BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160306T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20160312T120000
DTSTAMP:20260614T140236
CREATED:20160301T082325Z
LAST-MODIFIED:20160301T082717Z
UID:2804-1457218800-1457780400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Çfarë është Glaukoma?
DESCRIPTION:Glaukoma është një grup sëmundjesh të syrit që shkaktojnë dëmtim progresiv të nervit optik në pikën ku ai lejon syrin të transportojë informacionin vizual në tru. \n  \nNëse lihet pa trajtuar\, shumë tipe të glaukomës zhvillohen (pa paralajmëruar simptoma të dukshme tek pacienti) drejt përkeqësimit gradual të shikimit\, që mund të çojnë edhe deri në verbërim. Për sa kohë që nuk trajtohen\, dëmtimi i shikimit është përgjithësisht i pakthyeshëm\, prandaj shpesh glaukoma përshkruhet si “sëmundje e heshtur e verbërisë” ose si “hajdute e qetë e shikimit”. \n  \nGlaukoma është shkaku i dytë më i zakonshëm për verbërinë në mbarë botën. Është vlerësuar se 4.5 milionë njerëz në të gjithë botën janë të verbër për shkak të glaukomës\, dhe se ky numër do të rritet në 11.2 milionë në vitin 2020. Është e rëndësishme të dihet se\, falë progresit të heshtur të kësaj sëmundjeje\, të paktën në stadet e hershme\, deri në 50% e personave të prekur në vendet e zhvilluara nuk janë të ndërgjegjshëm nëse janë të prekur nga glaukoma apo jo. Ky numër mund të rritet deri në 90% në vendet e pazhvilluara të botës. \n \n  \nKa disa tipe të glaukomës. Disa mund të ndodhin si një komplikim i çrregullimeve të tjera të shikimit (të ashtuquajturat glaukomat “sekondare”) por shumica janë “primare” dhe ndodhin pa ndonjë shkak të njohur. Dikur besohej se shkaku i shumë ose i të gjitha glaukomave ishte presioni i lartë i gjakut në sy\, i njohur si presioni intrakular (IOP). Tashmë është vënë re se edhe njerëzit pa probleme të presionit të lartë të gjakut në sy mund të vuajnë nga glaukoma. Sot\, presioni intrakular (IOP) konsiderohet si një “faktor rreziku” për glaukomën\, së bashku me faktorë të tjerë si origjina raciale\, historia e familjes\, miopia e lartë dhe mosha. \nDisa forma të glaukomës mund të ndodhin gjatë lindjes (kongenitale) ose gjatë infantilitetit dhe fëmijërisë. Megjithatë\, në shumë raste\, glaukoma shfaqet pas dekadës së 4-t të jetës\, dhe frekuenca e saj rritet me rritjen e moshës. Nuk ka ndonjë ndryshim të përcaktuar qartë në incidencën e glaukomës midis burrave dhe grave. \n  \nTipet më të zakonshme të glaukomës tek të rriturit janë Glaukoma Primare me Kënd të Hapur (POAG)\, një formë me pacientë të shumtë në gjeneratat e hershme në Kaukaz dhe Afrikë\, dhe Glaukoma me Kënd të Mbyllur (ACG)\, e cila është më e përhapur në pacientët e gjeneratave në Azi. Glaukoma me Kënd të Mbyllur është shpesh kronike\, si edhe POAG-ja\, por mund të jetë edhe akute\, ku zakonisht është prezente si një gjendje e dhimbshme okulare që çon në humbje të shpejtë të shikimit. \n  \nNuk ka ende asnjë kurë për glaukomën dhe humbja e shikimit është e pakthyeshme. Megjithatë\, mjekimi ose operacioni (tradicional ose me lazer) mund të ndalojnë ose të ulin ritmin e humbjes së mëtejshme të shikimit. Prandaj konstatimi i hershëm është esencial në limitimin e dëmtimit të të parit dhe parandalimin e ecurisë drejt dëmeve të rënda të shikimit apo edhe humbjes së tij. \n  \nPërcaktimi i Glaukomës \nGlaukoma mund të konsiderohet si një grup sëmundjesh që përfundon me një neuropati optike që është e përcaktuar nga ndryshime strukturore dhe deficite funksionale. Kuptimi mjekësor i natyrës së glaukomës ka ndryshuar rrënjësisht në vitet e fundit\, dhe një përcaktim i kompletuar dhe një kriter diagnostik duhet ende të finalizohen. \n  \nFrekuenca e Glaukomës \nNumri i personave të vlerësuar me probleme të glaukomës fillestare është 4.5 milionë\, që përllogaritet afërsisht me 12% të gjithë popullsisë me probleme të shikimit. Incidenca e POAG-së rritet me rritjen në moshë\, dhe progresioni i saj është më i shpeshtë në popullsinë afrikane. Glaukoma me kënd të mbyllur është një formë e zakonshme në popullsinë aziatike. \n  \nParandalimi dhe Trajtimi \nNjohuritë për parandalimin dhe trajtimin e glaukomës janë të pakta në popullatë; megjithatë ka metoda efektive të trajtimit mjekësor dhe operator nëse sëmundja diagnostikohet në stadet e hershme. Përmes trajtimit të duhur mund të ruhet shikimi\, në të kundërt përkeqësimi i kushteve mund të çojë në kufizime të rënda të fushës së shikimit dhe verbëri të pakthyeshme. \n  \nCilët preken më tepër nga glaukoma? \nGlaukoma mund të prekë këdo dhe pacienti mund të trajtohet\, por jo të shërohet prej saj. Mënyra e vetme për të parandaluar humbjen e shikimit është dignostikimi i hershëm i sëmundjes dhe trajtimi i saj. Prandaj është shumë e rëndësishme që të gjithë t’i nënshtrohen vizitave okulistike periodike (sidomos pas moshës 40 vjeç)\, madje edhe nëse nuk ka simptoma. \n  \nFaktorët e rrezikut që shtojnë propabilitetin e shfaqjes së sëmundjes janë: \n\nMosha (veçanërisht mbi 35 vjeç)\nFaktorët gjenetikë (histori familjare e glaukomës)\nDiabeti\nAnemia\nTensioni i lartë ose i ulët i gjakut (HTA)\nMiopia e lartë\nHipermetropia e lartë\nMigrena\nPërdorimi i kortikosteroideve për periudha të gjata\nDëmtimet fizike në sy\n\n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/cfare-eshte-glaukoma/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/03/poster-21.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160310T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20160310T120000
DTSTAMP:20260614T140236
CREATED:20160302T085331Z
LAST-MODIFIED:20160321T082615Z
UID:2824-1457564400-1457607600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:10 Mars 2016\, Dita Botërore e Veshkave
DESCRIPTION:10 Mars 2016 \nDita Botërore e Veshkave \nDita Botërore e Veshkave organizohet çdo vit\, të enjten e dytë të muajit mars\, dhe ka për mision të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e veshkave dhe shëndetin në përgjithësi\, si dhe të reduktojë shpeshtësinë dhe ndikimin e sëmundjeve të veshkave dhe problemeve shëndetësore të lidhura me to në mbarë botën. \nObjektivat e Ditës Botërore të Veshkave janë:  \n  \n\nRritja e ndërgjegjësimit në lidhje me “veshkat tona të mahnitshme“\, dhe evidentimi se diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut janë faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kronike të veshkave (SKV).\nInkurajimi i depistimit sistematik të të gjithë pacientëve me diabet dhe hipertension për SKV-të.\nNxitja e sjelljeve parandaluese.\nEdukimi i gjithë mjekëve profesionistë për rolin e tyre të rëndësishëm\, kyç në zbulimin dhe reduktimin e rrezikut të SKV-ve\, veçanërisht në popullsinë me rrezik të lartë.\nTheksimi i rolit të rëndësishëm të autoriteteve shëndetësore lokale dhe kombëtare në kontrollin e epidemisë së SKV-ve. Autoritetet e shëndetësisë në mbarë botën do të duhet të merren me kostot e larta dhe në rritje\, nëse nuk ndërmerren veprime për të trajtuar numrin në rritje të personave me SKV. Në Ditën Botërore të Veshkave\, të gjitha qeveritë janë të inkurajuara të marrin masa dhe të investojnë më shumë në depistimin e sëmundjeve të veshkave.\nNëse zbulohen herët\, sëmundjet kronike të veshkave mund të trajtohen duke zvogëluar komplikacionet e tjera dhe reduktuar në mënyrë drastike barrën e vdekjeve dhe paaftësinë nga sëmundjet kronike të veshkave dhe ato kardiovaskulare në mbarë botën.\n\n  \nMesazhi i Ditës Botërore të Veshkave për vitin 2016 është: \nSëmundja e veshkave dhe fëmijët \nVepro herët për ta parandaluar atë! \n  \nNë Ditën Botërore të Veshkave është i rëndësishëm ndërgjegjësimi i mbarë popullatës për sëmundjet e veshkave të cilat prekin me miliona njerëz në mbarë botën\, përfshirë këtu edhe fëmijët të cilët mund të jenë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve kronike të veshkave që në moshë të hershme. Prandaj është e rëndësishme që në këtë ditë ne të nxisim dhe të lehtësojmë edukimin dhe zbulimin e hershëm\, si dhe një stil jete të shëndetshëm te fëmijët tanë\, duke filluar që nga lindja\, për të luftuar rritjen e sëmundjeve të parandalueshme të veshkave përfshirë këtu dëmtimet akute dhe sëmundjen kronike të veshkave\, si dhe për të trajtuar fëmijët me çrregullime të lindura dhe të fituara të veshkave. Në këtë ditë le të bashkojmë forcat edhe njëherë për të informuar prindërit\, kujdestarët e fëmijëve\, pacientët e rinj\, politikëbërësit dhe publikun e gjerë për rëndësinë e identifikimit dhe trajtimit të sëmundjeve të veshkave në fëmijëri\, si dhe ndërgjegjësimin për rreziqet e zhvillimit të sëmundjeve kronike të veshkave në të ardhmen\, kur problemet ndeshen që në fëmijëri. \n  \nSi ndikon sëmundja e veshkave te fëmijët? \nSëmundja e veshkave mund të ndikojë te fëmijët në mënyra të ndryshme\, duke filluar nga çrregullimet e lehta pa pasoja afatgjata në shëndet deri në çrregullime të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve. Sëmundja akute e veshkave zhvillohet papritur\, zgjat një kohë të shkurtër dhe mund të jetë serioze me pasoja afatgjata ose mund të zhduket plotësisht pas trajtimit. Sëmundjet kronike të veshkave nuk kalojnë pa trajtim dhe kanë tendencë të përkeqësohen me kalimin e kohës nëse nuk trajtohen. Sëmundjet kronike të veshkave çojnë në mosfunksionim të veshkave deri dhe në nevojën për një transplant të tyre. \nFëmijët me sëmundje kronike të veshkave apo mosfunksionim të tyre përballen me shumë probleme si: \n\nImazh negativ të vetvetes\nProbleme në marrëdhëniet shoqërore\nProbleme me sjelljen\nProbleme me të mësuarin\nProblem me përqendrimin\nZhvillim të vonuar të aftësive gjuhësore\nZhvillim të vonuar të aftësive motorike\n\nFëmijët me sëmundje kronike të veshkave mund të rriten me një ritëm më të ngadaltë sesa moshatarët e tyre\, dhe inokntinenca e urinës (mosfunksionim i vezikës urinare) është një nga pasojat e zakonshme. \nÇfarë janë veshkat dhe çfarë bëjnë ato? \nVeshkat janë dy organe në formë fasuleje\, secila me madhësinë e një grushti\, dhe janë të vendosura poshtë kafazit të kraharorit në secilën anë të shtyllës kurrizore. Çdo ditë\, të dyja veshkat filtrojnë rreth 120 deri 150 litra gjak për të prodhuar rreth 1 deri në 2 litra urinë\, të përbërë nga mbeturinat dhe lëngje shtesë. Fëmijët prodhojnë më pak urinë sesa të rriturit\, dhe sasia e prodhuar varet nga mosha e tyre. Veshkat punojnë gjatë gjithë kohës. Ureterët janë tuba të hollë\, një në çdo anë të fshikëzës së urinës\, që mbajnë urinën nga secila veshkë deri në fshikëz. Fshikëza e urinës e grumbullon atë derisa personi të gjejë kohën dhe vendin e duhur për të urinuar. \nCilat janë shkaqet e sëmundjes së veshkave te fëmijët  \nSëmundja e veshkave te fëmijët mund të shkaktohet nga: \n\nDefektet e lindjes\nSëmundjet e trashëguara\nInfeksionet\nSindroma nefrotike\nTrauma\nBllokimi ose refluksi i urinës\n\nNga lindja deri në moshën 4 vjeç\, shkaqet kryesore të mosfunksionimit të veshkave janë defektet në lindje dhe sëmundjet e trashëguara. Midis moshës 5 deri 14 vjeç\, mosfunksionimi i veshkave shkaktohet më shumë nga sëmundjet e trashëguara\, sindroma nefrotike dhe sëmundjet sistemike. Midis moshës 15 deri 19 vjeç\, sëmundjet që prekin glomerulat janë shkaku kryesor i mosfunksionimit të veshkave. \nSi diagnostikohet sëmundja e veshkave te fëmijët? \nSëmundja e veshkave te fëmijët diagnostikohet nëpërmjet një vizite nga doktori\, historia mjekësore e tij\, si dhe nga simptomat dhe shenjat që ka fëmija. Për të konfirmuar diagnozën kryhen edhe disa analiza të tjera si: analiza të urinës dhe gjakut\, biopsi të veshkës etj. Megjithatë\, trajtimi i sëmundjes së veshkave te fëmijët do të varet nga shkaku i sëmundjes dhe fëmija duhet dërguar te specialisti. \nParandalimi: Dieta\, ushqyerja dhe ushqimi \nPër fëmijët me sëmundje kronike të veshkave ushqyerja është shumë e rëndësishme pasi ushqimi mund të ndikojë në funksionimin e veshkave të tyre. Prindërit të cilët kanë fëmijë që vuajnë me sëmundje kronike të veshkave\, duhet të konsultohen gjithmonë me doktorin përpara se të bëjnë një ndryshim në ushqyerjen e fëmijës. Për të qenë të shëndetshëm\, fëmijët që kanë sëmundje kronike të veshkave\, në dietën e tyre të përditshme duhet të kenë kujdes disa elementë si: \n\nProteinat. Fëmijët që kanë sëmundje kronike të veshkave duhet të marrin proteina në sasitë e nevojshme për rritjen\, pasi marrja e tepërt e tyre do ta avancojë sëmundjen deri në mosfunksionim të veshkave. Ushqimet që përmbajnë proteina janë: vezët\, qumështi\, djathi\, pula\, peshku\, mishi i kuq\, bishtajoret\, kosi etj.\nNatriumi. Sasia e natriumit që fëmijët kanë nevojë varet nga faza e sëmundjes së veshkës\, mosha e tyre\, dhe ndonjëherë edhe faktorë të tjerë. Ushqimet të cilat përmbajnë sasi të mëdha natriumi janë: ushqimet e konservuara\, disa ushqime të ngrira\, ushqimet e përpunuara\, patatet e skuqura etj.\nKaliumi. Te fëmijët që kanë sëmundje kronike të veshkave\, kalimumi duhet të mbahet në nivele normale\, pasi më pak ose më shumë kalium në organizmin e tyre mund të shkaktojë probleme në zemër dhe muskuj. Fëmijët nuk duhet të konsumojnë disa fruta apo zarzavate\, ose duhet të pakësojnë vaktet dhe porcionet e ushqimit në mënyrë që mos të marrin kalium më shumë seç duhet. Frutat dhe zarzavatet që kanë pak kalium janë: molla\, boronica\, luleshtrydhet\, lakra\, lulelakra\, brokoli etj. Frutat dhe zarzavatet të cilat kanë shumë kalium janë: portokalli\, pjepri\, kajsia\, banania\, patatja\, domatja\, spinaqi i gatuar etj.\nFosfori. Fëmijët që kanë sëmundje kronike të veshkave duhet të ruajnë nivelin e fosforit në gjak\, pasi nivele të larta të fosforit çojnë në thithjen e kalciumit nga kockat duke i bërë ato të dobëta dhe lehtësisht të thyeshme. Gjithashtu\, nivele të larta të fosforit në gjak mund të japin kruarje të lëkurës dhe skuqje të syve. Fosfori gjendet në ushqimet me shumë proteina. Ushqimet që kanë nivele të ulëta të fosforit janë: bishtajat\, kokoshkat\, mishi i papërpunuar\, orizi\, drithërat\, e bardha e vezës etj.\nLëngjet. Në fillimet e sëmundjes kronike veshka e fëmijës mund të prodhojë shumë ose pak urinë\, e cila mund të çojë në dehidrim ose në ënjtje. Me përparimin e sëmundjes mund të nevojitet që fëmijët të pakësojnë nivelin e lëngjeve të marra. Sasia e likideve që fëmija duhet të marrë duhet të përcaktohet nga doktori specialist.\n\n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/10-mars-2016-dita-boterore-e-veshkave/
LOCATION:Tirane
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/03/poster-veshkat-2016.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20160310T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20160310T170000
DTSTAMP:20260614T140236
CREATED:20160317T081729Z
LAST-MODIFIED:20160321T082712Z
UID:2886-1457593200-1457625600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:INFORMACION  “10 Mars Dita Botërore e Veshkave”
DESCRIPTION:INFORMACION \n“10 Mars Dita Botërore e Veshkave” \n  \nNë kuadër të Ditës Botërore të Veshkave që ishte në datën 10 Mars\, Departamenti i Promocionit të Shëndetit të ISHP në bashkepunim me Departamentin e Promocionit të Drejtorise së Shëndetit Publik Tiranë\, Shoqatës së Nefrologëve si dhe mjekëve të shërbimit të nefrologjisë në QSUT u organizuan një sërë aktivitetesh sensibilizuese. \nKjo ditë kishte si qëllim të rristë ndërgjegjësimin për rëndësinë e veshkave dhe shëndetin në përgjithësi\, si dhe për të reduktuar shpeshtësinë dhe ndikimin e sëmundjeve të veshkave dhe problemeve shëndetësore të lidhura me to në mbarë botën. \n  \nMesazhi i Ditës Botërore të Veshkave për vitin 2016 ishte: \nSëmundja e veshkave dhe fëmijët \nVepro herët për ta parandaluar atë! \n  \nNë Ditën Botërore të Veshkave është i rëndësishëm ndërgjegjësimi i mbarë popullatës për sëmundjet e veshkave të cilat prekin me miliona njerëz në mbarë botën\, përfshirë këtu edhe fëmijët të cilët mund të jenë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve kronike të veshkave që në moshë të hershme. Prandaj është e rëndësishme që në këtë ditë ne të nxisim dhe të lehtësojmë edukimin dhe zbulimin e hershëm\, si dhe një stil jete të shëndetshëm te fëmijët tanë\, duke filluar që nga lindja\, për të luftuar rritjen e sëmundjeve të parandalueshme të veshkave përfshirë këtu dëmtimet akute dhe sëmundjen kronike të veshkave\, si dhe për të trajtuar fëmijët me çrregullime të lindura dhe të fituara të veshkave. \nMeqënëse dhe mesazhi në këtë ditë ishte për fëmijët edhe aktivitetet sensibilizuese u fokusuan tek ky grup i popullatës. \nNë kuadër të kësaj dite shëndetësore u organizuan disa aktivitete si më poshtë: \n  \n\nNë datën 7 Mars ne ambientet e Drejtorisë së Shëndetit Publik të Tiranës u zhvillua një takim sensibilizues dhe informues për sëmundjet e veshkave tek fëmijët me mjekët e shkollave te Tiranës. Te ftuar në këtë takim ishin edhe mjekë specializantë të shërbimit të nefrologjisë në QSUT të cilët bënë dy prezantime në lidhje me këtë sëmundje.\nNë datën 10 Mars në sheshin tek vëllezërit Frashëri u organizua një aktivitet sensibilizues për sëmundjet e veshkave. Aktiviteti u organizua ne bashkepunim midis departamentit te Promocionit të ISHP dhe ASHR\, shoqatës së nefrologëve\, dhe mjekëve specialistë të shërbimit të nefrologjisë në QSUT. Ne bashkëpunim me firmën Roshe ishin përgatitur fletëpalosje si dhe disa bluza për fëmijët.\nNë datën 11 Mars u krye aktiviteti sensibilizues dhe informues në shkollën “Osman Myderizi” me nxënësit e kësaj shkolle.\n\n  \nNë këtë ditë ne bashkuam forcat edhe njëherë për të informuar prindërit\, kujdestarët e fëmijëve\, pacientët e rinj\, politikëbërësit dhe publikun e gjerë për rëndësinë e identifikimit dhe trajtimit të sëmundjeve të veshkave në fëmijëri\, si dhe ndërgjegjësimin për rreziqet e zhvillimit të sëmundjeve kronike të veshkave në të ardhmen\, kur problemet ndeshen që në fëmijëri. \n    \n \n  \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/informacion-10-mars-dita-boterore-e-veshkave/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
END:VEVENT
END:VCALENDAR