Eglish
 

Fushate e gjere mediatike antiduhan
19/05/2009

QELLIMI:

   Te dobësojmë pushtetin e duhanit dhe te sigurojmë  mbështetjen 100% te opinionit publik ne lidhje me promovimin e ambienteve pa duhan ne bashkërendim te plote me ligjin ne fuqi.
Objektivat:

  • Mbrojtja e shëndetit te komunitetit nga duhanpirja pasive
  • Rritja e ndërgjegjësimit te publikut për rrezikun e duhanpirjes pasive.
  • Sigurimi i mbështetjes  se opinionit publik për politikat e ndermara nga shteti duke bere kështu duhanpirjen me pak te pranueshme ne shoqëri.
  • Sigurimi 100% te zbatimit te ligjit ne lidhje me ambientet pa duhan.
  • Fushata do te synoje sensibilizimin e opinionit publik ne lidhje me impaktin shëndetësor te pirjes se duhanit mbi jo duhan pirësit dhe me fokus te veçante fëmijët.
  • Fushata do te bazohet ne historinë e vërtete te një fëmije me asme te shkaktuar  nga ekspozimi  ne mjedise me tym duhani ,te një familje duhan pirësish. (ky rast ka qene i siguruar ,por ka kaluar shume kohe dhe do te provojmë qe te vendosim lidhjet)
  • Kjo është hera e pare qe paraqitet ne TV një spot sensibilizues me qellim sigurimin e mjediseve te sigurta pa duhan.
  • Mbrojtja e shëndetit te komunitetit nga duhanpirja pasive
  • Rritja e ndërgjegjësimit te publikut për rrezikun e duhanpirjes pasive.
  • Sigurimi i mbështetjes  se opinionit publik për politikat e ndermara nga shteti duke bere kështu duhanpirjen me pak te pranueshme ne shoqëri.
  • Sigurimi 100% te zbatimit te ligjit ne lidhje me ambientet pa duhan.

 

Mjetet e Nevojshme:

  1. Spote Televiziv ne TV Kombëtare. Për tre muaj
  2. Mesazhe ne radio për tre muaj rresht. ( mesazhet janë përgatitur, )
  3. Një Poster ne mbështetje te fushatës   ( është konceptuar)
  4. Botime anti – Duhan
  5. Tre postera me mesazhet e ditës botërore pa duhan 2009 . ( janë dorëzuar ne sektorin e botimeve)
  6. Flete palosje e thjeshte me mesazhin e ditës. ( është përgatitur)
Konference shtypi ne datën 31 Maj 2009 me  mesazhin e 31 majit ,Ditës Botërore Pa Duhan.

 

 

5 Semundje parandalohen nga 1 vaksine
09/03/2009

Vaksina pentavalente, “5 në 1”, parandalon 5 sëmundje: Difterinë, Tetanozin, Kollën e mirë (Pertusin), Hepatitin B (Verdhëzën) dhe Infeksionet e shkaktuara nga Haemophilus influenzae tip b (Hib) në veçanti Meningitin e shkaktuar prej tij.


Deri tani kemi patur një vaksinë DTP për Difteri, Tetanoz, Pertusis dhe një për Hepatitin B por që nga 2 Marsi i vitit 2009 do të parandalojmë edhe një sëmundje tjetër, Meningitin e shkaktuar nga Haemophilus Influenzae tipi b.


Kjo vaksinë  kryhet në moshën 2, 4, dhe 6 muaj. Pra të gjithë fëmijët që lindin më 1 Janar 2009 do tu ofrohet vaksinimi me vaksinën e kombinuar “5 në 1” (DTP-HepB-Hib).


Kjo vaksinë futet në vendin tonë pas një procesi të gjatë të aplikimit pranë GAVI-t (Aleancës Botërore për Vaksinat) që nga viti 2001, kohë kjo kur Shqipëria mund të aplikonte pranë këtij organizmi. Qeveria Shqiptare paguan vetëm për komponentin e Hepatitit B në këtë vaksinë. Në mometin që përfundon marrëveshja me GAVI-n, pas pesë vitesh, qeveria do të marrë përsipër, ashtu si dhe për të gjitha vaksinat e tjera, financimin e plotë të kësaj vaksine.

 

 

 

Kerkese per bashkepunim drejtuar mediave
30/11/2008

Programi Kombëtar i HIV/ AIDS / IST pranë Institutit të Shëndetit Publik ju informon se 1 DHJETORI është Dita Botërore e luftës kundër HIV/AIDS. Për këtë do të organizohen një sere veprimtarish në bashkëpunim me Grupin Tematik të OKB për HIV/AIDS në Shqipëri dhe me rrjetin e organizatave që veprojnë në këtë fushë (bashkëngjitur po ju dërgojmë edhe listen e veprimtarive).

Do ju jemi mirënjohës në se do të bëhej i mundur pasqyrimi korrekt i këtyre veprimtarive si dhe dhënia e spoteve publicitare falas në lidhje me HIV/AIDS në mediat tuaja në ditën e 1 Dhjetorit. Për spotet publicitare mund të përdorni ato që mund të keni ose të kontaktoni me Programin Kombëtar të HIV/AIDS/IST në numër tel 364034 ose në adresën hivaids@ishp.gov.al të postës elektronike.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin ju sigurojme se Programi Kombetar e sheh bashkepunimin dhe ndihmën tuaj me vleresim maksimal duke ju konsideruar një mjet i fuqishem në parandalimin e HIV/AIDS në Shqipëri.

Programi Kombëtar i HIV/AIDS/IST

Koordinator
Dr.Klodian Rjepaj

Drejtor
Dr.Alban YLLI

 

Njoftim per shtyp lidhur me vaksinen e kunder gripit per sezonin 2008-2009.
07/10/2008

Ministria e Shendetsise dhe Instituti i Shendetit Publik njoftojne se:

Nga data 1 tetor ne farmacite e vendit tone mund te gjendet vaksina e re kunder gripit sezonal. Dy kompani farmaceutike kane sjelle ne tregun shqiptar rreth 70.000 doza vaksine kunder gripit.

Vaksina dhe gripi sezonal

Menyra me e thjeshte dhe me kosto-efektive per tu mbrojtur nga gripi sezonal eshte vaksinimi i pervitshem kunder tij. Ne momentin kur vaksina disponohet dhe hidhet ne treg, ajo eshte e aplikueshme per popullaten ne periudhen para fillimit te sezonit gripal. Periudha Nentor 2008 – Prill 2009, perkon me periudhen e Gripit sezonal . Frekuenca e hasjes së infeksioneve respiratore te siperme dhe te poshteme ndjek ecurinë e mirënjohur stinore.
Nga grafiku i paraqitur duket qartë që “stina e gripit” është stina e ftohtë e vitit, periudha Janar-Prill ose (javet 1-16), e cila fillesën e saj e ka në muajin Nëntor/Dhjetor ose (javet 44- 48) të vitit paraardhës.

  

ifikat e vaksines se re

Vaksina e gripit sezonal permban tipe virusesh te cilat rekomandohen nga Organizata Boterore e Shendetesise bazuar ne survejancen nderkombetare dhe vleresimet e eksperteve ne lidhje me tipet e viruseve ne qarkullim.
Vaksina per gripin sezonal 2008-2009 permban:

  1. virus te ngjashem me virusin A/ Brisbane/59/2007 (H1N1)
  2. virus te ngjashem me A/Brisbane/10/2007 (H3N2)
  3. virus te ngjashem me B/Florida /4/2006

A/ Brisbane/10/2007 eshte virusi qe aktualisht qarkullon ne hemisferen jugore,
B/Florida /4/2006 dhe B/Brisbane/3/2007 jane viruse te ngjashem me B/Florida /4/2006 kryesisht perberes te vaksinave qe perdoren ne hemisferen jugore.

Rekomandime lidhur me aplikimin e vaksines

Vaksina mund te aplikohet nga cdo person, perfshi grate shtatzana, por keshillohet vecanerisht te disa grupeve te popullates, per arsye te riskut me te larte per komplikacione nga gripi.
Personat qe u rekomandohet te vaksinohen cdo vit jane:

  1. Femijet mbi 6 muajsh (tek femijet nen 6 muash vaksina nuk jep efekt pasi ende nuk formuar sistemi imunitar) qe frekuentojne cerdhe, kopeshte dhe shkolla
  2. Personat mbi 60 vjec
  3. Personat qe vuajne nga semundje kronike  te mushkerive, zemres, veshkave etj
  4. Personat qe kane deficite te sistemit imunitar, duhet te vaksinohen pasi te konsultohen me mjekun  perkates.
  5. Personeli shendetesor
  6. Personeli i cerdhe, kopeshteve dhe shkollave.
  7. Personeli qe punon ne stabilimentet e shpendeve

Nje doze e vaksines se gripit te inaktivuar eshte imunogjenike per individet e te gjitha moshave pervec femijeve te vegjel. Femijet e vegjel qe nuk kane qene vaksinuar, per te pasur nje efikasitet te larte te vaksinimit rekomandohet te marrin  2 doza te vaksines se inaktivuar (sipas dozimit per femijet) ne nje interval kohor te pakten 4 jave midis dozave).
Efekti i mbrojtjes imunitare tek personat qe aplikojne vaksinen fillon te shfaqet nje jave deri ne dy jape pas aplikimit te vaksines
Vaksinimi rekomandohet te kryhet  prane institucioneve shendetesore. Kostoja e vaksines nuk mbulohet nga Ministria e Shendetesise por kjo e fundit ofron kryerjen falas te vaksines ne te gjitha institucionet e kujdesit shendetesor. ISHP eshte duke pergatitur nje raport lidhur me opsionet e ofrimit falas te vaksines kunder gripit per grupe me risk te larte, ne te ardhmen e afert.

Rekomandime te pergjithshme per parandalimin e gripit
Pervec rendesise se marrjes dhe aplikimit te vaksines duhet te kihet parasysh qe individet duhet:

  1. te evitojne kontaktet me njerezit e semure me gjendje gripale;
  2. individet e semure me grip te evitojne kontaktet me personat e tjere;
  3. masat baze higjenike ne vecanti, mbulimi kur kollitemi dhe teshtijme, eleminimi i peshtyrjes ne toke dhe larja e duarve jane te efektshme ne parandalimin e gripit

Ne baze te te dhenave te metejshme, studimeve serologjike, izolimeve te viruseve apo rekomandimeve me te fundit te OBSH , cdo muaj Qendra Kombetare e Gripit prane ISHP do te beje rekomandimet ee nevojshme dhe do te keshilloje vazhdimisht popullaten.

 

Raport per Gastroenteritet
08/08/2008

  1. Informacioni i ISHP mbi gastroenteritet, sigurohet nga survejanca sindromike ALERT, per te cilen ISHP pergatit nje raport javor. Survejanca bayuar ne semundjet eshte nje raportim mujor i semundjeve infektive bazuar edhe ne te dhenat laboratorike. Gjithashtu ISHP merr informacion te menjehershem dhe nderhyn per cdo grumbullim te pazakonte te rasteve ne kohe dhe hapesire (cluster). ISHP organizon ekipe sezonale per te identifikuar shkaktoret qarkullues duke mbledhur mostra ne Tirane dhe qytete te tjera.

  2. Gastroenteritet ne Shqiperi cdo vit rriten duke arritur maksimumin vjetor ne muajt korrik, gusht e shtator. Ne kete periudhe raportohen mbi 2000 raste ne jave. Shumica e rasteve verehen ne femijet nen 5 vjec. Faktor risku eshte temperatura e larte qe favorizon rritjen e agjenteve infektive ne ushqime dhe mjedis shtepiak. Shkaktaret perfshijne rotaviruset (deri ne 25% te te gjitha rasteve me diarre), E. coli, shigela dhe me pak salmonela jotifoide, kampilobakter, apo kriptosporidium.

  3. Deri me sot ISHP ka verejtur vetem rritjen sezonale te pritshme. Gjithsesi nese do te kishim verejtur nje rritje te pazakonte apo grumbullime me natyre te rrezikshme ISHP do te raportonte menjehere ne Ministri dhe do te niste nje hetim epidemiologjik specifik.

  4. Disa media (News 24 dhe TopNews) kane raportuar ne shtunen dhe te dielen per rritje te pazakonte rasteve me gastroenterite ne Tirane dhe ne disa rrethe dhe dyndje te te semureve ne spitalet infektive apo pediatrike. Ky informacion nuk eshte korrekt dhe nuk ka dale nga ISHP. Kemi kerkuar te sqarojme publikun dhe te largonin cdo dyshim mbi njoftimet e te shtunes dhe te dieles. Situata paraqitet si me poshte:

    • Ne Shqiperi verehet vetem rritja e pritshme sezonale e gastroenteriteve
    • Nuk ka grumbullime jo-normale te rasteve ne spitale
    • Nje rritje e rasteve menaxhuara nga disa spitale, krahasuar me ditet e tjera te javes vjen si pasoje pushimit te mjekeve te qendrave shendetsore dhe poliklinikave (te gjitha rasetet shkojne ne urgjence)
    • Per publikun jane duke u dhene keshilla mjekesore lidhur me ruajtjen e higjenes dhe parandalimin e gastroneteriteve sidomos tek femijet
    • Lidhur me rrethet turistike u eshte kerkuar mjekeve dhe epidemiologeve te mbledhin informacion edhe per turistet dhe ne pergjithesi eshte rritur vemendja informative per zonat me popullate shume te dendur.


  5. Lidhur me shtimin e numrit te mjekeve ne zonat e plazheve (lajm qe eshte paraqitur dje vazhdimisht nga TopNews), nuk ka asnje gje te vertete. ISHP as nuk ka deklaruar dhe nuk ka sens qe ISHP te kerkoje rritje te numrit te mjekeve.   Ne te kundert, prej mese nje muaji Ministria e Shendetesise ka nxitur me burimet  e veta (DSHP-te ne rrethe) sherbimet 24 oreshe me personel shtese ne te gjitha plazhet e vendit me qellim mbulimin me te mire te popullates shtese ne zonat turistike.

 

Ne vijim eshte paraqitur nje diagrame e prirjes se pritshme dhe asaj reale te gastronenteriteve ne vendin tone 

Numri i rasteve te sindromit infeksioz “Diarre pa gjak” sipas javeve ne vitin 2007 dhe 2008 (Javet 20-30) deri me 28 Korrik 2008

  

Alban Ylli

Komunikate per shtyp
06/03/2008

Problemi lidhur me semundjet

Semundjet kardiovaskulare jane shkaku kryesor i vdekjeve ne Shqiperi; mbi 50% e vdekjeve te shqiptareve cdo vit kane ne baze nje shkak te lidhur me sistemin e qarkullimit te gjakut. Per me teper keto vdekje vazhdojne te rriten si pasoje e ndryshimeve moshore dhe te menyres se jeteses. Nese ne fillim te viteve 90 kishim rreth 6000 vdekje ne vit nga semundjet kardiovaskulare, sot ky numer eshte mbi 8000. Semundjet ishemike te zemres dhe semundjet cerebrovaskulare perbejne pjesen derrmuese te semundjeve ne kete grup me respektivisht 128 dhe 159 vdekje ne vit per 100 000 banore.

Semundjet kardiovaskulare nuk jane nje fatalitet, pra ato nuk ndodhin thjesht sepse eshte e shkruar ne gjenet tona. Ka nje sere faktoresh te lidhur me menyren e jeteses dhe me kontrollin e disa treguesve biologjike te organizmit. Informimi i duhur dhe krijimi i kushteve per nje jete te shendeteshme nga ana e shtetit do te ndihmonte qe te prekeshim me pak nga keto semundje dhe te kishim nje jete me te gjate e me te shendeteshme. Kjo gje prej disa dekadash eshte duke u provuar ne Europen perendimore dhe ka filluar te verehet edhe ne disa vende te Europes Lindore
Programet e depistimit (kapjes se hereshme) ne sherbimin e kujdesit paresor mund te konsiderohen si me te thjeshtat dhe me nje kosto efektivitet te pranueshem per kushtet e vendit tone.

Problemi lidhur me sistemin shendetesor

Ne sistemin shendetsor te Shqiperise behet ende pak lidhur me kapjen e hereshme te problemeve dhe trajtimin ne kohe te tyre. Gjithashtu keshillimit te individeve ne risk u kushtohet pak rendesi. Ne nje studim te viti te kaluar te kryer nga Instituti i Shendetit Publik vetem 40% e mjekeve te pergjithshem e kryejne vleresimin e tensionit te gjakut ne formen e nje depistimi rutine tek personat ne dukje te shendetshem. Nje situate e ngjashme verehet edhe per vleresimin e duhanpirjes tek pacientet.
Rezultatet ne lidhje me matjen e faktoreve te tjere te riskut per semundjet kardiovaskulare jane akoma me te uleta; Mjeket i vleresojne nivelin i glicemise (sheqeri ne gjak), indeksin e mases trupore (mbipeshen), menyren e ushqyerjes, konsumin e alkoolit dhe nivelin e stresit vetem ne prani te shenjave klinike apo ankesave nga pacientet. Nga ana tjeter kane munguar udhezuesit e duhur per kete qellim. 

Reforma financiare ne sherbimet e mjekut te familjes ne vendin tone vertet pritet te permiresoje administrimin e ketij dhe sistemi dhe cilesine e sherbimeve per pacientet por rrezikon sherbimet e parandalimit. Programi qe fillon sot eshte pikerisht nje perpjekje per te rigjalleruar keto sherbime.

Programi ri

Instituti i Shendetit Publik ka pergatitur nje model te ri sherbimesh prane Mjekut te Familjes me qellim kapjen e hershme te shkaqeve te mundeshme te semundjeve kardiovaskulare dhe trajtimin ne kohe te tyre (kryesisht keshillim dhe ndjekje)

Synimi i ketij programi eshte te nxise kapjen e hershme dhe trajtimin e pershtatshem me keshilla apo trajtim te faktoreve risk per semundjet koronare dhe ato cerebrovaskulare me qellim final parandalimin e pasojave shendetesore ne popullaten shqiptare.

Ne qender te programit eshte nje udhezues i pergatitur per tu ardhur ne ndihme mjekeve (por edhe infermiereve nese eshte e nevojshme). Ne udhezues jane perfshire vec te tjerash, ne menyre skematike edhe standartet e klasifikimit dhe te keshillimit te individeve per secilin prej 8 faktoreve te ndryshueshem, madhore dhe minore te semundjeve kardiovaskulare.

Programi parashikon vleresimin ne menyre te rregullt te nje sere treguesish te lidhur me menyren e sjelljes si dhe me parametra biologjike individuale per te gjithe perdoruesit e sherbimeve te mjekut te familjes. Cdo person i siguruar ka te drejten qe te perfitoje nga sherbimet e reja.  

Aplikimi ne praktike i depistimit nuk do te kerkonte nje rritje te ngarkeses se punes shtese per personelin mjekesor. Ai thjesht do te nxiste, dhe permiresonte produktivitetin lidhur me detyrat e sherbimet e kujdesit shendetsor me fokus parandalimin.  Produktiviteti i mjekut te pergjithshem dhe aksesi ne sherbimet shendetsore ne Shqiperi eshte nder me te uletit ne bote, ndaj zbatimi  programit te depistimit do te arrinte vec efekteve lidhur me kontrollin e semundjeve kardiovaskulare edhe efekte pozitive shtese lidhur me permiresimin e cilesise se sherbimeve, sidomos  rritjes se aksesit.

    Aplikimi i ketij programi vjen pas angazhimit te Ministrise se Shendetesise gjate analizes vjetore te para disa diteve per te nxitur kapjen e hershme te problemeve shendetsore ne popullate.

    Ky program do te ndiqet nga inciciativa te tjera te Ministrise se Shendetsise si:

    • rregullimi i sistemit te referimit per te siguruar perfshirjen e mjekeve specialiste ne kete proces,
    • ndertimi i protokolleve te menaxhimit te rasteve me semundje kardiovaskulare
    • apo ndertimi i nje strategjie globale te kontrollit te semundjeve kardiovaskulare ne Shqiperi.

     

    Raport mbi situaten e meningitit ne Shqiperi gjate dy javeve te fundit
    15/01/2008

    Nga data 1 janar ne vendin tone jane diagnostikuar 4 raste me meningit meningokoksik. Shperndarja e rasteve perfshin rrethet e Pogradecit, Delvines dhe Tropojes. Moshat jane 3, 5, 21 ne 25 vjec.
    Diagnoza eshte klinike bazuar ne shenjat specifike tipike te meningokoksemise. Analizat bakterologjike nuk kane arritur te identifikojne meningokokun, kryesisht per arsye te perdorimit te shpejte te antibiotikut ne te gjitha rastet, mungeses se kapaciteteve laboratorike ne disa rrethe te vendit

    Vec ketyre rasteve jane raportuar edhe 4 raste te tjera me meningit jo-meningokoksik nga rrethet e Pukes, Matit, Fierit. Sot eshte duke u hetuar nje rast i ri nga Durresi.

    Rastet jane trajtuar ne spitalet rajonale ose ne Qendren Spitalore Universitare. Nuk ka asnje rast vdekjeje dhe pacientet jane ne proces sherimi.

    Ne javen e fundit te Dhjetorit, ISHP, bazuar ne njoftimin e rrjetit ProMed dhe Institutit Superior te Shendetit ne Rome, mbi nje shperthim epidemik nga meningokoku i tipit C, rekomandoi forcimin e masave te diagnoses dhe raportimit te meningitit ne Shqiperi.

    Pas nje urdheri te Ministrit te Shendetsise dhe nje seminari te organizuar, te gjitha rastet e reja raportohen brenda dites ne Institutin e Shendetit Publik dhe merren masat parandaluese perkatese.

    Nderkohe me synim rritjen e kapaciteteve diagnostikuese ne QSUT dhe laboratoret bakteriologjik te rretheve, ISHP ka vene dispozicion pajisjet dhe mjetet e veta laboratorike. Gjithashtu, jane trajnuar mjeket dhe eshte informuar publiku mbi shenjat e rrezikut

    Ne Shqiperi, dhe ne rajon deri tani ka qarkulluar meningokoku i tipit B, per te cilin nuk ka vaksine. Gjithashtu per momentin, nuk kemi te identifikuar meningokok tip C dhe nga pikepamja epidemiologjike nuk kemi shperthim epidemik, prandaj ISHP, ne konsultim me strukturat e OBSH, nuk ka rekomanduar perdorimin e vaksines kunder meningokokut. Gjithsesi, ISHP eshte duke siguruar nje rezerve vaksine per grupe me risk te larte dhe eshte duke hetuar e monitoruar me vemendje situaten.

    Historikisht ne Shqiperi raportohen cdo vit mesatarisht 10-20 raste me meningit meningokoksik dhe disa qindra meningite nga shkaktare te tjere, si Hemophilus  Influenzae, Pneumokok, Enteroviruse, Tuberkuloz, virusi i parotitit (Shytat) etj.

    Gjate dhjete viteve te fundit ne vendin tone nuk ka pasur asnjehere shperthime epidemike masive nga meningokoku me perjashtim te ndonje vatre te izoluar familjare.




    Njoftim per shtyp lidhur me rastet me meningitt
    14/01/2008

    Situata lidhur me rastet
    Ne daten 01/01/2008 dhe 02/01/2008 u shtruan ne Spitalin e Korces dy paciente te moshes 25 dhe 22 vjec, nga fshati Memlisht i rrethit te Pogradecit. Diagnoza klinike eshte Meningit bakterial. Ne date 06/01/2008 u paraqit ne Spitalin e Sarandes nje femije 3 vjec me diagnoze klinike Meningit bakterial, suspekt meningokoksik.
    Fale reagimit te shpejte dhe profesional te mjekeve te Pogradecit dhe Korces eshte bere e mundur stabilizimi i gjendjes shendetesore te 2 pacienteve. Dy pacientet jane jashte gjendjes kritike per jeten dhe jane nen kujdesin e specializuar mjekesor.

    Ne daten 6/01/2008 ne spitalin e Sarandes eshte paraqitur nje rast tjeter me shenja klinike te meningitit meningokoksik. Pacientja 3 vjecare eshte nga  Delvina dhe pas nje transferimi te perkohshem ne Spitalin e Gjirokastres eshte nisur per ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane. Femija ka dale nga gjendja kritike.

    Masat ne vater dhe masat ne rang vendi
    Nuk jane shfaqur raste te tjera me meningit ne fshatin Memlisht apo ne zona te tjera te vendit. Menjehere, autoritetet shendetesore kane marre masat parandaluese duke informuar komunitetin dhe duke u dhene personave te afert te familjes medikamentin e rekomanduar ne raste te tilla (rifampicine). Zona eshte nen mbikqyrje epidemiologjike. Theksojme se ne kete situate nuk eshte marre dhe nuk rekomandohet ndonje mase e karakterit te karantines apo cdo lloj mase qe kufizon levizjen e lire te qytetareve.
    Te njejtat masa po zbatohen edhe ne Delvine. Jane duke u marre edhe mostra per ekzaminim mikrobiologjik.

    Ministria e Shendetesise dhe Instituti i Shendetit Publik jane ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet shendetesore te vendeve fqinje dhe Organizaten Boterore te Shendetesise.
    Drejtorite e Shendetit Publike ne rrethe jane udhezuar per masat e nevojshme sidomos lidhur me kapjen e hershme dhe menaxhimin e shpejte te rasteve te dyshuara.  

    Sqarojme se, ne situaten e shfaqjes se rasteve sporadike te meningitit, vaksinimi ne mase ndaj nje shkaktari potencial sikurse eshte Neisseria Meningitidis (meningokoku) nuk rekomandohet. Rekomandohet profilaksia e personave te afert me rifampicine (medikament oral, dy dite).

    Nje mase strategjike me efekte afatgjata e parashikuar nga Ministria e Shendetesise gjate ketij viti eshte edhe futja ne programin kombetar te imunizimit, e vaksines kunder hemophilus influenzae (shih me poshte shkaktaret e meningitit), Kjo vaksine vec ndikimit ne kontrollin e infeksioneve respiratore acute tek femijet, do te jape nje efekt pozitiv edhe ne parandalimin e meningitit te shkaktuara nga ky agjent infektiv.

    Ne vendin tone raportohen cdo vit mesatarisht rreth 10 raste me menigit meningokoksik, nderkohe qe meningitet me natyre virale jane shume me te shpeshta (100-200 raste cdo vit).




    Dy raste me Meningit bakterial ne rrethin e Pogradecit

    03/01/2008

    Ne spitalin e Korces jane hospitalizuar 2 raste me meningit bakterial nga fshati Memelisht i Pogradecit te moshave 20-25 vjec qe i perkasin te njejtes familje, perkatesisht dy motra. Semundja ka filluar ne daten 1 Janar 2008.

    Shenjat klinike te shoqeruara me petekie ne lekure flasin per meningit meningokoksik. Per te percaktuar tipin e meningokokut nevojiten ekzaminime te tjera bakteriologjike dhe serologjike.
    Nderkohe eshte kryer hetimi epidemiologjike nga sherbimi epidemiologjik i Pogradecit i cili paraqet se nje ra nga motrat ka qene ne nje vdekje ku ka patur persona nga rrethe te tjere dhe emigrante.Po vazhdon hetimi i te gjithe personave qe kane patur kontakt me dy te semurat te cilet po mbahen ne mbikqyrje nga mjeket e familjes. Njekohesisht ka filluar trajtimi me Rifampicine i kontakteve. Esht ekryer dezinfektimi ne vater si edhe jane marre te gjitha masat e izolimit dhe kontrollit respirator te infeksioneve ne spitalin e Korces.

    Shenjat kryesore klinike te meningitit jane:

    • Temperature e larte  
    • Dhimble te forta koke
    • Fotofobi
    • Te vjella
    • Ngrirje te qafes
    • Erresim te vetedijes
    • Ekzanteme ne lekure

    Asnje prekt ketyre shenjave nuk duhet neglizhuar pasi meningiti eshte semundje infektive qe ne rast se nuk trajtohet menjehere shkaketon vdekle apo le pasoja te renda.

 
© Instituti i Shendetit Publik - 2007-2010