Të moshuarit dhe goditjet e të nxehtit: Këshilla për të shmangur ato.

Të moshuarit dhe goditjet e të nxehtit: Këshilla për të shmangur ato
Së bashku me verën vjen edhe rreziku i goditjes nga të nxehtit. Për të përgatitur popullatën për këtë gjë, Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare për Promocionin dhe Edukimin Shendetsor, kane filluar nje fushate sensibilizimi me keshilla per kategori te ndryshme sociale.
Ne kete kuader per te moshuarit këshillohet që :

  • -mjediset e brendshme të banesës të mbahen në një temperaturë konstante prej rreth 26 °C,
  • -të mos lejohen të moshuarit të dalin nga ora 11 – 18 nga shtëpia,
  • -gjatë gjithë kohës duhet të konsumojnë lëngje pa akuj dhe
  • -të vishen me veshje me ngjyra të hapura prej liri ose pambuku.

Përveç të moshuarve, grupe të rrezikuara janë fëmijët, foshnjat, të sëmurët kronikë, personat, të cilët duhet të jënë të shoqëruar me kujdestarë, dhe ata që kryejnë aktivitete fizik në mjedise të jashtme.
Në rast se dikush ndihet keq nga i nxehti dhe eshte në pritje të ndihmës se kualifikuar është mirë që:

  • -të vendoset personi në një vend të freskët,
  • -t’i ftohet trupi duke e mbështjellë me një çarçaf të lagur ose duke e shpërkatur me ujë ,
  • -duhet t’i japim të pijë lengje dhe të mos i jepet asnjë ilac për uljen e temperaturës.

Rregullat e arta janë: mos dilni në orët e nxehta,të vishen rroba të lehta, të pihen 2 litra ujë në ditë dhe të hahen sa më shumë fruta.
Mjekët e familjes duhet të kenë parasysh se simptomat e të nxehtit të tepërt janë ngërçet, edemë, skuqje të lëkurës, goditje nga i nxehti dhe dehidratim. I nxehti mund t’a komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni, nga probleme të zemrës dhe insuficenca renale dhe disa ilaçe që përkeqësojnë efektet e goditjes së të nxehtit.

Së fundi, rekomandime për punonjësit e strukturave që kanë të shtruar të moshuar që kanë nevojë për ndihmë: shenjat paralajmëruese që duhet të kihen parasysh janë, zbehje, marramendje, vjellje, puls i dobët, temperatura e ngritur. Si një masë paraprake është mirë të errësohen dhomat dhe hapësirat e përbashkëta dhe të mbahet një temperaturë me ajër të kondicionuar në vlerat 24 ° dhe 26 °, dhe të kontrollohet hidratimi, tensioni dhe temperatura e të shtruarve të moshuar.

Këshilla për pediatrit në lidhje me goditjen nga të nxehtit
Me ardhjen e verës Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shendetit Publik ka nisur një fushatë për të luftuar rreziqet e motit të nxehtë, sidomos për sa i përket kategorive të njerëzve në nevojë, si të moshuarit dhe fëmijët. Keto institucione kërkojnë që të mbështeten rregullat e fushatës me këshilla parandaluese dhe veçanërisht të përshtatshme për fëmijët dhe adoleshentët dhe të moshuarit për t’u përballur gjatë verës, në pushime dhe në qytet.
Një listë e vogël e rregullave themelore, të cilat me siguri do të ndihmojnë për të mbrojtur shëndetin e të rinjve:

  • -të mos largohen nga shtëpia gjatë orëve të nxehta dhe të mbrojnë dritaret nga dielli;
  • -të pijnë një deri në dy litra ujë në ditë, lëngje frutash etj.,
  • -ushqime të lehta dhe të ndara në porcione,
  • -fruta të bollshme dhe perime të freskëta,
  • -të freskohen dhomat me ventilatorë apo kondicionerët, megjithatë, kurrë nuk duhet zgjedhur një temperaturë poshtë 25 ° C,
  • -ajrosni makinën që është për një kohë të gjatë në diell, duke hapur dyert dhe vënë kondicioner para se të lëvizni me të,
  • -përdorni pajisjet e ruajtjes nga dielli dhe mos i lini fëmijët vetëm në makina,
  • -të bëhen banje dhe dushe, por mos të kalohen temperaturat poshtë 25 ° C;
  • -te ruhen ilaçet nga burimet e nxehtësisë dhe rrezet direkte të diellit,
  • -të ruhen në frigorifer të gjitha ilaçet që kërkojnë temperaturat jo më të larta se 25-30 gradë celsius, dhe të gjitha shishet e shurupeve dhe ato ilace me pika , të cilat sapo janë hapur.

Fëmijëve, si të rriturve, dielli u sjell përfitime të rëndësishme për humorin, sistemin imunitar, për kockat dhe lëkurën. Ekspozimi i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm, mund të ketë pasoja negative, të tilla si djegie nga dielli, dhe në një afat kohor më të gjatë, fillimin e tumoreve, duke përfshirë melanomat.
Pastaj duhet të mbahet mend që të mos ekspozohen fëmijët në diell deri në moshën gjashtë muaj për t’i mbrojtur ata në të gjitha moshat me kapele me strehë të gjërë dhe t’u lagen flokët shpesh, të veshin syze dielli, me filtra të veçantë mbrojtëse, dhe të çertifikuar me markën CE; të përshtaten produktet për fëmijët , kurrë mos të përdoren produkte me faktorët e mbrojtjes më pak se 20 dhe preferohet që në javën e parë të ekspozimit në diell produktet rezistentë ndaj ujit dhe djersës dhe me faktor mbrojtës jo më pak se 50, të vishen rrobat e gjera prej pambuku ose prej liri.