BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20150320T010000
DTEND;TZID=UTC+2:20150320T170000
DTSTAMP:20260625T052028
CREATED:20150420T095749Z
LAST-MODIFIED:20150420T095749Z
UID:1351-1426809600-1426867200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:20 MARSI DITA BOTËRORE E SHËNDETIT TË GOJËS
DESCRIPTION:“Buzëqeshje gjatë gjithë jetës” \nÇfarë është dita botërore e shëndetit të gojës \nDita Botërore e Shëndetit të Gojës\, e vendosur nga Federata Dentare Botërore (FDI)\, organizohet çdo vit në 20 mars. \nKjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin\, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien. Higjiena e mirë e gojës është shumë e rëndësishme sepse favorizon një shëndet të mirë. Fillimisht Federata Dentare Botërore\, në Kongresin Botëror Dentar (AWDC) mbajtur në vitin 2007 në Dubai\, vendosi datën 12 shtator\, dhe deri në fund të vitit 2012 kjo datë njihej si Dita Botërore e Shëndetit të Gojës. Në vitin 2014\, Federata Dentare Botërore vendosi ndryshimin e kësaj date duke përcaktuar datën 20 mars. \nMesazhi i këtij viti është “Buzëqeshje gjatë gjithë jetës”. Përpjekjet tona do të jenë në mbrojtje të dhëmbëve të  popullsisë në mbarë botën\, nga fëmijëria deri në moshën e rritur. \nObjektivat e Ditës Botërore të Shëndetit të Gojës gjatë vitit 2015 sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë  janë: \n-Hartimi i politikave parandaluese lidhur me shëndetin oral.\n-Stimulimi\, zhvillimi dhe implementimi i projekteve në komunitet lidhur me promovimin e shëndetit oral dhe parandalimin e sëmundjeve të gojës.\n-Inkurajimi i autoriteteve shëndetësore për implementimin e programeve lidhur me promovimin e fluorit si masë parandaluese për kariesin dentar.\n-Rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që shkakton mbajtja e një higjiene orale jo të shëndetshme.\n-Hartimi\, zhvillimi dhe zbatimi i projekteve në komunitet për promovimin e rolit të shëndetit oral dhe parandalimin e sëmundjeve orale\, me fokus grupet në nevojë dhe shtresat e varfëra të popullsisë.\n-Nxitja e sjelljeve parandaluese.\n-Sigurimi i mbështetjes teknike për të gjitha vendet\, për forcimin e sistemeve të tyre shëndetësore në drejtim të shëndetit të gojës. \nArtikullin e plotë mund ta shkarkoni në formatin .pdf: këtu \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/20-marsi-dita-boterore-e-shendetit-te-gojes/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/04/poster-726x1024.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR