19 QERSHOR 2023 DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR ABUZIMIT DHE TRAFIKIMIT TË PALIGJSHËM TË DROGAVE
TEMA: “NJERËZIT, TË PARËT; NDAL STIGMËS DHE DISKRIMINIMIT; FORCO PARANDALIMIN”.
Problemi i drogës është një çështje komplekse që prek miliona njerëz në mbarë botën. Shumë njerëz, që përdorin drogë, përballen me stigmën dhe diskriminim, gjë që mund të dëmtojë më tej shëndetin e tyre fizik dhe mendor, dhe t'i pengojë ata të marrin ndihmën e nevojshme. Organizata e Kombeve të Bashkuara, sugjeron qasjen me në qendër individin ndaj politikave të drogës, me fokus tek të drejtat e njeriut, dhembshurinë dhe praktikat e bazuara në prova.
Dita Ndërkombëtare kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm të Drogave, ose Dita Botërore e Drogës, shënohet çdo vit më 26 qershor, për të forcuar veprimin dhe bashkëpunimin në arritjen e një bote pa abuzim me drogën.
Qëllimi i fushatës së këtij viti është të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e trajtimit të njerëzve që përdorin drogë me respekt dhe ndjeshmëri; ofrimin e shërbimeve vullnetare të bazuara në dëshmi për të gjithë; ofrimin ndaj dënimeve alternativave; prioritizimin e parandalimit; si dhe ofrimin e kujdesit me dhembshuri. Fushata synon gjithashtu të luftojë stigmën dhe diskriminimin ndaj njerëzve që përdorin drogë, duke promovuar gjuhë dhe qëndrime që janë respektuese edhe jo – gjykuese.
Dita Botërore e Drogës e këtij viti është një thirrje për:
• Rritjen e ndërgjegjësimit për ndikimin negativ të stigmës dhe diskriminimit te njerëzit që përdorin drogë dhe familjet e tyre.
• Rritjen e ndërgjegjësimit për epidemitë e SIDA-s dhe hepatitit tek njerëzit që përdorin drogë, zgjerimit dhe përforcimit të programeve të parandalimit të HIV-it dhe hepatitit.
• Promovimi i shërbimeve vullnetare të bazuara në dëshmi për të gjithë njerëzit që përdorin drogë.
• Edukimi për çrregullimet e përdorimit të drogës, trajtimet në dispozicion dhe rëndësinë e ndërhyrjes dhe mbështetjes së hershme.
• Mbështetja për alternativë ndaj dënimit me burgim për krimet e lidhura me drogën, si: trajtimi dhe shërbimet me bazë komunitare.
• Lufta ndaj stigmës dhe diskriminimit duke promovuar gjuhë dhe qëndrime që janë respektuese dhe jo-gjykuese.
• Fuqizimi i të rinjve dhe komuniteteve për të parandaluar përdorimin e drogës dhe varësinë.