Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave nga Trafiku Rrugor 2022
Përkujto, Mbështet,Vepro!

Si çdo vit, objektivat e Ditës Botërore nëKujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor2022, synojnë të sigurojnë një -platformë për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e tyre për:
-Përkujtimin e të gjithë njerëzve të vrarë dhe të plagosur rëndë në rrugë;
-Njohjen e punës së rëndësishme të shërbimeve të urgjencës;
-Tërheqjen e vëmendjes ndaj reagimit ligjor,përgjithësisht të parëndësishëm ndajshkaqeve,

-Shkaktarëve të vdekjeve dhe lëndimeve në rrugë dhe ndërhyrjeve sistematike për një përgjigje të
përshtatshme serioze;
-Ndërhyrjeve sistematike për mbështetje më të mirë për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e tyre;
-Promovimin e veprimeve të bazuara në prova për të parandaluar dhe mimimizuarvdekjet dhe lëndimet e
mëtejshme në trafikun rrugor.
-Çdo vit, miliona viktima të tjera rrugore i shtohen numrit aktual prej mbi 50 milionë të vrarëve dhe qindra milionëve të plagosur që nga vdekja e parë në rrugë (125 vjet më parë), një fatkeqësi që vazhdon çdo ditë në të gjitha vendet e botës. Është një pandemi e vërtetë, që prek në radhë të parë të

Pambrojturit dhe të rinjtë tanë, e cila përveç traumës së lëndimit dhe humbjes ka edhe një ndikim shkatërrues ekonomik për vendet, komunitetet dhe familjet. Prandaj, gjatë Dekadës së re të Veprimit 2021-2030, Dita Botërore do të ketë rolin e rëndësishëm për të ndihmuar në arritjen e objektivit të reduktimit prej 50% të viktimave rrugore.
Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor 2022, vë në qendër të vëmendjes zbatimin e ligjshmërisë, DREJTËSINË. Zbatimi i ligjit rrugor, hetimi i plotë pas një aksidenti për të zbuluar nëse një krim është kryer dhe për të parandaluar përsëritjen, ndjekja penale aty ku është e përshtatshme dhe kompensimi civil – janë të gjitha.

Pjesë e sistemit të drejtësisë që duhet të zbatohet seriozisht, në mënyrë transparente dhe të vazhdueshme. Një sistem i tillë është ajo që meritojnë dhe dëshirojnë viktimat e aksidenteve rrugore që janë plagosur ose kanë humbur një anëtar të familjes si rezultat i shkeljes së ligjit ose neglizhencës së dikujt, pasi ai gjithashtu përfaqëson një faktor kryesor të parandalimin. Kjo do të thotë se nga tragjeditë duhet të nxirren mësime në mënyrë që ato të mos përsëriten.