DITA BOTËRORE E MJEDISIT, 5 Qershor 2023

 

 

Të fitojmë mbi ndotjen plastike!

Ndërsa plastika ka shumë përdorime të vlefshme – ne jemi bërë të varur nga produktet plastike, me pasoja të rënda mjedisore, sociale, ekonomike dhe shëndetësore.

Në të gjithë botën, një milion shishe plastike blihen çdo minutë, ndërsa deri në pesë trilion qese plastike përdoren po ashtu, çdo vit. Në total, gjysma e të gjithë plastikës së prodhuar është projektuar për qëllime  njëpërdorimshe – për t’u hedhur më pas.

Plastika, përfshirë mikroplastikën, aktualisht janë të kudondodhura në mjedisin tonë natyror. Ato po bëhen pjesë e të dhënave fosile të Tokës dhe një shënues i Antropocenit – epokës sonë aktuale gjeologjike.  Deri aty, sa i kanë dhënë emrin e tyre një habitati të ri mikrobik detar të quajtur “plastisfera”.