Sektori i Fizikës Sanitare

Funksionet e Sektorit të Fizikës Sanitare lidhen me procese, praktika, shërbime dhe programe, të cilat ndërmerren me qëllim përmirësimin dhe ruajtjen e vazhdueshme, në nivel kombëtar, të parametrave të ndotjes fizike ambientale të gjithë popullatës, për një shoqëri të shëndetshme. Fokusi i punës:
• Sektori i Fizikës Sanitare është njësi bazë e referencës për matjen, monitorimin dhe vlerësimin e ndotësve fizik si: zhurmat, vibracionet, ndricimin artificial dhe natyral si dhe elektromagnetizmin..
• Sektori bën vlerësimin e impaktit në shëndet nëpërmjet: vlerësimit të ekspozimeve nga ndotësit fizikë në mjediset urbane dhe të banimit (zhurma, valët elektromagnetike etj.); vlerësimit të dëgjimit, në grup mosha vulnerabile (moshat shkollore dhe profesioniste); vlerësimit të fushës pamore në grup mosha më vulnerabël dhe institucione të ndryshme.
• Survejancën kombëtare të niveleve të zhurmave me qëllim: identifikimin e zonave më problematike; aplikimin e masave përmirësuese në efektet e dëmshme në shëndetin e popullatës të zonave të prekura.
• Në bashkëpunim me Ministrinë e linjës zhvillon politika kombëtare për ndotësit fizikë, standarte, udhëzime dhe materiale për të promovuar një shoqëri të shëndetshme.
• Në bashkëpunim me institucionet qëndrore, në kuadër të ankimimeve nga individë të ndryshëm, ky sektor kryen matje të nivelit të zhurmave dhe mbajtjen e një dokumentacion të rregullt.
• Hartimin e paketave informuese dhe edukuese, lidhur me ndotësat fizikë dhe efektet e dëmshme në shëndetin e tyre, me qëllim: sensibilizimin e popullatës sipas grup-moshave mbi ndotësat fizikë si dhe informimin/ edukimin mbi efektet e dëmshme në shëndet dhe masat e efektshme për parandalimin e tyre.
• Ofron trajnim për specialistët e shëndetit publik të rretheve.
• Seksioni merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Raporti i vleresimit te crregullimeve te gjumit dhe bezdisjes sepopullates nga zhurma e trafikut rrugor (.pdf)

Raporti i Monitorimit te Zhurmave Urbane 2011 (.pdf)

Raporti i Monitorimit te Zhurmave Urbane 2014 (.pdf)