RREGULLORE E BRENDSHME E ZYRËS SË MBROJTJES NGA RREZATIMET

KOMISIONI I MBROJTES NGA RREZATIMET

ZYRA E MBROJTES NGA RREZATIMET

RREGULLORE E BRENDSHME E ZYRËS SË MBROJTJES NGA RREZATIMET

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti dhe fusha e zbatimit

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave të hollësishme të  organizimit dhe funksionimit të brendshëm të ZMR-së, i detyrave, përgjegjësive, rregullave të unifikuara, ndërveprimit dhe koordinimit të procedimeve inspektuese nga inspektorët shtetërorë. Rregullimi i përgjithshëm i organizimit dhe funksionimit të Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet, që përfshin në mënyrë specifike edhe disiplinimin e rregullave për inspektimin në terren, dhe unifikimin e masave disiplinore në marrëdhëniet e punës e disiplinën në punë.

Neni 2

Misioni i Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet

 

ZMR-ja ka për mision mbrojtjen e interesit publik dhe të interesave të ligjshme të personave fizikë dhe juridikë, në bazë të kontrollit të  respektimit të kërkesave ligjore në funksion të inspektimit.

Neni 3

Organizimi dhe funksionimi i ZMR-së

 

  1. ZMR-ja, si Inspektorat Shtetëror kompetent për kryerjen e një funksioni inspektimi, përcaktohet në ligjin “Për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues”, Nr.8025, datë 9.11.1995, i ndryshuar, ligjin 10469, datë 13.10.2011, “Për mbrojtjen nga rrezatimi jojonizues”, i ndryshuar, si dhe ligjin Nr.10433, datё 16.06.2011, “Pёr inspektimin nё Republikёn e Shqipёrisё”
  2. Struktura organizative e Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet, përcaktohet nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet (KMR). KMR-ja në zbatim të Ligjeve më sipër emëron dhe shkarkon Kryetarin e Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet.
  1. ZMR-ja kryen funksionin administrativ pranë Institutit të Shëndetit Publik. Detyrat dhe tё drejtat pёr Zyrёn e Mbrojtjes nga Rrezatimet janё tё pёrcaktuara sipas legjislacionit nё fuqi nё fushёn e mbrojtjes nga rrezatimet si dhe nё kёtё rregullore.
  1. Shpërndarja e detyrave për Inspektorët e ZMR –së përcaktohet nga Kryetari i ZMR-së.
  1. Mbështetja administrative e ZMR-së bëhet nga Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë, mbi bazën e urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë. ISHP-ja çdo fillim viti merr në konsideratë nevojat e ZMR-së për bazë materiale dhe i mbështet ato, me qëllim realizimin e punës.Plotësimi i nevojave të përditshme,si mbështetja me makinë për procesin e inspektimit dhe licencimit, mbështetja me logjistikë bëhet mbi bazën e kërkesës nga Kryetari i ZMR-së, tek Drejtoria ose Administrata e ISHP-së, të paktën një javë përpara. Për raste emergjente bëhet sipas rastit dhe më shpejt

Neni 4

Detyrat kryesore të ZMR-së

 

  1. ZMR-ja, është institucion qendror buxhetor që kryen funksione inspektimi, në varësi të Komisionit te Mbrojtjes nga Rrezatimet .
  2. ZMR-ja ka këto detyra specifike:

a. Planifikimin, bashkërendimin dhe kryerjen e veprimtarisë së inspektimit në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet, sipas legjislacionit në fuqi;

b. Përgatitjen e programit dhe raportit vjetor të inspektimit dhe dërgimin e tyre pranë Inspektoratit Qendror dhe autoriteteve përgjegjëse brenda afateve të përcaktuara;

c. Dokumentimin dhe përhapjen e praktikave më të mira në respektimin e kërkesave ligjore;

d. Bashkërendimin e veprimtarisë me laboratorët për kryerjen e analizave për marrje mostre dhe sigurimin e kryerjes së analizave nga laboratorë të miratuar/akredituar/njohur sipas legjislacionit në fuqi;

e. Informimin e publikut për veprimtarinë e inspektimit në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet;

f. Dhënien e mbështetjes teknike, administrative dhe shkencore për veprimtarinë e inspektimit.

KREU II

MARRËDHËNIET E INSPEKTORATIT QENDROR ME ZYRËN E MBROJTJES NGA RREZATIMET

Neni 5 

Marrëdhëniet ndërmjet Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet dhe Inspektoratit Qendror

  1. Veprimtaria e inspektimit të ZMR-së bashkërendohet nëpërmjet Inspektoratit Qend­ror.
  2. Inspektorati Qendror mbështet dhe organizon inspektime të përbashkëta nga dy ose më shumë inspektorate. Organizimi i punës për inspektimet e përbashkëta përgatitet sipas përcaktimeve të VKM, nr. 696, datë 16.08.2013, “Për përcaktimin e procedurave të ushtrimit të kompetencave të Inspektoratit Qendror”
  3. Në rastet e konstatimit të shkeljeve ligjore jashtë juridiksionit të një Inspektorati Shte­të­ror, njoftohet Inspektorati Qendror, i cili ia përcjell pa vonesë inspektoratit kompetent.
  4. ZMR-ja cakton një person përgjegjës për mbarëvajtjen e komunikimeve ndërmjet ZMR-së dhe Inspektoratit Qendror. Personi përgjegjës për mbarëvajtjen e komunikimeve ka për detyrë përpunimin dhe përcjelljen e informacionit brenda strukturave të ZMR-së dhe Inspektoratit Qendror brenda një afati maksimal prej 10 ditësh nga data e protokollimit, apo njoftimit elektronik (e-mail), nё pёrputhje me afatet e pёrcaktuara nё Kodin e Procedurёs Administrative.
  5. ZMR-ja i dërgon për mendim Inspektoratit Qendror çdo nismë ligjore dhe nënligjore në fushën e Mbrojtjes nga Rrezatimet qe lidhet me inspektimin.

 

Neni 6

Shkëmbimi i informacionit ndërmjet inspektorateve shtetërore

  1. Inspektoratet shtetërore shkëmbejnë informacion në lidhje me: menaxhimin e riskut, burimet njerëzore dhe materiale, praktikat e mira të inspektimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët në fushat e tyre të juridiksionit. Ky informacion i përcillet periodikisht Inspektoratit Qendror.
  2. Inspektorati i Mbrojtjes nga Rrezatimet organizon periodikisht sic e sheh tё pёrshtatshme, mbledhje të përbashkëta pune nën koordinimin e Inspektoratit Qendror.

KREU III

VEPRIMTARIA E KRYEINSPEKTORIT, DREJTORIVE, SEKTORËVE DHE BASHKËVEPRIMI MIDIS TYRE

Neni 7

Kryeinspektori

  1. Kryeinspektori është Kryetari i ZMR-së, i cili drejton veprimtarinë e saj dhe e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretët.
  2. Kryetari i ZMR-së, është përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e funksionimit, si dhe për cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së ZMR-së.

Neni 8

Kompetencat dhe përgjegjësitë e Kryetarit tё ZMR-sё

a. Përfaqëson ZMR-në, në marrëdhënie me të tretët dhe është përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e funksionimit, si dhe për cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së ZMR-së;

b. Është përgjegjës për zbatimin e dispozitave ligjore e nënligjore që rregullojnë veprimtarinë në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet dhe siguron kontrollin e zbatimit të tyre nga strukturat inspektuese në varësi të tij.

c. Zbaton dhe administron ZMR-në, në përputhje me buxhetin e miratuar, me legjislacionin në fuqi dhe propozon në ISHP projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Nxjerr urdhëra dhe udhëzime për veprimtarinë e ZMR-së, pas marrjes së mendimit nga Inspektorati Qendror;

d. Propozon rregulla specifike përkatëse në kuadër të rregullores unike për organizimin dhe funksionimin e ZMR-së;

e. Miraton listën e subjekteve sipas nivelit të rrezikshmërisë së tyre në sigurinë publike, në bazë të përcaktimeve paraprake të Inspektoratit Qendror.

f. Përcakton listën emërore të Komisionit të Ankimimit pranë KMR-së, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, si dhe detyrat e përgjegjësitë e tyre, duke parandaluar apo shmangur në çdo rast konfliktin e interesave në lidhje me vendimmarrjen;

g. Bashkërendon veprimtarinë e ZMR-së me organet qendrore dhe organet e tjera shtetërore në fushën përkatëse të inspektimit;

h. Siguron kontakte me organe homologe dhe organizata të ndryshme, për çështje që lidhen me përmbushjen e misionit të ZMR-së;

i. Raporton drejtpërdrejt tek Kryetari i KMR-së,përveç rasteve kur Ministri ose KMR-ja, ka përcaktuar shprehimisht me urdhër një njësi tjetër raportimi në aparatin e Ministisë së Shëndetësisë, si dhe informon Inspektorin e Përgjithshëm;

j. Nxjerr akte të detyrueshme për realizimin e funksioneve të ZMR-sё, si dhe për rregullimin e marrëdhënieve të punës së punonjësve të ZMR-së.

k. Nxjerr akte të brendshme, të detyrueshme për menaxhimin administrativë, dhe të burimeve njerëzore të ZMR-sё.

l. Në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative, mund të delegojë kompetencat kur ligji i posaçëm e lejon shprehimisht delegimin e tyre, apo zëvendësimin në rast të mungesës së tij në detyrë;

m. Është përgjegjës për koordinimin e veprimtarisë me Inspektoriatin Qendror bazuar në kërkesat e legjislacionit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe për zbatimin e të gjitha akteve nënligjore të miratuara nga Inspektorati Qendror, të cilat rrjedhin nga ligji 10433, datë 16.06.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

n. Cakton një person për publikimin e vendimit përfundimtar apo një përmbledhje të tij, në rastet kur është e nevojshme, apo informacioneve të tjera të detyrueshme dhe sipas përcaktimeve të ligjit të inspektimit.

o. Kryetari i ZMR-së drejton mbledhjet e saj, të cilat duhet të mbahen me proces-verbal. Merr të gjitha materialet që vijnë për ZMR-në dhe i siglon, duke i shpërndarë sipas rasteve. Në shënim  përcaktohet dhe koha e përgjigjes nё pёrputhje me Kodin e Procedurave Administrative. Analizon informacionet. Kontrollon në praktikë dhe merr masa për moszbatimin e detyrave të ngarkuara si dhe mosrealizimin e tyre në kohë. Rishikon gjobat e vendosura nga Inspektorët dhe ka të drejtën e dёrgimit në KMR, të kundërshtive. Mbi bazën e planeve të paraqitura nga ana e stafit përcakton planet e ZMR-së  .

Neni 9

Inspektori i Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet

 

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë e inspektorit të ZMR-së janë:

a. Kryen inspektime pranë subjekteve të inspektimit, për zbatimin e kërkesave ligjore dhe përgjigjet përpara eprorit të drejtpërdrejtë për realizimin e detyrave të ngarkuara;

b. Gjatë ushtrimit të inspektimit, është i detyruar të zbatojë të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, si dhe akte të tjera administrative që janë në funksion të veprimtarisë në fushën e inspektimeve;

c. Kryen procedurat e inspektimit sipas ligjit për inspektimin. Gjatë kësaj procedure inspektori është i detyruar të kryejë funksionet e veta inspektuese me dokumentacionin e standardizuar, të miratuar nga Inspektorati Qendror;

d. Identifikohet me kartën e inspektorit, para fillimit të inspektimit e cila lëshohet nga Inspektorati Qendror;

e. Vë në dijeni nëpërmjet njoftimit paraprak të autorizimit subjektin e inspektimit në përputhje me legjislacionin në fuqi;

f. Kryen detyrat që i ngarkohen konform legjislacionit në fuqi, në kohë dhe me cilësi si dhe duke respektuar me rigorizitet kërkesat dhe parimet kryesore: si objektiviteti, korrektësia, konfidencialiteti, profesionalizmi etj;

g. Gjatë ushtrimit të detyrës, inspektori ruan konfidencialitetin e të dhënave dhe jep informacion vetëm në bazë, dhe brenda kufijve të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të subjektit të inspektimit apo personave të tjerë;

h. Siguron këshillimin e subjekteve të interesuara për parandalimin dhe shmangien e shkeljes së kërkesave ligjore, në mënyrë të thjeshtë, të kuptueshme dhe pa pagesë;

i. Informon subjektin e inspektuar për të drejtat dhe detyrimet e tij në procedimin administrativ të inspektimit, dhe për pasojat ligjore të veprimeve apo mosveprimeve të tij gjatë këtij procedimi;

j. Zbaton afatet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi gjatë procedurës së inspektimit. Kërkon nga nëpunësi përgjegjës për autorizimin, zgjatjen e afatit të programuar për përfundimin e inspektimit, kur e gjykon të nevojshme dhe e argumenton atë, sipas përcaktimeve ligjore dhe nënligjore;

k. Është i pavarur në vendimmarrje dhe i detyruar të zbatojë parimin e proporcionalitetit gjatë kryerjes së funksioneve inspektuese, si dhe parimet e tjera të ligjit të inspektimit;Të hyjë edhe pa lejen e subjektit të inspektimit në ambientet e subjektit te inspektimit dhe të inspektojë objektet e inspektimit në zbatim të legjislacionit në fuqi. Në rast pengimi, hyrja dhe inspektimi mund të kryhen forcërisht në praninë e një punonjësi të Policisë së Shtetit, sipas procedurës së parashikuar në ligjin  Nr.10433 datё 16.6.2011 “Pёr inspektimin nё Republikёn e Shqipёrisё”.

l. Kërkon nga nëpunësi përgjegjës për autorizimin, zëvendësimin e tij në rastet e konfliktit të interesit, si dhe për arsye të tjera që pengojnë procesin e inspektimit;

m. Kërkon ndihmë të specializuar nga nëpunës, organe publike apo ekspertë e subjekte të çertifikuara private, nëse e gjykon të nevojshme për marrjen e një vendimi të inspektimit;

n. Mbajnë përgjegjësi ligjore, disiplinore, administrative, sipas rastit, për vërtetësinë dhe saktësinë e rezultateve të punës së tyre inspektuese.

o. Në raste të veçanta inspektorët duhet të jenë të disponueshëm për mbledhje dhe detyra emergjente jashtë orarit të punës, me kërkesë të Kryetarit të ZMR-së, sic pёrcaktohen nё Kodin e Punёs pa cёnuar kohёn javore tё punёs.

p. Inspektorët e ZMR-së raportojnë tek Kryetari i ZMR-së me shkrim, dhe kur kërkohen sqarime edhe me gojë. Raportet duhet të përmbajnë siglën e personit që i përgatit dhe datën e raportit të plotësuar. Mbi bazën e materialeve të dorëzuara Kryetari vendos siglat përkatëse dhe përgatiten raportet përfundimtare nga stafi ose vetë ai. Përgjegjësia mbi materialet e përgatitura është e personave të cilët pregatisin materialin e sigluar.

KREU IV

PROCEDURA E INSPEKTIMIT

Neni 10

Procedura e inspektimit

     1. Procedura e inspektimit kryhet sipas rregullave dhe standardeve të përcaktuara nga ligji i inspektimit, si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

2. Inspektimi, si rregull, kryhet mbi bazën e programit vjetor dhe mujor të inspektimit, të ZMR-së, bazuar në metodologjitë e vlerësimit të riskut dhe në detyrimin për inspektimin periodik në rastet e parashikuara nga ligji i posaçëm, si dhe periudhës maksimale të lejuar të inspektimit vjetor, në vendin e ushtrimit të veprimtarisë, e cila është nga 5 deri në 15 ditë, sipas përcaktimeve të akteve nënligjore në fuqi. Programet hartohen si më poshtë:

     a. Programi vjetor hartohet mbi bazë të prioriteteve dhe tematikave kryesore për­katëse të inspektimit, me këshillimin metodologjik të Inspektoratit Qendror, si dhe miratohen nga Ministri,    sipas procedurës dhe afateve ligjore;

     b. Programi mujor hartohet mbi bazë të listës emërore të subjekteve të inspektimit sipas vlerësimit të riskut, me këshillimin metodologjik të Inspektoratit Qendror, në përputhje me afatet ligjore të përcaktuara në VKM nr. 696, dt. 16. 08. 2013, si dhe rregullave të përgjithshme bazë mbi programimin e inspektimeve.

     3. ZMR-ja përcakton kriteret për vlerësimin mbi bazë risku të subjekteve të inspektimit, sipas fushave përkatëse të inspektimit, në bazë të rregullave të përgjithshme metodologjike të miratuara nga Inspektorati Qendror.

  1.  Veprimtaria e inspektimit dokumentohet sipas formateve standarde të inspektimit, të miratuara nga Inspektorati Qendror.
  2.  Inspektimi fillon me lëshimin e autorizimit përkatës nga Kryetari i ZMR-së, sipas formatit të miratuar nga Inspektorati Qendror, ku përcaktohen inspektorët që do të kryejnë punën. Autorizimi është i vlefshëm vetëm për kohëzgjatjen e përcaktuar shprehimisht në të, si dhe vendndodhjen e inspektimit aty ku ushtron veprimtarinë subjekti i inspektimit.
  3.  Inspektimi i bëhet i ditur nëpërmjet njoftimit paraprak të autorizimit subjektit të inspektimit, jo më vonë se 3 ditë përpara fillimit të veprimeve të inspektimit, përveç rasteve të mosnjof­timit të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
  4. Para fillimit të inspektimit, inspektori kryen këto veprime:

       a. paraqet kartën e inspektorit;

       b. paraqet autorizimin e inspektimit;

       c. i bën me dije subjektit të inspektimit procedurën e inspektimit;

      d. informon, verbalisht subjektet e inspektimit për të drejtat dhe detyrat, si dhe pasojat e moszbatimit të tyre.

       5. Procedura e inspektimit pasqyrohet në procesverbalin e inspektimit, i cili sipas kërkesave të ligjit të inspektimit, i njoftohet pa vonesë subjektit të inspektimit nëpërmjet dorëzimit personal dhe kur nuk është i mundur, ai përfundohet në zyrat e inspektoratit dhe njoftohet brenda 5 ditëve nga data e përfundimit të inspektimit. Procesverbali përmban informacion të hollësishëm për veprimet e inspektimit dhe shoqërohet me listëverifikimin e plotësuar gjatë inspektimit.

     6. Gjatë procesit të inspektimit, inspektori merr pa pagesë, mostra në sasinë e nevojshme për kryerjen e ekzaminimit apo analizave, pasi i shpjegon përfaqësuesit të subjektit të inspek­timit procedurën e marrjes së tyre, si edhe i njofton atij rezultatet e ekspertizës apo të ekza­minimit brenda 4 ditëve nga data e marrjes së rezultatit të këtyre rezultateve.

    7. Gjatë procesit të inspektimit, inspektori merr masa urgjente me vendim të ndërmjetëm në rastet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Vendimi i ndërmjetëm është me ekzekutim të menjëhershëm dhe mund të merret deri në çastin e marrjes së vendimit përfundimtar, si dhe i njoftohet menjëherë subjektit të inspektimit.

    8. Ankimimi i veçantë kundër masës urgjente që mund të paraqitet brenda 5 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të ndërmjetëm, shqyrtohet drejtpërdrejt nga Kryetari i ZMR-së. Sipas rastit Kryetari i ZMR-së, merr vendim për zgjidhjen e ankimimit të veçantë dhe e njofton atë brenda 6 ditëve nga data e paraqitjes..

   9. Çdo proces inspektimi, ka një vendim përfundimtar të inspektimit të detyrueshëm për t’u marrë nga inspektori/inspektorët që kryejnë inspektimin, përveç rasteve kur nga ligji i posaçëm parashikohet që vendimi përfundimtar i inspektimit të merret nga një njësi apo organ tjetër. Vendimi përfundimtar merret aty për aty, nëse parashikon ligji i posaçëm, ose brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të procesverbalit, subjektit të inspektimit. Në rast se vendimi përfundimtar i inspektimit merret nga një njësi apo organ tjetër, inspektori ia përcjell procesverbalin, brenda afateve të përcaktuara, kësaj njësie/organi, së bashku me propozimin e tij. Inspektori, përpara marrjes së vendimit, i shpjegon subjektit të inspektimit shkeljet e konstatuara, nëse ka të tilla, dhe vendimin që synon të marrë.

  10. Vendimi përfundimtar i njoftohet subjektit të inspektimit nga inspektori, brenda 5 ditëve nga data e përfundimit të inspektimit.

  11. Nëse gjatë kryerjes së një inspektimi, inspektori ka dyshime të arsyeshme për shkeljen e kërkesave ligjore, që janë në kompetencën e një inspektorati tjetër shtetëror apo vendor, ai njofton eprorin e drejtpërdrejtë. Inspektorati shtetëror përkatës njofton Inspektoratin Qendror në lidhje me këto dyshime.

  12. Gjatë procesit të inspektimit, nëse shkeljet e konstatuara gjatë inspektimit janë kryer në mënyrë të tillë që cënojnë të drejtat apo interesat e ligjshme të një personi të tretë, Inspektorati Shtetëror njofton personin e tretë për gjetjet e inspektimit dhe masat e marra. Inspektorati mund të urdhërojë kryerjen e publikimit të vendimit përfundimtar apo një përmbledhje të tij.

  13. Në përfundim të inspektimit të subjektit, kur konstaton shkelje të kërkesave ligjore, inspektori është i detyruar të marrë masë administrative, kryesore dhe plotësuese. Kur është e nevojshme, dënimi administrativ shoqërohet me urdhërimin e subjektit të inspektimit për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe për të eliminuar pasojat e tyre, sipas afatit të përcaktuar në rregulloren e Inspektoratit Shtetëror. Vendimi i dënimit përfshin këshillimin me shkrim të subjektit, për mënyrën e korrigjimit të shkeljeve që pasqyrohet në një fletë shoqëruese.

 14. Për verifikimin e korrigjimit të shkeljeve mund të kryhet një inspektim i ri, sipas legjislacionit në fuqi;

 15. Nëse kundër vendimit përfundimtar të inspektimit paraqitet ankimim administrativ sipas Kodit të Procedurave Administrative dhe sipas ligjit të posaçëm, ai shqyrtohet nga “Organi Epror”. Inspektorati Shtetëror përcakton rregulla të hollësishme për funksionimin e “Organit Epror”.

 16. Nëse konstaton gjatë procesit të inspektimit, inspektorati shtetëror, shqyrton edhe kundravajtje administrative në fushën e veprimtarisë së tij shtetërore, jashtë veprimtarisë normale të inspektimit, në kuptimin e këtij ligji, përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji i posaçëm.

Neni 11

Inspektimi elektronik

  1. Inspektorët e ZMR-së janë të detyruar të kryejnë funksionet e tyre inspektuese nëpërmjet portalit “e-Inspektimi”, menjëherë pas marrjes në dorëzim të kiteve të inspektimit;
  2. Inspektori i pajisur me kite inspektimi ndjek procedurën e inspektimit elektronik, sipas Tabelës nr.1, bashkangjitur kësaj rregulloreje. Kjo procedurë ndiqet edhe në rastet e inspektimeve jashtë portalit “e-Inspektimi”.
  3. Përdoruesit e portalit “e-Inspektimi”, duhet të zbatojnë rregullat e përdorimit të përcaktuara nga Inspektorati Qendror.

Neni 12

Marrëdhëniet ndërmjet Inspektorateve Shtetërore

 

  1. Inspektoratet Shtetërore, për arritjen e objektivave të përbashkëta të inspektimit dhe për të rritur efektivitetin e punës së tyre, bashkëpunojnë ndërmjet tyre nën koordinimin e Inspek­to­ratit Qendror. Inspektorati i Mbrojtjes nga Rrezatimet bashkёpunon me inspektoratet shtetёrore sipas programeve tё miratuara nga IQ.
  2. Inspektorati Qendror, nëpërmjet përpunimit të planeve vjetore dhe mujore të Inspektorateve Shtetërore, bën koordinimin e inspektimeve të përbashkëta të dy a më shumë Inspektorateve Shtetërore, të cilat janë të detyrueshme. për inspektoratet shtetërore të përfshira në inspektimet e përbashkëta.
  3. Planifikimi i veprimtarive të cilat nuk janë përgjegjësi vetëm e një strukture, në rastin e inspektimeve të përbashkëta, bëhet nga grupe pune të ngritura me kohë të plotë ose të pjesshme me urdhër të titullarëve eprorë, duke caktuar edhe pika kontakti ose përfaqësues. Pas përfundimit të detyrës, këta punonjës informojnë eprorët e tyre për përmbushjen e saj.
  4. Veprimtaria bashkëpunuese realizohet duke respektuar juridiksionin dhe kompetencat.

Neni 13

Komunikimi, mënyrat dhe format

 

  1. Komunikimi në Inspektoratin Shtetëror, midis njësive të ndryshme apo ndërmjet inspektorëve bëhet me anë të shkresave, me postë elektronike, në mënyrë verbale, etj.
  2. Gjatë komunikimit, nëpunësit e Inspektoratit Shtetërorë duhet të respektojnë shkallën e hierarkisë, të tregojnë sjellje të mirë, etikë morale e profesionale dhe respekt të ndërsjellë.
  3. Komunikimi i brendshëm është komunikimi i titullarit me drejtoritë dhe nëpunësit në vartësi të tij, me qëllim dhënien e detyrave, marrjen e informacioneve, njohjen dhe prezantimin me aktet normative, rekrutimet, trajnimet, aplikimet, njohjen me ndry­shimet në organikën e Inspektoratit Shtetërorë, me përgjithësime, masa disiplino­re, stimuj të ndryshëm, etj.
  4. Komunikimi i jashtëm është komunikimi i Inspektoratit Shtetërorë me Inspektoratin Qendror, struktura të tjera të Inspektorateve Shtetërore, administratës publike, me median, shoqërinë civile dhe publikun, sipas përcaktimeve të ligjit 119/2014, “Për të drejtën e informimit”.
  5. Inspektorati Shtetëror informon publikun nëpërmjet takimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta me komunitetin, nëpërmjet medias së shkruar dhe elektronike, internetit, fletëpalosjeve, mbi inspektimin dhe shkeljen e kërkesave ligjore nga subjektet e inspektimit, etj.

 

Neni 14

Baza e marrëdhënieve të punës

 

  1. Marrëdhëniet mes punonjësve të ZMR-së, bazohen në shkallën e hierarkisë dhe të funksionit. Inspektorët e ZMR-së brenda fushës së përgjegjësisë kategorizohen në: eprorë, vartës dhe kolegë.
  2. Bazat e marrëdhënieve të punës në ZMR, janë detyrimi për të kryer detyrën funksionale, respekti, mbështetja dhe ndihma reciproke, ndërtimi i marrëdhënieve të sinqerta e të mirëkuptimit dhe respektimi i besimit të të tjerëve.

 KREU VRREGULLAT E ETIKËS PËR INSPEKTORËT E ZMR-së Neni 15

Parimet e përgjithshme

  1. Bazuar në objektivat e procesit të inspektimit, aktiviteti i inspektimit ndërmerret në mënyrë korrekte dhe të përgjegjshme për të nxitur besimin tek subjektet e inspektimit dhe publiku në përgjithësi.
  2. Punonjësit e ZMR-së, përveç parimeve kryesore të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen nga rrezatimet si dhe ligjin e inspektimit, duhet të respektojnë edhe këto parime bazë:

         a. Njohuritë dhe kompetenca;

         b. Objektiviteti, paanshmëria dhe drejtësia;

         c. Përgjegjshmëria dhe integriteti;

         d. Ruajtja e informacionit dhe komunikimi me publikun;

         e. Paraqitja personale dhe respektimi i ambientit të punës;

         f. Konflikti i interesave.

Neni 16

Njohuritë dhe kompetenca

  1. Punonjësit e e ZMR-së duhet të synojnë përmirësimin dhe thellimin e njohurive të tyre në mënyrë të vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e aftesive profesionale për përmirësimin e shërbimit ndaj komunitetit.
  2. Punonjësit e ZMR-së duhet të kryejnë detyrën me përkushtim, ndershmëri, dhe përgjegjësi, sipas përcaktimeve të akteve ligjore në fuqi.
  3. Inspektori ka për detyrë pjesëmarrjen në aktivitete e veprimtari profesionale të cilat synojnë rritjen e njohurive, aftësive dhe kapaciteteve inspektuese e profesionale.
  4. Punonjësit e ZMR-së i nënshtrohen vlerësimit pe­riodik të tyre sipas legjislacionit në fuqi. Aftësitë dhe eksperiencat profe­sionale të përfituara duhet të vihen në funksion të zbatimit të detyrave dhe përmirësimit të cilësisë së punës.
  5. Punonjësit e ZMR-së duhet të respektojnë ligjin dhe të kryejnë detyrat në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke mos penguar zbatimin e politikave të inspektimit të autoriteteve të inspektorat­eve shtetërore, Inspektoratit Qendror dhe autoriteteve të tjera publike.
  6. Punonjësit e ZMR-së duhet të respektojnë mar­rëdhëniet hierarkike me eprorët, vartësit e kolegët e të njëjtit nivel hier­arkik, në funksion të arritjes së qëllimit të përbashkët të inspektimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve korrekte me subjektet e inspektimit.

Neni 17

Objektiviteti, paanësia dhe drejtesia

  1. Punonjësit e ZMR-së duhet të trajtojnë me respekt përfaqësuesit e subjekteve të inspektimit dhe të jenë objektiv në proce­durën e inspektimit, duke patur parasysh të drejtat dhe detyrimet e tyre në përputhje me ligjin.
  2. Të gjithë subjektet e inspektimit duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, me standarde të njëjta duke parandaluar çdo qëndrim diskrim­inues. Duhet të shmangen sjellje të paqarta dhe të dyshimta.
  3. Punonjësit e ZMR-së, duhet të mbështeten tek baza ligjore për mbledhjen, vlerësimin, gjykimin dhe përpunimin e informa­cioneve dhe të dhënave që lidhen me inspektimin. Ata nuk duhet të ndikohen nga interesi personal ose i të tjerëve në formulimin e vendimeve të tyre në fund të procesit të inspektimit.

 

Neni 18

Përgjegjshmëria dhe integriteti

  1. Punonjësit e ZMR-së duhet të reflektojnë standar­de të larta të integritetit personal e profesional në ushtrimin e funksione­ve të tyre, duke zbatuar me përgjegjësi vetëm aktivitetet e parashikuara në kuadrin ligjor përkatës, për t’u siguruar që procesi të kryhet në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.
  2. Punonjësit e ZMR-së duhet të përdorin autoritetin në mënyrë të përgjegjë­shme dhe korrekte duke respektuar të drejtat e subjek­teve të inspektimit dhe individëve të tjerë.
  3. Punonjësit e ZMR-së në kryerjen dhe përmbushjen e detyrave të ngarkuara, duhet të bëjnë përpjekjet maksimale për zbatimin me profesionalizëm të aftësive të tyre, bazuar në eksperiencën përkatëse.

Neni 19

Ruajtja e informacionit dhe komunikimi me publikun

  1. Çdo punonjës i ZMR-së që has të dhëna personale dhe konfidenciale të subje­k­teve të inspektimit, duhet t’i përdorë ato vetëm nëse i nevojiten për realizimin e detyrave funksionale.
  2. Punonjësit e ZMR-së duhet të garantojnë mbrojtjen e informacionit që marrin dhe të mos e bëjnë atë publik pa autorizimin përkatës, përveç rasteve kur ka detyrim ligjor për ta bërë atë. Ata duhet të ruajnë informacionin e mbledhur për shkak të detyrës funksionale apo detyrës së ngarkuar dhe nuk duhet ta përdorin atë për përfitim personal, në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e etikës.
  3. Përveç detyrimit për të ruajtur fshehtësinë, çdo punonjës duhet të mar­rë masa të parandalojë dhe të mbrojë rrjedhjen e informacionit. Informa­cioni dhe të dhënat sensitive dhe konfidenciale nuk duhet të lihen pa mbro­jtur dhe duhet të merren masat e nevojshme që të respektohen detyrimet ligjore për mosnxjerrjen apo publikimin e informacionit jopublik.
  4. Çdo punonjës gëzon lirinë e opinionit personal, por duhet të respek­tojë ruajtjen e konfidencialitetit në qëndrimet apo deklaratat me mediat e shkruara dhe elektronike, dhe përgjithësisht gjatë gjithë kohës së ushtrimit të funksionit në zbatim të rregulloreve të institucionit dhe parashikimeve ligjore.
  5. Punonjësit e ZMR-së nuk duhet të bëjnë në publik ko­mente të papër­shtatshme, të tilla si: vërejtje mbi politikën ose programe të Inspektoratit Shtetëror përkatës; deklarata apo opinione personale që mund të interpretohen si zyrtare; sulme kundër administratës së Inspektoratit Shtetëror përkatës, ose punonjësve të tjerë të Inspektorateve Shtetërore, etj.
  6. Nëse punonjësi i ZMR-së, për arsye të shkeljeve të kon­statuara gjatë kryerjes së detyrave, është njoftuar nga Prokuroria për fillim­in e hetimit të një çështje penale ndaj tij, ai/ajo duhet që brenda 24 orëve pas marrjes së njoftimit të vërë në dijeni eprorin e tij, si edhe drejtorinë për­katëse që mbulon burimet njerëzore pranë Inspektoratit Shtetëror përkatës.

Neni 20

Paraqitja Personale dhe Respektimi i Ambientit të Punës

  1. Punonjësit e ZMR-së duhet të kenë një sjellje të mirë dhe të denjë në të gjitha rrethanat, me qëllim respektimin e moralit dhe ligjit gjatë ushtrimit të funksionit nё pёrputhje me kodin e etikёs.
  1. Punonjësit e ZMR-së duhet të paraqiten me veshje serioze, në respekt të autoritetit institucional.
  2. Punonjësit e ZMR-së duhet të respektojnë dhe zbato­jnë me efektivitet orarin e punës. Rastet e mosparaqitjes në detyrë duhet të shoqërohen me justifikim të arsyeshëm.
  3. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e ZMR-së duhet të mbajnë në mënyrë të ekspozuar kartën e inspektorit (në rastin e atyre punonjësve që gëzojnë këtë status) ose kartën e punonjësit.
  4. Punonjësit e ZMR-së nuk duhet të konsumojnë pije alkolike, duhan, etj., gjatë procedurës së inspektimit, në vendin e inspektimit dhe ambientin e punës.
  5. Punonjësit e ZMR-së nuk duhet të gjykojnë e veprojnë mbi baza diskriminuese (për arsye race, përkatësie fetare, gjinore, pozite sociale,orientim seksual, etj), si brenda dhe jashtë ambienteve të punës.
  6. Punonjësit e ZMR-së kanë të drejtë të ushtrojnë ak­tivitetin e tyre në ambiente të shëndetshme dhe të sigurta. Ata duhet t’i zbatojnë rigorozisht rregullat që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë dhe duhet t’i raportojnë menjëherë eprorit të drejtpërdrejtë për çdo problem shëndeti dhe sigurie.
  7. Punonjësit e ZMR-së duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e mjeteve dhe pronës së institucionit. Nuk duhet të përdorin mjetet institucionale për qëllime apo përdorim privat.

Neni 21

Konflikti i Interesave

1. Inspektorët duhet të njohin dhe zbatojnë me korrektësi detyrimet e kuadrit ligjor që lidhen me parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrim­in e detyrave të tyre. Ata duhet të garantojnë mbrojtjen e interesit publik në gjithë aktivitetin e tyre, duke shmangur çdo sjellje që mund të kompro­mentojë integritetin dhe besueshmerinë e publikut;

2. Për të shmangur konfliktin e interesit dhe rrezikun e përdorimit të gabuar të informacionit, është e nevojshme që punonjësit të këshillohen me drejtuesit.

3. Inspektorët e ZMR-së nuk mund të zotërojnë asnjë aksion ose pjesë në kapital në shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari në fushën dhe territorin e juridiksionit të Inspektoratit Shtetëror përkatës ku ushtron funksionet ky inspektor. Për inspektorët e Inspektoratit Shtetëror në nivel qendror, juridiksion territorial vlerësohet i gjithë territori i Repub­likës së Shqipërisë;

a. Inspektorët e ZMR-së nuk mund të administrojnë, ndikojnë, orientojnë subjektin e inspektimit në veprimtarinë e tij, si dhe nuk mund të inspektojnë persona të lidhur me ta sipas kategorive të    parashi­kuara në Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar. Nëse gjatë ushtrimit të funksionit, inspektori  vëren se ka marrëdhënie të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me subjektin e inspektimit, duhet ta deklarojë atë tek eproridirekt;

4. Inspektorët e ZMR-së nuk mund të marrin pjesë në aktivitete ose marrëdhënie të cilat janë në konflikt interesi me të qënit inspektor i Inspektoratit Shtetëror përkatës. Ata nuk mund të ushtrojnë ve­primtari private që krijojnë të ardhura në formën e personit fizik, ortakëri personash fizikë, tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, noterisë, ekspertit të licencuar, si edhe të konsulentit, agjentit ose të për­faqësuesit të organizatave.

5. Inspektorët e ZMR-së mund të punësohen vetëm në procese mësimdhënieje, pasi të kenë marrë më parë pëlqimin e eprorit të drejtpërdrejtë, bazuar në kërkesën me shkrim që përmban përshkrimin e saktë të aktivitetit, vendin (institucionin), kohëzgjatjen, shpeshtë­sinë dhe pagesën.

6. Kërkimi dhe pranimi i çdo shpërblimi për shkak të pozicionit në ins­pektoratin shtetëror, është i papajtueshëm dhe përbën shkak për fillimin e ecurisë disiplinore dhe procedim penal;

7. Inspektorët kanë detyrim të plotësojnë me shkrim formularin e konf­liktit të interesit dhe ia dorëzojnë atë eprorit direkt, para marrjes së detyrës për zbatim.

8. Inspektorët kanë detyrim të përmbushin çdo kërkesë tjetër sipas para­shikimeve përkatëse të Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.

Neni 22

Aktivitete jashtë objektit të veprimtarisë së punës

  1. Të gjithë punonjësit e ZMR-së ndalohen të bëjnë gjatë orarit të punës propagandë politike.
  2. Punonjësve të ZMR-së u ndalohet:

      a. Mbajtja gjatë punës e shenjave të partive ose organizatave politike;

      b. Shpërndarja e materialeve propagandistike në ambientet e Inspektorat­eve Shtetërore apo subjekteve të inspektimit;

      c. Përdorimi i ambienteve të punës për aktivitet politik;

      d. Diskutimi gjatë orarit të punës për tema politike;

      e. Pjesëmarrja me uniformë në manifestime politike.

      3. Pjesëmarrja me uniformë ose civil në manifestime politike.

      4. Nuk u këshillohet punonjësve të kryejnë midis tyre operacione finan­ciare me karakter privat. Ky rekomandim vlen gjithashtu për dhënien e huave një kolegu ose garantimin e huamarrjeve.

KREU VI

RUAJTJA E DOKUMENTACIONIT DHE KOMUNIKIMI ME RRJETIN ELEKTRONIK

 

Neni 23

Arkivimi i dokumentacionit të inspektimit

Dokumentacioni në ZMR depozitohet dhe ruhet  nga inspektori sipas subjek­teve të inspektimit në hardcopy dhe elektronik në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 24Komunikimi me rrjetin elektronik

1. Komunikimi i brendshëm në ZMR, mund të realizohet edhe nëpërmjet rrjetit elektronik, sipas rregulloreve në fuqi të miratuara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Komunikimi dhe shkëmbimi i dokumentave zyrtare në mënyrë elektronike brenda ZMR-së apo jashtë saj nga nëpunësit, bëhet gjithmonë duke përdorur vetëm postën elektronike zyrtare; në raste përjashtimore në pamundësi objektive të përdorimit të postës elektronike zyrtare mund të përdoret ajo personale.

2. Të gjithë punonjësit e lidhur në rrjetin e brendshëm, kanë akses dhe në internet duke përfshirë përdorimin e postës elektronike dhe World wide web. Programet për të kryer kërkime dhe lexime (Web Browser) në internet duhet të përdoren vetëm për kërkime informacioni të vlefshme për punën.

Neni 25

Rregullat e përdorimit të pajisjeve kompjuterike dhe programeve

  1. Përdorimi i pajisjeve kompjuterike dhe programeve në ZMR, do të menaxhohen nga Sektori i IT-së;
  2. Të gjithë sistemet kompjuterike që janë pronë e ISHP-së, duhet të përdoren vetëm për qëllime pune.
  3. Përdorimi për nevoja personale i postës elektronike ose WEB-it si rrjetet sociale (facebook, twitter) youtube, është i kufizuar, duke garantuar përparësinë e përdorimit për qëllime pune.
  4. Cilitdo përdorues, kur konstatohet se për një kohë të gjatë përdor këto burime për qëllime personale, mund t’i ndërpritet mundësia e përdorimit të këtyre burimeve.
  5. Posta elektronike, që dërgohet nga këto sisteme duhet të konsiderohet si çdo lloj tjetër komunikimi. Këto mjete komunikimi në tërësinë e tyre përfaqësojnë Inspektoratin Qendror, ndaj duhet të shkruhen në mënyrën e duhur dhe profesionale.
  6. Kompjuterët, laptopët, programet, pajisjet periferike, USB-të, kufjet apo çdo lloj tjetër pajisjeje kompjuterike që i jepet një përdoruesi nga Inspektoratit Shtetëror në përfundim të përmbushjes së detyrës i kthehet dhe do të mbetet pronë e IQ-së.
  7. Në një sistem kompjuterik do të instalohen vetëm ato programe që i nevojiten përdoruesit për kryerjen e detyrës.
  8. Përmirësimet në “software”, instalime skedarësh dhe skedarë të tjerë të ekzekutueshëm (*.exe files), për shkak të rrezikut të lartë të viruseve të transmetuara në mënyrë elektronike, nuk lejohen të shkarkohen apo instalohen nga interneti.
  9. Me marrjen e kodit të përdoruesit, për rrjetin dhe sistemet kompjuterike, përdoruesi është përgjegjës për të gjitha veprimet që ndërmerren gjatë përdorimit të atij kodi.
  1. Kur një kompjuter hyn në rrjetin e Inspektoratit Shtetëror, përmbush kërkesat e mëposhtme:
  2. Kompjuteri kontrollohet fillimisht nga një teknik për ta pastruar nga programe të panevojshme dhe për ta skanuar për viruse.
  3. Vendoset një emër i përshtatshëm dhe një adresë IP (ose aktivizohet DHCP).
  4. Duhet të ketë sistemet e fundit të operimit të përditësuara nga interneti. “Antivirus for enterprise edition”.
  5. Të garantohet një hyrje e kufizuar i përdoruesit si në kompjuter ashtu dhe në rrjet.
  6. Nëse një kompjuter nuk i përmbush gjithë këto kërkesa, atëherë nuk do të lejohet të lidhet me rrjetin e Inspektoratit Qendror.

Neni 26

Rregullat e përdorimit të Postës Elektronike

1. Sistemi i postës elektronike duhet të përdoret vetëm për qëllime pune;

2. Sektori i IT-së monitoron postën elektronike dhe përdorimin e internetit;

3. Nuk ka të drejtë privatësie në krijimin, dërgimin apo marrjen e një e-mail-i;

4. Në përputhje me kufizimet e sistemit dhe kufizimeve të hapësirës, asnjë fotografi, grafik, film apo skedar shtojcë në e-mail nuk duhet të përdoret në sistem, pa pasur arsye të vlefshme pune;

5. Gjithë teknologjitë që janë aktualisht në përdorim dhe që operohen duhet të miratohen nga drejtoria përkatëse e IT-së, para se të vihen në punë në këtë rrjet. Kjo përfshin gjithë format e videokoferencave, programeve reflektor, telefonisë me adresë IP, grupeve të lajmeve, postimit në buletine dhe listës së postës elektronike;.

6. Regjistri i veprimeve (activity logs) i jepet Drejtorisë së IT-së, pas marrjes së njoftimit për ndonjë aktivitet të dyshimtë dhe pa njoftuar përdoruesin për këtë;

7.  Kur nje kompjuter hyn në rrjetin e Inspektoratit Shtetëror, përmbush kërkesat e mëposhtëme:

a. Kompjuteri kontrollohet fillimisht nga një teknik për ta pastruar nga programet e panevojshme dhe për ta skanuar për viruse;

b. Vendoset një emër i përshtatshëm dhe një adresë IP (ose aktivizohet DHCP);c.        Duhet të ketë sistemet e fundit të operimit të përditësuara nga interneti. “Antivirus for enterprise edition”.

8. Të garantohet një hyrje e kufizuar e përdoruesit si në kompjuter ashtu dhe në rrjet;9.       Nese një kompjuter nuk i përmbush të gjitha këto kërkesa, atëherë nuk duhet të lejohet të lidhet me rrjetin e Inspektoratit Shtetëror.

Neni 27

Rregullat e përditësimi të faqes së internetit

 

  1. Përditësimi i faqes zyrtare të internetit të ZMR-së, ndiqet nga:

a. Kryeinspektori, i cili ndjek, miraton dhe mbikëqyr procesin e përditësimit të të dhënave;

b. Sektori i IT-së, kryen teknikisht hedhjen e të dhënave në faqen zyrtare dhe përgjigjet për mbarëvajtjen teknike të faqes së internetit.

c. Të dhënat e miratuara për përditësimin e faqes zyrtare do të hidhen nga Sektori i IT-së, jo më vonë se 2-3 orë nga paraqitja, ose njoftimi i lajmit.

 KREU VII Masat disiplinore Neni 28Shkeljet dhe masat disiplinore 

       1. Mosrespektimi i Rregullores së Brendshme të ZMR-së ngarkon me përgjegjësi dhe përbën shkak për procedim disiplinor sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  1. Sipas ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si shkelje shumë të rënda klasifikohen si më poshtë:

 

a. Fillimi i inspektimit jashtë parashikimeve të nenit 25, pika 1, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përbën shkelje shumë të rëndë dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

b. Shkelja e pikës 2, të nenit 26, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përbën shkelje shumë të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”. Kjo është përgjegjësi e nëpunësit që nxjerr autorizimin (kryeinspektori).

c. Fillimi i inspektimit pa autorizim, jashtë parashikimeve të pikës 2, të nenit 27, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përbën shkelje shumë të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

d. Lëshimi i autorizimit në kundërshtim me parashikimet e neneve 24 – 27, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përbën shkelje disiplinore shumë të rëndë për nëpunësin përgjegjës që ka lëshuar autorizimin. Kjo është përgjegjësi e nëpunësit që nxjerr autorizimin (kryeinspektori)

e. Mosplotësimi i procesverbalit në përputhje me kërkesat e nenit 45, “Për mbajtjen dhe njoftimin e procesverbalit të inspektimit”, përbën shkelje shumë të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

f. Mosrespektimi i akteve procedurale të përcaktuara nga ligji i inspektimit dhe legjislacioni specifik, përbën shkelje shumë të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

g. Plotësimi i pasaktë i bazës ligjore gjatë procesit të inspektimit apo plotësimit të procesverbalit të inspektimit, përbën shkelje shumë të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

h. Kryerja e procedurës inspektuese, nga persona të ndryshëm nga ata të përcaktuar në nenin 30, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ngarkon me përgjegjësi disiplinore shumë të rëndë inspektorin/ët përkatës dhe ata të përcaktuar në autorizim.

i. Mosmarrja e vendimit përfundimtarë, apo mosrespektimi i kushteve dhe afateve ligjore për nxjerrjen e tij të përcaktuara në nenin 46 dhe nenin 47, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ngarkon me përgjegjësi disiplinore shumë të rëndë inspektorin/ët që kanë kryer procedurën e inspektimit dhe përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

j. Marrja e vendimit jo në përputhje me parimin e proporcionalitetit, si dhe sipas nenit 48, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, përbën shkelje shumë të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

k. Mosrespektim i procedurës dhe afateve për shqyrtimin e ankimimit ndaj vendimit përfundimtar të inspektimit, sipas nenit 51, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe KPA (për kryetarin e organit epror dhe anëtarët e tij), përbën shkelje shumë të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

l. Mosnxjerrja e akteve nënligjore (rregullore, udhëzime, urdhra etj,) që rregullojnë veprimtarinë e inspektimit, nga Kryeinspektorët, përbën shkelje shumë të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

m. Përsëritja e shkeljeve nga germa f) deri në germën n) të pikës 3 të këtij neni nga personat përgjegjës trajtohen si shkelje shumë të rënda.

  1. Sipas ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si shkelje të rënda klasifikohen si më poshtë:

a. Lëshimi i autorizimit të inspektimit jashtë formatit të miratuar të tij, sipas pikës 4, të nenit 28, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përbën shkelje të lehtë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

b. Veprimet procedurale të kryera jashtë kohëzgjatjes së përcaktuar sipas pikave 1 dhe 2 të nenit 29, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ngarkon me përgjegjësi disiplinore të rëndë inspektorin përkatës dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

c. Veprimet në kundërshtim me pikën 3, të nenit 31, përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

d. Mosnjoftimi i inspektimit jashtë përcaktimeve të pikës 2, të nenit 32, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

e. Shkelja e vendndodhjes së inspektimit sipas nenit 33, përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

f. Mosrespektimi i afatit sipas nenit 34, pika 2, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

g. Mosrespektimi i të drejtave të subjektit të inspektimit që rrjedhin nga neni 35, i ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

h. Mosrespektimi i pikës 4, të nenit 38, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

i. Mosmarrja e vendimit të ndërmjetëm, për të marrë masën urgjente, sipas rasteve të parashikuara në pikën 2, të nenit 43, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, (apo jashtë këtyre parashikimeve, ose të parashikimeve të ligjit specifik), përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

j. Mosrespektimi i afatit të parashikuar në pikën 5, të nenit 43, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

k. Mosrespektimi nga drejtuesi i degës territoriale i afatit të parashikuar në pikën 4, të nenit 44, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

l. Mosnjoftimi për shkelje të dispozitave të tjera ligjore jashtë kompetencës së inspektorit, sipas nenit 49, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

m. Mosrespektimi i detyrimit të pikës 1, të nenit 50, dhe pikës 2, dhe të nenit 50 (për Kryeinspektorët), përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

n. Mosrespektimi kushteve të nenit 54, të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe veprohet sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”.

o. Mosrespektimi i Kreut II të kësaj rregulloreje përbën shkelje të rëndë për personin përgjegjës.

4.      Shkeljet etike janë shkelje të lehta dhe do të vlerësohen rast pas rasti sipas përcaktimeve të Ligjit 152/2013,  “Për nëpunësin civil”, Kodit të Punës dhe Kontratës Kolektive të Punës.

KREU VIII

Neni 29

Dispozita të tjera

 

  1. Për kompetenca, detyra dhe përgjegjësi të cilat nuk përfshihen në rregulloren e mësipërme, zbatohen aktet e tjera administrative të cilat rregullojnë fushën e zbatimit të marrëdhënieve që nuk i përmban kjo rregullore.
  2. Të gjithë inspektorët e ZMR-së ngarkohen me njohjen dhe zbatimin e kësaj Rregulloreje.
  3. Inspektori Qendror nxjerr urdhëra dhe akte të tjera për zbatimin e dispozitave të kësaj
  4. Ngarkohet ISHP me kontrollin dhe zbatimin administrativ të kësaj rregulloreje.

Urdheri per miratimin e Rregullores