COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 6527 testime, 658 raste të reja, 2 humbje jete dhe 142 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 6527 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 658 qytetarë, në këto bashki:
217 raste në Tiranë, 98 në Shkodër, 51 në Vlorë, 38 në Durrës, nga 20 raste në Kavajë, Sarandë, 18 në Lezhë, 17 në Vau i Dejës, nga 16 raste në Krujë, Lushnje, Elbasan, nga 15 raste në Kamëz, Fier, 12 në Gjirokastër, 9 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Mat, Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Kurbin, Berat, nga 4 raste në Dibër, Roskovec, Tepelenë, Poliçan, nga 3 raste në Kukës, Konispol, Memaliaj, Korçë, nga 2 raste në Tropojë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Cerrik, Peqin, nga 1 rast në Mirditë, Patos, Selenicë, Himarë, Delvinë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.
Aktualisht janë 5129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 73 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 142 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,184 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 658
Të shëruar në 24 orë 142
Të shtruar në spitale 73
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 6527

Testime totale 992,232
Raste pozitive 138,790
Raste të shëruara 131,184
Raste Aktive 5129
Humbje jete 2,477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1977
Shkodër 843
Vlorë 482
Fier 436
Durrës 305
Elbasan 251
Lezhë 238
Berat 177
Gjirokastër 157
Korçë 106
Kukës 92
Dibër 65