DITA BOTËRORE E UJIT 22 MARS

Loading Events
  • This event has passed.
Description

DITA BOTËRORE E UJIT

22 MARS

 

Dita Botërore e Ujit e cila organizohet çdo vit ne 22 Mars ka si qëllim të rrisë vëmendjen mbi rëndësinë që ka uji.Tema për këtë vit “Natyra për Ujin”, eksploron Zgjidhjet e Bazuara në Natyrë (ZBN) për sfidat me ujin me të cilat ne përballemi në shekullin e 21. Dëmtimi i mjedisit, së bashku me ndryshimet klimaterike po nxitin krizat që lidhen me ujërat të cilat ne i shohim në mbarë botën. Përmbytjet, thatësirat dhe ndotja e ujit janë bërë gjithnjë e më keq nga vegjetacioni i degraduar, toka, lumenjtë dhe liqenet. Kur ne i lëmë pas dore ekosistemet tona, ne e bëjmë më të vështirë furnizimin e të gjithëve me ujin që u nevojitet për të mbijetuar.

Fushata për këtë ditë botëore është “Përgjigjia është tek natyra” dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me ZBN.Zgjidhjet e Bazuara në Natyrë kanë mundësinë për të zgjidhur shumë nga sfidat tona me ujin. Ne duhet të bëjmë shumë më shumë me infrastrukturën “e gjelbër” dhe aty ku është e mundur ta harmonizojmë atë me infrastrukturën “gri”.

Mesazhi kryesor është që ZBN, të tilla si mbjellja e pemëve për të rigjallëruar pyjet, lidhja e lumenjve me zonat e përmbytura, dhe rivendosja e ligatinave, është një mënyrë e qëndrueshme dhe kosto efektive për të ndihmuar në ribalancimin e ciklit të ujit, zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimaterike sidhe përmirësimin e shëndetit të njeriut dhe mënyrëssë jetesës.

Përmes përdorimit të ZBN për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave për ujë të një popullatë në rritje, ne do të kontribuojmë në krijimin e një ekonomie në formë rrethi, si dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojmë në mbrojtjen e mjedisit natyror dhe zvogëlimin e ndotjes – të dy këto qëllime kryesore në Objektivin 6 të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, objektiv i cili angazhon botën për sigurimin e disponueshmërisë dhe menaxhimine qëndrueshmërisë së ujit dhe të kanalizimeve për të gjithë në vitin 2030.

Fakte kyçe

Nevoja për ujë.

 2.1 miliardë njerëz kanë mungesë aksesi në shërbime të sigurta që menaxhojnë ujin e pijshëm.
 Në 2050 sipas një vlerësimi, numri i popullsisë do të rritet në 2 miliardë njerëz dhe kërkesa botërore për ujë të pijshëm mund të rritet 30% më e lartë se sot.
 Buqësia përdor aktualisht 70% të sasisë globale të ujit për vaditje, një shifër e lartë përpopullsinë e dendur. Industria merr 20% të totalit, të dominuar nga energjia dheprodhimet. Pjesa e mbetur prej 10% shkon për përdorim shtëpiak dhe më pak se 1% përdoret për ujë të pijshëm.

Disponueshmëria e ujit:
 Sot rreth 1.9 miliardë njerëz jetonë në zona me pak ujë. Deri në vitin 2050, kjo shifër mund të rritet rreth 3 miliardë njerëz.

Cilësia e ujit:
 Sipas një vlerësimi rreth 1.8 miliardë njerëz përdorin një burim të ujit të pijshëm të pa përmirësuar si dhe pa mbrojtje ndaj ndotjeve prej ujërave të zeza.
 Globalisht, mbi 80% e ujërave të zeza të krijuara nga shoqëria rrjedhin në mjedis pa u trajtuar.

Klima dhe mjedisi
 Vlerësimet tregojnë se numri i njerëzve të rrezikuar nga përmbytjet, është parashikuar të rritet nga 1.2 miliardë që është sot në rreth 1.6 miliardë në 2050, që përbën gati 20% të popullsisë së botës.
 Sot, rreth 1.8 miliard njerëz preken nga degradimi dhe shkretëtimi i tokës. Të paktën 65% e tokës së pyllëzuar është në një gjendje të degraduar.
 Rreth 64 – 71% e ligatinave natyrore kanë qenë humbur si rezultat i aktivitetit njerëzor që nga viti 1900.
 Erozioni i tokës buqësore merr me vete 25 në 40 miliard ton të sipërfaqes së punueshme çdo vit, duke reduktuar ndjeshëm rendimentin e prodhimeve dhe aftësia e tokës për të rregulluar nivelin e ujit, karbonit dhe të lëndëve ushqyese . Mbeturinat, që përmbajnë sasi të mëdha të azotit dhe fosforit, po ashtu janë një kontribues i madh për ndotjen e ujit.

Cilat janë zgjidhjet e bazuara në natyrë?
Rigjallërimi i pyjeve, kullotave dhe lagunat natyrore, rilidhja e lumenjve në zonat e përmbytura, krijimi i mbrojtëseve përgjatë rrjedhës së ujit, janë disa nga shembujt e zgjidhjeve të bazuara në natyrë (ZBN) të cilat ndihmojnë në menaxhimin e cilësisë dhe të disponueshmërisë së ujit.
ZBN nuk janë zgjidhja për të gjitha sfidat me të cilat ne përballemi në lidhje me ujin si pasojë e rritjes së popullsisë në botë, por ato mund të ofrojnë mundësi të reja të cilat janë dhe kosto efektive për plotësimin e infrastrukturës së pamjaftueshme apo të dëmtuar (amortizuar).

Për shembull:

 Disponueshmëria dhe furnizimi me ujë: Grumbullimi i ujit nëpërmjet rrugëve natyrore, lagështisë së tokës/grumbullimi i ujërave nëntokësorë, mund të jenë më të qëndrueshme dhe kosto efektive sesa ngritja e infrastrukturave të tilla si digat.

 Cilësia e ujit: ndotja nga bujqësia mund të reduktohet në mënyrë të dukshme nga ZBN si bujqësia mbrojtëse e cila ruan tokën nga erozioni ose mbrojtëset bregore, shiritat e tokës përgjatë rrjedhës së ujit të cilat janë të mbjella me pemë dhe shkurre.
 Menaxhimi i rrezikut: Efektet që kanë sjellë ndryshimet klimaterike si përmbytjet ekstreme të shpeshta, mund të zbuten me anë të disa zgjidhjeve të bazuara në natyrë të tilla si krijimi i disa mbrojtëseve riparuese ose lidhja e lumenjve me zonat e përmbytura.
Aplikimi i disa zgjidhjeve të bazuara në natyrë krijon atë që njihet si “infrastruktura e gjelbër” sisteme natyrale ose gjysëm natyrale, të cilat na japin përfitime të njëjta ose të ngjashme me ato që merren me mënyrën tradicionale të “infrastrukturës gri” që ndërtohet nga njeriu.

Zgjidhjet e bazuara në natyrë si dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ)
Zgjidhjet e bazuara në natyrë për menaxhimin e cilësisë dhe furnizimit me ujë, mbështesin arritjen e të gjithë qëllimeve të Objektivit 6 të OZHQ: sigurimi i disponueshmërisë dhe menaxhimi i qëndrueshmërisë së ujit dhe të kanalizimeve për të gjithë.
Gjithashtu zgjidhjet e bazuara në natyrë mund të luajnë rol në të tjera OZHQ:
 Objektivi 1: Jo varfëri, Objetivi 2: Zero uri, Objektivi 3: Shëndet i mirë: Punë të reja shpesh janë krijuar nga ZBN dhe përmirësimi i shëndetit nga një cilësi më e mirë e ujit do të thotë produktivitet më i lartë.
 Objektivi 7: Energjia e pastër dhe e përballueshme, Objektivi 9: Industria, inovacioni dhe infrastruktura, Objektivi 11: Qytete dhe komunitete të qëndrueshme, Objektivi 12: Prodhim dhe konsumim i përgjegjshëm: ZBN kërkojnë pak ose aspak energji. Ato gjithashtu ndihmojnë në sigurimin e më shumë burimeve të qëndrueshme të ujit për ti
shërbyer vendbanimeve në rritje.
 Objektivi 14: Jeta nën ujë, Objektivi 15: Jeta në tokë: Ligatinat mund të reduktojnë
ndotjen nëprmjet filtrimit dhe të rrisin biodiversitetin përmes zgjerimit të habitateve
natyrore

“NATYRA PËR UJIN

PËRGJIGJIA ËSHTË TEK NATYRA”

Start Date - End Date

Mar 22, 2018 - Mar 22, 2018

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Event Location

Rr. Aleksander Moisiu, nr. 80, Tirane, Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This

Calendar powered by The Events Calendar