BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20150626T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20150626T120000
DTSTAMP:20260622T193647
CREATED:20150615T072719Z
LAST-MODIFIED:20161202T100921Z
UID:2355-1435298400-1435312800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:26 Qershor - Dita Botërore e Luftës ndaj Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit Ilegal të Tyre
DESCRIPTION:Dita Botërore e Luftës ndaj Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit Ilegal të Tyre \nKjo ditë është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1987\, dhe shërben si një ditë për të kujtuar objektivat e përcaktuara nga vendet anëtare\, në krijimin e një shoqërie mbarëbotërore të lirë nga abuzimi me drogat. \nNë këtë kuadër\, edhe Shqipëria i është bashkangjitur thirrjes së Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Luftën ndaj Drogave dhe Trafikimit Ilegal të Tyre (UNODC)\, për të ndërmarrë hapa konkrete nëpërmjet promovimit dhe edukimit të sjelljeve të shëndetshme në popullatën e rrezikuar\, dhe për të ofruar informacione edukuese të bazuara në të dhëna shkencore mbi pasojat e abuzimit të substancave ilegale. \nSipas një studimi të fundit të kryer në vitin 2014[1]\, në vendin tonë prevalenca e përdorimit të drogave ilegale përgjatë gjithë jetës për grupmoshën 15-64 vjeç është kanabisi (11.6%)\, kokaina (4.7%)\, ekstasi 1%\, heroina (0.7%)\, amfetaminat (0.4%) dhe LSD (0.1%) \nKy studim tregon se të rinjtë e moshës 15-34 vjeç janë përdoruesit më të shumtë të drogave ilegale në vendin tonë. \nNumri i përdorimit të substancave ilegale tek adultët në vendin tonë\, është 8 deri në 10 herë më e lartë te meshkujt sesa te femrat. \nDrogat janë substanca kimike të cilat kur merren ndryshojnë funksionimin normal të organizmit; që do të thotë se\, drogat kur konsumohen rregullisht mund të  dëmtojnë organizmin tonë. Ato ndikojnë drejtpërsëdrejti trurin tonë\, dhe si rrjedhojë mund të dëmtojnë një sërë funksionesh mendore si: vetëdijen\, aftësinë për të gjykuar dhe vepruar ndaj rrethanave\, kujtesën\, të mësuarin e informacioneve të reja\, perceptimin\, gjuhën\, emocionet dhe një sërë funksionesh të tjera mendore. \nPërdorimi vazhdueshëm i drogave çon në një sërë sëmundjesh fizike dhe mendore\, deri dhe në vdekje \nEdukimi dhe komunikimi i drejtpërdrejtë janë një nga format e parandalimit të përdorimit dhe abuzimit me drogat. Praktikimi dhe edukimi i sjelljeve të shëndetshme janë gjithashtu një formë efikase parandaluese. Metodat shumëdisiplinore të trajtimit të varësisë nga drogat janë gjithashtu efikase në kurimin dhe parandalimin e rikthimit të abuzimit të drogave. \n[1] Qirjako. G\, et al. Survey of Substance Use among General Population in Albania: Final Report. 2014 \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/26-qershor-dita-boterore-e-luftes-ndaj-abuzimit-te-drogave-dhe-trafikimit-ilegal-te-tyre/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/06/poster-droga-page-001.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR