Ekzaminimet e mamografisë të kryera në 2017 sipas rretheve

Vlorë 79
Patos 217
Fier 66
Libofshe-Fier 199
Frakull-Fier 61
Lushnje 231
Berzhite, Tirane 15
Poliklinika 3, Tirane 23
Don Bosko, Tirane 13
Allias, Tirane 11
Kucove 89
Kukes 192
Qendra Shendetesore Farke 22
Has 133
Lezhe 211
 Total 1562

 

Mamografitë e lëvizëshme do të jenë nëpër qytete sipas tabelës së mëposhtme

Grafiku i lëvizjeve të makinave

Fillimi Mbarimi
Njesia 1 Patos 13/02/2017 24/02/2017
Njesia 2 Fier 27/02/2017 11/03/2017
Njesia 2 Patos 20/03/2017 24/03/2017
Njesia 2 Fratar 27/03/2017 31/03/2017
Njesia 2 Frakull 03/04/2017 07/04/2017
Njesia 2 Lushnje 10/04/2017 28/04/2017
Njesia 2 Kucove 02/05/2017 12/05/2017
Njesia 2 Kukes 08/05/2017 26/05/2017
Njesia 1 Has 29/05/2017 24/06/2017
Njesia 2 Lezhe 29/05/2017 24/06/2017


Principet e zgjedhjes per turin e dyte te levizjeve te makinave te mamografive.

  • Qytete qe nuk kane mamografi
  • Qytete qe jane larg Tiranes Qytete qe shprehen nevoja/kerkesa te larta gjate turit te pare te levizjeve (janar-gusht 2015)
  • Qytete qe ofrojne mbeshtetje logjistike dhe siguri (psh ku ka DSHP)
  • Qytete qe arrihen me rruge relativisht te mire
  • Ku ka pasur mundesi eshte bere kombinimi I levizjeve per shkurtimin e rruges se makinave

Sherbimi ofrohet falas nga Instituti I shendetit publik ne bashkepunim me drejtorite rajonale te shendetit publik. Ekzaminimin mund ta kryejne grate e interesuara ne moshen mbi 50 vjec ose ato te moshes 40-50 vjec qe konsiderohen ne risk me te larte*.

Orari i sherbimit eshte 8 00-14 00 nga e hena deri te premte. Ne raste te vecante, per arsye logjistike (transporti) te henen sherbimi mund te ofrohet pasdite. Te gjitha grate e interesuar te grup-moshave te permendura me siper duhet te kontaktojne Drejtorine e shendetit publik te rrethit perkates dhe te regjistrojne emrin ne liste. Ato do te kontaktohen nga personeli shendetsor per diten dhe oren e ekzaminimit sipas rradhes. Mesatarisht cdo dite njesite e mamografive kryejne rreth 15 ekzaminime.

Grafiku i levizjes se njesive te levizeshme caktohet paraprakisht dhe behet publik periodikisht ne kete faqe.

Vini re:

  1. Mamografia nuk vendos diagnozen. Ekzaminimet shtese (perfshi ekografine apo edhe biopsine) do te jene te nevojshme per nje pjese te grave. Vetem me pak se 1% e grave te ekzaminuara mund te kete tumor malinj.
  2. Inkurajohen te gjitha grate qe te kryejne cdo vit ekzaminimin klinik te gjirit (prekjen e gjirit) nga nje mjek prane nje qendre shendetsor.

*Me risk te larte do te konsiderohen ato gera qe jane bartese te difekteve gjenetike, qe kane histori familjare apo personale, probleme beninje te gjirit, ne rastet kur eshte verejtur  fillimi i hershem dhe mbarimi i vonshem i menstruacioneve, moslindje ose lindja e femijes mbi 30 vjeç, obezitet, ind i ngjeshur te gjirit dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik.

Informacion i detajuar për vitin 2015 dhe 2016

Për vitin 2016 u kryen 4535 ekzaminime. Të dhëna të detajuara sipas qyteteve mund ta shkarkoni në formatin pdf :Këtu

Për vitin 2015 u kryen 4863 ekzaminime. Të dhëna të detajuara sipas qyteteve mund ta shkarkoni në formatin pdf :Këtu

Materiale shtesë

  1. PREK, VROJTO, KONTROLLO
  2. Kanceri i gjirit. Si mund ta ulni rrezikun tuaj
  3. Kanceri i gjirit .. Ne mund ta zvogëlojmë rrezikun tonë
  4. Radioterapia, Udhëzues për ata që vuajnë me kancer
  5. Gruaja dhe kanceri i gjirit, Udhëzues për gruan me kancer gjiri
  6. Pyetje rreth kancerit të Gjirit
  7. Ushtrimet mbas ndërhyrjes kirurgjikale të gjirit te gratë
  8. ZBULIMI I HERSHËM I KANCERIT TË GJIRIT SHPËTON JETËN TUAJ !

Mamografi e lëvizëshme në qytetin e Tropojës

Mamografi e lëvizëshme në qytetin e Kukësit

Mamografi e lëvizëshme në qytetin e Pogradecit

Mamografi e lëvizëshme në qytetin e Tepelenës

Mamografi e lëvizëshme në qytetin e Gjirokastrës

Mamografi e lëvizëshme në qytetin e Bilishtit

                                                Mamografi e lëvizëshme në qytetin e Ersekës

Mamografi e lëvizëshme në qytetin e Përmetit

Mamografi e lëvizëshme në qytetin e Vorës(Durrës)

Mamografi e lëvizëshme në qytetin e Rrashbull(Durrës)

Mamografi e lëvizëshme në qytetin e Bulqizës

Mamografi e lëvizëshme në qytetin e Prrenjasit

Mamografi e lëvizëshme në Malësinë e Madhe

Mamografi e lëvizëshme në qytetin e Urës Vajgurore

Mamografi e lëvizëshme në qytete