Fushata e Majit, Muajit të Matjes së Presionit Arterial

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Fushata e Majit, Muajit të Matjes së Presionit Arterial
Maji – Muaji i Matjes së Presionit Arterial” (MMM) është një fushatë globale ndërgjegjësimi e udhëhequr nga Shoqata Ndërkombëtare e Hipertensionit (ISH), e cila përfaqëson shkencëtarët, klinicistët, ofruesit e kujdesit shëndetësor nga e gjithë bota, të cilët kanë interes të përbashkët në fushën e kërkimit për hipertensionin arterial. Kjo fushatë e nisur vitin e kaluar, ka në qendër të vëmendjes rritjen e aksesit ndaj depistimit të presionit arterial si mënyra potencialisht më efektive për të ulur efektet e dëmshme të hipertensionit në shëndet.
Gjatë vitit të parë të kësaj fushate morën pjesë rreth 100 vende nga e gjithë bota (ndër to edhe Shqipëria), duke e bërë kështu programin depistues më të madh në botë të presionit të gjakut. Analiza e të dhënave nga ky program masiv depistues lejon mbledhjen e evidencave shkencore për të ndikuar politikat shëndetësore rreth depistimit të presionit të gjakut.

Start Date - End Date

May 01, 2018 - May 31, 2018

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Share This