BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20151001T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20151031T170000
DTSTAMP:20260620T024732
CREATED:20151013T132230Z
LAST-MODIFIED:20161126T144132Z
UID:2555-1443679200-1446307200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Muaji tetor muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit
DESCRIPTION: \nMuaji Tetor – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit\nMuaji Tetor në të gjithë  botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit\, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin\, zbulimin e hershëm\, trajtimin\, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është  kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën\, si në vendet e zhvilluara dhe  vendet në zhvillim. Kjo rritje  në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë\, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës . \nAktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit\, por dihet se\, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit. \nPër të rritur informimin e grave dhe vajzave rreth faktorëve të rrezikut  dhe  kapjes së hershme të kancerit të i gjirit lexoni:  \nGruaja dhe Gjiri\nTë parandalosh dhe të jetosh \n  \nKanceri i gjirit shpesh shkakton shqetësim\, stres dhe ankth. \nËshtë fakt konkret dhe i dukshëm se\, informimi dhe sensibilizimi ka çuar  në  zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit. Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit\, aq më tepër rriten edhe mundësitë për shërimin  e tij. \nÇfarë është kanceri i gjirit? \nKanceri i gjirit zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.Qelizat në një pjesë të gjirit bëhen anormale dhe fillojnë të rriten\, grumbullohen e formojnë një tumor\, i cili shtyp dhe përhapet jashtë kontrollit dhe shkatërron indin normal të gjirit. Nëse nuk trajtohen\, këto qeliza anormale mund të përhapen dhe të dëmtojnë apo shkatërrojnë indet normale që ndodhen përreth. Gjithashtu\, ato mund të përhapen edhe në pjesët më të largëta të trupit\, nëpërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut ose nëpërmjet sistemit limfatik. \nKush mund të preket nga kanceri i gjirit? \n\nNga kanceri i gjirit mund të preket çdo femër\, por rreziku rritet me rritjen e moshës.\nZakonisht preken moshat mbi 50 vjeç\, por mund të shfaqet edhe në mosha\n\nfare të reja. Kështu\, nëse në moshat 20 vjeçare kanceri i gjirit takohet 1 rast në 2000 femra\, në moshat 50 vjeçare takohet 1 rast në 40 femra\, në moshat 70 vjeçare takohet 1 rast në 25 femra\, ndërsa në gjithë jetën e një femre takohet 1 rast në 10 femra. \n\nKanceri i gjirit është një problem i grave pavarësisht se haset në raste të rralla\n\nedhe tek burrat\, rreth 99% e kancereve të  gjirit zhvillohen te gratë\, te burrat  takohet 100 herë më rrallë. \nÇfarë e shkakton kancerin e gjirit? \nAskush nuk e di me siguri se çfarë e shkakton kancerin e gjirit apo pse disa gra bëjnë  kancer gjiri dhe të tjera jo\, pse disa janë më të rrezikuara për të zhvilluar kancer gjiri dhe të tjera jo. Por dimë se ka disa faktorë që duket se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri. Disa faktorë ne nuk mund t’i ndryshojmë dhe disa të tjerë jo. \nFaktorët që nuk mund t’i ndryshojmë janë: \n\nGjinia – Të qenit grua.\nMosha – Rreziku për të pasur kancer gjiri rritet me rritjen e moshës.\nFaktorët gjenetike – Rreth 5% deri 10% e kancereve të gjirit mendohet të jenë pasojë e një defekti gjenetik\, të gjeneve BRCA1 dhe BRCA2.\nHistoria familjare për kancer gjiri – Gratë të cilat kanë pasur të afërm si gjyshja\, nëna apo motra me kancer gjiri kanë një rrezik më të lartë se popullata e përgjithshme. Megjithatë\, vetëm më pak se 15% e grave me kancer gjiri kanë patur të afërm me kancer gjiri.\nHistoria personale lidhur me kancerin e gjirit – Gratë me kancer në njërin gji kanë një rrezik 3-4 herë më të lartë për të zhvilluar një kancer të ri\, në gjirin tjetër apo në një pjesë tjetër të të njëjtit gji.\nGratë me ind  gjiri me densitet të lartë – Gratë me ind gjiri me densitet më të lartë (siç mund të shihet në mamogram)\, kanë rrezik më të lartë për kancer.\nDisa probleme beninje të gjirit – Gratë e diagnostikuara me probleme beninje të gjirit mund të kenë një rrezik më të rritur për kancer gjiri\, sidomos kur këto probleme shoqërohen me rritje të tepruar të qelizave të indit të gjirit\, në kanalet apo gjendrat e tij.\nFillimi i menstruacioneve – Gratë të cilat kanë pasur fillimin e ciklit menstrual para moshës 12 vjeç.\nMbarimi i menstruacioneve – Gratë që kanë pasur mbarimin e menstruacioneve pas moshës 55 vjeç kanë një rrezik lehtësisht më të lartë.\nEkspozimi ndaj rrezatimit të gjoksit – Gratë që në fëmijërinë apo adoleshencën e tyre\, kur gjinjtë janë ende duke u zhvilluar\, i janë nënshtruar mjekimit me rrezatim\, për arsye të një sëmundjeje tjetër kanceroze\, kanë rrezik më të lartë.\n\nFaktorë  rreziku të ndryshueshëm janë: \n\nLindja e fëmijëve – Gratë që nuk kanë pasur fëmijë ose që e kanë pasur fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri. Shumë shtatzëni dhe shtatzënitë në moshë të hershme duket se e ulin riskun.\nPërdorimi i kontraceptivëve oralë\, në kohët e fundit – Kontraceptivët oralë e rrisin pak rrezikun\, por pas ndërprerjes së përdorimit rreziku normalizohet pas 10 vitesh.\nMjekimi me hormone pas menopauzës – Rritja e rrezikut për kancer gjiri është vetëm në përdorimin e kombinuar të hormoneve (estrogen me progesteron)\, por rreziku normalizohet brenda 5 vitesh nga ndërprerja e tij.\nUshqyerja me gji – Ushqyerja me gji mund ta ulë lehtësisht rrezikun nga kanceri i gjirit\, sidomos nëse vazhdon gjatë\, për 1 vit e gjysmë ose dy vjet.\nKonsumi i tepruar i alkoolit – Rreziku i rritur për kancer gjiri dhe rritja e tij lidhet me sasinë e alkoolit të konsumuar. Gratë që konsumojnë 2 – 5 pije të përditshme kanë 50 % rrezik më të lartë se gratë  që nuk konsumojnë alkool.\nMbipesha dhe obeziteti – Rritja e rrezikut për kancer gjiri nga mbipesha dhe obeziteti është sidomos kur këto ndodhin pas menopauzës.\nUshqimet me yndyrna të larta – Ngrënia e ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyrnash përbën rrezik për kancer të gjirit\, dhe ka lidhje me mbipeshën ose obezitetin.\nAktiviteti fizik – Aktiviteti fizik e ul rrezikun për kancer gjiri.\nDuhanpirja aktive e pasive – rrit rrezikun për kancer gjiri.\n\n  \nSa më shumë faktorë rreziku të ketë një grua\, aq më e madhe është mundësia për t’u prekur nga kanceri i gjirit. \nShenjat e kancerit të gjirit \nKanceri i gjirit mund të shfaqet me një sërë shenjash të ndryshme\, të mundshme: \n\nNë shumicën e rasteve shenja më e zakonshme e kancerit në gji është një nyjëz apo një kokërr e fortë gjatë prekjes\, në gji apo nën sqetull.\nEnjtje e një pjesë apo e gjithë gjirit.\nIrritim apo dëmtim i lëkurës së gjirit\, apo trashje që ngjan me lëkurën e portokallit.\nGropëzim (kthim nga brenda) e thithit.\nSkuqje\, apo zënie kore e thithit apo lëkurës së gjirit.\nRrjedhje nga gjiri\, sidomos rrjedhje gjaku.\nDhimbje në gji apo në thithin e gjirit.\nSi dhe çdo gjë tjetër që nuk duket normale.\n\nMaterialin e plotë mund ta shkarkoni në formatin pdf : këtu \nMateriale shtesë \n\nPREK\, VROJTO\, KONTROLLO\nKanceri i gjirit. Si mund ta ulni rrezikun tuaj\nKanceri i gjirit .. Ne mund ta zvogëlojmë rrezikun tonë\nRadioterapia\, Udhëzues për ata që vuajnë me kancer\nGruaja dhe kanceri i gjirit\, Udhëzues për gruan me kancer gjiri\nPyetje rreth kancerit të Gjirit\nUshtrimet mbas ndërhyrjes kirurgjikale të gjirit te gratë\nZBULIMI I HERSHËM I KANCERIT TË GJIRIT SHPËTON JETËN TUAJ !\n\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/muaji-i-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/10/poster2.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20151010T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20151010T120000
DTSTAMP:20260620T024732
CREATED:20151009T061650Z
LAST-MODIFIED:20161202T100859Z
UID:2540-1444428000-1444471200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:10 Tetor 2015\,Dita Botërore e Shëndetit Mendor
DESCRIPTION:Dita Botërore e Shëndetit Mendor\n10 Tetor 2015\nDita Botërore e Shëndetit Mendor është në 10 tetor të çdo viti\, me një objektiv të përgjithshëm rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me çështjet e shëndetit mendor në të gjithë botën\, si dhe mobilizimin e përpjekjeve në mbështetje të shëndetit mendor. \nKjo ditë ofron mundësinë për të gjithë aktorët që punojnë në kontekstin e shëndetit mendor që të diskutojnë lidhur me punën dhe me atë që duhet bërë\, në mënyrë që shëndeti mendor të jetë një realitet për të gjithë njerëzit pa përjashtim. \nSlogani për vitin 2015 është “Dinjiteti në shëndetin mendor” \nStudimet dëshmojnë se respektimi i identitetit të individit ka një impakt të rëndësishëm në promovimin e shëndetit mendor; për sa kohë që veprimet dëmtojnë dinjitetin dhe nuk respektojnë individin dhe historinë e tij\, ato mund të shkaktojnë probleme edhe më të mëdha. Respektimi i integritetit dhe dinjitetit nuk është vetëm obligim etik por edhe një ndihmë për procesin e shërimit. Dinjiteti i personave me demencë për shembull\, mund të dhunohet me anë të një sërë praktikash diskriminuese. Mbrojtja e ofruar nga kujdesi me në qendër individin është shumë e rëndësishme për këtë\, dhe udhërrëfyesit praktikë theksojnë vlerësimin e kujdesshëm të nevojave të individit. Mjetet e vlerësimit joverbal përfshijnë vëzhgimin e ndryshimeve psikologjike dhe të sjelljes për personat me probleme të shëndetit mendor. \nPër ofruesit e shërbimeve të kujdesit shëndetësor rekomandohet që: \n\nTë sigurohen që të gjithë përdoruesit e shërbimeve të jenë efektivisht të përfshirë.\nTë zhvillohen qasje ku përfshihen të afërmit dhe familjarët e këtyre personave.\nTë sigurohen që përdoruesit e shërbimeve dhe të afërmit/familjarët e tyre të jenë të mirëinformuar dhe që informacioni të jetë i aksesueshëm.\nTë promovojnë përfshirjen sociale\, si në kontekstet e kujdesit intensiv ashtu edhe në vendosjen e urave me komunitetin.\n\n  \nKur një individ ka probleme të shëndetit mendor shtohet mundësia që të trajtohet me më pak respekt dhe dinjitet. Abuzimi\, i çfarëdo lloji qoftë\, është një dhunim i konsiderueshëm i të drejtave të njeriut. \nDisa autorë propozojnë si mënyrë për mbrojtjen e dinjitetit në shëndetin mendor\, respektimin e të drejtave të njeriut nëpërmjet advokacisë\, reformave ligjore thelbësore\, reformave të shërbimeve që përfshijnë burime të përshtatshme\, heqjes së barrierave për marrjen e shërbimeve dhe zgjerimit të kujdesit të bazuar në komunitet (në mënyrë që të fuqizohet përfshirja sociale). Kjo qasje nënkupton që është e rëndësishme të shihet përtej identifikimit të problemit të shëndetit mendor dhe përtej të qenit problem mjekësor\, si dhe njohjen e aspekteve sociale\, ekonomike dhe sociale të lidhura me sëmundjen mendore. \n  \nNuk ka shëndet pa shëndet mendor\, prandaj mbështetja dhe shërbimet e personalizuara janë dizenjuar duke synuar pavarësinë\, mirëqenien dhe dinjitetin. Çdo person që merr shërbime duhet të ketë zgjedhje dhe kontroll\, pavarësisht kontekstit të kujdesit. \nPersonalizimi është kthyer në një koncept kyç për sa i përket trajtimit të problemeve të shëndetit mendor. Me qëllim mbrojtjen e dinjitetit të personave me probleme të shëndetit mendor\, personalizimi shkon përtej kujdesit social. \nTrajtimi te përdoruesit e shërbimeve në shëndetin mendor konsiderohet si një udhëtim personal\, me qëllimin e gjetjes së një jete të kuptimtë me ose pa simptomat e problemet e vazhdueshme të shëndetit mendor. \nTrajtimi është një mënyrë për të jetuar një jetë e cila ka kënaqësi\, shpresë dhe kontribute me gjithë kufizimet e shkaktuara nga sëmundja mendore. Trajtimi përfshin zhvillimin e një kuptimi dhe qëllimi të ri në jetë\, përtej efekteve shkatërruese nga diagnostikimi me një problem të shëndetit mendor. \nDinjiteti është i lidhur ngushtë me koncepte të tilla si respekti për veten\, vetëvlerësimi dhe identiteti. Po ashtu\, ai lidhet me sensin e identitetit personal dhe pranimit të vetes\, sidomos në aftësimin e një personi për t’u angazhaur në procesin e trajtimit. Ekspertët kanë sugjeruar disa komponentë të rëndësishëm për sa i përket procesit të trajtimit si: \n\nGjetja dhe ruajtja e shpresës\nRikrijimi i identitetit pozitiv\nGjetja e kuptimit të jetës\nMarrja e përgjegjësive në jetë\n\n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/10-tetor-2015dita-boterore-e-shendetit-mendor/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/10/POSTER-Shendeti-Mendor.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR