BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20150428T010000
DTEND;TZID=UTC+2:20150428T170000
DTSTAMP:20260624T030245
CREATED:20150421T130929Z
LAST-MODIFIED:20150508T100725Z
UID:1596-1430175600-1430233200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:28 Prill-Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë
DESCRIPTION:28 prilli dita botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë– një fushatë ndërgjegjësimi me qëllim përqëndrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet\, sëmundjet dhe vdekjet në mbarë botën. 28 prilli është gjithashtu një ditë\, në të cilën sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë. Dita Botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO\, e cila promuovon krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve. Në këtë datë\, në shumë vende të botës\, autoritetet kombëtare\, sindikatat\, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit\, organizojnë aktivitete të shumta. \nTema për Ditën Botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë në vitin 2013 është: \n                                             Të punojmë së bashku për parandalimin e risqeve \nÇfarë është Siguria dhe shëndeti në punë? \n Siguria dhe shëndeti në punë janë masat parandaluese të marra që kane si synim përmirësimin e kushteve gjatë procesit të punës\, ruajtjen e jetës\, integritetin e shëndetit\, mbrojtjen fizike dhe mendore të punëmarrësve që përfshihen në procesin e prodhimit.  \n                                                              Objektivat e shëndetit në punë synojnë: \n1- Në promuovimin dhe mirëmbajtjen në nivel të lartë të mirëqënies fizike\, mendore dhe sociale të punonjësve në të gjithë profesionet. \n2- Në parandalimin e sëmundjeve që vijnë si pasojë e kushteve të punës së punonjësve. \n3- Në mbrojtjen e punëtorëve nga rreziqet që rrjedhin nga faktorë të dëmshëm për shëndetin në lidhje me punën. \n4- Në dhënien e një pune të përshtatëshme për çdo punëmarrës\, që i përshtatet aftësive të tij fiziologjike dhe psikologjike “Përshtatje e vendit të punës me punëmarësin dhe punëdhënësin me vendin e tij të punës” \n Përse janë të rëndësishme siguria dhe shëndeti në punë? \nSipas statistikave çdo vit në Bashkimin Europian\, më shumë se 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Është shumë e vështirë që të përcaktosh ndikimin e sëmundjeve profesionale ndaj shëndetit dhe për këtë çeshtje nuk ka asnjë konsensus të të dhënave. \nMegjithatë\, vlerësimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) sugjerojnë se 159 000 njerëz në BE çdo vit vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale. Kompani të ndryshme në vende të BE-së\, humbin rreth 143 milionë ditë pune çdo vit nga aksidentet në punë. \nVlerësimet janë të ndryshme\, por aksidente të tilla dhe shëndeti i keq i kushtojnë ekonomisë së BE-së të paktën 490 miliard Euro në vit. Parashikimi i risqeve\, zbatimi i masave efektive të sigurisë dhe ndjekja në vazhdimësi me rigorozitet e tyre janë të rendësishme për reduktimin e këtyre shifrave (EU-OSHA Vende Pune të shëndetëshme 2012-13). \nÇdo vit\, më shumë se dy milion gra dhe burra vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Punëtorët vuajnë afërsisht një humbje prej 270 milion euro çdo vit të lidhura më aksidentet dhe 160\,000\,000 të tjera të lidhura me incidentet dhe sëmundjet po në vendin e punës. Substanca të rrezikshme vrasin 440.000 punëtorë në vit – asbesti merr 100.000 jetë në vit Një punëtor vdes çdo 15 sekonda në mbarë botën. 6.000 punëtorë vdesin çdo ditë. \nMë shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra. \n“Është e pamundur që të arrihet siguri absolute në punë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të parandalohet” \n “Parandalimi është më i mire se kurimi”  \nParandalimi është më mirë se kurimi Parandalimi është themeli i qasjes Europiane ndaj problemeve të sigurisë dhe të shëndetit në punë. Në praktikë\, kjo do të thotë që të analizohen proçeset e punës për të identifikuar risqet afatgjata dhe afatshkurtëra\, dhe më pas të veprohet për ti shmangur ose për ti zbutur ato sa më shumë të jetë e mundur. \nParandalimi i dëmtimeve dhe sëmundjeve nga rreziqet e shëndetit në punë bazohet në dy koncepte bazë: \n1- Mjedisi në punë dhe teknologjia prodhueve duhet të projektohen në mënyrë që rreziqet për shëndetin të evidentohen ose minimizohen në minimum. \n2- Punonjësit duhet të njohin rreziqet në vendin e punës\, të trajtohen\, edukohen\, ndërgjegjësohen që të sillen në mënyrë të sigurt e të përdorin pajisjet mbrojtëse personale në punë. Përvoja e shumë vendeve të botës ka treguar se fokusimi në përmiresimin e mjedisit të punës dhe shmangia e rreziqeve në punë është më tepër se sa thjeshtë tu tythuash punonjësve që të jënë të kojdeshëm. \n NJË MJEDIS PUNE I SHËNDETSHËM DHE I SIGURT MBRON SHËNDETIN DHE JETEN TUAJ \n  \nDHJETË STRATEGJI PËR TË MBAJTUR FËMIJËT TË SIGURT NË RRUGË. \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/28prill-dita-boterore-e-sigurise-dhe-shendetit-ne-pune/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/04/PUNA1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR