Mesazhi i Ministres se Shendetsise, Z. Anila Godo
31 Maji eshte dita boterore e luftes kunder duhanit. E vendosur nga OBSH qe ne vitin 1987 per cdo vit ajo zgjedh nje tematike te caktuar. Sivjet tematika e zgjedhur eshte ”Paralajmerimet per shendetit te vendosura mbi paketen e cigareve te perfshijne imazhe paralajmeruese”
Situata globale
Duhani hyn ne shkaktaret madhore te semundshmerise, dhe nder shkaktaret kryesore te vdekjeve te evitueshme.
Duhani vazhdon të mbetet një prej sfidave më të mëdha të shëndetit publik me të cilin po vazhdon te përballet bota sot.
Çdo vit në botë vdesin rreth 5,4 milionë njerëz si pasojë e pirjes së duhanit. Keto perbejne me shume vdekje se HIV/AIDS, malaria dhe TBC te marra se bashku. Gjate shekullit te kaluar epidemia e duhanit ka vrare rreth 100 milioni persona ne te gjithe boten dhe nese vazhdon tendenca e rritjes se perdorimit te duhanpirjes, gjate shekullit te 21 shifra mund te arrije ne nje miliard persona .
Çdo 6 sekonda duhani ne bote shkakton një vdekje.
Duhani eshte nje faktor madhor reziku per nje sere semundjesh vdekjeprurese si:
- Semundjet ishemike e zemres dhe semundjet cerebrovaskulare
- Infeksionet e poshtme respiratore, semundjet pulmonre obstruktive kronike dhe TBC
- Kanceret e mushkerive dhe disa kancere te tjera
Femijet
Gjysma e femijeve ne bote thithin ajer te ndotur nga tymi i duhanit
Shqiperia
Duhanpirja është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin edhe në vendin tonë. Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 40 % e popullsisë së rritur shqiptare është duhanpirëse. Me këto shifra vendi ynë renditet në vendet me përqindje të lartë të duhanpirjes, e ngjashme me vende te Europes Lindore dhe vendet e ish Bashkimit Sovjetik
Nga analizat tona llogarisim se nese ne Shqiperi 40% e kancereve jane te parandalueshme, gjysma e ketyre te fundit kane si shkak kryesor duhanin (shkaqe te tjera, ushqimi, aktiviteti fizik, alkooli, dhe ekspozime te tjera)
Kemi llogaritur gjithashtu se duhanpirja duhet te jete ne nje faktor qe duhet akuzuar per rreth 20% te barres se semundjeve ne vendin tone.
Nje studim i para dy viteve nga Shoqata Amerikane e Kancerit ne Shqiperi deshmon se duhanpirjes mund ti atribuohen rreth 3800 vdekje te parakoheshme ne vit. Eshte vleresuar gjithashtu se rreth 230 vdekje te parakoheshme cdo vit do te mund te parandaloheshin nga rritja e cmimit te paketave, eliminimi i ekspozimit pasiv ne mjedise publike dhe eliminimi i reklamave te duhanit.
Politikat e Shqiperise ne luften kunder duhanit
Ne raportet e koheve te fundit te OBSH, mbi planin global te duhanpirjes eshte theksuar rendesia e 6 politikave te nderhyrjes (MPOWER) sic jane (1)monitorimi i perdorimit te duhanit, (2)mbrojtja e personave nga duahnpirja pasive, (3)ofrimi i ndihmes per lenien e duhanit, (4)lajmerimet mbi demet e duhanit, (5)ndalimi i publicitetit apo promocionit te duhanit dhe nder me te rendesishmet (6)rritja e taksave .
Edhe politikat tona qofte te sistemit shendetsor, qofte ndersektoriale jane duke u fokusuar ne keto drejtime;
- Keshtu vetem kete vit jane duke u perfunduar nga ISHP nje sere studimesh ne grupe te ndryshme te popullates per te monitoruar duhanpirjen.
Studimi Demografik dhe Shendetsor sapo ka perfunduar dhe shume shpejt do te japer vec shume te dhenave te tjera edhe disa fakte te reja mbi duhanin, perfshire prevalencen e duhanpirjes dhe numrin e atyre qe po perpiqen ta lene.
- Per here te pare Ministria e Shendetesise ne paketen baze te sherbimeve qe duhet te jape mjeku i familjes ka perfshire edhe keshillimin e informimi qe duhet te ofroje mjeku per popullsise qe ai mbulon. Kjo pakete sherbimesh tashme eshte firmosur dhe po punohet per ngritjen profesionale te mjekeve.
- Cdo dite rreth 700 000 shqiptare marrin nepermjet paketave te duhanit qe konsumojne edhe paralajmerimet perkatese shendetesore ne linje me direktivat e parlamentit europian, lidhur me demet qe mund ti shkaktojne vetes apo te tjereve me sjelljen e tyre te rezikshme
- Ne Shqiperi jane plotesisht te ndaluara reklamat, promocioni apo sponsorizimet e cfaredo natyre lidhur me produktet e duhanit. Nuk duhet te harrojme se vetem 5 % e popullsise se botes jeton ne vende ku eshte ndaluar publiciteti, promocioni dhe sponsorizimi per duhanin.
- Lidhur me parandalimin e ekspozimit pasiv, ligji shqiptar nxit parandalimin e saj ne mjediset e mbyllura publike. Megjithse ne shumicen dermuese te rasteve lokalet vete, formalisht jane perpjekur te respektojne ligjin duke vene lajmerimet e ndalimit te duhanit apo duke hequr tavllat nga tavolinat (dy elementet per te cilet ligji parashikon sanksione), ngelet shume pergjegjesi tek individet duhanpires per te cilet ligji nuk parashikon sanksione .
Ne tetor te vitit te kaluar, filluam te punojme me nxitjen e jo-duhanpiresve per te ngritur zerin ne mbrojtje te te drejtave te tyre, ne menyre qe te krijohej nje mase kritike qytetaresh e cila, do te ndihmonte autoritetet shendetesore ne punen e tyre dhe do te sensibilizonte pronaret apo edhe organet e qeverisje vendore per me shume kujdes ne kete drejtim. Gjithsesi jemi duke perdorur gjithe pushtetin qe kemi per te ndeshkuar ata qe sfidojne hapur ligjin. Ka disa lajme te mira ne kete drejtim; sot ne 2009 pushteti vendor po vjel gjobat tona te vitit 2007, nderkohe qe vetem ne Tirane, muajin e kaluar jane kryer me dhjetra inspektime dhe jane marre masat perkatese ne rast shkeljesh.
- Kete vit nepermjet departamentit te edukimit dhe promocionit shendetsor ne ISHP kemi filluar nje program kombetar te shkollave te shendeteshme. Ne thelb te programit qendron parandalimi dhe dekurajimi i sjelljeve te rrezikshme te te rinjte e shkollave perfshi duhanpirjen
- Vitet e fundit Ministria e Financave ka rritur ne menyre substanciale taksat per duhanin dhe kjo tendence rritjeje do te vazhdoje edhe ne te ardhmen, ne koordinim me tendencat ne vendet fqinje
Tema e OBSH per kete vit
Industria e duhanit vazhdon përfitimin e vet ekonomik dhe perpunon strategji te reja per ta arritur kete si p.sh paketime shume terheqese. Ndaj OBSH eshte duke promovuar vendosjen mbi paketa te paraljmerimeve me fjale dhe imazhe, mbasi jane terheqese dhe goditese. Ky kombinim imazhit me fjalet ka treguar se eshte efikas ne ndergjegjesimin e njerzve per rreziqet e shendetit nga duhani dhe per ti bindur ata per ta lene ate.
Edhe ne si Ministri e Shendetesise shume shpejt do ti propozojme komitetit kombetar perkates te sanksionoje kete praktike ne vendit tone
Analiza historike e vendeve me te zhvilluara dhe studimet shkencore deshmojne se duhanpirja eshte nje fenomen i lidhur shume me menyren e jeteses, dhe shume i veshtire per tu crrenjosur. Megjithate jemi ketu, edhe per shprehur angazhimin e Ministrise se Shendetsise se nuk do te rreshte perpjekjet dhe nuk do te dekurajohet ne punen e saj per te minimizuar rreziqet shendetsore nga duhani ne Shqiperi.
Perfitoj nga rasti per pershendetur profesionistet e medias ne mbeshtetjen qe na japin lidhur me informimin e publikut ne kete fushe. Media ka rol shume te madh, kryesor ne informimin dhe sensibilizimin e qytetareve per demet nga duhani
Do ta mbyll me nje shprehje qe perdori Znj. Margaret Chan, drejtore e pergjithshme e OBSH gjate vizites qe beri ne vendin tone duke folur per duhanpirjen dhe parandalimin e saj
”per duhanin nuk mjafton vetem nje qeveri e mire dhe vizionare por duhet edhe nje publik i mire i pergjegjshem“
Sot ne po lancojme pikerisht nje fushate qe synon rritjen e ndergjegjesimit te qytetareve qe pijne duhan lidhur demet qe ata i sjellin te tjereve.
Une si ministre e shendetesise dua te them se te gjithe sebashku, politikberes, perfaqesues te mediave, te shoqerise civile, mesues, prinder kemi shume ne dore lidhur me shendetin dhe jeten e grave, burrave dhe femijeve shqiptare. Femijet sidomos, jane te pafajshem ndaj ne kemi zgjedhur pikerisht keta te fundit, si protagoniste kunder duhan pirjes, per ta bere publikun tone me te pergjegjeshem per sjelljet e tyre te jetes
|