Dita Botërore e Obezitetit 11 Tetor 2018

Loading Events
  • This event has passed.
Description

                                                                                                            

Dita Botërore e Obezitetit 2018

Dita Botërore e Obezitetit u vendos për herë të parë në vitin 2015 me qëllim stimulimin dhe gjetjen e zgjidhjeve praktike për mbajtjen e një peshe të shëndetshme, si dhe për të eliminuar krizën globale të obezitetit.

Qëllimi i Ditës Botërore të Obezitetit është të rrisë vëmendjen e publikut, të përmirësojë politikat dhe të shkëmbejë eksperiencat.

Tema e Ditës Botërore të Obezitetit për këtë vit është:

 

 Thuaj jo diskriminimit të njerëzve për shkak të peshës!

Paragjykimi i opinionit në lidhje me peshën

Paragjykimi ndaj individëve obezë i referohet sjelljeve dhe qëndrimeve negative që u drejtohen atyre vetëm për shkak të peshës së tyre. Megjithëse është provuar se mbipesha dhe obeziteti dëmton shëndetin e njerëzve, tema rreth paragjykimit ndaj individëve obezë, në komunitet apo në vendin e punës, mbetet shumë pak e diskutuar, për të mos thënë e munguar. 

Nëse duam t’i japim fund paragjykimit ndaj individëve obezë, është e rëndësishme të përshtasim gjuhën dhe qëndrimet tona, të rrisim vetëdijen dhe të përmirësojmë njohuritë tona.

Duke patur në fokus paragjykimin ndaj individëve obezë, Dita Botërore e Obezitetit synon:

  • Të rrisë ndërgjegjësimin për praninë dhe ndikimin e paragjykimit ndaj individëve obezë.
  • Të ndihmojë njerëzit të kapërcejnë pengesat që lindin si pasojë e paragjykimit, gjë që mund t’i pengojë ata të marrin trajtimin mjekësor që u nevojitet.

 

Çfarë duhet të bëjmë për të ulur paragjykimin ndaj individëve obezë?

Mediat nuk duhet të përdorin imazhe negative dhe duhet të jenë më të kujdesshme me bisedat rreth obezitetit.

Disa këshilla për të mbështetur gazetarët që raportojnë në media, të cilat do të ndihmojnë në uljen e paragjykimeve ndaj individëve obezë.

  • Të shmangen etiketimet dhe referencat negative për njerëzit obezë.
  • Të shmangen stereotipet e rreme dhe të pasakta në lidhje me obezitetin.
  • Të mos portretizohen negativisht individët obezë në imazhet që shoqërojnë lajmet

(imazhe të pjesëve të trupit ku bie në sy sasia e tepërt dhjamore, individë të shëndoshë që vishen në mënyrë të papërshtatshme apo që konsumojnë ushqim jo të shëndetshëm) sepse krijojnë përshtypje të padrejta për njerëzit obezë.

Ekzistojnë dëshmi ku individë të ndryshëm diskriminohen për shkak të mbipeshës në çdo fazë të punësimit duke përfshirë: intervista dhe procese të punësimit, pabarazi në paga, më pak promovime, veprime më të ashpra disiplinore dhe më shumë shkarkime.

Mjedisi i shkollës është i njohur edhe për ngacmimet ndaj mbipeshës, një nga arsyet kryesore për viktimizimin.

 

Ne rekomandojmë që në të gjitha vendet e punës:

 

  • Të mbrohen punonjësit, punëdhënësit, studentët dhe klientët, dhe të respektohen njëlloj me të tjerët pa bërë dallim, pavarësisht peshës së tyre.
  • Të merren masa për të rritur ndërgjegjësimin dhe parandalimin e diskriminimit ndaj individëve që janë mbipeshë.

 

Qeveritë duhet të marrin masa për të përmirësuar mjediset urbane në të cilat jetojmë

Ulja e rrezikut të obezitetit kërkon që qeveritë të kenë një qasje të integruar në sektorë të ndryshëm, të cilët duhet të përfshijnë:

  • Hartimin e politikave dhe protokolleve të planifikimit të qytetit që përmirësojnë mjediset urbane, duke u siguruar individëve obezë të ecin dhe të kenë hapësirë të gjelbër, dhe që favorizojnë më shumë aktivitete si pjesë e jetës së përditshme.
  • Shqyrtimin e shëndetit në të gjitha politikat për të siguruar që veprimet të ndërmerren në të gjithë sektorët përkatës, si shëndetësia, arsimi, media dhe kultura, si dhe shërbimet sociale.

 

 

Start Date - End Date

Oct 11, 2018 - Oct 11, 2018

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This