BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20151114T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20151114T120000
DTSTAMP:20260617T042028
CREATED:20151112T124436Z
LAST-MODIFIED:20151112T130928Z
UID:2645-1447455600-1447498800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:14 Nëntor 2015\, DITA BOTËRORE E DIABETIT
DESCRIPTION:Ushqyerja e shëndetshme dhe Diabeti \nMbroni të ardhmen tuaj! \n  \nNë 14 nëntor\, në Ditën Botërore të Diabetit\, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin\, këtë “pandemi” të re globale. \n14 nëntori si Dita Botërore e Diabetit\, është vendosur për nder të ditëlindjes së Frederik Banting\, i cili së bashku me Charles Best\, të dy shkencëtarë kanadezë\, arritën të izolojnë nga pankreasi i qenit insulinën e cila ndryshoi dhe shpëtoi jetën e diabetikëve në mbarë botën. Dita Botërore e Diabetit për vitin 2014-2016\, ka nё fokus jetesën e shëndetshme dhe diabetin. Mesazhet kyçe kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për zgjedhje të shëndetshme\, të cilat mund të jenë zgjedhje të lehta për personat me diabet. \nÇdo vit ka një temë të caktuar. Për periudhën 2014-2016 tema kryesore është: \nUshqyerja e shëndetshme dhe Diabeti \nMbroni të ardhmen tuaj! \n Mesazhet kyçe për këtë vit janë: \n Vepro për të ndryshuar jetën tënde sot! \nVepro për të ndryshuar botën nesër! \nVepro për të ndryshuar jetën tënde sot! \nUshqyerja e shëndetshme luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e të gjithë tipeve të diabetit. \n\nNë vitin 2035\, mendohet që numri i njerëzve me diabet të arrijë në 600 milionë. Diagnostikimi i vonuar i diabetit do të thotë që shumë individë me diabet tip 2 vuajnë të paktën nga një komplikacion në momentin që diagnostikohen se janë me diabet.\nShumë prej nesh mund të zhvillojnë dhe të jetojnë me diabetin tip 2. Një stil jete i shëndetshëm mund të parandalojë deri në 70% diabetin tip 2\, ndërsa ushqyerja e shëndetshme mund të reduktojë rreziqet për diabet; diabeti tip 1 nuk mund të parandalohet.\nNjë stil jete i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm në menaxhimin efektiv të kësaj sëmundjeje.\nInkurajimi te fëmijët dhe të rinjtë i një ushqyerje të shëndetshme është çelësi për të ndaluar rritjen epidemike të diabetit. Duke siguruar shëndetin e brezave të ardhshëm\, ne kemi bërë një hap drejt sigurimit të zhvillimit të qëndrueshëm global.\n\nVepro për të ndryshuar botën nesër! \nAksesi pёr ushqime tё shёndetshme dhe tё pёrballueshme ёshtё esencial pёr tё ulur barrёn e sёmundjes sё diabetit dhe sigurimin e zhvillimit tё qёndrueshёm global. \n\nDiabeti ёshtё barrё e madhe dhe nё rritje: ndёrsa nё vitin 2014\, 387 milionë tё rritur jetonin me diabet\, ky numёr pritet tё arrijё nё 600 milionë nё vitin 2035.\nShpenzimet globale pёr tё trajtuar diabetin dhe menaxhuar komplikacionet kishin njё kosto prej 612 bilionë dollarë nё vitin 2014.\n11 % e shpenzimeve shёndetёsore totale nё çdo vend tё botёs mund tё ruhen nёpёrmjet trajtimit tё faktorёve tё rrezikut tё parandalueshёm pёr diabetin tip 2.\nRreth 70 % e rasteve me diabet tip 2 mund tё parandalohen nёpёrmjet adaptimit tё njё stili jetese tё shёndetshёm\, ekuivalent me 150 milionë raste deri nё vitin 2035.\nNjё dietё e shёndetshme ёshtё mesatarisht 1\,5 dollarë nё ditё mё e shtrenjtё se njё dietё jo e shёndetshme\, duke rritur koston e ushqimit pёr njё person me 550 dollarë nё vit.\nNumri i individёve me diabet nё vendet me tё ardhura tё ulëta dhe tё mesme do tё rritet duke paraqitur njё kёrcёnim pёr zhvillimin e qёndrueshёm. Pёr shembull\, nё vitin 2035 numri i individёve me diabet nё Afrikë pritet tё dyfishohet.\n\nFakte nga Bota \nAtlasi i fundit i FID-it\, sesioni 6 i vitit 2014\, jep shifrat e fundit\, informacionin\, si dhe parashikimet mbi gjendjen e tanishme dhe në të ardhmen të madhësisë së epidemisë së diabetit. \n\nPërafërsisht 387 milionë të rritur kanë diabet\, dhe ky numër do të arrijë në 592 milionë në vitin 2035.\nRaporti i njerëzve me diabetin tip 2 është rritur në shumë vende.\n77% e të rriturve me diabet jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.\nNumri më i madh i njerëzve me diabet janë midis moshës 40-50 vjeç.\n179 milionë njerëz me diabet janë të padiagnostikuar.\nDiabeti ka shkaktuar 4.9 milionë vdekje në vitin 2014; çdo 7 sekonda një individ vdes nga diabeti.\nDiabeti shkakton të paktën 612 miliardë USD në shpenzimet për shëndet\, në vitin 2014\, 11% e totalit të shpenzimeve për adultët.\nMë shumë se 79. 000 fëmijë zhvilluan diabetin tip 1 në vitin 2013.\nNë më shumë se 21 milionë lindje të gjalla ishin prekur nga diabeti gjatë shtatzënisë në vitin 2013-1 në 6 lindje.\n\nDiabeti mellitus apo sëmundja e sheqerit është një sëmundje kronike që karakterizohet nga rritja e nivelit të glukozës apo sheqerit në gjak. Sheqeri\, që është burim energjie\, për t’u përdorur ka nevojë për insulinë. Nëse insulina nuk prodhohet ose nuk funksionon mirë\, sheqeri nuk thithet dhe rritet niveli i tij në gjak. Diabeti i sheqerit është në fakt një sëmundje e vetme\, dhe karakterizohet nga çrregullimi i prodhimit të insulinës. Nëse organizmi nuk ka mundësi të prodhojë insulinë kemi diabet tip 1\, ose nëse prodhimi është i pamjaftueshëm apo ka pamundësia të veprimit të insulinës në qelizat e organizmit kemi diabet tip 2. \nArtikullin e plot mund ta sharkuni ne formatin pdf. këtu \n  \n \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/14-nentor-dita-boterore-e-diabetit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
END:VEVENT
END:VCALENDAR