Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë 28 Prill 2019

Loading Events
  • This event has passed.
Description

28 Prill 2019Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

 

Këtë vit, Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë fokusohet në përmirësimin e sigurisë dhe shëndetit në punë. Në këtë kuadër merren në konsideratë ndryshimet e mëdha si teknologjia, demografia, dhe zhvillimi i qëndrueshëm që përfshin ndryshimet klimatike dhe ato të organizimit të punës.  

Kjo ditë do të jetë vetëm fillimi i aktiviteteve mbarëbotërore, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit me aktivitete rreth temës për të ardhmen e sigurisë dhe shëndetit në punë.  

Tema e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për vitin 2019 është:  “Për një të ardhme të sigurt dhe të shëndetshme në punë”  Çdo vit 2.78 milionë punëtorë vdesin nga aksidentet në punë dhe sëmundjet që lidhen me punën. Përveç kostos ekonomike, ekziston një kosto e padukshme, e cila nuk është plotësisht e njohur në shifra, për vuajtjet e shumta njerëzore të shkaktuara nga kushtet jo të mira të sigurisë dhe shëndetit në punë. Praktikat dhe kërkimet shkencore kanë treguar në mënyrë të përsëritur se kjo vuajtje mund të parandalohej.

 

Rreziqet psiko-sociale, stresi i lidhur me punën dhe sëmundjet jo të transmetueshme janë një shqetësim në rritje për shumë punëtorë në mbarë botën. Në të njëjtën kohë, shumë punonjës mbeten të ekspozuar ndaj rreziqeve të lidhura me sigurinë dhe shëndetin në punë. Për këtë arsye është e rëndësishme që punonjësit të mos lihen pas dore, për sa kohë që puna vazhdon të transformohet.

 

E ardhmja e sigurisë dhe shëndetit në punë është një prioritet i vazhdueshëm i punës së Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Ndërsa përgjigjja e saj ndaj sfidave të sigurisë dhe shëndetit në punë ka ndryshuar me kalimin e kohës. Miratimi dhe promovimi i instrumenteve të lidhura me to ka vazhduar të zërë një vend qendror në aktivitetet e saj. Aktualisht, së bashku me deklaratat kryesore të ILO-s, ekzistojnë më shumë se 40 instrumente që kanë të bëjnë posaçërisht me sigurinë dhe shëndetin në punë.

 

Një tjetër tipar i punës 100-vjeçare të ILO-s ka qenë zhvillimi i Kodeve të Praktikës të kësaj organizate, duke ofruar udhëzime për sigurinë dhe shëndetin në punë në sektorë të ndryshëm ekonomikë. Vend të rëndësishëm ka zënë hartimi i udhëzimeve të ILO-s për sistemet e menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe mbikëqyrja shëndetësore e punëtorëve. Krijimi i kësaj kulture të parandalimit ka rezultuar në botime të shumta teknike, si dhe paketa trajnimi për sigurinë dhe shëndetin në punë, të dizajnuara për të mbrojtur dhe promovuar më tej shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve në mbarë botën.

 

Start Date - End Date

Apr 28, 2019 - Apr 28, 2019

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This