Gripi sezonal mund të bëhet serioz për shëndetin tuaj nëse jeni mbi 65 vjeç, VAKSINOHU!

Loading Events
  • This event has passed.
Description

-Nëse ju jeni mbi 65 vjeç.

Gripi, për ju që jeni mbi 65 vjeç, mund të rrezikojë seriozisht shëndetin. 80% deri 90% e të gjitha vdekjeve ndodhin tek njerëzit mbi 65 vjeç si pasojë e komplikacioneve nga gripi. Gjithashtu të moshuarit zënë numrin më të madh të pacientëvë me grip të cilët kanë nevojë për t’u shtruar në spital për shkak të gripit, sesa individët e grup-moshave më të reja. Kjo ndodh, pasi sistemi imunitar dobësohet me kalimin e moshës dhe bëhet më i cënueshëm nga infeksionet e ndryshme përfshi këtu edhe gripin.

Ҫfarë është gripi ?

Gripi është një sëmundje infektive i cili përhapet nga njëri person tek tjetri kryesisht nëpërmjet teshtitjes, kollitjes dhe kontaktit të afërt. Epidemia e gripit ndodh zakonisht në dimër. Kushdo individ i kujtdo moshe mund të infektohet me grip.

Cilat janë simptomat e gripit ?

Ethe dhe të dridhura, kollë, dhimbje muskulare, dhimbje koke dhe këputje.

Simptomat e gripit nisin menjëherë dhe mund të zgjasin nga pak ditë deri në dy javë.

Shumica e njerëzve shërohen shpejt, por ndonjëherë gripi mund të shkaktojë komplikacione serioze, duke përfshirë pneumoninë dhe bronshitin, apo edhe vdekjen.

Gripi mund të përkeqësojë problemet shëndetësore ekzistuese, siç janë sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive.

 

Cila është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga influenza ?

Vaksinimi çdo vit përpara sezonit të dimrit është mënyra më e mirë për të:

 

  • Ulur rrezikun e infektimit nga gripi;
  • Ulur rrezikun e përkeqësimit të sëmundjes, shtrimit në spital dhe vdekjes;
  • Ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit në familje, miq dhe të tjerë;

 

A ka ndonjë rrezik vaksinimi nga gripi ?

Efektet anësore të vaksinimit nga gripi janë zakonisht të vogla si: hidhërim i gojës, skuqje në vendin e injeksionit.

Disa individë shfaqin dhimbje koke, dhimbje muskulare, ethe, këputje dhe të vjella.

Këto efekte anësore janë të dobëta dhe kalojnë shpejt, ndryshe nga ç’ka ndodh gjatë gripit.

 

VAKSINIMI është i SIGURTË

te-moshuarit

Start Date - End Date

Jan 01, 2018 - Jan 06, 2018

Start Time - End Time

12:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This