BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20150728T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20150728T120000
DTSTAMP:20260621T230921
CREATED:20150727T122909Z
LAST-MODIFIED:20150727T123835Z
UID:2408-1438063200-1438077600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:28 Korrik 2015 - Dita Botërore e Hepatitit
DESCRIPTION:PARANDALO HEPATITIN\, VEPRO TANI ! \n  \nÇdo vit në 28 Korrik\, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) organizon Ditën Botërore të Hepatitit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton. Këtë vit\, OBSH-ja dhe partnerët do të nxisin politikëbërësit\, stafin shëndetësor dhe publikun që të veprojnë menjëherë për të parandaluar infeksionin dhe vdekjen nga hepatiti. \nHepatiti viral (një grup i sëmundjeve infektive të mëlçisë të njohura  si hepatiti A\, B\, C\, D dhe E) prek qindra miliona njerëz në mbarë botën\, duke shkaktuar sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë\, si dhe vret rreth 1.5 milionë njerëz çdo vit (kryesisht hepatiti B dhe C). Këto infeksione mund të parandalohen\, por shumica e njerëzve nuk e dinë sesi. \nNë maj 2014\, Asambleja Botërore e Shëndetit miratoi një rezolutë për të promovuar veprime ndërkombëtare për të parandaluar\, diagnostikuar dhe trajtuar hepatitin viral. Në Ditën Botërore të Hepatitit\, në mbarë botën do të zhvillohen aktivitete duke u fokusuar në parandalimin e hepatitit B dhe C. \nData 28 korrik është zgjedhur si Dita Botërore e Hepatitit në nder të ditëlindjes së profesor Baruch Blumberg Samuel\, zbuluesit të  virusit të  hepatitit B dhe vaksinës së parë të hepatitit B. \nMesazhet kryesore të Ditës Botërore të Hepatitit 2015 \nParandalo hepatitin – njih rreziqet \nGjaku i pasigurt\, injeksionet e pasigurta dhe shkëmbimi i pajisjeve të drogës me injeksion mund të çojnë në hepatitit. \nParandalo hepatitin – kërko injeksione të sigurta \n2 milionë njerëz në vit marrin hepatit nga injeksionet e pasigurta. Përdorimi i shiringave sterile me një përdorim mund të parandalojë këto infeksione. \nParandalo hepatitin – vaksino fëmijët \nRreth 780 000 persona vdesin çdo vit nga hepatiti B. Një vaksinë e sigurt dhe efektive mund të mbrojë nga infeksioni i hepatitit B për gjithë  jetën. \nParandalo hepatitin–testohu\, kërko trajtim \nEkzistojnë medikamente efektive për trajtimin e hepatitit B dhe kurimin e hepatitit C. \n“Një nga sëmundjet më të neglizhuara në Rajonin Evropian\, të cilën duhet ta adresojmë si pjesë të Objektivit 6 të Zhvillimit të Mijëvjeçarit\, është Hepatiti viral B dhe C”\, thotë Zsuzsanna Jakab\, Drejtore për rajonin Evropian e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. \nPër këtë arsye më poshtë po japim informacion më të detajuar për dy llojet e hepatiteve\, B dhe C. \nHEPATITI B \nFakte kryesore \n\nHepatiti B është një infeksion viral i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B\, që mund të shkaktojë infeksion akut dhe kronik të saj.\nVirusi i hepatitit B transmetohet nëpërmjet kontaktit me gjakun ose lëngje të tjera trupore (p.sh. sperma apo sekrecionet vaginale) të një personi të infektuar.\nVlerësohet se rreth 240 milionë njerëz janë me infeksion kronik të hepatitit B.\nRreth 780.000 persona vdesin çdo vit nga hepatiti B; 000 prej cirrozës dhe kancerit të mëlçisë shkaktuar nga hepatiti kronik B dhe 130.000 të tjerë nga hepatiti akut B.\nHepatiti B është një rrezik i madh në punë për punonjësit e shëndetësisë.\nMegjithatë\, hepatiti B mund të parandalohet me vaksinën e sigurt dhe efektive që aktualisht është në dispozicion.\n\n______________________________________________________________________________ \nHepatiti B është një infeksion i rrezikshëm për mëlçinë\, që shkaktohet nga virusi i hepatitit B.  dhe që mund të shkaktojë sëmundje akute dhe kronike. Hepatiti B është një problem madhor global shëndetësor. Ai mund të shkaktojë sëmundje kronike të mëlçisë\, dhe i vë njerëzit në rrezik të lartë vdekjeje nga cirroza dhe kanceri i mëlçisë. Kanceri i mëlçisë është pothuajse gjithmonë fatal\, dhe shpesh zhvillohet te persona në moshën më produktive. \nTransmetimi \nVirusi i hepatitit B mund të mbijetojë jashtë trupit së paku për 7 ditë. Gjatë kësaj kohe\, virusi mund të shkaktojë infeksion nëse hyn në trupin e një personi i cili nuk është i mbrojtur nga vaksina. \nRrugët kryesore të transmetimit të infeksionit të hepatitit B janë: \nTransmetimi nga nëna tek fëmija. Në zonat me përhapje të gjerë të hepatitit B\, zakonisht ai përhapet nga nëna tek fëmija gjatë lindjes\, ose gjatë ekspozimit ndaj gjakut të infektuar\, kryesisht deri në 5 vitet e para të jetës. Testimi i nënës përpara dhe në fillim të shtatzënisë do të pakësonte këtë transmetimin nëpërmjet kësaj rruge. \nVirusi i hepatitit B transmetohet edhe nëpërmjet kontaktit me gjakun e infektuar apo me lëngje të tjera të trupit (si lëngjet vaginale\, menstruale\, sperma) të një personi të infektuar gjatë kontaktit seksual të pambrojtur ose gjatë injeksioneve e transfuzioneve të pasigurta. \nTransmetimi nëpërmjet kontaktit seksual të pa mbrojtur është një nga rrugët e zakonshme të transmetimit të hepatitit B. Transmetimi seksual i hepatitit B mund të ndodhë veçanërisht në meshkujt e pavaksinuar që  kryejnë seks me meshkuj\, te personat heteroseksualë që kanë shumë partnerë seksualë\, si dhe kontaktet me punonjësit e seksit.  Transmetimi nëpërmjet injeksioneve dhe transfuzioneve të pasigurta mund të  ndodhë edhe nga ripërdorimi i ageve e shiringave në mjediset e kujdesit shëndetësor\, ose në persona që injektojnë drogë. Përveç kësaj\, infeksioni mund ndodhë gjatë procedurave mjekësore\, kirurgjike dhe dentare\, bërjes së tatuazheve\, ose nëpërmjet përdorimit të makinave të  rrojes dhe objekteve të ngjashme që janë të ndotura me gjak të  infektuar. \nShenjat \nPeriudha e inkubacionit të hepatitit B është mesatarisht 75 ditë\, por mund të variojë nga 1 deri 6 muaj. Shumica e njerëzve nuk përjetojnë asnjë shenjë gjatë fazës akute të infeksionit. Megjithatë\, disa njerëz shfaqin shenja që zgjasin disa javë si: zverdhje të lëkurës dhe syve\, urinë të errët\, lodhje ekstreme\, të përzjera\, të vjella dhe dhimbje barku. Një pjesë e personave me hepatit mund të zhvillojnë dëmtim akut të mëlçisë që mund të çojë në vdekje. Në disa njerëz\, virusi i hepatitit B mund të shkaktojë infeksion kronik të mëlçisë\, që më vonë mund të kalojë në cirrozë dhe kancer të mëlçisë. Më shumë se 90% e të rriturve të cilët janë të infektuar me virusin e hepatitit B por që nuk kanë komplikacione\, do të shërohen natyrshëm nga virusi brenda vitit të parë. \nKush është në rrezik për infeksion kronik të mëlçisë \nGjasat që infeksioni me virusin e hepatitit B të bëhet kronik\, varet nga mosha në të cilën një person infektohet. Fëmijët më të vegjël se 6 vjeç të cilët infektohen me virusin e hepatitit B kanë më shumë gjasa për të zhvilluar infeksione kronike: 80-90% e foshnjave të infektuara gjatë vitit të parë të jetës\, dhe 30-50% e fëmijëve të infektuar para moshës 6 vjeç zhvillojnë infeksion kronik. Ndërsa më pak se 5% e të rriturve që janë të infektuar do të zhvillojnë infeksion kronik; rreth 20-30% e të rriturve që janë të infektuar kronik do të zhvillojnë cirrozë dhe/ose kancer të mëlçisë. \nDiagnoza \nNga shenjat klinike nuk mund të diferencohet hepatiti B nga hepatiti i shkaktuar nga agjentë të tjerë viral; kështu konfirmimi laboratorik i diagnozës është thelbësor. Një numër testesh gjaku janë në dispozicion për të diagnostikuar njerëzit me hepatit B. Ato mund të përdoren edhe për të dalluar infeksionet akute dhe kronike. Diagnoza laboratorike e infeksionit të hepatitit B fokusohet në zbulimin e antigjenit të virusit të hepatitit B-HBsAg. Vazhdimësia e HBsAg për të paktën 6 muaj është shënues kryesor i rrezikut për zhvillimin më vonë të sëmundjeve kronike\, cirrozës dhe kancerit të mëlçisë. \nNë Shqipëri testimi për hepatitin B dhe C mund të kryhet në çdo laborator mikrobiologjik/ imunologjik në sektorin publik\, siç janë laboratoret mikrobiologjike pranë Drejtorive të Shëndetit Publik në rrethe\, spitale\, qendra të këshillimit e testimit vullnetar\, si dhe në laboratore apo klinika private. Çdo person që rezulton pozitiv\, megjithëse mund të mos ketë shenja klinike\, duhet të ndiqet nga mjeku specialist përkatës\, i cili sugjeron kryerjen e testeve të mëtejshme. \nTrajtimi \nNuk ka trajtim specifik për hepatitin akut B. Hepatiti kronik B mund të trajtohet me medikamente\, duke përfshirë preparate antivirale nga goja. Trajtimi mund të ngadalësojë progresin e cirrozës së mëlçisë\, redukton incidencën e kancerit të mëlçisë dhe përmirëson mbijetesën afatgjatë. Megjithëse në shumicën e njerëzve trajtimi nuk shëron infeksionin e hepatitit B\, por vetëm  pengon shtimin e virusit\, shumica e njerëzve që fillojnë trajtimin e hepatitit B duhet ta vazhdojnë atë gjithë jetën.                                          \nParandalimi \nNjë vaksinë kundër hepatitit B është në dispozicion që nga viti 1982\, duke parandaluar infeksionin dhe pasojat kronike të tij. Vaksina është 95% e efektshme në parandalimin e infeksionit dhe pasojave kronike të tij. \nVaksina e hepatitit B është shtylla e parandalimit të  hepatitit B. OBSH-ja rekomandon që gjithë fëmijët pas lindjes të marrin vaksinën e hepatitit B\, mundësisht brenda 24 orëve. Kjo dozë duhet të pasohet nga 2-3 doza të tjera për të përfunduar gjithë skemën e vaksinimit. \nNë Shqipëri\, fëmijët që kanë lindur në prill të vitit 1994 dhe në vazhdim janë të vaksinuar  kundër hepatitit B\, si pjesë e kalendarit bazë të vaksinimit. Në kalendarin kombëtar të vaksinimit fëmija i sapolindur merr një dozë vaksinë\, dhe më pas fëmija vaksinohet në moshat 2\, 4 dhe 6 muaj (me vaksinën e kombinuar DTP-HepB-Hib). Vaksina e hepatitit B nuk kërkon rivaksinime. \nKompletimi i plotë i skemës së vaksinimit shkakton nivele mbrojtëse në më shumë se 95% të foshnjave\, fëmijëve dhe të rriturve. Mbrojtja zgjat të paktën 20 vjet dhe ndoshta gjatë gjithë jetës. Kjo është arsyeja që OBSH-ja nuk rekomandon vaksinimin përforcues për njerëzit që kanë përfunduar skemën bazë të vaksinimit me vaksinën kundër hepatitit B. \nTë gjithë fëmijët dhe adoleshentët më të rinj se 18 vjeç duhet të vaksinohen. Gjithashtu\,  duhet të vaksinohen grupet me rrezik të lartë si: · \n\nNjerëzit të cilët shpesh kanë nevojë për gjak apo produkte të tij\, pacientët që bëjnë dializë\, si dhe marrësit e transplatimit të organeve. OBSH-ja rekomandon që gjaku i dhuruar të testohet për hepatit B\, për të shmangur transmetimin te njerëzit që marrin produkte gjaku.\nTë burgosurit.\nPersonat që injektojnë drogë.\nFamiljarët dhe partnerët seksualë të personave me infeksion kronik të  hepatitit B.\nPersonat me shumë partnerë seksualë.\nPunonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata të cilët mund të jenë të ekspozuar ndaj gjakut dhe produkteve të tij gjatë punës së tyre.\nPersonat që nuk kanë përfunduar skemën e tyre të vaksinimit të  hepatitit B\, duhet t’u ofrohet vaksina para se të nisen në zonat endemike. Vaksina ka një siguri dhe efektivitet të  lartë. Në shumë vende\, vaksinimi ka ulur normën e infeksionit kronik me më pak se 1% në mesin e fëmijëve të imunizuar.\n\nPërveç kësaj\, zbatimi i strategjive të tjera të sigurisë të gjakut\, duke përfshirë sigurimin e testimit të të gjithë gjakut të dhuruar dhe komponentëve të tij të përdorur për transfuzion\, mund të parandalojë transmetimin e virusit të hepatitit B. Praktikat e injeksioneve të sigurta\, duke eliminuar injeksionet e panevojshme dhe të pasigurta\, mund të jetë strategji efektive për t’u mbrojtur kundër transmetimit të virusit të hepatitit B. Gjithashtu\, praktikat më të sigurta seksuale\, duke përfshirë minimizimin e numrit të partnerëve dhe përdorimin e masave mbrojtëse (prezervativë) mbrojnë kundër transmetimit të virusit të hepatitit B. \n  \nHEPATITI C \nFakte kryesore \n\nHepatiti C është një sëmundje e mëlçisë e shkaktuar nga virusi i hepatitit C.\nVirusi mund të shkaktojë si hepatit akut ashtu edhe hepatit kronik. Hepatiti C mund të shkojë nga një sëmundje e lehtë që zgjat disa javë\, deri në një gjendje të rëndë apo të përjetshme\, që mund të çojë në cirrozë apo kancer të mëlçisë.\nVirusi i hepatitit C transmetohet nëpërmjet kontaktit me gjakun e infektuar. Mënyrat më të zakonshme të infeksionit janë nëpërmjet praktikave të pasigurta të injektimit\, sterilizimit të papërshtatshëm të pajisjeve mjekësore në disa mjedise të kujdesit shëndetësor\, si dhe gjakut dhe produkteve të tij të pakontrolluara.\n130-150 milionë njerëz në nivel global kanë hepatit kronik C. Një numër i konsiderueshëm i personave me infeksion kronik do të zhvillojnë cirrozë ose kancer të mëlçisë. Në 25% të pacientëve me kancer të mëlçisë\, shkaku themelor është hepatiti C.\nÇdo vit\, 350000-500000 njerëz vdesin nga sëmundje të mëlçisë të lidhura me hepatitin C.\nMedikamentet antivirale mund të kurojnë hepatitin C\, por mundësia për diagnostikim dhe trajtim është e ulët. Trajtimi antiviral është i suksesshëm në 50-90% të personave të trajtuar\, në varësi të trajtimit të përdorur\, dhe ka treguar se zvogëlon mundësinë e zhvillimit të cirrozës dhe kancerit të mëlçisë.\nAktualisht nuk ka vaksinë për hepatitin C\, megjithatë\, studimet në këtë fushë vazhdojnë.\n\n______________________________________________________________________________ \nInfeksioni akut nga virusi i hepatitit C\, zakonisht është pa shenja. Rreth 15-45% e personave të infektuar pastrohen në mënyrë spontane nga virusi\, brenda 6 muajve të infektimit pa asnjë lloj trajtimi. Pjesa e mbetur prej 55-85% e tyre zhvillojnë hepatitin C kronik\, ku rreziku i cirrozës së mëlçisë është 15-30% brenda 20 viteve. Hepatiti C është i përhapur në mbarë botën. \nSi transmetohet \nVirusi i hepatitit C është një virus që zakonisht transmetohet: \n\nDuke përdorur droga me injeksion nëpërmjet shkëmbimit të pajisjeve të injektimit.\nNë institucionet shëndetësore për shkak të ripërdorimit apo sterilizimin jo adekuat të pajisjeve mjekësore\, sidomos shiringave dhe ageve.\nNëpërmjet transfuzionit të gjakut dhe produkteve të tij të pakontrolluara.\nNëpërmjet rrugës seksuale.\nNga një nënë e infektuar tek bebi i saj.\n\nHepatiti C nuk përhapet nëpërmjet qumështit të gjirit\, ushqimit ose ujit\, apo nga kontaktet e përditshme të tilla si puthja\, përqafimi\, ngrënia e ushqimit ose pirja nga një person i infektuar. \n Cilat janë shenjat e hepatitit C   \nInfeksioni akut me virusin e hepatitit C është zakonisht asimptomatik. Periudha e inkubacionit për hepatit C është 2 javë deri 6 muaj. Pas infektimit fillestar\, përafërsisht 80% e njerëzve nuk shfaqin asnjë simptomë. Ata njerëz që shfaqin shenja mund të kenë ethe\, lodhje\, rënie të oreksit\, të përziera\, të vjella\, dhimbje barku\, urinë të errët\, feçe të çngjyrosura në gri\, dhimbje të kyçeve\, si dhe zverdhje të lëkurës dhe të bardhës së syve. \nSi vendoset diagnoza \nPër shkak të faktit se infeksioni akut me virusin e hepatitit C është zakonisht asimptomatik\, diagnoza e hershme e infeksionit është e rrallë. Tek ata njerëz që zhvillojnë infeksionin kronik\, infeksioni mund të mbetet i padiagnostikuar deri kur shfaqen dëmtime serioze të mëlçisë. \nInfeksioni me virusin e hepatitit C diagnostikohet në 2 hapa: \n\nKontrolli për antitrupat antivirus C\, me një test serologjik i cili identifikon personat që kanë qenë të infektuar me virusin e hepatitit C. Nëse testi është pozitiv për antitrupat C\, një test tjetër (RNA) është i nevojshëm për të konfirmuar infeksionin kronik. Kjo sepse rreth 15-45% e njerëzve të infektuar me virusin e hepatitit C pastrohen spontanisht prej infeksionit nga një përgjigje e fortë imunitare e organizmit\, pa patur nevojë për trajtim. Edhe pse nuk janë më të infektuar\, ata ende do të rezultojnë pozitiv për antitrupat antivirus C.\n\n\nPërveç kësaj\, këta persona duhet të bëjnë një test laboratorik për të identifikuar gjenotipin/llojin e virusit të hepatitit C. Kjo për arsye se a) ka disa (6) gjenotipe të virusit të hepatitit C\, b) personat e infektuar reagojnë në mënyra të ndryshme nga trajtimi c) është e mundur që një person të infektohet me më shumë se një gjenotip.\n\nPasi personi është diagnostikuar me infeksion kronik të hepatitit C\, duhet të bëjë një vlerësim të shkallës së dëmtimit të mëlçisë (nëse ka fibrozë apo cirrozë). Kjo arrihet nëpërmjet bërjes së biopsisë së mëlçisë ose shumë testeve të tjera. \nTë dyja së bashku\, shkalla e dëmtimit të mëlçisë dhe gjenotipi i virusit përdoren për të marrë vendimet e trajtimit dhe menaxhimit të sëmundjes  \nDiagnoza e hershme mund të parandalojë problemet shëndetësore që mund të rezultojnë nga infeksioni\, si dhe të parandalojë transmetimin e virusit te të tjerët. \nDisa vende rekomandojnë testimin për njerëzit që mund të jenë në rrezik për infeksion si : \n\nPersonat që injektojnë droga.\nPersonat që marrin gjak/produkte të gjakut të infektuara\, ose që i janë nënshtruar procedurave invazive në shërbime shëndetësore me praktika të papërshtatshme të kontrollit të infeksionit.\nFëmijët e lindur nga nënat e infektuara me virusin e hepatitit C.\nPersonat me partnerë seksualë të cilët janë të infektuar me virusin e hepatitit C.\nPersonat me infeksionin HIV.\nPersonat të cilët kanë bërë tatuazhe apo piercings.\n\nSi trajtohet \nHepatiti C jo gjithmonë kërkon trajtim\, mbasi te disa njerëz një përgjigje e fortë imunitare  pastron infeksionin. Kur trajtimi është i nevojshëm duhet përzgjedhur me kujdes\, me qëllim përcaktimin e metodës më të përshtatshme për pacientin. Kjo mbasi mjekimi varet nga disa faktorë\, midis të cilëve nënlloji i virusit të hepatitit C dhe tipi i mjekimit të dhënë. \nTrajtimi aktual standard për hepatitin C është kombinimi i terapisë antivirale me interferon dhe ribavirinë\, të cilët janë efektiv kundër të gjitha llojeve të gjenotipeve të virusit të hepatitit C. Për fat të keq\, interferoni jo gjithmonë është i disponueshëm\, dhe jo  gjithmonë tolerohet mirë nga organizmi. Disa gjenotipe të virusit përgjigjen më mirë ndaj interferonit se të tjerët\, dhe shumë persona që marrin interferon nuk arrijnë ta përfundojnë trajtimin e tyre. Kjo do të thotë se\, ndërsa hepatiti C në përgjithësi konsiderohet të jetë një sëmundje e kurueshme\, për shumë njerëz kjo nuk është një realitet. Përparimet shkencore kanë çuar në prodhimin e barnave të reja antivirale për hepatit C\, që mund të jenë më efektive dhe që tolerohen më mirë se terapia ekzistuese. \nParandalimi \n\nParandalimi parësor\n\nAkoma nuk ka vaksinë për hepatitin C. Rreziku i infeksionit mund të reduktohet duke shmangur: \n\nInjeksionet e panevojshme dhe të pasigurta.\nProduktet e pasigurta të gjakut.\nGrumbullimin e pasigurt të shiringave dhe mbetjeve.\nPërdorimin e drogave të paligjshme dhe ndarjen e mjeteve të injektimit.\nSeksin e pambrojtur me njerëz të infektuar me hepatit C.\nNdarjen e sendeve personale të mprehta që mund të jenë ndotur me gjak të infektuar.\nBërjen e tatuazheve\, piercings dhe akupunkturë me pajisje të infektuara.\n\n  \n\nParandalimi dytësor dhe tretësor\n\nPër njerëzit e infektuar me virusin e hepatitit C\, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon: \n\nEdukimin dhe këshillimin mbi mundësitë që ekzistojnë për parandalim\, kujdes dhe trajtim.\nVaksinimin me vaksinat kundër hepatitit A e B për të parandaluar bashkinfeksionin nga këto lloj virusesh për të mbrojtur mëlçinë.\nMenaxhimin e hershëm dhe të përshtatshëm mjekësor\, duke përfshirë terapinë antivirale nëse është e përshtatshme.\n\nMonitorimin e rregullt për diagnostikimin e hershëm të hepatitit kronik. \n  \nMateriali \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/28-korrik-2015-dita-boterore-e-hepatitit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/07/Hepatiti.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR