Sektori i Shëndetit në Punë dhe Toksikologjisë

Siguria dhe Shëndeti në Punë është shkenca që merret me studimin e ndikimit të kushteve të punës në organizimin e punëmarrësit. Ajo përpunon masa shkencore higjieno-sanitare për të mënjanuar veprimin e faktorëve dëmtues të mjedisit të punës që favorizojnë shfaqjen e sëmundjeve profesionale, si dhe rekomandon masa për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e aftësisë për punë të punëmarrësve.

Qëllimi i këtij sektori është :

  1. Duke realizuar studime lidhur me ndikimin e faktorëve dëmtues në shëndetin e punëmarrësve, të rekomandoje masa lidhur me Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e për pasojë të garantojë një shëndet të plotë dhe rritje të cilësisë dhe rendimentit të tyre në punë.
  2. Duke marrë pjesë në përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore lidhur me Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, influencon duke përsosur proceset e punës për mënjanimin e faktorëve dhe dëmtuesve profesionale dhe marrjen e masave për rritjen e aftësisë në punë dhe të rendimentit të punës.
  3. Krijimin e mjediseve të kënaqshme e të pastra higjieno-sanitare në territorin e ndërmarrjeve, si dhe ngritjen e edukatës shëndetësore në punëmarrësit e vendit tonë.

 

Në zbatim të programit të planifikuar të caktuar nga ky seksion dhe miratuar nga Departamenti i Shëndetit dhe Mjedisit, punon dhe realizon:

  1. Tema studimore

Metodat që përdor ky sektor në studimet e tij janë:

  • Metoda e vrojtimit higjieno-sanitar i kushteve të punës në ndërmarrje.
  • Metoda kimike dhe toksikologjike që përcakton nivelet e dëmtuesve profesionale, dëmtuesit kimik si: gazet,avujt e lëndet toksike.
  • Metodat fiziologjike të ndikimit në organizëm të kushteve dhe karakterit të punës.
  • Metodat statistikore për studimin e gjendjes shëndetësore në anën e studimit të sëmundshmërisë të përgjithshme dhe profesionale.
  1. Merr pjesë në evente, seminare të organizuara nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ILO, për përgatitjen e udhëzimeve dhe projekt-vendimeve lidhur me sigurinë e shëndetit në punë.
  2. Sipas kërkesës së të tretëve në bashkëpunim me inspektorët e Shëndetit Publik të rretheve, bën vlerësimin dhe rivlerësimin e vështirësive dhe dëmshmërivë së faktorëve të ndryshëm të shëndetit në punë.
  3. Realizon seminare për ngritjen e kapaciteteve me inspektorë të Shëndetit Publik dhe mjekët e subjekteve.
  4. Bashkëpunon me Inspektoriatin Shëndetësor Shtetëror dhe ISHP që lidhen me sigurinë e shëndetit në punë te punëmarresve.
  5. Realizon inspektime në subjekte e rrethe të ndryshme për probleme te shëndetit në punë dhe sanitetit sipas detyrave të caktuara nga departamenti dhe drejtoria.
  6. Kryen kualifikime të higjienistëve të Drejtorive të Shëndetit Publik të rretheve, sipas programit të Ministrisë së Shëndetësise