BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20151001T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20151031T170000
DTSTAMP:20260619T224812
CREATED:20151013T132230Z
LAST-MODIFIED:20161126T144132Z
UID:2555-1443679200-1446307200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Muaji tetor muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit
DESCRIPTION: \nMuaji Tetor – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit\nMuaji Tetor në të gjithë  botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit\, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin\, zbulimin e hershëm\, trajtimin\, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është  kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën\, si në vendet e zhvilluara dhe  vendet në zhvillim. Kjo rritje  në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë\, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës . \nAktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit\, por dihet se\, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit. \nPër të rritur informimin e grave dhe vajzave rreth faktorëve të rrezikut  dhe  kapjes së hershme të kancerit të i gjirit lexoni:  \nGruaja dhe Gjiri\nTë parandalosh dhe të jetosh \n  \nKanceri i gjirit shpesh shkakton shqetësim\, stres dhe ankth. \nËshtë fakt konkret dhe i dukshëm se\, informimi dhe sensibilizimi ka çuar  në  zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit. Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit\, aq më tepër rriten edhe mundësitë për shërimin  e tij. \nÇfarë është kanceri i gjirit? \nKanceri i gjirit zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.Qelizat në një pjesë të gjirit bëhen anormale dhe fillojnë të rriten\, grumbullohen e formojnë një tumor\, i cili shtyp dhe përhapet jashtë kontrollit dhe shkatërron indin normal të gjirit. Nëse nuk trajtohen\, këto qeliza anormale mund të përhapen dhe të dëmtojnë apo shkatërrojnë indet normale që ndodhen përreth. Gjithashtu\, ato mund të përhapen edhe në pjesët më të largëta të trupit\, nëpërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut ose nëpërmjet sistemit limfatik. \nKush mund të preket nga kanceri i gjirit? \n\nNga kanceri i gjirit mund të preket çdo femër\, por rreziku rritet me rritjen e moshës.\nZakonisht preken moshat mbi 50 vjeç\, por mund të shfaqet edhe në mosha\n\nfare të reja. Kështu\, nëse në moshat 20 vjeçare kanceri i gjirit takohet 1 rast në 2000 femra\, në moshat 50 vjeçare takohet 1 rast në 40 femra\, në moshat 70 vjeçare takohet 1 rast në 25 femra\, ndërsa në gjithë jetën e një femre takohet 1 rast në 10 femra. \n\nKanceri i gjirit është një problem i grave pavarësisht se haset në raste të rralla\n\nedhe tek burrat\, rreth 99% e kancereve të  gjirit zhvillohen te gratë\, te burrat  takohet 100 herë më rrallë. \nÇfarë e shkakton kancerin e gjirit? \nAskush nuk e di me siguri se çfarë e shkakton kancerin e gjirit apo pse disa gra bëjnë  kancer gjiri dhe të tjera jo\, pse disa janë më të rrezikuara për të zhvilluar kancer gjiri dhe të tjera jo. Por dimë se ka disa faktorë që duket se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri. Disa faktorë ne nuk mund t’i ndryshojmë dhe disa të tjerë jo. \nFaktorët që nuk mund t’i ndryshojmë janë: \n\nGjinia – Të qenit grua.\nMosha – Rreziku për të pasur kancer gjiri rritet me rritjen e moshës.\nFaktorët gjenetike – Rreth 5% deri 10% e kancereve të gjirit mendohet të jenë pasojë e një defekti gjenetik\, të gjeneve BRCA1 dhe BRCA2.\nHistoria familjare për kancer gjiri – Gratë të cilat kanë pasur të afërm si gjyshja\, nëna apo motra me kancer gjiri kanë një rrezik më të lartë se popullata e përgjithshme. Megjithatë\, vetëm më pak se 15% e grave me kancer gjiri kanë patur të afërm me kancer gjiri.\nHistoria personale lidhur me kancerin e gjirit – Gratë me kancer në njërin gji kanë një rrezik 3-4 herë më të lartë për të zhvilluar një kancer të ri\, në gjirin tjetër apo në një pjesë tjetër të të njëjtit gji.\nGratë me ind  gjiri me densitet të lartë – Gratë me ind gjiri me densitet më të lartë (siç mund të shihet në mamogram)\, kanë rrezik më të lartë për kancer.\nDisa probleme beninje të gjirit – Gratë e diagnostikuara me probleme beninje të gjirit mund të kenë një rrezik më të rritur për kancer gjiri\, sidomos kur këto probleme shoqërohen me rritje të tepruar të qelizave të indit të gjirit\, në kanalet apo gjendrat e tij.\nFillimi i menstruacioneve – Gratë të cilat kanë pasur fillimin e ciklit menstrual para moshës 12 vjeç.\nMbarimi i menstruacioneve – Gratë që kanë pasur mbarimin e menstruacioneve pas moshës 55 vjeç kanë një rrezik lehtësisht më të lartë.\nEkspozimi ndaj rrezatimit të gjoksit – Gratë që në fëmijërinë apo adoleshencën e tyre\, kur gjinjtë janë ende duke u zhvilluar\, i janë nënshtruar mjekimit me rrezatim\, për arsye të një sëmundjeje tjetër kanceroze\, kanë rrezik më të lartë.\n\nFaktorë  rreziku të ndryshueshëm janë: \n\nLindja e fëmijëve – Gratë që nuk kanë pasur fëmijë ose që e kanë pasur fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri. Shumë shtatzëni dhe shtatzënitë në moshë të hershme duket se e ulin riskun.\nPërdorimi i kontraceptivëve oralë\, në kohët e fundit – Kontraceptivët oralë e rrisin pak rrezikun\, por pas ndërprerjes së përdorimit rreziku normalizohet pas 10 vitesh.\nMjekimi me hormone pas menopauzës – Rritja e rrezikut për kancer gjiri është vetëm në përdorimin e kombinuar të hormoneve (estrogen me progesteron)\, por rreziku normalizohet brenda 5 vitesh nga ndërprerja e tij.\nUshqyerja me gji – Ushqyerja me gji mund ta ulë lehtësisht rrezikun nga kanceri i gjirit\, sidomos nëse vazhdon gjatë\, për 1 vit e gjysmë ose dy vjet.\nKonsumi i tepruar i alkoolit – Rreziku i rritur për kancer gjiri dhe rritja e tij lidhet me sasinë e alkoolit të konsumuar. Gratë që konsumojnë 2 – 5 pije të përditshme kanë 50 % rrezik më të lartë se gratë  që nuk konsumojnë alkool.\nMbipesha dhe obeziteti – Rritja e rrezikut për kancer gjiri nga mbipesha dhe obeziteti është sidomos kur këto ndodhin pas menopauzës.\nUshqimet me yndyrna të larta – Ngrënia e ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyrnash përbën rrezik për kancer të gjirit\, dhe ka lidhje me mbipeshën ose obezitetin.\nAktiviteti fizik – Aktiviteti fizik e ul rrezikun për kancer gjiri.\nDuhanpirja aktive e pasive – rrit rrezikun për kancer gjiri.\n\n  \nSa më shumë faktorë rreziku të ketë një grua\, aq më e madhe është mundësia për t’u prekur nga kanceri i gjirit. \nShenjat e kancerit të gjirit \nKanceri i gjirit mund të shfaqet me një sërë shenjash të ndryshme\, të mundshme: \n\nNë shumicën e rasteve shenja më e zakonshme e kancerit në gji është një nyjëz apo një kokërr e fortë gjatë prekjes\, në gji apo nën sqetull.\nEnjtje e një pjesë apo e gjithë gjirit.\nIrritim apo dëmtim i lëkurës së gjirit\, apo trashje që ngjan me lëkurën e portokallit.\nGropëzim (kthim nga brenda) e thithit.\nSkuqje\, apo zënie kore e thithit apo lëkurës së gjirit.\nRrjedhje nga gjiri\, sidomos rrjedhje gjaku.\nDhimbje në gji apo në thithin e gjirit.\nSi dhe çdo gjë tjetër që nuk duket normale.\n\nMaterialin e plotë mund ta shkarkoni në formatin pdf : këtu \nMateriale shtesë \n\nPREK\, VROJTO\, KONTROLLO\nKanceri i gjirit. Si mund ta ulni rrezikun tuaj\nKanceri i gjirit .. Ne mund ta zvogëlojmë rrezikun tonë\nRadioterapia\, Udhëzues për ata që vuajnë me kancer\nGruaja dhe kanceri i gjirit\, Udhëzues për gruan me kancer gjiri\nPyetje rreth kancerit të Gjirit\nUshtrimet mbas ndërhyrjes kirurgjikale të gjirit te gratë\nZBULIMI I HERSHËM I KANCERIT TË GJIRIT SHPËTON JETËN TUAJ !\n\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/muaji-i-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/10/poster2.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20151015T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20151015T120000
DTSTAMP:20260619T224812
CREATED:20151015T072417Z
LAST-MODIFIED:20151015T093834Z
UID:2582-1444860000-1444903200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:15 Tetor 2015\, Dita Botërore e Larjes së Duarve
DESCRIPTION:Dita Botërore e Larjes së Duarve u organizua për herë të parë në 15 tetor të vitit 2008 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF). Në këtë ditë\, në më shumë se 70 vende të botës\, mbi 120 milionë fëmijë lajnë duart me ujë dhe sapun. \n \n\n\n\nMesazhi i këtij viti është: “Ngrijeni dorën në favor të higjienës”.Kjo temë është e orientuar drejt veprimit dhe synon  advokacinë për higjienën. Kur njerëzit ngrenë dorën\, ata mund të numërohen\, dhe një gjë e tillë mund të ndihmojë qeveritë të identifikojnë numrin e njerëzve të  cilët lajnë duart sipas rregullave të përcaktuara nga OBSH-ja.  \nSynimi i kësaj dite është: \n–          Krijimi dhe fuqizimi i një kulture globale dhe lokale lidhur me rolin dhe rëndësinë e larjes së duarve me sapun. \n–          Ngritja e vetëdijes për përfitimet që sjell në shëndet larja e duarve me sapun. \n–          Rritja e ndërgjegjësimit qytetar për rëndësinë e larjes së duarve me sapun në parandalimin e sëmundjeve vdekjeprurëse. \n  \nGjithashtu\, kjo ditë  është një mundësi e mirë për t’i kërkuar qeverive të marrin masa të cilat do të sjellin rritjen e informacionit dhe ndërgjegjësimit lidhur me rëndësine e larjes së duarve. Sipas UNICEF-it\, diarreja vret një fëmijë çdo 30 sekonda. \nLarja e duarve është mënyra e vetme\, më e thjeshtë\, më e mirë\, më e dobishme\, më efektive dhe më ekonomike për parandalimin e përhapjes së baktereve dhe viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje dhe vdekje që vijnë prej duarve të palara. \nLarja e duarve me sapun mund të parandalojë rreth 50% të vdekjeve nga diarreja dhe rreth 25 % të vdekjeve nga infeksionet respiratore akute. \n \n\n\n\nFakte  \n-Më shumë se 5.000 fëmijë vdesin në ditë\, ose 1.7 milionë fëmijë vdesin çdo vit nga çrregullimet diarreike nën moshën 5 vjeç. \n– Diarreja është shkaku i dytë i vdekjes së fëmijëve nën 1 vjeç. \n-Larja e duarve\, sidomos në momentet më kritike\, si përpara ngrënies apo përgatitjes së ushqimit dhe mbas përdorimit të banjës\, mund të reduktojë deri në 50% diarretë te fëmijët nën 5 vjeç. \n-Larja e duarve me sapun mund të reduktojë incidencën apo rastet e reja me infeksion akut respirator në rreth 23%. \n-Pneumonia\, si pjesë e infeksioneve akute respiratore\, është shkaku numër një i vdekjeve te fëmijët nën 5 vjeç\, dhe çdo vit prej saj preken 1.8 milionë fëmijë. \n-Diarreja dhe pneumonia së bashku llogarisin çdo vit të paktën 3.5 milionë vdekje të fëmijëve. \n-Larja e duarve\, nga vëzhgimet që janë bërë në mbarë botën\, është në shifra të ulëta (34 %)\, sidomos në momentet më kritike. Këto sëmundje janë përgjegjëse për rreth 3.5 milionë të vdekjeve foshnjore çdo vit. \n-Çdo ditë\, më shumë se 5 mijë fëmijë nën 5 vjeç vdesin për shkak të nivelit të ulët të higjienës në vendet ku banojnë. \n  \nPërse duhen larë duart? \nMikrobet janë kudo\, ato mund të përhapen lehtë nga një vend në një tjetër nëpërmjet ujit\, objekteve\, gjallesave dhe grimcave të pluhurit. Gjatë ditës\, duart tona janë në kontakt me shumë objekte\, të tilla si aparatet telefonike\, kartëmonedhat\, mjetet e transportit\, dorezat e dyerve etj.\, mbi të cilat janë të fshehura miliona mikroorganizma\, disa prej të cilave kanë aftësi patogjene. Gjithashtu\, këto mikrobe mund të hyjnë në trup kur duart i çojmë në hundë\, gojë\, sy\, edhe pse janë të padallueshme me sy të lirë për njeriun. Për më tepër\, disa baktere kanë shfaqur një rezistencë të fortë ndaj antibiotikëve\, prandaj është i rëndësishëm parandalimi i infeksionit duke i larë duart tuaja tërësisht\, veçanërisht për personat me një sistem të dobësuar imunitar (një ftohje banale mund të komplikohet në një bronkit kronik). Është mjaft e rëndësishme që gjithkush ta kthejë në zakon larjen e duarve\, në dukje një veprim shumë i thjeshtë\, por që shpesh nuk i kushtohet vëmendja e duhur. Shumë shpërthime sëmundjesh me origjinë nga ushqimet shkaktohen nga duart e palara. Prania e baktereve dhe viruseve që ndodhen në duart tona mund të shkaktojë grip\, sëmundje pulmonare\, hepatitin e formës A dhe shumë forma të diarreve. \n  \nKur duhen larë duart? \n-Mbas kryerjes së çdo pune apo aktiviteti. \n-Para dhe pas ngrënies . \n-Mbas përdorimit të banjës. \n-Kur kolliteni\, teshtini ose shfryni hundën. \n-Kur duhet të kujdeseni për një person të sëmurë. \n-Kur hidhni plehrat\, mbas prekjes së flokëve apo lëkurës suaj. \n-Mbas prekjes së kafshëve\, kur përdorni transport publik etj. \n  \nCila është mënyra korrekte e larjes së duarve?  \n\nLagini duart me ujë të ngrohtë.\nMerrni sapunin dhe sapunisini duart.\nFërkojini duart me njëra-tjetrën\, (pëllëmbët\, kurrizin e duarve dhe midis gishtave) të paktën për 20 sekonda.\nShpëlajini duart mirë.\nThajini duart tuaja me letër të posaçme njëpërdorimshe\, me peshqir të pastër ose me ajër të ngrohtë.\nMbyllni çezmën me pecetë dhe hidheni atë në kosh.\n\nSapuni i zakonshëm ose i lëngshëm është i mjaftueshëm për të hequr mikrobet nga duart tuaja\, ose ju mund të përdorni solucionet e duarve me bazë alkooli për të dezinfektuar duart tuaja në të thatë. \n  \nKujdes! \nVetëm uji nuk mjafton. Për një larje efikase është shumë i rëndësishëm përdorimi i sapunit dhe i solucioneve të tjera të rekomanduara për larjen e duarve. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/15-tetor-2015-dita-boterore-e-larjes-se-duarve/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
END:VEVENT
END:VCALENDAR