Takim sensibilizues

 “Parandalimi i dhunës dhe i problemeve të lidhura me përdorimin e alkoolit”

08 Nëntor 2017

19 Nëntori, është Dita Botërore për Prandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve. Për këtë arsye, në muajin Nëntor realizohen një sërë aktivitetesh të cilat synojnë parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve. Dhuna ndaj fëmijëve, për fat të keq është evidente në shumë situata gjë e bën një çështje me rëndësi imeditate për tu vënë në vëmendje në mënyrë që të merren masat e nevojshme për parandalimin e saj. Rritja e sensibilizimit lidhur me pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të dhunës është një aspekt i rëdësishëm i parandalimit. Jo pak herë, dhuna përdoret si mënyrë disiplinimi në mungesë të metodave efektive të prindërimit dhe disiplinimit.

Me datë 8 Nëntor 2017, në shkollën “Bashkim Berisha” në Ndroq, Tiranë, Departamenti i Promocionit të Shëndetit, organizoi një takim sensibilizues për parandalimin e dhunës si dhe të problemeve të lidhura me alkoolin. Në takim morën pjesë mësues, nxënës, prindër, pjesëtarë të komunitetit, etj.

Përsa i përket çështjes së dhunës u fol për disa elemente të lidhura me të. Kështu u përmendën format kryesore të dhunës, duke ndalur në format në të cilat shfaqet secila. Po ashtu u fol për efektet negative që ka dhuna tek fëmija, në psikologjinë e tij por edhe tek familja e shoqëria.

Më pas u diskutua lidhur me alkoolin, si një nga elementet më shumë të lidhura me dhunën. U përmendën efektet që alkooli ka në organizëm . Po ashtu, u diskutua për problemet që alkooli shkaton tek individi, të cilat jo në pak raste mund të përfshihen në sjellje të dhunshme.

Më pas u transmetua një material filmik në të cilin evidentohej lidhja ndërmjet përodrimit të alkoolit dhe dhunës në familje, i cili ishte përgatitur nga vetë nxënësit e shkollës “Bashkim Berisha”

fig 1fig 2