BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20151125T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20151210T120000
DTSTAMP:20260616T194154
CREATED:20151118T104216Z
LAST-MODIFIED:20151118T104516Z
UID:2659-1448406000-1449745200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:25 Nëntor - 10 Dhjetor 2015\, Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe 16 Ditët e Aktivizmit
DESCRIPTION:25 Nëntor – 10 Dhjetor 2015  \n  \nDita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe 16 Ditët e Aktivizmit \n  \n16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore\, është një Fushatë Globale që organizohet çdo vit. Fushata fillon në 25 nëntor\, Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe përfundon në 10 dhjetor\, Ditën e të Drejtave të Njeriut. \nE njohur edhe si “16 Ditët”\, çdo vit fushata bën thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave. \nThirrja për veprim për vitin 2015 është: \n Bëjeni botën portokalli! \nJepini fund dhunës ndaj grave dhe vajzave! \nSi një nga ngjyrat zyrtare të fushatës\, portokallia simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe një botë të lirë nga dhuna ndaj grave dhe vajzave. \nKy vit konsiderohet si pika kritike e përpjekjeve globale për të parandaluar dhe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave e vajzave\, dhe shënon 20 vjetorin e Deklaratës së Pekinit\, projekti më progresiv i ndërmarrë ndonjëherë për avancimin e të drejtave të grave. Gjithashtu\, në shtator të këtij viti hyjnë në fuqi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm\, si një kornizë e re e zhvillimit global. Ndaj tani është koha vendimtare për advokim\, për t’u siguruar që në axhendat politike dhe publike t’i jepet përparësi dhe të vendoset në plan të parë zbatimi i masave kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave\, në kuadër edhe të kornizës së re të zhvillimit global. \nNë vitin 1995\, dhuna ndaj grave u rendit si një nga dymbëdhjetë fushat kritike të shqetësimit të Platformës për Veprim të Pekinit\, por raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara\, apo rishikime të tjera kombëtare të bëra në kuadër të njëzet viteve të zbatimit të kësaj platforme\, tregojnë se pavarësisht nga përparimi\, nivelet e dhunës ndaj grave dhe vajzave mbeten të larta dhe në një shkallë të papranueshme në mbarë botën. Zbatimi i ngadaltë dhe i pabarabartë i kuadrit ligjor kombëtar\, vëmendja e pamjaftueshme kushtuar parandalimit të shfaqjes së dhunës\, si dhe diskriminimi i vazhdueshëm\, pabarazia gjinore\, normat diskriminuese dhe stereotipet gjinore mbeten pengesa të mëdha për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. \nPër këto arësye\, Fushata UNiTE e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave fton qeveritë\, agjencitë e Kombeve të Bashkuara\, organizatat e shoqërisë civile dhe individë nga të gjitha vendet e botës për të shënuar ditët nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor -16 Ditët\, me përpjekje të përbashkëta për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. \nKëtë vit ne duam ta mbajmë botën portokalli gjatë gjithë 16 ditëve të aktivizmit\, dhe ju ftojmë që të mbani në konsideratë organizimin e aktiviteteve tuaja jo vetëm në datën 25 nëntor\, por edhe gjatë të gjitha ditëve të tjera. \nBashkohuni me ne\, ndërmerrni veprime për ta bërë botën portokalli\, tregoni mbështetjen tuaj që angazhimet politike të harmonizohen me veprime të përgjegjshme dhe burime të mjaftueshme për të reduktuar dhunën ndaj grave dhe vajzave në mbarë botën. \n  \n16 fakte të rëndësishme për dhunën ndaj grave \nFakti 1: 70% e grave përjetojnë dhunë fizike dhe/ose seksuale nga partneri intim në një moment gjatë jetës së tyre \nStudimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë\, i kryer në disa vende\, për shëndetin e grave dhe dhunën (dhunën fizike\, mendore dhe seksuale) në familje ndaj tyre\, tregoi se dhuna nga partneri intim është e përhapur në shumë shoqëri. \nFakti 2: Dhuna kundër grave mund të parashikohet dhe të parandalohet \nNivelet e dhunës kundër grave nuk janë të njëjta në të gjitha vendet dhe në të gjitha kohët. Duke identifikuar faktorët socialë\, kulturorë\, ligjorë dhe ekonomikë që ndikojnë këtë dhunë\, është e mundur që të parashikohet ndodhja e saj dhe të kuptohet sesi ajo të parandalohet. Programet shkollore për të parandaluar dhunën\, reduktimi i përdorimit të rrezikshëm të alkoolit\, ndryshimi i normave sociale dhe kulturore përmes edukimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit\, si dhe ndërhyrja te fëmijët e keqtrajtuar për të shmangur përfshirjen e tyre më vonë në dhunë\, mund të reduktojnë dhunën ndaj grave. \nFakti 3: Dhuna ndaj grave mund të dëmtojë shëndetin dhe mirëqenien e grave \nPasojat e shëndetit mendor nga dhuna prej partnerit intim dhe dhuna seksuale përfshijnë depresion\, çrregullime të stresit post-traumatik\, ankth\, përpjekje vetëvrasëse dhe abuzim me substancat. Pasojat e shëndetit fizik përfshijnë lëndime\, sindromën e dhimbjes kronike\, çrregullime gastrointestinale\, si dhe aftësi të kufizuara. Dhuna mund të çojë në shtatzëni të padëshiruara\, probleme gjinekologjike dhe aborte të detyruara. Gratë që vuajnë dhunën e ushtruar nga partneri intim kanë shëndet të përgjithshëm jo të mirë\, për një kohë më të gjatë sesa gratë që nuk janë prekur nga kjo dhunë. \nFakti 4: Dhuna ndaj grave mund të dëmtojë shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve \nPërjetimi i dhunës nga partneri i ngushtë mund të dëmtojë zhvillimin normal të fëmijëve në familje. Studimet kanë treguar se fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës midis prindërve kanë më shumë probleme sociale\, emocionale\, të sjelljes dhe të përgjithshme shëndetësore\, sesa fëmijët nga familjet ku nuk ka dhunë mes partnerëve. \nFakti 5: Dhuna kundër grave rrit gjasat për t’u infektuar me HIV \nStudimet nga disa vende tregojnë se dhuna kundër grave rrit rrezikun e infektimit me HIV. Një studim i kohëve të fundit i femrave të reja në Afrikën e Jugut tregoi se gratë me HIV negativ\, që kishin përjetuar dhunë nga partneri i ngushtë ose nivele të larta të pabarazisë gjinore në marrëdhëniet e tyre me meshkujt\, kishin 51% më shumë gjasa për të marrë HIV gjatë 2 viteve të ardhshme. \nFakti 6: Dhuna ndaj grave është një pengesë për arritjen e disa Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM) \nRishikimi i Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit për vitin 2010 tregoi se\, përparimi në arritjen e Objektivit të Zhvillimit të Mijëvjeçarit 4 për vdekshmërinë e fëmijëve dhe Objektivit të Zhvillimit të Mijëvjeçarit 5 për vdekshmërinë amtare/mëmësore është shumë i ngadalshëm. Arritja e këtyre objektivave është penguar nga dhuna kundër grave. Është vlerësuar se 1 në 4 gra në të gjithë botën është abuzuar fizikisht ose seksualisht gjatë shtatzënisë\, zakonisht nga partneri i saj. Dhuna ndaj grave shtatzëna është e lidhur me një rrezik për abort\, lindje të parakohshme dhe vuajtje të fetusit\, si dhe lindje me peshë të ulët. Dhuna ndaj grave është gjithashtu një shkak i vdekjes maternale/mëmësore. Përpjekjet për të reduktuar vdekshmërinë e nënës dhe fëmijëve duhet të përfshijnë masa për të reduktuar dhunën seksuale ndaj grave prej partnerit intim. \nFakti 7: Dhuna ndaj grave ndikon seriozisht zhvillimin ekonomik \nDhuna nga partneri intim ka një ndikim të konsiderueshëm ekonomik. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës\, për shembull\, kostot e vlerësuara të dhunës nga partneri intim shkojnë në 5.8 bilionë dollarë amerikanë në vit. Këto përfshijnë kostot direkte për shërbimet mjekësore (rreth 2/3 e totalit të shpenzimeve)\, si dhe shpenzimet indirekte të tilla si humbja e produktivitetit. \nFakti 8: Burrat të cilët kanë qenë viktima të keqtrajtimit në fëmijëri\, kanë 3-4 herë më shumë gjasa për të kryer dhunë ndaj partnerit intim \nStudimet sugjerojnë se ekspozimi ndaj dhunës gjatë fëmijërisë rrit gjasat për të kryer dhunë kundër partnerit intim nga 3 në 4-fish\, në krahasim me ata të cilët nuk janë të ekspozuar ndaj dhunës në fëmijëri. \nFakti 9: Përdorimi i dëmshëm i alkoolit nga burrat rrit gjasat e dhunës ndaj partnerit \nDisa studime\, të kryera në vende me të ardhura ulëta dhe të mesme\, tregojnë se njerëzit të cilët keqpërdorin alkool kanë 1\,6 deri 4\,8 herë më shumë gjasa për të kryer dhunë ndaj partnerit intim\, sesa meshkujt që nuk keqpërdorin alkool. \nFakti 10: Dhuna seksuale është e përhapur në vendet e konfliktit\, pas konfliktit dhe gjatë shpërnguljeve me dhunë \nNë konfliktet e armatosura\, prishja e strukturave të mbështetjes sociale për familjet e komunitetet\, si dhe ndërprerja e shërbimeve\, lënë gratë dhe fëmijët të rrezikuar nga dhuna seksuale\, duke përfshirë përdhunimin dhe shfrytëzimin seksual. Gratë mund t’i dorëzohen abuzimit seksual për shkak të nevojës për ushqim dhe nevojave të tjera jetësore themelore. Përdhunimi është përdorur për të keqtrajtuar dhe fyer civilët\, si një taktikë lufte\, edhe në kohërat e spastrimit etnik. \nFakti 11: Programet që rrisin aksesin e grave në mikrokredi dhe trajnojnë njerëzit për marrëdhënie të shëndetshme e aftësi negociuese\, mund të parandalojnë dhunën ndaj grave \nNjë program i quajtur Ndërhyrja me Mikrofinanca për AIDS-in dhe Barazinë Gjinore në Afrikën e Jugut tregoi sukses të madh. Programi shënjestron gratë që jetojnë në familjet më të varfëra në zonat rurale\, dhe kombinon shërbimet financiare me sesione të aftësimit të grave dhe burrave për parandalimin e HIV-it\, normat gjinore\, besimet kulturore\, komunikimin dhe dhunën nga partneri. Dy vjet pas përfundimit të programit\, gratë pjesëmarrëse raportuan 55% më pak akte të dhunës nga partnerët e tyre intim. \nFakti 12: Programet shkollore mbi dhunën mund të parandalojnë dhunën kundër grave \n“Të dhëna të sigurta” është një iniciativë e shkollës dhe komunitetit që targeton vajzat e djemtë 13-15 vjeç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Programi adreson normat gjinore dhe barazisë në fillim të jetës\, përpara se stereotipet të zhvillohen. Ai përfshin një program prej 10 sesionesh trajnimi për ofruesit e shërbimeve mbështetëse\, si dhe një teatër. Një vlerësim i programit gjeti se pjesëmarrësit raportuan më pak abuzim psikologjik dhe dhunë seksuale e fizike ndaj partnerit të tyre aktual një muaj pas përfundimit të programit\, si dhe katër vjet më vonë. \nFakti 13: Angazhimi i burrave dhe djemve në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe promovimin e barazisë gjinore mund të ketë efekte pozitive \nStudimet tregojnë se shkaqet kryesore të dhunës ndaj grave përfshijnë normat e dëmshme mashkullore dhe pranimin e dhunës si një normë sociale. Sondazhet tregojnë se burrat dhe djemtë kanë më shumë gjasa të raportojnë se kanë ushtruar dhunë ndaj partnereve të tyre\, prandaj është e nevojshme të punohet me ta për barazinë gjinore\, për të zvogëluar dhunën ndaj grave. Një numër ndërhyrjesh që promovojnë barazinë gjinore me burrat dhe djemtë kanë treguar sukses. \nFakti 14: Organizata Botërore e Shëndetësisë jep udhëzime sesi të zbatohen programe të bazuara në fakte për parandalimin e dhunës seksuale ndaj grave prej partnerit intim \nOrganizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerë të tjerë kanë zhvilluar një manual “Parandalimi i dhunës seksuale kundër grave nga partneri intim: Ndërmarrja e veprimeve dhe krijimi i evidencave”\, i cili përmbledh evidenca ekzistuese mbi rreziqet e dhunës ndaj grave dhe programet që synojnë parandalimin e saj. \nFakti 15: Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zhvilluar rekomandime për të mbështetur punonjësit e shëndetësisë për të adresuar pasojat e dhunës seksuale \nPër të ndërtuar kapacitetet e punonjësve të shëndetit për mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale\, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e tjerë kanë zhvilluar një kurs në internet për ofruesit e kujdesit shëndetësor për “Menaxhimin klinik të përdhunimit” dhe “Udhëzime për kujdesin mjeko-ligjor për viktimat e dhunës seksuale”. Ky kurs ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për viktimat e dhunës seksuale\, duke pajisur ofruesit e kujdesit shëndetësor me njohuritë e aftësitë e nevojshme për kujdesin ndaj viktimave të dhunës seksuale. \nFakti 16: Organizata Botërore e Shëndetësisë mbështet kërkime mbi kuptimin dhe parandalimin e dhunës seksuale \nDhuna ndaj grave është identifikuar si një problem i madh për shëndetin publik dhe i të drejtave të njeriut\, por mungesa e të dhënave të besueshme mbi shkaqet\, madhësinë dhe pasojat e problemit ngadalëson kërkimin për zgjidhje. Për të mbledhur të dhëna të tilla\, Organizata Botërore e Shëndetësisë filloi një studim në disa vende mbi shëndetin e grave dhe dhunën në familje ndaj tyre. Gjithashtu\, Organizata Botërore e Shëndetësisë ndihmon koordinimin e iniciativës për kërkime ndaj dhunës seksuale\, një rrjet i studiuesve\, hartuesve të politikave\, aktivistëve dhe donatorëve të përkushtuar për të kuptuar dhe parandaluar dhunën seksuale. \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/25-nentor-10-dhjetor-2015-dita-nderkombetare-per-eleminimin-e-dhunes-ndaj-grave-dhe-16-ditet-e-aktivizmit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/11/poster-25-10.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20151201T010000
DTEND;TZID=UTC+2:20160101T120000
DTSTAMP:20260616T194154
CREATED:20151127T071859Z
LAST-MODIFIED:20151127T071859Z
UID:2664-1448928000-1451646000@www.ishp.gov.al
SUMMARY:1 DHJETOR 2015\, DITA BOTËRORE KUNDËR HIV/AIDS
DESCRIPTION:1 DHJETOR 2015 \n  \nDITA BOTËRORE KUNDËR HIV/AIDS \n  \nDita Botërore e Sensibilizimit kundër HIV/AIDS organizohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie. Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin\, trajtimin dhe kujdesin për HIV/AIDS në të gjithë botën\, veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë. \nNga viti 2011 deri në vitin 2015\, Dita Botërore e HIV/AIDS-it organizohet nën sloganin \n“Drejt zeros: Zero infeksione të reja nga virusi HIV\, Zero diskriminim për personat me HIV/AIDS\, Zero vdekje nga AIDS” \nFaktet kryesore për HIV/AIDS \n\nHIV vazhdon të jetë një çështje madhore globale e shëndetit publik që ka marrë më shumë se 34 milionë jetë deri tani. Vetëm në vitin 2014\, rreth 1.2 milionë njerëz kanë vdekur globalisht nga shkaqe të lidhura me HIV-in.\nNë nivel global\, deri në fund të vitit 2014\, numri i personave që jetojnë me HIV ishte rreth 36.9 milionë\, me 2 milionë raste të reja vetëm në vitin 2014.\nInfeksioni HIV diagnostikohet nëpërmjet testeve të shpejta diagnostike\, që zbulojnë praninë ose mungesën e antitrupave të HIV-it. Këto teste japin rezultate të shpejta; esenciale për diagnozën dhe trajtimin e hershëm.\nNuk ka shërim për infeksionin HIV. Megjithatë\, trajtimi efektiv me medikamente antiretrovirale (ARV) mund të kontrollojë virusin në mënyrë që personat me HIV të gëzojnë jetë të shëndetshme dhe produktive.\nËshtë vlerësuar se\, aktualisht vetëm 51% e personave me HIV dinë statusin e tyre të infektimit me HIV\, pra nëse ata janë të infektuar apo jo.\nNë vitin 2014\, 14.9 milionë njerëz që jetojnë me HIV\, të cilët përfaqësojnë 40% të personave që jetojnë me HIV\, morën terapi antiretrovirale në nivel global.\n\nÇfarë është HIV-i? \nHIV (Human Immunodeficiency Virus) është virusi i cili prek dhe dobëson sistemin imunitar të organizmit të njeriut duke e lënë atë të pambrojtur nga infeksionet dhe nga disa lloje kanceri. Virusi shkatërron dhe dëmton gradualisht funksionin e qelizave të imunitetit. Funksioni imun i organizmit matet nëpërmjet numërimin të qelizave CD4. \nÇfarë është AIDS-i? \nAIDS (Acquired Immune Deficiency Syndrome) është një term që i referohet fazës më të avancuar të infeksionit HIV. AIDS është dëmtimi i parikthyeshëm dhe progresiv i sistemit imunitar të njeriut prej virusit HIV\, i cili çorganizon gjithë sistemin imunitar të tij. Në këtë situatë organizmi nuk është i aftë të përgjigjet ndaj agjentëve parazitarë\, viralë\, mykotikë dhe atyre oportunistë apo të kontrollojë disa tumore\, duke u shfaqur edhe AIDS. AIDS apo i njohur si SIDA është përcaktuar si zhvillimi i disa lloje kanceri\, infeksioneve apo manifestimeve të tjera të rënda klinike. HIV nuk është sinonim i AIDS-it. Kjo do të thotë që një person i cili është i infektuar dhe ka virusin HIV në gjak nuk është me patjetër i sëmurë me AIDS. Ai mund të jetë i infektuar me virusin HIV por mund të mos jetë i sëmurë me AIDS. \nCilat janë shenjat e AIDS-it? \nShumë persona që jetojnë me HIV\, në muajt e parë mbas infektimit\, nuk kanë shenja të dukshme dhe nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre/statusit pozitiv deri në fazat e vonshme. \nPër t’u zhvilluar shenjat\, përgjithësisht mund të kalojnë nga 2 deri në 15 vjet\, nga momenti i infektimit deri në shfaqjen e tyre\, në varësi të personit. Koha e saktë nga momenti i infektimit me HIV deri në zhvillimin e sëmundjes dhe shfaqjen e shenjave është e pamundur të llogaritet. Kjo kohë është e ndryshme për persona të ndryshëm dhe është në varësi të stilit të jetesës\, të mënyrës së të ushqyerit\, terapisë dhe mbështetjes sociale dhe psikologjike. Me futjen e terapisë antiretrovirale dhe profilaksisë për infeksionet oportuniste\, është zgjatur koha e fillimit të sëmundjes dhe sigurisht mbijetesa e të sëmurëve. \nJavët e para pas infeksionit fillestar\, këta persona mund të mos kenë asnjë simptomë ose mund të shfaqin shenja të ngjashme me gripin\, duke përfshirë ethe\, dhimbje koke\, skuqje apo dhimbje të fytit. Më pas\, me dobësimin progresiv të sistemit imunitar\, infeksioni përparon dhe një person mund të zhvillojë edhe shenja të tjera të cilat ndryshojnë në varësi të fazës së infeksionit. \nShenjat më të shpeshta janë: fryrje e nyjeve limfatike\, humbje e madhe në peshë\, dobësi e madhe\, ethe/temperaturë e vazhdueshme\, diarre e vazhdueshme që nuk dominohet nga mjekimi\, kollë dhe shenja të tjera sipas llojit të infeksioneve të ndryshme oportuniste. Pa trajtim\, ata mund të zhvillojnë sëmundje të rënda të tilla si tuberkulozi\, meningjiti dhe lloje të ndryshme kanceri. \nSi transmetohet HIV-i? \nHIV mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të infektuara të trupit si gjaku\, qumështi i gjirit\, sperma dhe sekrecionet vaginale. \nDisa sjellje e kushte që sjellin rrezik më të madh për t’u infektuar me HIV përfshijnë: \n\nMarrëdhënie seksuale të pambrojtura\, vaginale ose anale.\nInfeksione seksualisht të transmetueshme si sifilizi\, herpesi\, klamidia\, gonorrea dhe vaginosa bakterore.\nShkëmbimin e gjilpërave të kontaminuara\, shiringave dhe pajisjeve të tjera gjatë injektimit të drogës.\nMarrjen e injeksioneve apo transfuzioneve të gjakut të pasigurta\, si dhe procedurat mjekësore që përfshijnë prerjen josterile me instrumente të mprehta të kontaminuara.\nShpimet aksidentale me gjilpërë\, përfshirë dëmtimet e stafit shëndetësor.\nTransmetimin nga një nënë e infektuar te fëmija i saj gjatë shtatzënisë\, lindjes dhe ushqyerjes me gji.\n\n  \nNjerëzit nuk mund të infektohen nëpërmjet kontaktit të zakonshëm gjatë bashkëjetesës normale që mund të sjellë përdorimin e përbashkët të dushit\, vaskës\, wc-së\, peshqirit\, telefonit\, mjeteve të transportit publik\, pishinës\, frekuentimit të shkollës etj. Po ashtu\, infeksioni HIV nuk rezulton të merret nga e puthura\, përqafimi\, shtrëngimi i duarve\, teshtitja dhe kollitja\, si dhe nuk transmetohet përmes ujit\, ushqimit\, ajrit\, pickimit të insekteve apo kujdesit për kafshët. \nSi diagnostikohet HIV/AIDS? \nTestet të ndryshme janë sot në dispozicion për të zbuluar praninë ose mungesën e antitrupave të HIV-it. Infeksioni HIV zakonisht evidentohet nëpërmjet testeve të gjakut të cilat zbulojnë antitrupat e prodhuara nga një person\, si pjesë e sistemit të tij imunitar për të luftuar infeksionin HIV. Shumica e këtyre personave i zhvillojnë këto antitrupa brenda 28 ditësh\, dhe për këtë arsye antitrupat mund të mos kapen menjëherë pas infeksionit. Kjo periudhë e hershme e infeksionit quhet periudha dritare dhe përfaqëson kohën edhe rrezikun më të madh të transmetimit të infeksionit. Megjithatë transmetimi i HIV-it mund të ndodhë gjatë të gjitha fazave të infeksionit. \nRitestimi i të gjithë personave që diagnostikohen fillimisht me HIV-pozitiv\, është praktikë e mirë për të përjashtuar çdo gabim të mundshëm testimi apo raportimi. \nShërbimet e testimit për HIV \nTestimi për HIV duhet të jetë vullnetar. Testimi i detyrueshëm nuk është i pranueshëm sepse minon praktikat e mira të shëndetit publik dhe shkel të drejtat e njeriut. \nDisa vende kanë futur ose janë duke konsideruar vetëtestimin. Vetëtestimi për HIV është një proces ku një person i cili dëshiron të dijë statusin e tij/të saj HIV merr një mostër\, kryen një test dhe interpreton rezultatet e testimit në mënyrë private. Vetëtestimi për HIV nuk jep një diagnozë definitive; vetëtestimi është një test i parë i cili kërkon analiza të mëtejshme nga një punonjës shëndetësor duke përdorur një testim kombëtar të vërtetuar. \nSi parandalohet infeksioni HIV? \nNjerëzit mund të zvogëlojnë rrezikun e infektimit me HIV duke kufizuar ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut. \nMënyrat kryesore për parandalimin e HIV-it\, të cilat shpesh janë përdorur në kombinim me njëra- tjetrën përfshijnë: \n\n Përdorimin e prezervativit/kondomit\n\nPërdorimi korrekt i prezervativit/kondomit gjatë marrëdhënieve seksuale vaginale ose anale mund të mbrojë kundër përhapjes së infeksioneve seksualisht të transmetueshme\, përfshirë HIV. \n\n Testimin dhe këshillimin për HIV dhe IST\n\nTestimi për HIV dhe IST-të e tjera këshillohet me forcë për të gjithë personat e ekspozuar ndaj faktorëve të rrezikut. Në këtë mënyrë ata mësojnë shpejt statusin e tyre të infeksionit\, mënyrat parandaluese të nevojshme dhe shërbimet e trajtimit. OBSH-ja rekomandon gjithashtu ofrimin e testimit edhe për partnerët.  \n\n Rrethprerjen mashkullore vullnetare mjekësore\n\nRrethprerja mashkullore mjekësore (syneti)\, kur bëhet në mënyrë të sigurt nga profesionistë shëndetësorë të trajnuar mirë\, zvogëlon rrezikun e infektimit te meshkuj me rreth 60%. \n\n Përdorimin e terapisë antiretrovirale (ARV) për parandalimin\n\n4.1 Terapia antiretrovirale si parandalim. Studimet kanë konfirmuar se nëse një person HIV pozitiv i përmbahet një trajtimi efektiv ARV\, rreziku i transmetimit të HIV-it te partneri i tij seksual i painfektuar mund të reduktohet me 96%. \n4.2 Profilaksia para ekspozimit për HIV. Profilaksia para ekspozimit me HIV është përdorimi i përditshëm i barnave nga persona të painfektuar për të penguar infektimin me HIV. Shumë studime kanë treguar efektivitetin e profilaksisë para ekspozimit me HIV në reduktimin e transmetimit të HIV-it te një sërë popullatash\, përfshirë meshkujt që bëjnë seks me meshkuj\, ata që injektojnë droga etj. \n4.3 Profilaksia pas ekspozimit për HIV. Profilaksia pas ekspozimit është përdorimi i barnave ARV brenda 72 orëve të ekspozimit ndaj HIV-it për të parandaluar infeksionin. Profilaksia pas ekspozimit përfshin këshillimin\, testimin për HIV dhe marrjen për 28 ditë të barnave antiretrovirale me një ndjekje të kujdesshme. \n\n Reduktimin e dëmit për përdoruesit intravenozë të drogës\n\nPersonat të cilët injektojnë droga mund të marrin masa paraprake kundër infektimit me HIV duke përdorur pajisjet sterile injektuese\, përfshirë age dhe shiringa për çdo injeksion. \n\n Eliminimin e transmetimit të HIV-it nga nëna te fëmija\n\nTransmetimi i HIV-it nga një nënë HIV-pozitiv te fëmija i saj gjatë shtatzënisë\, lindjes\, apo ushqyerjes me gji quhet transmetim vertikal\, apo nga nëna te fëmija. Transmetimi i HIV-it nga një nënë HIV-pozitiv te fëmija mund të parandalohen gati plotësisht në qoftë se të dy\, si nëna dhe fëmija\, marrin barna antiretrovirale. \nSi trajtohet AIDS-i? \nMe gjithë përpjekjet e shkencëtarëve\, për momentin nuk ka akoma një mjekim specifik apo vaksinë për infeksionin HIV. Por\, fatmirësisht sot egzistojnë trajtime efektive me barna antiretrovirale (ARV) të cilat mundësojnë ngadalësimin e përhapjes së virusit HIV\, si dhe trajtojnë infeksionet oportuniste. Barnat antiretrovirale nuk kurojnë infeksionin HIV\, por kontrollojnë shumimin e virusit brenda trupit të një personi dhe i mundësojnë sistemit imunitar të tij të rifitojë kapacitetin për të luftuar infeksionet. Mjekimi me ARV zgjat jetën e të sëmurëve dhe rrit cilësinë e saj\, duke e shndërruar AIDS-in në një sëmundje kronike. \n  \nMaterialin mund ta shkarkoni ne pormatin pdf : këtu \n10 FAKTE PËR HIV DHE AIDS mund ta shkarkoni ne formatin pdf : këtu \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/1-dhjetor-2015-dita-boterore-kunder-hivaids/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/11/2015-Posteri-HIVAIDS.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR