Takim me specialistë të promocionit shëndetësor në rrethe,

4 Maj, 2017

Në kuadër të Javës së Katërt Botërore të Sigurisë Rrugore, 8-14 Maj 2017, si dhe të Ditës Botërore të Melanomës dhe Ditës Botërore të Aktivitetit Fizik, në datën 4 Maj 2017, në mjediset e ISHP u organizua një takim me punonjës të  Kabinetit të Promocionit nga rrethet.

Në takim, Dr. Gentiana Qirjako dhe Z. Boris Miska, nga departamenti i Promocionit Shëndetësor ne ISHP, prezantuan mesazhet kryesore të Javës Botërore të Sigurisë Rrugore, si dhe planet e aktiviteteve në nivel qendror dhe lokal. Në nivel qendror do të zhvillohen disa aktivitete nën mbështjen e MSH, ISHP, OBSH, MAS, Shoqëria Civile. Ata i ftuan pjesëmarrësit të diskutonin mundësitë e përfshirjes aktive në këtë fushatë ndërkombëtare për sigurinë rrugore. Mesazhi kryesor i Javës Botërore të Sigurisë Botërore është: “Shpëto jetë – ngadalëso shpejtësinë.

Pjesëmarrësve iu dërguan të gjitha materialet informative dhe iu kërkua që brenda datës 8 Maj 2017, të dërgojnë planet specifike të aktiviteteve të tyre.

Në vijim, gjatë takimit, pjesëmarrësit u njohën edhe me mesazhet e lidhura me Ditën Botërore të Melanomës dhe Ditës Botërore të Aktivitetit Fizik. Dr. Andis Karagjozi, nga departamenti i Promocionit Shëndetësor, prezantoi planin e aktiviteteve të planifikuara në Tiranë dhe Durrës për këtë qëllim.

Në mbyllje të takimit, Znj. Andia Meksi, psikologe ne Departamentin e Promocionit Shëndetësor i ftoi pjesëmarësit që të filojnë të planifikojnë aktivitetet në kuadër të Ditës Botërore kundër Abuzimit me Drogat dhe Alkoolin.