Dita botërore e Diabetit, 14 Nëntor 2022
“Edukim për të mbrojtur të ardhmen”

Tema për Ditën Botërore të Diabetit këtë vit është “Edukim për të mbrojtur të ardhmen”, ku për të dytin vit fokusi i fushatës ndërgjegjësuese e kësaj dite është qasja për kujdesin ndaj diabetit. Fushata e këtij viti fokusohet në nevojën për akses më të mirë në edukimin cilësor mbi diabetin për profesionistët shëndetësorë dhe njerëzit që jetojnë me diabet. Sot, në mbarë botën, 1 në 10 të rritur ose afërsisht 537 milionë njerëz jetojnë me diabet. Pothuajse gjysma nuk e dinë që vuajnë nga kjo sëmundje. Kjo shton më shumë presionin në sistemet e kujdesit shëndetësor.
Profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të dinë të zbulojnë dhe diagnostikojnë sa më herët këtë gjendje shëndetësore dhe të ofrojnë kujdesin më të mirë shëndetësor të mundshëm. Njerëzit që janë me diabet kanë nevojë për qasje të vazhdueshme në edukim, që të kuptojnë gjendjen e tyre dhe të kryejnë vetëkujdesin ditor i cili është thelbësor për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të shmangur komplikacionet. Mesazhet kyçe për njerëzit që jetojnë me diabetin dhe popullatën Më shumë se 90% e kujdesit për diabetin është vetëkujdesja dhe kërkon një menaxhim 24/7.
 A keni njohuritë e duhura për të marrin vendime të informuara për gjendjen tuaj shëndetësore?
Mesazhet kyçe për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe politikëbërësit
Një në nëntë persona do të kenë diabet në vitin 2030. Kjo do të shtojë edhe më shumë presionin ndaj personelit shëndetësor për të ofruar kujdesin shëndetësor më të mire.
Kur ka qënë hera e fundit që keni rifreskuar njohuritë tuaja për diabetin?

Mbani në kontroll diabetin – Përditësoni njohuritë tuaja!
EDUKIM PËR TË MBROJTUR TË ARDHMEN!