16 Nëntor 2022
Dita Botërore e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një term që përdoret për të përshkruar sëmundjet e mushkërive.
Dita Botërore e SPOK-ut ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për këto sëmundje. Në botë numri i individëve që vuajnë nga këto sëmundje kap shifrën 250 milionë. SPOK është aktualisht shkaku kryesor i vdekjes në botë dhe është shumë i përhapur në vendet me të ardhura të ulëta.
Mesazhi i ditës së SPOK-ut për këtë vit është:
Mushkëri të shëndetshme për një jetë të shëndetshme
Simptomat që shfaqen më shpesh janë:
• Mosmbushja me frymë
• Shtrëngimi në kraharor
• Kolla me mukus (gëlbazë) të tepërt, sidomos në mëngjes
• Fishkëllima në frymëmarrje
Si diagnostikohet SPOK-u?
Doktori juaj duhet t’ju pyesë për historinë mjekësore dhe duhet t’ju bëjë një ekzaminim fizik.
Ai mund të kërkojë një ose disa nga testet e mëposhtme:
• Grafi të thjeshtë me rreze-x dhe/ose skaner të toraksit.
• Teste të funksioneve pulmonare (të mushkërive) – një teknik i sëmundjeve të mushkërive
përdor disa teste për të parë sa mirë funksionojnë mushkëritë tuaja.
• Oksimetri e pulsit – një test pa dhimbje që mat nivelin e oksigjenit në gjak.
• Analizë e gazit në gjak – një test gjaku që mat sasinë e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në
gjak.
Shkaktarët kryesorë të SPOK janë:
– Duhanpirja
– Ndotja e ajrit
– Pluhurat dhe kimikatet në vendin e punës
SPOK nuk është i kurueshëm por trajtimi mund të lehtësojë simptomat, përmirësojë cilësinë e
jetës dhe të zvogëlojë rrezikun e vdekjes.