BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20150312T010000
DTEND;TZID=UTC+2:20150312T130000
DTSTAMP:20260625T090400
CREATED:20150420T100057Z
LAST-MODIFIED:20150420T100057Z
UID:1353-1426118400-1426161600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:12 MARS 2015 DITA BOTËRORE E VESHKAVE
DESCRIPTION:KUJDESUNI PËR VESHKAT TUAJA!    \nUNË PO MARR NJË GOTË UJË. MERRE NJË EDHE TI! \nDita Botërore e Veshkave organizohet çdo vit\, të enjten e dytë të muajit Mars\, dhe ka për mision të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e veshkave dhe shëndetin në përgjithësi\, si dhe të reduktojë shpeshtësinë dhe ndikimin e sëmundjeve të veshkave dhe problemeve  shëndetësore të lidhura me to në mbarë botën. \nObjektivat  e Ditës Botërore janë: \n\n\n\n\nRritja e ndërgjegjësimit në lidhje me “veshkat tona të mahnitshme”. Evidentimi se  diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut janë faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundje kronike të veshkave (SKV).\nInkurajimi i depistimit sistematik të të gjithë pacientëve me diabet dhe hipertension për SKV.\nNxitja e sjelljeve parandaluese.\nEdukimi i të gjithë mjekëve profesionistë për rolin e tyre të rëndësishëm\, kyç në zbulimin dhe reduktimin e rrezikut të SKV-ve\, veçanërisht në popullsinë me rrezik të lartë.\nTheksimi i rolit të rëndësishëm të autoriteteve shëndetësore lokale dhe kombëtare  në kontrollin e epidemisë së SKV-ve. Autoritetet e shëndetësisë në mbarë botën do të duhet të merren me kostot e larta dhe në  rritje\, nëse nuk ndërmerren veprime për të trajtuar numrin në rritje të personave me SKV. Në Ditën Botërore të Veshkave\, të gjitha qeveritë janë të inkurajuara që të marrin masa dhe të investojnë më shumë në depistimin e sëmundjeve të veshkave.\nNëse zbulohen herët\, sëmundjet kronike të veshkave mund të trajtohen duke zvogëluar komplikacionet e tjera\, dhe të reduktohet në mënyrë drastike  barra e vdekjeve dhe paaftësia nga sëmundjet kronike të veshkave dhe ato  kardiovaskulare në mbarë botën\n\n\n\n\nMesazhi për Ditën Botërore të Veshkave për vitin 2015 është:\n” Veshka të shëndetëshme për të gjithë” \nArtikullin e plotë mund ta shkarkoni në formatin .pdf: këtu \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/12-mars-2015-dita-boterore-e-veshkave/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/04/poster-dita-boterore-e-veshkave.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR