të luftojmë me rreptësi për jetën\, pa toleruar aspak veprime që e dëmtojnë atë. \n  \n \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/5-qeshor-2016-dita-boterore-e-mjedisit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/06/Dita-boterore-e-Mjedisit.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR