BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160320T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20160331T170000
DTSTAMP:20260614T025914
CREATED:20160317T083743Z
LAST-MODIFIED:20161126T150410Z
UID:2889-1458457200-1459436400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:20 Marsi-Dita Botërore e Shëndetit të Gojës
DESCRIPTION:20 Marsi-Dita Botërore e Shëndetit të Gojës \nTë gjitha nisin këtu: Dhëmbë të shëndetshëm – Trup i shëndetshëm \nDita Botërore e Shëndetit të Gojës\, e vendosur nga Federata Dentare Botërore (FDI)\, organizohet çdo vit në 20 Mars.  \nKjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin\, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien. Higjiena e mirë e gojës është shumë e rëndësishme\, sepse favorizon një shëndet të mirë.  \n  \n\nSot në botë\, rreth 60 – 90% e fëmijëve të moshës shkollore dhe afërsisht 100 % e të rriturve kanë probleme me shëndetin e gojës.\nNë botë\, rreth 30 % e njerëzve midis moshës 65 – 74 vjeç nuk kanë dhëmbë natyralë në gojën e tyre.\nVetëm 60 % e popullsisë botërore ka akses në kujdesin shëndetësor oral.\nNë gjithë botën\, 60 – 90 % e fëmijëve të moshës shkollore vuajnë nga kariesi dentar.\nIncidenca e kancerit oral shkon nga 1 deri në 10 raste për 100.000 njerëz në shumicën e vendeve.\nDhembja e dhëmbit është një ndër arsyet kryesore për mungesat në shkollë të nxënësve në shumë vende.\nKonsumi i lartë i sheqerit është faktori kryesor i cili mund të sjellë prishjen e dhëmbëve dhe diabetin. Rreth 80% e vdekjeve për shkak të diabetit ndodhin në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.\nSipas Organizates Botërore të Shëndetësisë\, rreth 90 % e popullsisë së botës do të vuajnë të paktën një herë nga një sëmundje e gojës gjatë jetës sё tyre\, duke filluar nga kariesi dhe sëmundjet periodontale\, që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe kancer të gojës.\n\n  \nJu nuk lani dhёmbёt \nJu nuk pёrdorni fillin dentar \n  \nNёse nuk doni qё kёto 13 situata shёndetёsore t’ju ndodhin\, veproni sa mё shpejt. \nJu jeni pёrgjegjёs pёr shёndetin tuaj. \n  \n  \n  \n1.Sёmundja e mishrave tё dhёmbёve \nShumica e njerёzve nuk kanё njohuri pёr kёtё sёmundje. Mishrat e dhёmbёve nuk duhet tё gjakosen kur i lani ose pёrdorni fillin dentar. Nёse dhёmbёt tuaj gjakosen\, ka shumё mundёsi qё ju vuani nga sёmundja e mishrave tё dhёmbёve ose jeni drejt kёsaj rruge. Gingiviti apo forma e lehtё e sёmundjes sё mishrave tё dhёmbёve shkakton skuqjen dhe ёnjtjen e mishrave tё dhёmbёve\, gjё qё çon shpesh nё gjakosjen e tyre pёr shkak tё baktereve qё formohen nё mes tё mishrave tё dhёmbёve. \nNёse masa bakterore pёrhapet\, pёrgjigjja imunitare e organizmit rritet dhe mund tё çojё nё shkatёrrimin e indeve dhe kockave nё gojё\, duke krijuar kёshtu xhepa midis dhёmbёve tё cilat mund tё infektohen (ka edhe shkaktarё tё tjerё tё cilёt nuk kanё lidhje me higjienёn orale që mund tё japin kёtё efekt). Nё kёtё stad tё rёnduar\, sёmundja e mishrave tё dhёmbёve quhet periodontit dhe ajo mund tё bёhet kronike. \nInformohuni sa mё shumё pёr periodontitin nё mёnyrё qё tё bёheni mё vigjilent nё lidhje me higjienёn tuaj orale (1). \n  \n2.Rёnia e dhёmbёve \nNёse nuk jeni shqetёsuar asnjёherё pёr rrezikun e rёnies sё dhёmbёve\, duhet të filloni menjёherё pёrkujdesjen për ta. \nTё rriturit e moshёs 20 deri nё 64 vjeç kanё mesatarisht shtatё dhёmbё të humbur\, ndёrsa 10 % e amerikanёve ndёrmjet moshave 50 dhe 64 vjeç nuk kanё asnjё dhёmb tё mbetur nё gojё. Si krimbja e dhёmbёve\, ashtu edhe sёmundjet e mishrave tё tyre mund tё çojnё nё humbjen e dhёmbёve (2). \n  \n3.Era e keqe e gojёs \n  \nEra e keqe e gojёs\, qё klinikisht quhet halitozis\, mund tё prekё reth 65% tё popullatёs. Era e keqe e gojёs mund tё ketё shkaktarё tё ndryshёm\, por si shkaktar kryesor do tё rendisim higjienёn e dobёt orale. Copёzat e ushqimit tё cilat mbeten gjatё dhe pas konsumit tё ushqimit nisin tё mbajnё erё\, dhe sa mё pak t’i kushtoni vёmendje larjes sё gojёs me furçё dhe pёrdorimit tё fillit dentar\, aq mё tepёr baktere me erё tё keqe do tё shumohen nё gojё. Veshja e gjuhёs me baktere gjithashtu ёshtё njё faktor i rёndёsishёm që ndikon nё aromёn e keqe tё gojёs. Disa kёrkime shkencore sugjerojnё kombinimin e pastrimit tё gjuhёs me larjen e rregullt tё dhёmbёve me furçё dhe pastё dhёmbёsh\, si dhe pёrdorimin e fillit dentar i cili mund tё ndihmojё nё eliminimin e kёtij problemi (3). \n  \n4.Demenca (Prapambetja Mendore) \nNjё studim i madh i bёrё nё komunitetin e pensionistёve te Laguna Hills USA\, sugjeron se mund tё ketё njё lidhje ndёrmjet shёndetit tё dobёt oral dhe demencёs. Gjithashtu\, njerёzit qё kujdesen pёr higjienёn e gojёs kanё kujdes edhe pёr shёndetin nё pёrgjithёsi. Studiuesit ndoqёn nё studim 5468 njerёz pёr njё periudhё 18 vjeçare. Ata zbuluan se mes atyre qё kishin akoma dhёmbё dhe atyre qё raportonin se nuk i lanin dhёmbёt pёrditё\, kishte njё rrezik nga 22% deri 65% pёr tё shfaqur sёmundjen e demencёs\, krahasuar me ata qё i lanin dhёmbёt tri herё nё ditё rregullisht. Pёr ta pёrforcuar kёtё gjetje\, njё studim tjetёr zbuloi se truri i pacientёve me alzhaimer ka mё tepёr baktere qё lidhen me sёmundjen e mishrave\, sesa nё pacientёt e shёndetshёm apo pa alzhaimer (4). \n  \n5.Sёmundja e mushkёrive – Pneumonia \n  \nKur bakteret nisin tё shfaqen nё gojёn tuaj\, ato kalojnё shumё shpejt nё mushkёri. Ёshtё parё qё ka njё lidhje ndёrmjet higjienёs sё dobёt tё gojёs dhe sёmundjes sё mushkёrive tё marrё nё spital. Pёrmirёsimi i higjienёs sё gojёs zvogёlon incidencёn e kёsaj lloj sёmundjeje me 40%. Njё studim tjetёr i 315 pacientёve tё njё spitali nё Brazil\, gjeti se pacientёt me periodontit qenё 3 herё mё tepёr tё predispozuar pёr tё shfaqur pneumoni (5). \n  \n6.Problemet me ereksionin te meshkujt \n  \nNjё lidhje midis sёmundjes sё dhёmbёve dhe ereksionit mund tё duket e çuditshme. Disa studime paraprake kanё sugjeruar se situatat mund tё kenё lidhje. Tё dyja problematikat shёndetёsore kanё lidhje me mungesa tё vitaminёs D\, duhanpirjen\, si dhe situata inflamatore tё pёrgjithshme\, por arsyeja e vёrtetё e lidhjes midis tyre ёshtё akoma e panjohur. Njё studim te minjtё ka gjetur se periodontiti dobёson funksionin e penisit. Ndёrkohё ёshtё e paqartё nёse i njёjti efekt i drejtpёrdrejtё do tё gjendet edhe në studimin e kryer te njerёzit. Nё njё grup pacientёsh rreth moshës 30 deri 40 vjeç\, 53% e tyre me probleme tё ereksionit kishin paradontozё tё stadit tё rёndё\, ndёrsa vetёm 23% e tyre qё nuk vuanin nga paradontoza\, kishin probleme me ereksionin. \nAutori i studimit mendon se do të ishte me vend\, marrja nё konsideratё e sёmundjes sё paradontozёs si njё rast klinik shkaktar i mosfunksionimit erektal (Pamundёsia e organit seksual mashkullor pёr t’u zmadhuar ) (6). \n  \n7.Infeksioni nё tru \nShpesh infeksioni nё tru shkaktohet nga bakteret. Infeksioni ёshtё grumbullimimi i qelbit me rrjedhje dhe ёnjtje rreth tij. Nё tru\, kjo situatё ёshtё fatale nёse lihet e patrajtuar. \nNё njё pacient me dhёmbё tё dёmtuar ku sёmundja paradontale ёshtё nё stad tё avancuar\, ajo mund tё pёrbёjё njё rrezik pёr pёrhapjen e sёmundjeve qё rrezikojnё jetёn nё pjesё tё tjera tё trupit. Nё kёtё pёrfundim arritёn njё grup shkencёtarёsh\, tё cilёt gjetёn se higjiena e dobёt e gojёs sё pacientёve shihet si shkaktare e mundshme e infeksionit nё tru. Infeksionet nё tru janё tё rralla dhe nuk ka pasur studime sistematike tё cilat i lidhin ato me higjienёn e dobёt tё gojёs. Autori i studimit vёrejti se nё tё paktёn 12 raste tё raportuara ku pacienti vuante nga infeksioni nё tru\, shkaktari mё i mundshёm ishte higjiena e dobёt e gojёs (7). \n  \n8.Diabeti \n  \nDentistёt e kanё ditur prej kohёsh se diabeti ёshtё faktor rreziku pёr parodontit. \nStudimet e reja tregojnё se kjo lidhje mund tё jetё e ndёrsjelltё. Situatat e moskujdesjes sё plotё pёr dhёmbёt gjithashtu mund tё bёhen faktor rreziku pёr rezistencёn ndaj insulinёs dhe diabetit. \nDisa studime kanё identifikuar madje qё nё pacientёt tё cilёt vuajnё nga tё dyja problemet shёndetёsore\, vёnia nёn kontroll e paradontitit mund tё pёrmirёsojё simptomat e diabetit (8). \n  \n9.Sёmundja e veshkave \n  \nRreth 3.7% e amerikanёve vuajnё nga sёmundje kronike tё veshkave\, por disa individё janё tё rrezikuar. Individёt me sёmundje periodontale kanё 4\,5 herё mё tepёr shanse pёr tё pasur sёmundje kronike tё veshkave\, gjë që tregon se higjiena e dobёt e gojёs është njё nga shkaktarёt e sёmundjes kronike tё veshkave. \nTё rriturit tё cilёt i kanё humbur tё gjithё dhёmbёt e tyre\, janё gjithashtu 11 herё mё tё predispozuar pёr tё pasur sёmundje kronike tё veshkave. Sёmundjet e dhёmbёve nuk pёrbёjnё faktorin kryesor tё rrezikut\, por te njerёzit mbi 69 vjeç shanset janë 27 herё mё shumё pёr tё pasur sёmundje kronike tё veshkave sesa te tё rinjtё . \nNjё studim tjetёr konfirmon se periodontiti mund tё pёrbёjё njё rrezik domethёnёs pёr sёmundjet e veshkave (9). \n  \n10.Sёmundjet e zemrёs  \n  \nStudime tё ndryshme kanё sugjeruar se mund tё ketё njё lidhje midis sёmundjes sё mishrave tё dhёmbёve dhe sёmundjeve tё zemrёs\, ku tё dyja kёto sёmundje shoqёrohen me inflamacion. Njё studim ka arritur nё pёrfundimin se njё kujdes i shtuar nё higjienёn e gojёs do të rekomandohej nё raste tё tilla\, duke rritur mundёsitё qё çojnё nё minimizimin pёr tё pasur sёmundje koronare tё zemrёs. Njё studim tjetёr ka arritur nё pёrfundim se\, sёmundjet periodontale tё cilat shkaktohen nga bakteret mund tё paraqesin njё nga shkaktarёt e mundshёm tё sёmundjeve tё zemrёs . \nNjё pёrfundim shkencor nga Shoqata Amerikane e Zemrёs nё vitin 2012 tёrheq vёmendjen dhe thotё: “Sёmundjet periodontale dhe ato tё zemrёs kanё mjaft tё pёrbashkёta nga faktorёt e rrezikut. Trajtimi i periodontitit zvogёlon inflamacionin\, por nuk ndikon nё rrugёn qё ndjek sёmundja e zemrёs” (10). \n  \n11.Komplikacionet e shtatzёnisё \n  \nGingiviti prek 60 deri 75% tё grave shtatzёnё. Kur gratё shtatzёnё kanё probleme serioze me dhёmbёt\, fёmijёt e tyre tё porsalindur kanё mё shumё shanse pёr tё pasur dhёmbё tё sёmurё. Kur nёnat shtatzёnё nuk i kushtojnё vёmendje shёndetit oral\, ka tё ngjarё tё lindin bebe nёn peshё apo të lindin parakohe. Megjithatё nuk kemi ende shumё evidenca qё tregojnë se ky është faktor rreziku i pavarur. Studiuesit mendojnё se bakteret qё hyjnё nё rrjedhёn e gjakut\, pushtojnё placentёn duke shkaktuar kёshtu njё pёrgjigje inflamatore (11). \n12.Ulcera \n  \nTe njerёzit tё cilёt vuajnё nga periodontiti\, shtresat bakterore të cilat formohen nё xhepat midis  mishit tё dhёmbёve mund tё bёhen rezervuar i helikobakter pilori\, bakter i cili në shumicёn e rasteve nuk ka shenja\, por ёshtё shkaktar i ulcerёs sё stomakut kur shpёrthen. Helikobakter pilori mund tё transmetohet nga goja dhe studime tё mёdha epidemiologjike kanё gjetur njё lidhje pozitive ndёrmjet periodontitit dhe testeve pozitive pёr bakterin\, i cili ёshtё gjithashtu njё faktor rreziku pёr kancerin e stomakut. \nKa dhe studime tё tjera tё cilat kanё dalё nё tё tjera konkluzione\, por njё gjё ёshtё e sigurtё\, xhepat me baktere tё formuara gjatё periodontitit shfaqin rrezik pёr infeksione tё ndryshme (12). \n13.Kanceri \n  \nTё dhёna tё fundit na tregojnё se sёmundja periodontale nё stad tё rёndё\, e cila pёrparon pёr njё kohё tё gjatё si dhe rёnia e dhёmbёve\, mund tё shoqёrohet me njё rrezik tё shtuar tё sёmundjeve malinje (mbështetur në sugjerimet e studimeve tё mёparshme\, si dhe lidhjet midis shёndetit tё dobёt tё gojёs dhe kancerit). Sёmundjet e mishrave tё dhёmbёve dhe problemet dentare shoqёrohen gjithashtu me HPV (Human Papiloma Virus)\, i cili shkakton rreth 80% tё kancerit tё gojёs. \nDuhanpirja ёshtё njё faktor madhor rreziku\, si për sёmundjen e mishrave ashtu edhe pёr kancerin. Njё studim i vitit tё shkuar\, ku morёn pjesё 3439 pjesёmarrёs\, identifikoi shёndetin e dobёt tё gojёs si njё faktor rreziku të pavarur\, shkaktar pёr HPV edhe nё rastet kur duhanpirja ishte marrё nё konsideratё. Studime tё tjera kanё sugjeruar se periodontiti mund tё ndihmojё nё zhvillimin e qelizave kancerogjene nё gojё (13). \n  \n  \nBibliografia \n  \n(1) Burimi: American Academy of Periodontology; Clinical Calcium\, 2012 \n(2) Burimi: National Institute of Dental and Craniofacial Research \n(3) Burimi: Internal and Emergency Medicine\, 2011; International Journal of Oral Science\,                       2012; Nursing Research\, 2013 \n(4) Burimi: Journal of the American Geriatrics Society\, 2012; Journal of Alzheimer’s Disease\,        2013 \n(5) Burimi: Annals of Periodontology\, 1998; Diabetes Care\, 2010; Diabetes & Metabolism            Journal\, 2012; Journal of Applied Oral Science\, 2013 \n(6) Burimi: The Journal of Sexual Medicine\, 2011; The Journal of Sexual Medicine\,            2012;Journal of Clinical Periodontology\, 2012 \n(7) Burimi: Journal of Clinical Periodontology\, 2011 \n(8) Burimi: Annals of Periodontology\, 1998; Diabetes Care\, 2010; Diabetes & Metabolism            Journal\, 2012; Journal of Applied Oral Science\, 2013 \n(9) Burimi: American Journal of Kidney Disease\, 2008; Journal of Periodontology\, 2010 \n(10) Burimi: Journal of General Internal Medicine\, 2008; Current Opinion in Nephrology and       Hypertension\, 2010; General Dentistry\, 2012; Circulation\, 2012 \n(11) Burimi: Journal of Clinical Nursing\, 2010; Ginekologia Polska\, 2012; Dental Clinics of          North America\, 2013 \n(12) Burimi: Gut\, 1995; American Journal of Public Health\, 2002; Clinical Microbiology   Revieës\, 2010 \n(13) Burimi: Dental Update\, 2010; South Asian Journal of Cancer\, 2012; Cancer Prevention         Research\, 2013 \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/20-marsi-dita-boterore-e-shendetit-te-gojes-2/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/03/poster-shendeti-oral.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160321T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20160331T170000
DTSTAMP:20260614T025914
CREATED:20160318T084423Z
LAST-MODIFIED:20161126T143556Z
UID:2891-1458543600-1459436400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:21 Mars\, Dita Botërore e Sindromës Dawn
DESCRIPTION:21 Mars \nDita Botërore e Sindromës Dawn \n  \nKëtë vit\, 21 marsi shënon përvjetorin e 11-të të Ditës Botërore të Sindromës Dawn. Çdo vit\, zëri i personave me këtë sindromë\, si dhe i personave që jetojnë apo punojnë me ta\, bëhet më i fortë. Në këtë ditë\, organizmat që punojnë për këtë çështje organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut  për sindromën Down. \nSindroma Down\, e njohur gjithashtu si trisomi në kromozomin 21\, është e lidhur me një vonesë në aftësitë njohëse dhe rritjen fizike\, të cilat i bashkangjiten edhe disa karakteristikave të fytyrës. Mesatarja e inteligjencës së personave me këtë sindromë është rreth 50\, krahasuar me një mesatare të koeficientit të inteligjencës 100 te fëmijët normalë. Shfaqja e sindromës Dawn është vlerësuar 4.6 për 10 000 lindje dhe është hasur te të gjitha popullatat. Sindroma Dawn u përcaktua fillimisht si çrregullim kromozomik në vitin 1959 nga një pediatër dhe gjenetist francez\, Jérôme Lejeune. \nPersonat me sindromën Dawn gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta me gjithë të tjerët. Kjo nënkupton mundësinë për pjesëmarrje të plotë në komunitetin e tyre. \nRealiteti tregon se\, prania e qëndrimeve negative kundrejt këtyre personave sjell pritshmëri të ulëta\, diskriminim dhe përjashtim\, duke krijuar komunitete në të cilat fëmijët dhe të rriturit me sindromin Dawn nuk mund të integrohen në mënyrë të barabartë. \nNë ato vende ku fëmijëve me sindromën Dawn u jepen mundësi për pjesëmarrje\, duke krijuar mjedise shoqërore\, pranuese\, respekti dhe pritshmëri të larta\, të cilat rezultojnë të jenë shumë efektive për këta persona. \nJo vetëm kaq\, por këto mjedise u mundësojnë fëmijëve me sindromën Dawn të jetojnë dhe të punojnë me besimin në autonominë individuale\, të përfshirë plotësisht në shoqëri së bashku me moshatarët e tyre. \n\n \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/21-mars-dita-boterore-e-sindromes-dawn/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/03/poster-3.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160324T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20160331T170000
DTSTAMP:20260614T025914
CREATED:20160317T083036Z
LAST-MODIFIED:20161126T144027Z
UID:2887-1458802800-1459436400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita Botёrore e Luftёs Kundёr Tuberkulozit\, 24 Mars 2016
DESCRIPTION:Dita Botёrore e Luftёs Kundёr Tuberkulozit:”Tё bashkuar t’i japim fund Tuberkulozit”. \n24 Mars 2016 \nPёr Ditёn Botёrore tё Luftёs kundёr Tuberkulozit 24 Mars 2016\, OBSH i bёn thirrje qeverive\, komuniteteve\, shoqёrisё civile dhe sektorit privat\, tё bashkohen pёr t’i dhёnё fund kёsaj sёmundjeje. OBSH dhe partnerёt promovojnё dialogun dhe bashkёpunimin i cili bashkon individё dhe komunitete nё njё qasje tё re me qёllim shfarosjen e epidemisё sё Tuberkulozit . \n  \nKёto pёrpjekje pёrfshijnё tё gjithё sektorёt\, me qёllim qё tё shpejtojnё zhvillimin drejt arritjeve tё qёndrueshme duke kontribuar kёshtu edhe nё fusha tё tjera pёrfshirё eliminimin e varfёrisё\, mbulimin universal shёndetёsor\, shёndetin e nёnёs dhe fёmijёs\, mbёshtetjen sociale dhe drejtёsinё. \n  \nKatёr nёntema tё cilat renditen pas tematikёs kryesore: Tё bashkuar t’i japim fund Tuberkulozit qё OBSH promovon janё: \n  \n\nSё bashku ne mund tё parandalojmё TB duke i dhёnё fund varfёrisё.\nSё bashku ne mund ta diagnostikojmё\, trajtojmё dhe kurojmё.\nSё bashku ne mund t’i japim fund stigmёs dhe diskriminimit.\nSё bashku ne mund tё nxisim punёn pёr kёrkime e studimeve tё reja.\n\n  \nFakte pёr Tuberkulozin \n  \n\nTuberkulozi (TB) ёshtё njё nga sёmundjet infektive vdekjeprurёse.\nNё 2014 9.6 milion njerёz u sёmurёn me TB dhe 1.5 milion vdiqёn nga sёmundja.\nRreth 95% e vdekjeve nga TB ndodhin nё vendet me tё ardhura tё ulta dhe tё mesme.TB renditet nё 5 shkaktarёt kryesorё tё vdekjes tek gratё e moshёs 15 – 44 vjeҫ.\nNё 2014 rreth 1 milion fёmijё u sёmurёn me TB dhe 140.000 prej tyre vdiqёn nga sёmundja.\nTB ёshtё njё shkaktar kryesor i vdekjeve tek individёt Hiv pozitiv: nё 2015 1 nё 3 individё HIV pozitiv qё humbёn jetёn\, shkaktar qe TB\nNё tёrё rruzullin nё 2014\, rreth 480.000 njerёz patёn probleme me rezistencёn ndaj mjekimit me medikamente anti TB.\nRezultati qё duam tё arrijmё ёshtё ta ndalim TB. Incidenca e TB ka rёnё nga njё mesatare rreth 1.5 % nё vit qё nga 2000\, ndёrsa tani ёshtё 185% mё i ulur se niveli i 2000.\nVdekshmёria ra nё 47% ndёrmjet viteve 1990 dhe 2015.\nAfёrsisht 43 milion jetё njerёzish janё shpёtuar nёpёrmjet diagnostikimit tё TB dhe trajtimit nё vitet 1990 – 2014.\nDhёnia fund e epidemisё sё TB nё 2030 pёrbёn njё nga objektivat shёndetёsorё tё sё ardhmes.\n\n  \n \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-bot%d1%91rore-e-luft%d1%91s-kund%d1%91r-tuberkulozitt%d1%91-bashkuar-ti-japim-fund-tuberkulozit-24-mars-2016/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/03/poster-tuberkulozit.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR