BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160417T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20160418T170000
DTSTAMP:20260613T173038
CREATED:20160418T092904Z
LAST-MODIFIED:20160418T092951Z
UID:2922-1460872800-1460991600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:17 Prill 2016\, DITA BOTËRORE E HEMOFILISË
DESCRIPTION:Trajtim pёr tё gjithё – Vizioni i tё gjithёve \n  \nDita Botёrore e Hemofilisё ёshtё caktuar qё nё vitin 1989 nga Federata Botёrore e Hemofilisё\, pёr tё rritur informimin dhe ndёrgjegjёsimin e popullatёs mbi çrregullimet e koagulimit. Kjo ditё u caktua pёr nder tё themeluesit tё Federatёs Botёrore tё Hemofilisё z.Frank Schnabel\, nё ditёn e tij tё lindjes. \nMesazhi i Ditёs sё Hemofilisё pёr kёtё vit ёshtё “Trajtim pёr tё gjithё – Vizioni i tё gjithёve” nёpёrmjet tё cilit synohet tё rritet sensibilizimi dhe tё realizohet aksesi dhe trajtimi pёr gjithё tё sёmurёt me kёtё sёmundje. \n  \nPersonat qё vuajnё nga hemofilia dhe çrregullimet e tjera tё koagulimit\, kanё njё mosfunksionim tё procesit tё koagulimit (mpiksjes sё gjakut)\, e pёr rrjedhojё te kёta individё koha e hemoragjisё ёshtё e zgjatur. Hemofilikёt pёsojnё episode tё hemoragjive spontane nё artikulacione\, muskuj apo pjesё tё tjera tё trupit. \n  \n  \n\nÇfarë ёshtё hemofilia?\n\n  \nHemofilia ёshtё njё çrregullim i koagulimit (mpiksjes) tё gjakut. Personat me hemofili kanё mungesё tё faktorёve tё koagulimit dhe proteinave qё kontrollojnё dhe ndalojnё hemoragjinё qё ndodh nё organizёm. Pёr fat tё mirё ajo ёshtё njё sёmundje e rrallё\, vetёm 1 nё 10.000 persona lindin me hemofilinё A dhe 1 nё 50.000 persona me hemofilinё B. \n  \n\nCilat janё tipet e hemofilisё dhe a ka ndryshim midis tyre? \n\n  \nTipi mё i shpeshtё i hemofilisё ёshtё hemofilia A\, e cila shkaktohet nga mungesa e faktorit VIII tё koagulimit. Hemofilia B ёshtё mё pak e shpeshtё dhe shkaktohet nga mungesa e faktorit IX tё koagulimit. Pavarësisht tipit tё hemofilisё\, klinikisht ajo shprehet me hemoragji. \n  \n\nA ёshtё hemofilia njё sёmundje qё zgjat gjithё jetёn?\n\n  \nNjё person qё lind me hemofili do ta ketё kёtё patologji gjatё gjithё jetёs. Niveli i prodhimit tё faktorёve tё koagulimit (VIII ose IX ) mbetet i njёjtё gjatё gjithё jetёs sё individit. \n  \n\nA ёshtё hemofilia njё sёmundje e shpeshtё?\n\n  \nHemofilia ёshtё njё sёmundje relativisht e rrallё. Rreth 1 nё 10.000 individë lindin me hemofilinё A dhe 1 nё 50.000 persona lindin me hemofilinё B. \n  \n  \n\nA ka forma tё tjera tё çrregullimit tё koagulimit? \n\n  \nPo\, mungesa e disa faktorёve tё tjerё tё koagulimit shkakton gjithashtu gjakderdhje jonormale. Kёtu pёrfshihet deficiti i faktorёve I\, II\, V\, VII\, X\, XI\, XIII dhe faktorit Von Willebrand. Kёto forma janё mё tё rralla se hemofilia A dhe B. \n  \n  \n\nA ёshtё hemofilia njё sёmundje ngjitёse?\n\n  \nHemofilia ёshtё njё sёmundje e trashёguar qё transmetohet nga njё brez nё tjetrin nёpёrmjet gjeneve. Njё individ i lindur me kёtё sёmundje mund tё transmetojё gjenet pёrgjegjёse te brezat pasardhёs (fёmijёt\, nipёrit\, mbesat) por s’mund ta transmetojё atё nё komunitet ashtu si sёmundjet infektive\, si p.sh. gripi. \n  \n  \n\nSi transmetohet hemofilia? \n\n  \nHemofilia transmetohet nga prindёrit tek fёmijёt nёpёrmjet gjeneve. Gjenet pёrgjegjёse pёr hemofilinё A dhe B ndodhen nё kromozomin X . Pёr kёtё arsye hemofilia quhet njё sёmundje e lidhur me kromozomin X. \nFigura mё poshtё shpreh sesi transmetohen gjenet nga prindёrit tek fёmijёt. \nNёse nё njё çift\, bashkёshorti ёshtё i sёmurё me hemofili dhe gruaja nuk ёshtё\, atёherё asnjёri nga fёmijёt nuk do tё jetё i sёmurё me hemofili\, por tё gjitha vajzat e kёtij çifti do tё kenё gjenin bartёs tё sёmundjes. \nFemrat qё kanё gjenin “defektoz” tё hemofilisё quhen bartёse. \nNёse njё burrё i shёndoshё martohet me një grua bartёse tё sёmundjes\, atёherë ata do tё kenё 50 % mundёsi pёr tё lindur njё djalё tё sёmurё dhe 50 % mundёsi pёr tё lindur njё vajzё bartёse tё sёmundjes. \nMaterialin e plotë mund ta shkarkoni në formatin pdf: Këtu \n \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/17-prill-2016-dita-boterore-e-hemofilise/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/04/POSTER-2.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR