BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20151001T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20151031T170000
DTSTAMP:20260619T184343
CREATED:20151013T132230Z
LAST-MODIFIED:20161126T144132Z
UID:2555-1443679200-1446307200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Muaji tetor muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit
DESCRIPTION: \nMuaji Tetor – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit\nMuaji Tetor në të gjithë  botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit\, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin\, zbulimin e hershëm\, trajtimin\, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është  kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën\, si në vendet e zhvilluara dhe  vendet në zhvillim. Kjo rritje  në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë\, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës . \nAktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit\, por dihet se\, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit. \nPër të rritur informimin e grave dhe vajzave rreth faktorëve të rrezikut  dhe  kapjes së hershme të kancerit të i gjirit lexoni:  \nGruaja dhe Gjiri\nTë parandalosh dhe të jetosh \n  \nKanceri i gjirit shpesh shkakton shqetësim\, stres dhe ankth. \nËshtë fakt konkret dhe i dukshëm se\, informimi dhe sensibilizimi ka çuar  në  zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit. Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit\, aq më tepër rriten edhe mundësitë për shërimin  e tij. \nÇfarë është kanceri i gjirit? \nKanceri i gjirit zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.Qelizat në një pjesë të gjirit bëhen anormale dhe fillojnë të rriten\, grumbullohen e formojnë një tumor\, i cili shtyp dhe përhapet jashtë kontrollit dhe shkatërron indin normal të gjirit. Nëse nuk trajtohen\, këto qeliza anormale mund të përhapen dhe të dëmtojnë apo shkatërrojnë indet normale që ndodhen përreth. Gjithashtu\, ato mund të përhapen edhe në pjesët më të largëta të trupit\, nëpërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut ose nëpërmjet sistemit limfatik. \nKush mund të preket nga kanceri i gjirit? \n\nNga kanceri i gjirit mund të preket çdo femër\, por rreziku rritet me rritjen e moshës.\nZakonisht preken moshat mbi 50 vjeç\, por mund të shfaqet edhe në mosha\n\nfare të reja. Kështu\, nëse në moshat 20 vjeçare kanceri i gjirit takohet 1 rast në 2000 femra\, në moshat 50 vjeçare takohet 1 rast në 40 femra\, në moshat 70 vjeçare takohet 1 rast në 25 femra\, ndërsa në gjithë jetën e një femre takohet 1 rast në 10 femra. \n\nKanceri i gjirit është një problem i grave pavarësisht se haset në raste të rralla\n\nedhe tek burrat\, rreth 99% e kancereve të  gjirit zhvillohen te gratë\, te burrat  takohet 100 herë më rrallë. \nÇfarë e shkakton kancerin e gjirit? \nAskush nuk e di me siguri se çfarë e shkakton kancerin e gjirit apo pse disa gra bëjnë  kancer gjiri dhe të tjera jo\, pse disa janë më të rrezikuara për të zhvilluar kancer gjiri dhe të tjera jo. Por dimë se ka disa faktorë që duket se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri. Disa faktorë ne nuk mund t’i ndryshojmë dhe disa të tjerë jo. \nFaktorët që nuk mund t’i ndryshojmë janë: \n\nGjinia – Të qenit grua.\nMosha – Rreziku për të pasur kancer gjiri rritet me rritjen e moshës.\nFaktorët gjenetike – Rreth 5% deri 10% e kancereve të gjirit mendohet të jenë pasojë e një defekti gjenetik\, të gjeneve BRCA1 dhe BRCA2.\nHistoria familjare për kancer gjiri – Gratë të cilat kanë pasur të afërm si gjyshja\, nëna apo motra me kancer gjiri kanë një rrezik më të lartë se popullata e përgjithshme. Megjithatë\, vetëm më pak se 15% e grave me kancer gjiri kanë patur të afërm me kancer gjiri.\nHistoria personale lidhur me kancerin e gjirit – Gratë me kancer në njërin gji kanë një rrezik 3-4 herë më të lartë për të zhvilluar një kancer të ri\, në gjirin tjetër apo në një pjesë tjetër të të njëjtit gji.\nGratë me ind  gjiri me densitet të lartë – Gratë me ind gjiri me densitet më të lartë (siç mund të shihet në mamogram)\, kanë rrezik më të lartë për kancer.\nDisa probleme beninje të gjirit – Gratë e diagnostikuara me probleme beninje të gjirit mund të kenë një rrezik më të rritur për kancer gjiri\, sidomos kur këto probleme shoqërohen me rritje të tepruar të qelizave të indit të gjirit\, në kanalet apo gjendrat e tij.\nFillimi i menstruacioneve – Gratë të cilat kanë pasur fillimin e ciklit menstrual para moshës 12 vjeç.\nMbarimi i menstruacioneve – Gratë që kanë pasur mbarimin e menstruacioneve pas moshës 55 vjeç kanë një rrezik lehtësisht më të lartë.\nEkspozimi ndaj rrezatimit të gjoksit – Gratë që në fëmijërinë apo adoleshencën e tyre\, kur gjinjtë janë ende duke u zhvilluar\, i janë nënshtruar mjekimit me rrezatim\, për arsye të një sëmundjeje tjetër kanceroze\, kanë rrezik më të lartë.\n\nFaktorë  rreziku të ndryshueshëm janë: \n\nLindja e fëmijëve – Gratë që nuk kanë pasur fëmijë ose që e kanë pasur fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri. Shumë shtatzëni dhe shtatzënitë në moshë të hershme duket se e ulin riskun.\nPërdorimi i kontraceptivëve oralë\, në kohët e fundit – Kontraceptivët oralë e rrisin pak rrezikun\, por pas ndërprerjes së përdorimit rreziku normalizohet pas 10 vitesh.\nMjekimi me hormone pas menopauzës – Rritja e rrezikut për kancer gjiri është vetëm në përdorimin e kombinuar të hormoneve (estrogen me progesteron)\, por rreziku normalizohet brenda 5 vitesh nga ndërprerja e tij.\nUshqyerja me gji – Ushqyerja me gji mund ta ulë lehtësisht rrezikun nga kanceri i gjirit\, sidomos nëse vazhdon gjatë\, për 1 vit e gjysmë ose dy vjet.\nKonsumi i tepruar i alkoolit – Rreziku i rritur për kancer gjiri dhe rritja e tij lidhet me sasinë e alkoolit të konsumuar. Gratë që konsumojnë 2 – 5 pije të përditshme kanë 50 % rrezik më të lartë se gratë  që nuk konsumojnë alkool.\nMbipesha dhe obeziteti – Rritja e rrezikut për kancer gjiri nga mbipesha dhe obeziteti është sidomos kur këto ndodhin pas menopauzës.\nUshqimet me yndyrna të larta – Ngrënia e ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyrnash përbën rrezik për kancer të gjirit\, dhe ka lidhje me mbipeshën ose obezitetin.\nAktiviteti fizik – Aktiviteti fizik e ul rrezikun për kancer gjiri.\nDuhanpirja aktive e pasive – rrit rrezikun për kancer gjiri.\n\n  \nSa më shumë faktorë rreziku të ketë një grua\, aq më e madhe është mundësia për t’u prekur nga kanceri i gjirit. \nShenjat e kancerit të gjirit \nKanceri i gjirit mund të shfaqet me një sërë shenjash të ndryshme\, të mundshme: \n\nNë shumicën e rasteve shenja më e zakonshme e kancerit në gji është një nyjëz apo një kokërr e fortë gjatë prekjes\, në gji apo nën sqetull.\nEnjtje e një pjesë apo e gjithë gjirit.\nIrritim apo dëmtim i lëkurës së gjirit\, apo trashje që ngjan me lëkurën e portokallit.\nGropëzim (kthim nga brenda) e thithit.\nSkuqje\, apo zënie kore e thithit apo lëkurës së gjirit.\nRrjedhje nga gjiri\, sidomos rrjedhje gjaku.\nDhimbje në gji apo në thithin e gjirit.\nSi dhe çdo gjë tjetër që nuk duket normale.\n\nMaterialin e plotë mund ta shkarkoni në formatin pdf : këtu \nMateriale shtesë \n\nPREK\, VROJTO\, KONTROLLO\nKanceri i gjirit. Si mund ta ulni rrezikun tuaj\nKanceri i gjirit .. Ne mund ta zvogëlojmë rrezikun tonë\nRadioterapia\, Udhëzues për ata që vuajnë me kancer\nGruaja dhe kanceri i gjirit\, Udhëzues për gruan me kancer gjiri\nPyetje rreth kancerit të Gjirit\nUshtrimet mbas ndërhyrjes kirurgjikale të gjirit te gratë\nZBULIMI I HERSHËM I KANCERIT TË GJIRIT SHPËTON JETËN TUAJ !\n\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/muaji-i-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/10/poster2.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20151020T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20151020T120000
DTSTAMP:20260619T184343
CREATED:20151015T091139Z
LAST-MODIFIED:20161126T145722Z
UID:2587-1445292000-1445335200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:20 Tetor 2015\, Dita Botërore e Osteoporozës
DESCRIPTION:Dita Botërore e Osteoporozës është një fushatë sensibilizuese mbarë botërore\, e cila ka si qëllim të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin\, diagnozën e hershme dhe trajtimin e osteoporozës. Dita Botërore e Osteoporozës organizohet çdo vit në 20 Tetor. Prej vitit 1997 Dita Botërore e Osteoporozës organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Osteoporozës\, dhe çdo vit ka patur tema dhe mesazhe specifike. Mesazhi kryesor i këtij viti është: \nBëj më të mirën për shëndetin e kockave në çdo moshë!\nKonsumo ushqime të pasura me kalçium\, vitaminë D dhe proteina. \n \nDita Botërore e Osteoporozës 2015\, fokusohet në rëndësinë e përdorimit të një dietë të shëndetshme të kockave gjatë gjithë jetës së një personi për të bërë më të mirën për shëndetin e kockave. Ajo përcjell mesazhin se hapi i parë në parandalimin e osteoporozës fillon qysh në rini\, kur të ushqyerit ndihmon për të rritur fuqinë e ndërtimit të kockave\, dhe vazhdon gjatë gjithë jetës duke u përpjekur për të mbajtur eshtra të fortë dhe në moshë të vjetër.\nMegjithëse fushata përqendrohet në të ushqyerit\, kjo nuk do të thotë se ushqyerja vepron si faktor i vetëm. Ka të tjerë faktorë që mund të vënë njerëzit në rrezik për osteoporozë si jetesa jo aktive\, pirja e duhanit dhe përdorimi i alkoolit. Për parandalimin dhe menaxhimin e osteoporozës është e rëndësishme që njerëzit të njohin faktorët e rrezikut individual. Të ushqyerit e dobët është një nga faktorët kryesorë të rrezikut. \nÇfarë është OSTEOPOROZA? \nOSTEOPOROZA ose kocka poroze\, është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe kualiteti i saj reduktohet gradualisht. Gjatë osteoporozës kocka bëhet më poroze dhe më e thyeshme. Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe progresivisht\, shpesh pa simptoma deri sa ndodh fraktura e parë dhe në shumë raste është ajo e cila evidenton osteoporozën. Prandaj osteoporoza është quajtur si “epidemi e heshtur”. Sa më shumë rritet poroziteti i kockës aq më shumë rritet rrisku për fraktura. Frakturat mund të ndodhin pas një rënie fare të vogël apo dhe si rezultat i një aktiviteti/veprimi të zakonshëm të përditshëm. Frakturat zakonisht ndodhin në krah\, dorë\, shpinë\, këllk dhe legen. Frakturat më të shpeshta dhe më serioze janë ato të legenit dhe të shpinës. Kockat e thyera shkaktojnë dhimbje të forta\, palëvizshmëri dhe paaftësi afatgjatë: rezultati është cilësia e dobët e jetës dhe humbja e pavarësisë për të kryer aktivitetet e përditshme në mënyrë të pavarur. \nSa e shpeshtë është osteoporoza ? \nOsteoporoza është një nga sëmundjet më të zakonshme me efekte të mëdha negative kronike\, dhe një problem global shëndetësor. Çuditërisht\, osteoporoza është më e zakonshme se sa disa sëmundje të tjera të cilat kanë marrë sot vemendjen e publikut. Afësisht 30% e të gjitha grave mbas menopauzës në Amerikë dhe Europë kanë osteoporozë. \nFakte botërore mbi osteoporozën \n1. Aktualisht vlerësohet se mbi 200 milion njerëz në mbarë botën janë prekur nga osteoporoza.\n2. Osteoporoza është përgjegjëse për shumicën e frakturave në njerëzit mbi 50 vjeç. Afërsisht 1 në 3 gra dhe 1 në 5 meshkuj mbi moshën 50 vjec do të pësojnë një thyerje kocke për shkak të osteoporozën.\n3. Osteoporoza shkakton më tepër se 8.9 milion fraktura në vit. Çdo tre sekonda ndodh një frakturë nga osteoporoza.\n4. Thyerja e një kocke të mëparshme e rrit 86% riskun për një thyerje tjetër të kockave\n5. Thyerjet e kockave të legenit shkaktojnë sëmundshmëri të madhe me nivel vdekshmërie deri në 20-24% në vitin e parë pas frakturës.\n6. Thyerja e kockave të legenit mund të shkaktojë humbjen e funksionit dhe aftësisë për të vepruar vetë: 40% janë të paaftë të ecin në mënyrë të pavarur; 60% kërkojnë ndihmë një vit më vonë mbas frakturës; 33% bëhen totalisht të varur nga të tjerët pas një viti\n7. Vetëm në Bashkimin Evropian kostoja e frakturave të tilla është mbi 37 bilion euro çdo vit dhe do të rritet me 25% në 2025.\n8. Shumica e pacientëve me thyerje për shkak të osteoporozës nuk vlerësohen dhe as trajtohet nga sistemi i kujdesit shëndetësor të tyre prandaj ka dështim për të reduktuar rrezikun.\n9. Urbanizimi dhe plakja e popullsisë janë po çojnë në rritje të shpejtë të barrës së sëmundshmërisë prej osteoporozës.\n10. Deri në vitin 2050\, është parashikuar që incidenca e thyerjeve të kockave të legenit nga osteoporoza në të gjithë botën të rritet me 310% te meshkuj dhe 240% te femrat. \nKush mund të preket nga osteoporoza? \nKEQKUPTIMI më i zakonshëm është se osteoporoza prek vetëm femrat. OSTEOPOROZA NUK ËSHTË SËMUNDJE VETËM E FEMRAVE. Është e vërtetë se gratë në menopauzë\, janë më në rrisk për osteoporozë\, prandaj shpesh osteoporoza mendohet si sëmundje e femrave. Por ajo prek miliona meshkuj anembanë botës\, me pasoja shkatërruese. Rreziku i frakturave tek meshkujt është më i madh se rreziku i zhvillimit të kancerit të prostatës. Frakturat janë më të pakta tek meshkujt\, por kur ato ndodhin kanë një nivel më të lartë paaftësie e vdekshmërie se sa tek femrat. Një e treta e të gjitha frakturave të këllkut në mbarë botën ndodhin tek meshkujt. Meshkujt kanë më shumë gjasa se sa femrat të vuajnë nga pasoja të rënda ose vdekje nga osteoporoza. Thyerja e shtyllës kurrizore te meshkujt e moshës 50-65 vjet rezulton në humbjen e produktivitetit të punës. Rreth 40% e meshkujve të cilët pësojnë thyerje të kockave nuk janë në gjendje të ecin në mënyrë të pavarur. Si rrjedhojë e frakturave të kockave të legenit 33% e individëve edhe pas një viti kanë nevojë për asistencën e të tjerëve. Me plakjen e popullsisë\, një numër gjithnjë e në rritje i meshkujve në moshë do të vuajnë nga fraktura të ndryshme prej osteoporozës. Shumica e tyre madje as që janë identifikuar dhe as trajtuar për këtë sëmundje “të heshtur”\, edhe pasi ata kanë pasur një frakturë/thyerje. \nA ka faktorë që shtojnë rriskun për osteoporozë? \nDisa faktorë duket se shtojnë rriskun për osteoporozë. Disa faktorë si psh gjinia apo mosha nuk mund të ndryshohen\, ndërsa faktorë të tjerë (pirja e duhanit\, alkolit\, dieta e mangët me kalcium dhe vitamin D\, mungesa e aktivitetit fizik\, etj) janë të lidhur me stilin e jetesës dhe mund të modifikohen. \nFaktorë risku të pandryshueshëm \n• Mosha- humbja e indit kockor në përgjithësi fillon pas moshës 40-50 vjeç atëhere kur organizmi ynë nuk është në gjendje të zëvendësojë indin kockor me të njëjtin ritëm me të cilin e humbet atë. Kështu me rritjen e moshës rrisku për osteoporozë rritet.\n• Gjinia-gratë në mënyrë të veçantë ato mbas menopauzës\, janë më të rrezikuara për osteoporozë. Ndryshimet hormonale të cilat ndodhin në menopauzë janë një nga arsyet pse femrat janë në rrisk më të lartë për osteoporozë se sa meshkujt.\n• Histori familjare (familjarë të afërt sidomos prindërit) me osteoporozë ose thyerje që rezultojnë pas një goditje apo rënie fare të vogla tregojnë rrisk për osteoporozë\n• Një frakturë e mëparshme fare pa shkak rrit rriskun për një frakturë tjetër gati 2 herë\n• Menopauza-gratë në menopauzë duhet të jenë më vigjilente për shëndetin e kockave të tyre.\n• Hypogonadizmi te meshkujt-ashtu si defiçiti i hormoneve estrogen te femrat në menopauzë\, defiçienca e androgeneve tek meshkujt rrit rriskun për osteoporozë.\n• Përdorimi për një kohë të gjatë i disa medikamenteve si: kortizonikë\, hormone të tiroides\, atiepileptik\, citostatikë\, etj.\n• Artriti reumatoid dhe disa sëmundje kronike si malabsorbimi\, sëmundje kronike të mëlçisë\, hyperthyroidismi\, etj. \nMegjithëse faktorët e mësipërm nuk mund të ndryshohen\, njerzit duhet të jenë në dijeni të tyre në mënyrë që të marrin masa për të reduktuar humbjen e masës kockore sa më shpejt të jetë e mundur. \nFaktorë risku të modifikueshëm \nDisa prej faktorëve rrisk për osteoporozën mund të mbahen nën kontroll\, pra janë të modifikueshëm. Kjo do të thotë se çdonjeri mund të reduktojë impaktin e këtyre faktorëve për osteoporozë dhe fraktura. \nKëta faktorë përfshijnë: \n• Konsum i lartë i alkoolit- njerzit që pinë më shumë se 2 njësi në ditë alkol rrisin deri 40% rriskun për frakturë nga osteoporoza.\n• Pirja e duhanit-studimet tregojnë se ata që pinë duhan janë më në rrisk se ata që nuk pinë\n• Indeksi i ulët trupor (IMB< 19-20kg/m2) është i lidhur me humbjen e masës kockore dhe rritjen e rriskut për fraktura\n• Ushqyerje e varfër me kalcium dhe proteina- një dietë e ulët në kalcium dhe proteina rrit rriskun për osteoporozë\n• Marrja e pakët/defiçiti në vitaminë D- vitamina D është esenciale sepse ndihmon në përthithjen e kalciumit në gjak.\n• Aktivitet i pakët fizik- njërzit që bëjnë jetë sedentare kanë më tepër mundësi për fraktura se të tjerë. Psh femrat të cilat rrinë ulur për më tepër se 9 orë në ditë kanë 50% më tepër mundësi për fraktura të legenit se ato që rrinë ulur më pak se 6 orë. \nCilat janë shenjat e Osteoporozës? \nDuke qënë se humbja e masës kockore gjatë osteoporozës ndodh gradualisht dhe është e padhimbshme\, nuk ka simptoma të dukshme që të tregojnë që një person është duke zhvilluar osteoporozën. Për këtë arsye osteoporoza quhet “epidemi apo sëmundje e heshtur”. Megjithatë disa shenja si dhimbja e lehtë\, reduktim të gjatësisë trupore me disa cm apo fraktura mund të jenë të lidhura me osteoporozën. Shpesh shenja e parë e osteoporozës është fraktura/thyerja e kockës. \nMaterialin e plotë mund ta shkarkoni në formatin pdf : këtu \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/20-tetor-2015-dita-boterore-e-osteoporozes/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/10/poster-2.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR