25 NËNTOR 2022
Dita Botërore e Eliminimit të Dhunës ndaj Grave
BASHKOHUNI! Aktivizohu për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Lëvizja #MeToo e themeluar nga aktivistja Tarana Burke në vitin 2006, pesë vite më parë, nxiti mobilizimin global për të parandaluar reagimet e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Në mbarë botën janë zhvilluar fushata ndërgjegjësuese për të parandaluar dhe eliminuar dhunën ndaj grave dhe vajzave falë punës së pandërprerë të aktivisteve, të cilat mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të mbijetuarave nga dhuna.
Në të njëjtën kohë, nga grupet antifeministe ka pasur një rritje të sulmeve ndaj grave, kundër aktivisteve, organizatave në mbrojtje të tyre dhe të të drejtave të njeriut duke rezultuar në zvogëlimin e hapësirës për shoqërinë civile.
Çelësi për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave është mbështetja dhe investimi i këtyre organizatave dhe lëvizjeve feministe.
Kjo është arsyeja pse kjo temë e vitit 2022 është:
Bashkohuni! Aktivizohu për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave…
25 nëntori, Dita Ndërkombëtare e Eliminimit të Dhunës ndaj Grave do të shënojë nisjen e fushatës UNiTE e njohur si ‘’16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’’e cila përfundon në 10 dhjetor – Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Kjo fushatë, e udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, OKB-së dhe UN Women që nga viti 2008, synon të parandalojë dhe eliminojë dhunën ndaj grave dhe vajzave në mbarë botën, duke bërë thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit, promovimin e avokimit dhe krijimin e mundësive për diskutim mbi sfidat dhe zgjidhjet.
Fushata e këtij viti UNiTE! synon të mobilizojë në mënyrë aktive të gjithë shoqërinë për parandalimin e dhunës ndaj grave, për t’u solidarizuar me aktivistët e të drejtave të grave dhe për të mbështetur lëvizjet feministe në mbarë botën, për t’i rezistuar kthimit të të drejtave të tyre, për një botë pa dhunë ndaj grave dhe vajzave.
Pse duhet të eliminojmë dhunën ndaj grave?
Në mbarë botën, mosndëshkimi, heshtja, stigma kanë lejuar që dhuna ndaj grave dhe vajzave të përshkallëzohet në përmasa të mëdha, e cila konsiderohet një nga shkeljet më të përhapura dhe flagrante të të drejtave të njeriut.
Format e dhunës ndaj vajzave dhe grave janë: psikologjike, fizike, seksuale.
- Dhunë psikologjike i referohet çdo sjelljeje që ka si qëllim të dëmtojë seriozisht integritetin psikologjik të një personi tjetër përmes detyrimit ose kërcënimeve.
- Dhunë fizike i referohet dëmtimeve trupore si rezultat i përdorimit të qëllimshëm të forcës fizike, e cila mund të rezultojë dhe me humbjen e jetës së viktimës.
- Dhunë seksuale i referohet të gjitha formave dhe veprimeve seksuale të kryera pa pëlqimin e saj.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB)-së në vitin 1993, e përkufizon dhunën ndaj grave si “çdo akt dhune me bazë gjinore që çojnë ose mund të çojnë në dëmtime ose vuajtje fizike, psikologjike, seksuale, ekonomike për gratë, duke përfshirë kërcënime për kryerjen e këtyre akteve, shtrëngim ose heqje arbitrare të lirisë, qoftë në jetën publike dhe atë private.”
Pasojat e dhunës ndikojnë në të gjitha fazat e jetës së tyre. Për shembull, kufizimi në sistemin e arsimit (një e drejtë universale për shkollim e vajzave), përkthehet në kufizim për gratë dhe vajzat në tregun e punës.
Ndërsa dhuna me bazë gjinore mund t’i ndodhë kujtdo, kudo, disa gra dhe vajza janë veçanërisht më të prekura, për shembull: gratë dhe vajzat që iu përkasin pakicave kombëtare janë të prekura nga HIV, janë me aftësi të kufizuara, si dhe për shkak të orentimit seksual dhe identitetit gjinor.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave është shkelja e të drejtave të njeriut dhe një pengesë e madhe për barazinë gjinore. Qëllimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) është t’i japi fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.