Dita Btërore e Dhurimit të Gjakut

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

                   

Çfarë mund të bësh?

 

Dhuro gjak! Dhuro tani! Dhuro gjithmonë!

 

14 Qershor 2017

Çdo vit në 14 qershor, në vende të ndryshme të botës kremtohet Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, një ngjarje e rëndësishme e cila shërben për të rritur ndërgjegjësimin rreth nevojës së produkteve të sigurta të gjakut, si dhe për të falenderuar të gjithë dhuruesit që me këtë gjest shpëtojnë jetë.

Gjaku është një pasuri e çmuar e jetës, si në ndërhyrje të planifikuara ashtu dhe në situata emergjence. Ai ndihmon shumë pacientë që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën, të jetojnë më gjatë e me një cilësi më të mirë, gjithashtu ndihmon për kryerjen e trajtimeve mjekësore e ndërhyrjeve kirugjike. Gjaku është jetësor në trajtimin e emergjencave të të gjitha llojeve si katastrofa natyrore, aksidente, konflikte me armë etj., dhe shpëton jetë në situata të caktuara gjatë kujdesit perinatal.

 Fokusi i fushatës së këtij viti

Jeta dhe shëndeti i miliona njerëzve preken nga fatkeqësitë çdo vit. Në dekadën e fundit, fatkeqësitë kanë shkaktuar më shumë se 1 milion vdekje, me më shumë se 250 milionë njerëz të prekur çdo vit. Fatkeqësitë natyrore si tërmetet, përmbytjet dhe stuhitë krijojnë nevoja të konsiderueshme për gjak në shërbimet shëndetësore. Po ashtu, fatkeqësitë e shkaktuara nga njeriu, si aksidentet rrugore dhe konfliktet me armë.

Këtë vit fushata do të fokusohet në dhurimin e gjakut në situata emergjence. Në çdo situatë emergjence, tek të gjithë lind pyetja: Çfarë mund të bëj unë? Si mund të ndihmoj?

Prandaj jo pa qëllim slogani për vitin 2017 është:

“Çfarë mund të bësh?, dhe mesazhi i dytë Dhuro gjak! Dhuro tani! Dhuro gjithmonë!

Fushata nënvizon rolin që mund të luajë çdo individ për të ndihmuar të tjerët në situata emergjence duke dhuruar gjak, dhuratën më të çmuar të jetës. Gjithashtu, kjo fushatë përqendrohet në faktin se është e rëndësishme të japim gjak rregullisht, në mënyrë që banka e gjakut të ketë sasi të mjaftueshme përpara se të lind një emergjencë

Web site: http://www.who.int/campaigns/world-blood-donor-day/2017/en/

Start Date - End Date

Jun 14, 2017 - Jun 28, 2017

Start Time - End Time

1:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This