Dita Botërore Kundër Trafikimit të Njerëzve, 30 Korrik 2023
Tema për këtë vit është: “Ndihmoni çdo viktimë të trafikimit, mos lini askënd pas!” Krizat globale, konfliktet dhe urgjenca klimatike po përshkallëzojnë rreziqet e trafikimit. Zhvendosja dhe pabarazitë social-ekonomike po prekin miliona njerëz në mbarë botën, duke i lënë ata të pambrojtur ndaj shfrytëzimit nga trafikantët. Ata që nuk kanë status të përcaktuar ligjor ose që vijnë nga komunitete të margjinalizuara – jetojnë në varfëri, kanë akses të kufizuar në arsim, nuk kanë kujdes shëndetësor ose punë të denjë, përballen me diskriminim, dhunë ose abuzim dhe janë shpesh objektiv kryesor i trafikantëve.
Globalisht, reagimet kombëtare ( veçanërisht në shtetet në zhvillim), duket se po përkeqësohen. Shkalla e zbulimit u ul me 11% në vitin 2020 dhe ndëshkueshmëria ra me 27%, duke ilustruar një ngadalësim të ndjeshëm në përgjigjen e drejtësisë penale ndaj trafikimit. Pandemia e COVID-19 ndryshoi gjithashtu karakteristikat e trafikimit duke e shtyrë atë më tej në ilegalitet ,duke e bërë krimin më pak të prirur ndaj vëmendjes së autoriteteve dhe duke rritur potencialisht rreziqet për viktimat.
Në fakt, 41% e viktimave që arrijnë t'i shpëtojnë sprovës së trafikimit, u drejtohen autoriteteve me iniciativën e tyre – një tjetër shenjë e qartë se reagimet kundër këtij fenomeni janë të mangëta.
Në kontekstin e trafikimit të personave, lënia e njerëzve të pambështetur në nevojën e tyre do të thotë:
• dështim për t'i dhënë fund shfrytëzimit të viktimave të trafikimit;
• dështim për të mbështetur viktimat e mbijetuara që iu kanë shpëtuar kontrollit të tutorëve tyre;
• lënia e grupeve të cënueshme dhe të identifikueshme në duart e trafikantëve.
Fushata për Ditën Botërore Kundër Trafikimit të Njerëzve 2023, synon të rrisë ndërgjegjësimin për zhvillimet dhe tendencat shqetësuese të identifikuara nga Raporti më i fundit Global i UNODC mbi fenomenin në fjalë; u bën thirrje qeverive, institucioneve të zbatimit të ligjit, shërbimeve publike dhe shoqërisë civile të vlerësojnë dhe rrisin përpjekjet e tyre për të forcuar parandalimin, identifikimin dhe mbështetjen e viktimave.